Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
alesia
alesia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 12/01/2008
Postime : 153
Points : 6
Reputacioni : 6
Medalje2 Medalje3

Si të dalloni vitaminën që ju mungon! Empty Si të dalloni vitaminën që ju mungon!

25th January 2008, 00:49
Shërimi i ngadalshëm i plagëve mund të jetë shenjë e mungesës së zinkut, i cili gjendet në produktet e qumështit dhe frutat e detit. Mungesa e zinkut mund të kuptohet edhe me ftohjet e shpeshta dhe rritjen e ngadalshme të flokëve. Mirëpo, kjo e fundit mund të jetë shkaktuar edhe nga mungesa e hekurit, i cili gjendet mjaftueshëm në mish (posaçërisht në mëlçi) dhe perimet me gjethe jeshile. Sytë e skuqur mund të paralajmërojnë mungesën e vitaminës A apo B2. Për këtë arsye, hani më shumë prodhime të qumështit, pemë dhe perime, ndërsa përparësi u jepni atyre me ngjyrë të verdhë, të portokalltë dhe të kuqe. Sytë e thatë mund të jenë shenjë e mungesës së vitaminës A dhe yndyrës. Hani prodhime të qumështit, pemë të verdha dhe të portokallta si dhe perime të gjelbra. Puçrrat në krahë dhe kofshë, tregojnë se në ushqim mungojnë vitaminat e grupit B, vitamina E dhe thartirat yndyrore, të cilat mund të kompensohen me mish peshku dhe drithëra.

Lëkurës së skuqur dhe të yndyrshme i mungojnë vitaminat B2, B6, zinku dhe thartirat yndyrore. Të gjitha këto mund të fitohen nëse hani mish, peshk dhe prodhime të qumështit.

Lëkura e plasaritur është shenjë e mungesës së hekurit dhe vitaminave të grupit B, të cilat gjenden në fasule.

Nëse vuani nga dëshpërimi, ndoshta ju mungon vitamina B6. Do ta gjeni në mish dhe peshk. Mund t’ju ndihmojnë edhe lëvizjet e shumta.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi