- AlboAnëtar aktiv
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Bora, probleme në Kukës, Korçë, Shkodër e Dibër. Haxhinasto: Janë marrë masat
5th January 2016, 00:34
Ministria e Brendshme informon mbi situatën e reshjeve të dëborës në qarkun e Kukësit, Korçës, Shkodrës e Dibrës të cilat kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor.
Strukturat e Policisë së Shtetit, të Emergjencave Civile dhe pushtetit lokal këshillojnë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes dhe të vendosin zinxhirët në disa akse problematike.
Ministria thotë se nuk raportohet ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike apo probleme të emergjencave mjekësore.
Në bazë të të dhënave dhe informacioneve të Emergjencave Civile, situta sipas qarqeve më problematikave:
Në qarkun Kukës, mjetet borëpastruese po punojnë për të mbajtur hapur akset Kalimash – Morinë; Kukës – Ura e Zapodit; Krumë – Qafë Prush – Kam -B.Curri – Valbonë, ku vërehet prezencë e ngricave.
Qarku është përfshirë nga reshje të dendura dëbore ku lartësia në qytete shkon: Kukësi 12 cm, Has 25 cm, Tropojë 30 cm. Në lartësitë mbi 700 m lartësia e dëborës varion nga 30 deri në 50 cm.
Në qarkun Korçë, përdorimi i zinxhirëve është i nevojshëm në një pjesë të aksit rrugor Korçë – Dardhë.
Në qarkun Shkodër, rrugët në Pukë, Shkodër dhe Malësi e Madhe janë të kalueshme, përveç aksit Bardhoc – Iballë, dhe Bogë – Theth, i bllokuar në vendin e quajtur Qafë Thore ku ka rreth 70 cm dëborë, si edhe në aksin Bardhet – Iballë.
Në aksin Qafë Mali – Fierzë dhe Pukë – Fushë Arrëz, kalimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
Në qarkun Dibër, temperaturat e ulëta sot janë pasuar nga një mot me vranësira dhe reshje lokale shiu. Kujdes duhet treguar në akset nacionale Kala e Dodës – Peshkopi, si edhe në aksin rural rrugor Selishtë – Muhurr.
Firmat që mirëmbajnë rrugët kanë nisur hedhjen e skorjes dhe pastrimin e akseve të tjera kombëtare Peshkopi – Kala e Dodës; Peshkopi – Bllatë; Maqellarë – Ura e Topojanit – Fushë Bulqizë.
Në qarqet e tjera nuk ka problematika, nga kushtet e motit.
Ndërkohë, ministri Edmond Haxhinasto po ndjek nga afër situatën në Rrugën e Kombit dhe masat e marra, pas reshjeve të dendura të dëborës. Haxhinasto tha se janë angazhuar të gjitha strukturat.
“Jam këtu për të parë nga afër gjëndjen e rrugës dhe masat e marra në kushtet e përkeqësimit të motit. Ka angazhim të strukturave dhe firmës kontraktore, është e rëndësishme që kjo rrugë të mos bllokohet pasi është mjaft e rëndësishme”, tha Haxhinasto.
Ministri kishte një thirrje edhe për shoferët”
“U bej thirrje përdoruesve të automjeteve që të kenë kujdes të madh pasi kjo rrugë në mot të keq ka prezencë të akullit dhe borës. Zbatim të rregullave të qarkullimit dhe sinjalistikës. Në këtë arterie kryesore janë në gadishmeri nje flote e terë borepastruesesh”, u shpreh ministri Haxhinasto.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi