Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Rama: Qeveria i ngjan tani një agjencie funeralesh Empty Rama: Qeveria i ngjan tani një agjencie funeralesh

18th March 2008, 12:07
Rama: Qeveria i ngjan tani një agjencie funeralesh

"Të largohen Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Mbrojtjes"
Rama: Qeveria i ngjan tani një agjencie funeralesh Rama_e10
Lideri i opozitës, Edi Rama, kërkoi dje në mesditë dorëheqjen e Kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Duke iu referuar politikës së vjetër të 17 viteve tranzicion, Rama konstatoi se vendi është kthyer në një tokë të minuar me padrejtësi e korrupsion. "Sot s‘arrijmë të numërojmë dot më viktimat e vdekura e të gjalla të këtyre minave sociale që plasin çdo ditë nëpër Shqipëri", vlerësoi Rama. Sipas tij, kjo qeveri e papërgjegjshme, e paaftë, e korruptuar si asnjë tjetër më parë, që është kthyer në një agjenci funeralesh e shpërblimesh për familje të vdekurish në punë, në rrugë, në festë, ka pafytyrësinë t‘i vrasë për së dyti me justifikime në vend të dorëheqjeve. "Me gënjeshtra në vend të transparencës, me përpjekjen e radhës për të mbijetuar politikisht në vend të detyrimit për t‘u përgjigjur ligjërisht", theksoi Rama. Ai argumentoi se për fat të keq, Kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes janë përgjegjësit e drejtpërdrejtë të kësaj katrahure që jehoi në çdo cep të globit. "Na dhanë këto 48 orë një shfaqje të shëmtuar shfajësimi përmes justifikimesh që fyen inteligjencën e çdo shqiptareje dhe shqiptari, madje duke abuzuar edhe me vetëpërmbajtjen e medias, e cila tregoi gjatë orëve të jashtëzakonshme një përgjegjshmëri solemne, që duhet të na mbushë të gjithëve me krenari për nivelin e saj të rritur ndjeshëm të sensit qytetar e profesional", u shpreh Rama. Kreu i së majtës theksoi se ata që humbën jetën e ata që mbijetuan, meritonim shumë më tepër respekt nga ana e këtyre dy njerëzve, Kryeministrit e ministrit të Mbrojtjes së vendit tonë, të cilët, fatkeqësisht, morën përsipër misionin e pamundur të shfajësimit të vetvetes, duke e trajtuar këtë barbari shtetërore thuajse si një fatkeqësi natyrore. "Unë i kërkoj Kryeministrit e ministrit të Mbrojtjes të ndalojnë çdo deklaratë shfajësuese, të përfundojnë një orë e më parë fazën e emergjencës, duke garantuar plotësisht përcjelljen e trupave pa jetë në banesën e fundit, si edhe asistencën logjistike e financiare të familjeve që kanë humbur shtëpitë dhe pastaj të vënë menjëherë në dispozicion të Presidentit të Republikës dorëheqjen nga detyra", nënvizoi Rama. Duke i kërkuar gjithashtu Ministrisë së Mbrojtjes të vërë urgjentisht në dispozicion të të gjitha mediave dhe të opozitës të gjithë dokumentacionin që lidhet me të ashtuquajturën "fabrikë" të Gërdecit. "Unë, Partia Socialiste, e gjithë opozita shqiptare, së bashku me miliona shqiptarët e indinjuar nga kjo katrahurë, nuk do të lejojmë që kjo tragjedi të kalojë siç kanë kaluar, falë sherrit e shamatës boshe të politikës së vjetër, të gjitha të tjerat", garantoi Rama. Duke mos lënë asnjë dyshim se nuk e ka harruar për asnjë çast se shpërthimi vullkanik i Gërdecit ka ndodhur në vigjiljen e Samitit të Bukureshtit, nga ku presim frytin e një përpjekjeje shumëvjeçare për anëtarësimin në NATO. "Dorëheqja e Kryeministrit dhe e ministrit të Mbrojtjes do të ishin një kontribut i çmuar për të marrë ftesën, e kundërta do të ishte krejt jashtë parafytyrimit të partnerëve tanë e do të trashte në ditët në vijim një zullum që ende nuk ka filluar të shfaqet në sytë e mbarë opinionit publik", insistoi Rama.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Rama: Qeveria i ngjan tani një agjencie funeralesh Empty Re: Rama: Qeveria i ngjan tani një agjencie funeralesh

18th March 2008, 15:29
Rama nuk ka pune tjeter pos te enderroi karriken e Berishes mirepo gjuha e politikes se tij nuk me befason ndonese e di se s'eshte asgja tjeter por pasardhes i atyre qe vodhen e u korruptuan Shqiperinë plot 8-të vjet me radhe dhe si pasojë u shperblyen nga populli me voten e tyre duke ngelur opozitarë!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi