Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:22
 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Mjeksi10

Aspirina ul vdekshmërinë te të sëmurët me zemër...

Tek personat që vuajnë nga zemra, marrja rregullisht e aspirinës në doza të vogla, ul incidencën për infarkt, iktus apo dhe vdekjet e parakohshme.
“Edhe pse aspirina shton rrezikun e hemorragjive, dobitë që sjell janë më të larta sesa dëmet që mund të shkaktojë”, nënvizon Dr. Jeffrey. S. Berger, i “Duke Clinical Research Institute” të Durhamit, drejtues i një studimi të publikuar kohët e fundit në “American Journal of Medicine”.
Bëhet fjalë për një nga studimet e para që përqendrohen në injektimin e aspirinës në doza të vogla në popullsinë që vuan nga sëmundjet kardiovaskulare të qëndrueshme.
Në krahasim me grupin që është trajtuar me placeb, personat që janë kuruar me aspirinë, kanë regjistruar një ulje me 13 % të probabilitetit për të vdekur gjatë periudhës së “follow-up”, një ulje me 26% të probabilitetit të infarktit jo fatal dhe një ulje me 25% të probabilitetit të shfaqjes së një iktusi.
Aspirina në doza të vogla (nga 50 në 100 miligramë në ditë) ka rezultuar po aq efikase në dozat më të larta (më tepër se 300 miligramë).
Ndërsa për sa i përket rreziqeve që shfaq aspirina, ekipi i Berger-it përllogarit se te mbi 1000 pacientë medikamenti shmang 33 infarkte apo iktuse dhe 14 vdekje për shkak të rreth 9 episodeve të hemorragjisë së rëndë.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:23
Punët monotone të mpijnë mendjen...

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzve që bëjnë punë monotone, u mpihet truri. Kjo nuk është dhe aq çudi. Duke monitoruar zonën e trurit, ata janë në gjendje të parashikojnë nëse dikush do të bëjë ndonjë gabim para se ta bëjnë. "Ekziston diçka e brendshme që thotë se truri ka nevojë për pushim dhe ju s'mund të bëni asgjë për ta ndryshuar", thotë autori i studimit, doktor Tom Eichele nga Universiteti I Norvegjisë. Kur kjo ndodh, gjaku qarkullon në atë pjesën të trurit që është më aktiv në gjendje pushimi.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:23
Vaji i Ullirit zgjat jetën...

Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve
Ndër shekuj është protagonist I padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL)- së që grumbullohet nëpër arterie.
Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik I dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja. Për më tepër, ky "ilaç" është I njohur për ndihmën që I jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit.
Shumica nuk e dinë se vaji I ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjashëm me qumështin e nënës. Për këtë arsye ai luan një rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëmijët. Në shumë vende të botës është e detyrueshme që në etiketat e produkteve të shënohen efektet që kanë mbi shëndetin e njerëzve, por vaji i ullirit bën përjashtim.
Industritë e ushqimit, në bashkëpunim edhe me organet shtetërore për kujdesen e konsumatorit, kanë menduar që në etiketën e tij është më mirë të shkruhet: "Dy lugë vaj ulliri në ditë, ju mbrojnë nga shumë sëmundje, por sidomos nga ato të zemrës.
Mos e ndani nga tavolinat tuaja". Të gjitha këto "mirësi" që na vijnë nga përdorimi i tij, na bëjnë të mendojmë: Sa mirë që të gjitha sekretet e natyrës janë zbuluar nga shkenca!
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:23
Lumturia bashkeshortore, ndikon per ruajtjen nga semundjet.

Lumturia bashkeshortore nuk eshte kusht vetem per ndertimin e nje familje te forte, por ajo eshte e rendesishme edhe per ruajtjen nga semundjet.
Keshtu qe bashkeshortet te cilet jetojne te lumtur, jane me rezistente ndaj semundjeve. Ky eshte perfundimi ne te cilin kane dale shume universitete, ne studimet e tyre rreth kesaj ceshtjeje.
Ne universitetin "Arizona" eshte zbuluar ne nje studim te cilin e ka publikuar nje reviste amerikane e specializuar per semundjet e zemres se kush jeton ne ambiente te mbushura me harmoni dhe lumturi bashkeshortore, ne pergjithesi jetojne me gjate se ciftet qe kane probleme. Është zbuluar gjithashtu edhe se lumturia bashkeshortore ndihmon ne rezistencen ndaj semundjeve te zemres.
Pas mbikeqyrjes shtate vjecare qe i kane bere 200 grave te cilat kane qene te prekura nga semundjet e zemres, kane dale ne rezultate te qarta se inkurajimi qe kane dhene bashkeshortet per bashkeshortet e tyre te semura, ka cuar ne zevendesimin e forces se humbur në zemrat e tyre, gje e cila ka cuar me pas ne pakesimin e influences se semundjes se zemres tek keto gra.
Ne po te njejtin universitet, nje studim tjeter ka dale ne perfundimin se bashkëbisedimi i suksesshem midis dy bashkeshorteve dhe ndjenjat pozitive qe ka bashkeshorti ndaj bashkeshortes se tij te prekur nga semundjet e zemres dhe anasjelltas, ndihmojne ne rezistencen e sëmundjes dhe vonimin e pasojave te saj.
Ndersa ne universitetin "Carnegie Mejlon" nje studim mjekesor ka zbuluar se lumturia bashkeshortore luan nje rol te rendesishem ne parandalimin e rrufes, pezmatimin e fytit, si dhe ligeshtimin qe vjen prej saj, sepse ajo rrit mundesite e aparatit te pathyeshmerise ne trup dhe i mundeson njeriut qe ta kaperceje rrufen dhe pezmatimin e fytit.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:24
Rreziku që kanoset nga lëngu i Portokallit.

Vetëm një gotë lëng portokalli në dit e shpejton rrezikun e sëmundjes se diabetit, për dallim nga të ngrënit sasi të mëdha prej pemëve tregojnë që e zvogëlon rrezikun.
Mendohet se shkaku kryesor është mungesa e gjerave ushqyese te lëngut, si dhe në faktin se njerëzit të cilët çdo ditë e fillojnë me gjus, mendojnë se nuk është e në nevojshme të konsumojnë lloje tjera pemësh në ditë, dhe se organizmin e njeriut e zvogëlojnë materiale ushqyese që janë të rëndësishme.
Konkluzionin i hulumtimi të provuar në mbi 70 000 njerëz, dhe treguan që janë të nevojshme tre porcione pemë në dit që të zvogëlohet, por normal është vetëm një gotë që të rritet riziku I diabetit. Kështu ndikojnë të gjitha llojet e lëngjeve,por varet vetëm sa procent mund ti risin gjasat për sëmundje.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:24
Dhjete këshilla për ata që vuajnë nga zemra
1.Mos pini duhan.

2.Mos u aktivizoni ne lodra sportive qe shkaktojne lodhje fizike te madhe.

3.Perdorni ushqime,te pasura me vitaminen E.

4.Ecni çdo ditë,te paktën një ore.

5.Qendroni larg ambjenteve me zhurme.

6.Mundoheni te hani sa me shumë fruta e perime te fresketa.

7.Qendroni sa me larg mjediseve shumë te nxehta.

8.Beni një jetë te qete dhe mos qendroni te mbyllur me vehten tuaj.

9.Ne rast se do të kini renie flokesh ne pjesen e siperme te kokës,shkoni te
mjeku.

10.Pakesoni peshën e tepert trupore dhe perbajtjen e kolesterolit ne gjak.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:24
Si të jetosh deri në 140 vjet?!

Një regjim ushqimor me bazë të ulët kalorish, por me të gjithë elementët ushqimorë të rëndësishëm, ngadalëson plakjen e zemrës dhe zgjat jetën. Eksperimentet e kryera mbi kafshët kanë treguar se, dietat hipokalorike zgjasnin jetën deri në disa vite. Por eksperimentet e kryera mbi njeriun janë më entuziaste, sepse zemra e personave që kishin marrë pjesë në studim ishte më e re dhe efikase. Studimi është koordinuar nga Luigi Fontana, studiues i Institutit Superior të Shëndetësisë. Ekspertët në studim këmbëngulin se, regjimi ushqimor që garanton jetë të gjatë duhet të jetë i balancuar dhe i pasur me elemente ushqyese. Ai duhet të përmbajë sa më shumë drithëra, perime, peshk, vaj ulliri dhe fruta. Përveç kësaj, një dietë e pasur me perime ndikon në uljen e presionit të gjakut, falë aminoacideve dhe magnezit që ato përmbajnë.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:25
Gjumi i mirë

Një studimi i ri tregon se, gratë e moshuara, të cilat flenë mirë apo kanë edhe lidhje të forta sociale kanë nivele të ulëta të interleukin-6, një proteinë e sistemit imunitar që ndihmon inflamacionin dhe që tenton të rritet me shtimin e moshës. Pra, një gjumë i mirë dhe një jetë shoqërore të mbajnë të shëndetshëm.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:25
Të flesh pak është është rrezik për shëndetin!

1 Nentor Nevoja njerëzore për gjumë ndryshon nga një njëri te tjetri, ka njerëz që janë të "vdekur" për gjumë dhe ka nga ata të tërë që mund të flenë veçse pak orë gjatë natës.
Po, studime të shumta kanë nxjerrë që çdo njeri ka nevojë mesatarisht për tetë orë gjumë në natë dhe sidomos është e nevojshme të bësh një gjumë të rregullt.
Prirja aktuale është fjetja përherë e më pak, dhe shumë shpesh rëndësia e gjumit nënvlerësohet pa masë. Flihet më pak për të punuar më shumë, për të studiuar më shumë, për t'i kushtuar më shumë kohë vetes... Ajo që shumë njerëz nuk kuptojnë, përkundrazi, është se duke fjetur më shumë dhe me më shumë rregullsi mund të punohet, studiohet dhe jetohet shumë më mirë!

Ja pse një gjumë i mirë...

Pakëson rrezikun e sëmundjeve:
Është vërtetuar se një njeri përsosmërisht i shëndetshëm, pasi ka humbur pesë orë gjumë, prodhon më pak qeliza të sistemit imunitar dhe, rrjedhimisht, është shënjestër më e mundshme e sëmundjeve.

Ruan forcën e muskujve:
Sipas studimeve të shumta, një mungesë e fortë gjumi mund të shkaktojë një pakësim të ndjeshëm të forcës muskulore.

Të mbash në formë trupin:
Mund të duket e çuditshme, por pikërisht gjatë gjumit organizmi prodhon 70% të dozës së përditshme të hormonit të rritjes (GH), i cili vihet në punë për të ripërtëritur lëkurën dhe për të formuar inde të reja kockore dhe muskulore.
Ul tensionin e lartë:
Njerëzit që flenë mesatarisht më pak se tetë orë në natë, në mëngjes kanë një tension më të lartë se zakonisht.

Ruan fuqinë seksuale:
Gjumi është shumë i rëndësishëm për një funksionim të mirë të organit, sepse gjatë aktivitetit të tij natën fluksi i gjakut i sjell oksigjen dhe lëndë ushqyese të domosdoshme.

Përmirëson aktivitetin mendor:
Mbani një rregullsi, kushtojini periudhës së zgjimit dhe gjumit të njëjtat kohë dhe kështu do të ndihmoni trurin të mbajë në nivele të larta përqendrimin dhe qartësinë mendore.

Të ndjehesh më mirë me veten dhe të tjerët:
Ata që flenë pak dhe keq, gjatë ditës zakonisht janë të tendosur, gjithë nerva dhe e kanë më të vështirë ta lënë veten në dorë të emocioneve pozitive.

Sekretet për një gjumë të mirë:
1. Ndiq një çikël të rregullt gjumi e zgjimi: fli dhe zgjohu në të njëjtën orë gjatë gjithë javës.
2. Bëj një banjë të ngrohtë për 15 minuta para se të biesh të flesh: kjo do të të japë një ndjenjë paqeje dhe qetësie që do të ta bëjë gjumin më të rehatshëm.
3. Bëj ushtrime fizike: me kusht që të zhvillohen 4 orë para se të biesh të flesh, pasi lodhja do të përmirësojë cilësinë e gjumit.
4. Mos merr ilaçe gjumëndjellës: ata përdoren me shumë kujdes dhe vetëm me recetën e mjekut, sepse mund të jenë shumë të dëmshëm për trupin tënd.
5. Pi një çaj qetësues kamomili para se të shtrihesh.
6. Shmang fjetjet në sallon ose në divanin para televizorit, sepse ky zakon i keq sjell edhe prishjen e cilësisë së gjumit dhe të shndërron në njeri të natës.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:26
Message reputation : 100% (1 vote)
Kristali i syrit.
Nje opacitet i vogel i tij do te conte ne imazhe te perthyera e te çuditeshme dhe po te kishte minimumin e ngjyres do te thithte driten duke na penguar perceptimin e disa hijeve.

Struktura e tij eshte e bere ne ate menyre qe te os humbe asgje nga figura qe reflektohet.
Eshte i perbere nga 1000 shtresa qelizash trasparente.Gje pak e çuditeshme per faktin se ne brendesi te qelizes ka shume organele qe çojne ne pengimin e drites . Po ashtu ka qeliza qe thithin rreze drite te frekuencave te ndryshme qe formojne ngjyra. Po ashtu shume qeliza kane melanine qe thithin driten. Kristali nuk ka melanine dhe ene gjaku qe do te çonin ne humbje e pastertie vizioni. Po si jetojne atehere keto qeliza pa gjak? Meqenese nuk kane mitokondri,disa substanca futen me difuzion nga qelizat e jashtme ngadale. A nuk duhet te vdisnin keto qeliza nga nekroza ose apoptoza?
Te gjitha qelizat e reja te kristalit kane organele qe shkaterrohen me ane te nje proçesi qe quhet apoptoze. Ky proçes bllokohet pak para se qeliza te vdese duke e lene kristalin komplet te tejdukshem. Brenda qelizave mbetet vetem nje gel proteinash komplet i tejdukshem.Tek qelizat normale kjo gje do te çonte ne katastrofe por ne qelizat e kristalit nuk ndodh.Keto duhet te punojne gjithe jeten(rigjenerimi i tyre eshte i paket).(90% e qelizave te trupit nderrohet çdo 6 muaj)
Eshte pak i cuditshem fakti se si jane ne gjendje keto qeliza te bllokojne apoptozen si dhe si jetojne gjate gjithe jetes se njeriut duke llogaritur qe vetem nje pjese e vogel e tyre do te zevendesohet kurse pjesa me e madhe do te jetoje ne ate menyre gjithe jeten... Mekanizmat qe cojne ne kete gjendje jane akoma te paditura sepse cojne edhe ne shume pyetje te tjera si psh si bejne keto qeliza te rregullojne membranen e tyre me lipide te tjera ose me proteina te reja. Nese gjehet mekanizmi se si bllokohet apoptoza mund te sherbeje edhe per te shpjeguar nje sere semundjesh qe kane si karakteristike te pare nje numer te madh qelizash qe vdesin me apoptoze...
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:26
Kolesteroli ndryshon me stinet.

Nivelet e kolesterolit ndryshojne me stinet. Eshte ky rezultati i arritur nga nje kerkim i kryer nga Universiteti i Masacusetit mbi 517 persona te shendetshem. Doli si perfundim qe nivelet e kolesterolit ishin me te medha ne vjeshte dhe ne dimer dhe me te ulet ne pranvere dhe vere. Nuk dihet mire se cilet jane mekanizmat qe cojne ne kete rezultat.
Matjet tregonin qe vlerat me te medha per meshkujt mberrin ne dhjetor kurse per femrat ne janar. Vlerat e regjistruara tregonin nje rritje rreth 3.9 mg/dL te meshkujt (vlerat mesatare ishin 222 mg/dL) dhe 5.4 mg/dL te femrat (vlerat mesatare ishin 213 mg/dL).
Disa nga keto ndryshime mund te pershkruheshin me variacionet qe peson plasma(pjesa qe mbetet pasi hiqen qelizat e gjakut) ne stinet e ndryshme. U gjet edhe qe nuk kishte lidhje me dieten qe perdoret ne stinet e ndryshme.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:26
Si te pakesojme djersen?

Sherebela:
Rritet kryesisht ne shpate gelqerore, ne kullota, nga zona e ulet e deri ne ate sub-alpine. Gjethet e saj permbajnë vaj esencial 2 %, saponine, alkaloide, lende rregjese, rreshire.
Vaji esencial perbehet nga 40-47 % tujon, borneol, cimol, kamfor, pinen, dipenten, linalool. Ne gjethe jane gjetur edhe acid fumarik, glukozë dhe pentozë, vitamina B1 e C, lenda e hidhur e quajtur pikrosalvinë, fitoncide me veti baktericide, enzime. Ne mjekesi ekstrakti i fituar nga gjethet, perdoret si mjet për pakesimin e djerses. Ai merret në formë ekstrakti të lenget 1 deri 3 gr ne dite, ne forme infuzi 4 luge kafeje. Çaji i perftuar nga zierja e bimes perdoret per pastrimin e gjakut, kunder djersitjes gjate nates. Perqindje me e larte vaji esencial nga gjethet e sherebeles mjekesore mund te perfitohen para lulezimit te saj.

Gjethja e arres:
Kembet duhen lare ne uje te vaket, ku me pare eshte zier gjethja e arres apo e plepit, me pas behet masazh me alkool ne te cilin eshte shtuar pak kamfor dhe jod. Lekura e kembeve kur te thahet duhet te lyhet me talk apo puder.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:27
Sa ujë harxhojmë?

Kur prishet ujësjellësi apo kur jemi të etur, atherë jemi të vetëdijshëm se sa jemi të varur prej ujit. Numrat që pasojnë tregojnë se sa ujë na nevojitet. Sasia mesatare ditore në shtëpi për banorë sillet rreth 200 deri 300 litra. Prej tyre 20 % (40 deri 60 litra) harxhohen për pastrim, 40 % (80 deri 120 litra për higjienë personale, 10 deri 20 % (rreth 25 litra) për lajren e rrobave, 1 deri 2 % (rreth 2.5 litra) për pastrimin e enëve, kurse sasia tjetër për ujitjen e kopshtit, larjen e automobilit...
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:27
Truri dhe Çokollata.

Në vitin 1982, dy psiko-farmakologë, Dr. Majkëll Libovic (Michael Liebowitz) dhe Dr. Donald Klajn (Donald Klein), dhanë një shpjegim pse njerëzit e mërzitur për çështje dashurie u futen çokollatave me turinj. Gjatë punës së tyre me gra që kërkonin vazhdimisht stimulime emocionale dhe që më pas kalonin në depresion, ata zbuluan që të gjitha kishin një gjë të përbashkët në gjendjen e tyre të depresionit; të gjitha, pa asnjë përjashtim, hanin sasi të mëdha çokollate. Ata spekulluan që ky fenomen kishte lidhje me kimikatin feniletilaminë (FEA), i cili na bën të ndjejmë pasionet që i shoqërojmë me rënien në dashuri, një ndjesi e ngjashme me atë të amfetaminës. Por kur merr fund emocioni i dashurisë, truri nuk prodhon më FEA, dhe ne vazhdojmë të kërkojmë atë ndjesi, shpejtësinë emocionale të kimikatit. Ku mund ta gjesh me shumicë këtë kimikat dashuri-nxitës? Tek çokollata. Kështu është e mundur që disa njerëz hanë çokollatë me shumicë sepse prodhon të njëjtën ndjesi kënaqësie që gëzojmë kur jemi në dashuri.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:27
Pse uniforma e kirurgeve eshte jeshile?!

Eshte vene re nga psikoanaliste se ngjyra jeshile jep nje efekt qetesues te pacientet dhe mund te ndihmoje ne sherimin e tyre.per kete arsye shume mjeke dhe kirurge veshin uniforme jeshile si dhe dhomat ku rrine pacientet i lyejne jeshile.jeshilja do te thote paqe,qetesi pasterti dhe njeshmeri me natyren.
Gjithashtu ngjyra jeshile eshte komplementare ete kuqes. Kirurgeve u duhet qe gjate nje operacioni te rrine per ore te tera duke pare gjakun( i kuq) dhe kjo gje ben qe pas nje kohe te gjate te kene probleme per te dalluar ngjyrat.Dhe duke krijuar uniformat jeshile syri arrin te mos lodhet dhe te dalloj te kuqen nga jeshilja.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:28
Studimet më të reja mbi rrezikun e telefonave celularë!

Përdorimi i telefonave celularë nuk rrit rrezikun për kancer, së paku për 10 vitet e para, tregojnë hulumtimet më të reja të bëra.
Disa hulumtime të hershme kanë sygjeruar se përodrimi i telefonit celular rritë rrezikun për zhvillimin e tumorit në nervin të cilin lidhë veshin dhe trurin.
Në hulumtimim më të ri të shkenctarëve britanez nga Institute of Cancer research janë përdorur të dhënat e 4231 personave nga 5 shtete europiane - Britani e madhe, Danimarkë, Finlandë, Suedi dhe Norvegji.
Është konstatuar se pas 10 viteve të para nuk ekziston kurrfarë lidhje ndërmjet përdorimit të telefonit celularë (pa marrë paraqysh ato analog, digjital apo edhe aparateve hands-free) me rritje të rrezikut për sëmundje nga kanceri.
Këta shkenctarë edhe më tej këshillojnë të kufizohet përdorimi i telefonit celular.
Për të dhënë përfundime definitive për dëmet eventuale të këtyre aparatece duhe të pritet ende, thonë këta shkenctarë.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:28
Video lojërat (Video Games) bëjnë fëmijët e trashë dhe agresiv !

Skenctarët Suedez kanë vërtetuar një gjë çka mund edhe të paramendohet: lojrat në kompjuter mund të kenë efekt shumë të keq në rritjen e fëmijës.
Në kohën e fundit në mediume shumë shpesh po shkruhet rreth efekteve anësore të lojërave agresive. Një gjë të tillë ndodh shpesh edhe me lojën "Vice City" ku janë shënuar incidente të shumta, që ka ndikuar loja agresive me armë.
Analizën të cilën e kishin bërë shkenctarët (ndër të cilën kishte edhe psikiatër fëmijësh) do të shfaqet në dokumentarin e quajtur "Deadly Game".
Citatet ndër të cilat përmenden është edhe ajo e kandidatin demokrat për kryetarë të SHBA-së, Joseph Liberman, i cili lojën "Grand Theft Auto" e ka përshkaur si të tmerrshme.
"Luajtja e video lojërave është brengosëse sepse lojtarët ushtrojnë skenarin të cilin mund ta shprehin në jetën e përditshme" tha Michael Rich, një anëtarë i Akademisë Pediatrike në Amerikë.
Me këtë nuk pajtohet një lojtar 16 vjeçar Suedez Gustav Niel-Berggren. "Të gjuash dikend në lojë është si të japësh gol në ndonjë ndeshje futbolli" tha ai.
Tregu i video lojërave në Amerikë ka vlerë prej 10 miliardë dollarë.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:28
Vaji i ullirit lufton kancerin e gjirit.

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara mund të kenë zbuluar se dieta mesdhetare ku përdoret shumë vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit.
Studiuesit që i botuan rezultatet e punës së tyre në revistën Analet e Onkologjisë thonë se acidi oleik që gjendet në vajin e ullirit mund të ndihmojë në kurimin e sëmundjes
Studimet e mëparshme kanë treguar se për gratë që jetojnë në vendet ku përdoret një dietë e pasur në proteina, rreziku nga kanceri i gjirit është pesë herë më i lartë se në ato vende ku kultura e të ushqyerit është për një dietë me më pak kalori.
Megjithatë gratë që ushqehen me vaj ulliri duket se janë të mbrojtura nga ky lloj kanceri.
Studiuesit në Spanjë dhe në SHBA gjetën se një prej përbërësve të vajit të ullirit ul me gjysmën e tyre nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit.
Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze të gjirit treguan se acidi oleik e bënte më të efektshëm medikamentin që përdoret kundër kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave që lufton tumoret.
Tani shkencëtarët do të shohin nëse teoria e tyre provohet gjatë eksperimenteve me kaviet.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:29
Dashuria kuron sëmundjet thuhet në një studim të kohëve së fundit.

Disa psikologë amerikanë në Pensilvani kanë zbuluar se njerëzit që bëjnë dashuri të paktën dy herë në javë përmirësojnë sistemin imunitar.

"Të bësh dashuri një herë ose dy herë në javë, do të thotë të sfidosh gripin," kështu thonë ekspertët amerikanë, duke theksuar se gjithçka duhet berë pa e tepruar. Studimi tregon se të bërit dashuri i bën mirë trupit dhe mendjes. Studimet tregojnë se erosi ka një ndikim pozitiv mbi shëndetin. Madje, ai mund të jetë aq pozitiv sa mund të parandalojë edhe gripin. Disa psikologë amerikanë në Pensilvani kanë zbuluar se njerëzit që bëjnë dashuri të paktën dy herë në javë përmirësojnë sistemin imunitar. Shkencëtarët kanë vënë re se seksi ndikon mjaft pozitivisht për mbajtjen në nivele të pranueshme të imunoglobinës, një antigjen që ndodhet në koracën e mukozës, i vendosur ne linjën e parë, që ka për qëllim mbrojtjen ndaj te ftohtit dhe gripit. Për të zbuluar efektet që ka seksi në nivelin e imunoglobinës, Karl Çarnetski nga Universiteti "Wilkes", si dhe kolegu i tij Frank Brenan kanë testuar jetën seksuale të 111 studentëve të grupmoshave 16-23 yjeç, duke monitoruar nivelin në rritje të imunoglobinës. Rezultatet e studimit, të publikuara në revistën e njohur "New Scientist", kanë treguar se studentët që kishin new jetë seksuale më të varfër në javë, kishin një rënie të nivelit të imunoglobinës, krahasuar me studentët që kryenin marrëdhënie seksuale të paktën dy herë në javë.
Duke iu referuar këtyre të dhënave, Kliford Lovell, imunilog i Universitetit të Kalifornisë, shpjegon se personat që kanë një jetë aktive seksuale mund të jenë më pak të ekspozuar ndaj infeksioneve. "Sistemi imunitar nxit në mënyrë natyrale prodhimin e cilësinë e imunoglobinës në rast se një person kryen marrëdhënie të shpeshta seksuale", thekson Lovell. Mbi të gjitha, studimi tregon se në rast se marrëdhëniet seksuale janë të tepruara gjatë periudhës dimërore, ato mund te bëhen shkak për probleme anësore shëndetësore dhe kjo vjen për shkak të rrirjes së paparashikueshme të nivelit të imunoglobinës, moment ky ende i pashpjeguar. Sipas Karl Çarnetskit, studentët që kryejnë më shumë marredhënie seksuale mund të gjenden përballë problemeve psikologjike siç janë ankthi dhe stresi, faktorë që ndikojnë ne uljen e nivelit të imunoglobinës.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

28th February 2014, 08:29
Studime mbi trurin e njeriut.

Studimet e fundit tregojne se:

-Burrat mendojne zakonishtme me nje hemisfere te trurit(gjysmen), ndersa grate kane tendencen ti perdori te dyja njekohesisht.

-Burrat jane me te zote kur perdorin llogjiken, ose ftohen te zgjidhin nje problem te caktuar, ndersa grate kane me shume aftesi gjuhesore, dhe kane tendencen te kryejne shume pune njekohesisht.

-Mendimi qe kerkon llogjike zbatohet ne hemisferin e majte ndersa punet krijuese kerkojne funksionet e hemisferit te djathte.

-Kur fleme, truri jone eshte ne pune, ashtu sikur edhe zgjuar. Gjate gjumit truri qarteson pershtypjet e dites.

-Qe te mbajme mend nje ender, duhet te zgjohemi ne mes te endres. Kur enderojme, memorja afatgjate eshte perkhesisht jashte perdorimit.

-Nje gjume me cilesi te keqe, i bene shume njerez te mefshet, duke u kufizuar rendimentin dhe mundesine mer te mesuar.
Sponsored content

 Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi