Rama do të vizitojë Serbinë në shkurt
15th January 2014, 19:22
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mund të vizitojë Serbinë në muajin shkurt. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkiç, i cili ka thënë se vizita e Ramës do të jetë në kuadër të një turneu që do të zhvillojë ai në rajon.
Mrkiç ka thënë se ende nuk është caktuar data e vizitës së Edi Ramës, pasi Beogradi ditët e kaluara ka qenë i zënë me çështje tjera të rëndësishme, siç janë bisedimet me Prishtinën si dhe fillimi i bisedimeve me Unionin Evropian.
“Tani po diskutojmë rreth datës së vizitës. Përshëndesim iniciativën e tij që të vij në Beograd. Jemi të gatshëm të takohemi me të dhe të bisedojmë për krijimin e raporteve sa më të mira në rajon”, ka thënë Mrkiç.
Ai ka thënë se në rend dite me kryeministrin shqiptar, do të jetë para së gjithash bashkëpunimi bilateral, pasi dy shtetet kanë interes të bashkëpunojnë në fushën e turizmit, bujqësisë, lidhjeve komunikacionit dhe arsimit.
“Duhet të shikojmë faktin se në Shqipëri jeton pakica serbe, e cila ende nuk është pranuar si duhet. Unë këtë çështje e kam iniciuar kur kam qenë në Tiranë vitin e kaluar. Duhet të specifikojmë të gjitha mënyrat se si do të trajtohet pakica serbe, pasi shqiptarët te ne gëzojnë të gjitha të drejtat, sipas standardeve më të larta evropiane”, ka thënë Mrkiç./shekulli/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi