Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amantia
Amantia
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 15/01/2014
Postime : 93
Points : 135
Reputacioni : 2
Medalje2 Medalje3

 Shuhet mjeshtri i humorit Skënder Sallaku, nderohet nesër me homazhe Empty Shuhet mjeshtri i humorit Skënder Sallaku, nderohet nesër me homazhe

12th February 2014, 02:16
 Shuhet mjeshtri i humorit Skënder Sallaku, nderohet nesër me homazhe 910-2810

Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare “Artisti i Popullit” Skënder Sallaku. Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ndërkohë Bashkia e Tiranës do të organizojë nesër nga ora 10:00-13:00 në Teatrin Kombëtar homazhet në nderim të Skënder Sallakut. Më pas trupi i pajetë i ‘Artistit të Popullit’, do të përcillet për në banesën e fundit në Varrezat e Tufinës në Tiranë.

Skënder Sallaku është njëri nga aktorët tanë më të mirë të humorit, autor skeçesh e parodish, etj. Është i njohur për interpretimin e tij brilant në estradë dhe cirk.

Skënder Sallaku ka lindur me 25 janar të vitit 1935 në Tiranë. Ai ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës fizike ”Vojo Kushi” dhe ka kryer dy vjet specializim në akrobaci dhe humor në Kinë, pranë cirkut të Pekinit.

Ka punuar si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun në cirk duke e ushtruar një profesion sa të vështirë aq edhe të bukur. Ka vazhduar paralelisht edhe në film, humor, dramë, etj.

Skënder Sallaku kishte një karrierë artistike gjashtëdhjetëvjeçare në skenë. Përveç çmimit “Artist i Popullit”, ai ka edhe titullin ”Artist i Merituar”, “Mirënjohja e qytetit”, etj.
Miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, Sulejman Dibra ish-drejtuesi i ish-estradës dhe Veli Rada thonë se Sallaku ka qënë një artist i kompletuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi