Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Projekti “Lungo Mare”, Rama: Ti japim bregdetit një përmasë të re zhvillimi Empty Projekti “Lungo Mare”, Rama: Ti japim bregdetit një përmasë të re zhvillimi

29th November 2013, 07:15
VLORË-Në teatrin “Petro Marko" u prezantua sot projekti “Lungo Mare”, ku dhe u shpall konkursi ndërkombëtar për projektin e vijës bregdetare të qytetit të Vlorës. I pranishëm në aktivitet kryeministri Rama u shpreh optimist për konkursin në funksion të zhvillimit të vijës bregdetare. “Ne këtu në Vlorë jemi të gjithë të bindur se kemi në dispozicion një thesar. Një thesar, që për shumë vite na humbi nga sytë dhe që mjaftoi një ndërhyrje e shpejtë dhe jo fort e vështirë për ta riparë me sy bregdetin e mrekullueshëm të qytetit që është para nesh, tanimë si një sfidë për të ndërtuar Vlorën e shekullit të ri.

Sigurisht që ne kemi edhe një fat, se sot nuk ka asgjë që na duhet ta shpikim, por ka shumë shembuj nga të cilët ne mund të mësojmë në të gjithë Mesdheun. Shembuj të shkëlqyer të mënyrës se si vija bregdetare e një qyteti mund të transformohet në një nga burimet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies, jo vetëm për atë qytet, por për mbarë vendin. Kemi shembuj të shkëlqyer edhe për të mësuar nga gabimet e të tjerëve në projektimin dhe në shfrytëzimin mbi bazën e projekteve të bëra, të vijës bregdetare urbane, që është një element shumë i brishtë pasi bashkon bashkë, shumë afër pranë njëra-tjetrës, natyrën dhe nevojën për zhvillim ekonomik.

Por, unë besoj që ne kemi dhe eksperiencën e nevojshme, gjë që u reflektua edhe në paraqitjen që bëri Adelina për të ndërtuar një konkurs që të përfshijë, jo vetëm talente dhe forcën e imagjinatës së shumë arkitektëve dhe urbanistëve me famë në botë, por edhe energjinë dhe mendimet e vetë njerëzve që jetojnë realitetin, ku nuk është domosdoshmërisht talenti dhe imagjinata që vjen nga jashtë që mund të garantojë sukses, po ku është sinergjia mes të dyjave që garanton sukses.

Kemi marrë një zotim që t’i japim bregdetit të Shqipërisë, një përmasë të re zhvillimi, por njëkohësisht t’i japim këtij zhvillimi, qëndrueshmëri dhe ta bëjmë këtë zhvillim në harmoni me natyrën dhe sa më pranë standardeve që sot përcaktojnë edhe cilësinë e industrisë së turizmit në botë dhe veçanërisht në Mesdhe.

Ky konkurs dhe ky projekt janë hapi i parë drejt realizimit të këtij zotimi. Ndërkohë që ky qytet dhe vija e tij bregdetare janë me siguri një sfidë për t’u fituar, në funksion të transformimit të gjithë vijës së përcaktuar nga konkursi, nga pylli i Sodës deri lart tek tuneli, në një realitet të ri evropian dhe urban të Shqipërisë së re turistike”, tha ai.

Sipas Ramës pavarësisht dëmtimit të vijes bregdetare nga ndërtimet pa kriter, është i mundur transformimi i saj në harmoni të plotë me natyrën në funksion të turizmit. Ai theksoi se objektivi i qeverisë mbetet realizmi i këtij projekti brenda harkut kohor të dy viteve.
“Unë jam i bindur se pavarësisht dëmeve të bëra për shkak të mungesës së eksperiencës apo për shkak të ngutjes pas një zhvillimit të paqëndrueshëm, potenciali është i gjithi aty.

Unë jam i bindur që kushdo që kalon në pjesën e bregdetit të Vlorës në këmbë, pas pastrimeve të bëra, që do të vazhdojnë të kryhen deri në fund dhe shumë shpejt, e ndjen se aty është e gjithë hapësira për të ndërtuar një nga vijat urbane më të bukura të Mesdheut, në funksion të zhvillimit të qytetit, në funksion të zhvillimit të të gjithë vendit, si dhe në funksion të thithjes së një numri jo vetëm më të madh, por sigurisht edhe më cilësor turistësh, drejt Vlorës. Turistëve shqiptarë, që vijnë nga të gjitha trojet shqiptare në rajon dhe turistëve të huaj, që me siguri me realizimin e këtij projekti do të jenë shumë më të tërhequr drejt Vlorës dhe me ecurinë e këtij projekti në tërësi për të gjithë vijën bregdetare, do të jenë shumë më të tërhequr drejt vijës bregdetare të Shqipërisë.

Ne e kemi të gjithë vullnetin për ta realizuar projektin e ri të gjithë vijës bregdetare të Shqipërisë, duke filluar nga vija bregdetare qytetit të Vlorës dhe jam i bindur se në një kohë realitivisht të shkurtër, besoj do të na duhen afro dy vjet, ne do të mund ta prekim me sy dhe ta jetojmë si realitet këtë projekt që fillon sot.

Objektivi ynë është që projekti të jetë realizuar para sezonit të verës të vitit 2015. Unë jam i bindur se i kemi të gjitha mundësitë që ta bëjmë realitet këtë objektiv.

Ndërkohë, më lejoni të shtoj se jemi duke u përgatitur intensivisht edhe me projekte që janë komplementare, në mënyrë që ky zhvillim të mos mbetet si një zhvillim i izoluar, por të shtrihet në të gjithë bregdetin Jon, si një zhvillim i qëndrueshëm jo vetëm urban, por dhe ekonomik dhe social.

Një numër i konsiderueshëm projektesh janë tanimë të përfunduara dhe presin burimet e financimit. Sigurisht është e lehtë të thuhet, por është më e vështirë të bëhet. Ndërkohë që unë jam i bindur se për projektin që po flasim, ne do ta vëmë në dispozicion në kohën e duhur dhe pa vonesë edhe burimin e financimit.

Sfida është që kësaj shëtitoreje t’i japim përmasën e njeriut dhe që gjithë lëvizjen e makinave që sot është shumë e rënduar ta devijojmë, duke krijuar kështu kushte që edhe lëvizja e makinave të jetë e garantuar përmes një segmenti tjetër dhe vija urbane të jetë e gjitha në dispozicion të qytetarëve. Ka qenë një emocion i veçantë për mua, dhe sinqerisht edhe pse fjala emocion në gojën tonë që jemi përditë në televizor duket nganjëherë sikur s’ka kuptim kur e dëgjoni, po ka qenë një emocion i veçantë kur para disa ditësh erdha këtu dhe pashë në një ditë të bukur përgjatë gjithë vijës bregdetare mijëra njerëz që shëtisnin. Aty akoma nuk ka një shëtitore, por aty tani ka një hapësirë dhe qytetarët e Vlorës, por kishte dhe shumë që kalonin për të shkuar më poshtë në një ditë pushimi dhe që ishin bashkuar me atë shëtitje, shijonin një hapësirë të rifituar.

Jam i bindur që në qoftë se ashtu, mes rrugës, një trotuari që është e vështirë të ecësh me gruan apo me të dashurën se duhet të ecësh përpara dhe duhet të zgjedhësh se kush duhet të ecë përpara burri apo gruaja dhe pjesës tjetër që akoma është e mbushur me rrënoja, kishte aq shumë njerëz, kur ne të ndërtojmë shëtitoren, me siguri do të jetë një vend ku jo vetëm qytetarët e Vlorës, por do të vijnë dhe nga qytete të tjera për të ardhur për të shëtitur në Vlorë dhe jo vetëm gjatë kohës së verës.

Me këtë bindje le ta çojmë përpara këtë konkurs, të bindur që Vlora e ka absolutisht të mundur që të rreshtohet ndër pikat më atraktive të Mesdheut dhe në portën që lidh Mesdheun, jo vetëm me Shqipërinë, por me gjithë rajonin tonë.

Kemi një fat, jetojmë në një kohë kur rajoni ynë është në paqe. Ne shqiptarët e Shqipërisë kemi dhe një fat tjetër, që jemi pjesa e rajonit me dy dete, me Adriatikun dhe me Jonin. Por deri këtu nuk është merita jonë, ky është fati ynë. Merita jonë do të jetë kur këtë fat ta transformojmë në një burim të qëndrueshëm zhvillimi ekonomik, punësimi, mirëqenie, për sa më shumë qytetarë. Dhe, kur ta bëjmë Vlorën jo thjesht një qytet ku do jetosh se linde këtu, por një qytet ku shumëkush të ndihet me fat që lind këtu dhe të mos ketë nevojë të ikë gjetkë, sepse këtu do të ketë edhe shtëpinë, edhe familjen po edhe një punë të siguruar ”- përfunoi Rama.

Në fund të fjalës së tij kryemin istri Rama uroi pjesmarrësit për festën e Flamurit dhe atë të Çlirimit me 29 nëntor.

(a.n/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi