- Amelia
- Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Ekspozita “Marubi” hap sezonin në
20th February 2014, 14:54
Ekspozita “Marubi” hap sezonin në Galerinë e Arteve të Kosovës
Ekspozita do të organizohet në Prishtinë në shënim të përvjetorit të gjashtë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë ngjarje të artit pamor do të paraqiten fotografitë e paekspozuara më parë në Kosovë prej të gjithë fotografëve të fondit të Fototekës Kombëtare “Marubi” Pietro, Kel dhe Gegë Marubi, Koli Dromeno, Pjetër Rraboshta, Dedë Jakova, Shan Pici si dhe Angjelin Nënshati, ka konfirmuar në një bisedë për “KultPlus” drejtori i GAK-ut, Erzen Shkololli.Kreshnik Bekteshi
Ekspozita Ndërkombëtare “Muslim Mulliqi” si dhe ekspozita “Artistët e së Nesërmes”, do të jenë ndër ngjarjet kryesore në programin e vitit 2014 të Galerisë Kombëtare të Kosovës, ka deklaruar për “KultPlus” drejtori i këtij institucioni të artit pamor, Erzen Shkololli.
“Këtë vit do të organizohet edicioni i dhjetë i Ekspozitës Ndërkombëtare Çmimi Muslim Mulliqi, ekspozita më e rëndësishme e artit vizual në vend. Kjo ekspozitë do të përfshijë artistë lokalë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të konkurrojnë brenda temës së caktuar nga kuratori/ja. Po ashtu këtë vit do të organizohet edicioni i dymbëdhjetë i Çmimit Artistët e së Nesërmes, i cili i jep mundësinë artistëve të rinj nën moshën 35 vjeçare të ndihmohen nga Galeria Kombëtare e Kosovës, në prodhimin e veprave të tyre, ndërsa fituesit i jep mundësinë e një rezidence artistike në Programin Studio Ndërkombëtare dhe Programi Kuratorial në NjuJork.”, ka theksuar Shkololli.
Erzen Shkololli, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve
Ndërkohë, ngjarja që do të hapë këtë vit në Galerinë Kombëtare të Kosovës, pritet të jetë ekspozita e cila do të organizohet në bashkëpunim me Fototekën Kombëtare “Marubi” në Shkodër, në shënim të përvjetorit të gjashtë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“Ekspozita e cila do të hapë vitin 2014 në Galerinë Kombëtare të Kosovës është ekspozita e cila po organizohet në bashkëpunim me “Marubi” dhe e cila do të shënojë Përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Kjo ekspozitë, do të hapet më 14 shkurt të këtij viti dhe do të qëndrojë e hapur deri më 14 mars të po këtij viti. Për realizimin e kësaj ekspozite jemi duke punuar nga muaji gusht i vitit që sapo lëm pas, ndërsa kuratorët do të jenë Drejtori i Fototekës Kombëtare “Marubi”, Lucijan Bedenisi dhe Zef Paci, profesor i Historisë së Artit dhe i Pikturës në Fakultetin e Arteve Pamore, Tiranë.”, tha ai.
Në këtë ekspozitë do të paraqiten fotografitë e paekspozuara më parë në Kosovë prej të gjithë fotografëve të fondit të Fototekës Kombëtare “Marubi” Pietro, Kel dhe Gegë Marubi, Koli Dromeno, Pjetër Rraboshta, Dedë Jakova, Shan Pici si dhe Angjelin Nënshati, ka konfirmuar në një bisedë për “KultPlus” drejtori i GAK-ut, Erzen Shkololli.
Ai më pas ka deklaruar se programi i GKK-së për këtë vit do të karakterizohet edhe me shumë artistë ekskluzivë dhe të rëndësishëm të skenës së artit të cilët publiku në vend do të ketë rastin t’i shoh për herë të parë.
“Program i GKK për vitin 2014 do të përfshijë ekspozitat personale të katër artistëve nga aplikantët konkurrues të përzgjedhur nga Këshilli Seleksionues dhe të miratuar nga Këshilli Drejtuesi GKK-së. Listën e artistëve e përbëjnë: Nexhat Krasniqi-Nekra, Hazir Reka, Orhan Kurtolli dhe Flaka Haliti. Programi i propozuar nga unë u aprovua nga Këshilli Drejtuesi GKK-së dhe do të përfshijë ekspozitën personale të artistit të njohur anglez Henry Moore, si dhe ekspozitat personale të artistëve Sokol Beqiri, Daut Berisha dhe Petrit Halilaj.”, ka thënë në fund Shkololli./KultPlus.com
- Amelia
- Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Re: Ekspozita “Marubi” hap sezonin në
26th March 2015, 01:03
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi