Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Mblidhet Këshilli i Mandateve, seanca me dyer të hapura  Empty Mblidhet Këshilli i Mandateve, seanca me dyer të hapura

25th March 2015, 19:10
Mblidhet Këshilli i Mandateve, seanca me dyer të hapura  107q4pf

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, për të vendosur nëse do t’i hapet rrugë kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, ka nisur punimet me dyer të hapura, ndryshe nga sa ishte parashikuar.

Kjo, pasi opozita, e përfaqësuar nga Partia Demokratike, kërkoi që mediat të jenë të pranishme në këtë seancë, duke shkaktuar jo pak debate.

“Të respektohet tradita e seancave dëgjimore. Media duhet të jetë e pranishme për efekt transparence. Rregullorja parashikon që seanca dëgjimore të jetë e hapur”, deklaruan deputetët demokratë.

Për shkak të sekretit hetimor, Prokuroria e Përgjithshme kishte kërkuar që mediat të mos ishin të pranishme në këtë mbledhje.

Braho: Raporti mjekësor i Doshit, fals

Më herët, kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho bëri publik, atë që ai e quajti fakt rrënqethës falsifikimi nga deputeti Tom Doshi.

"Tom Doshi na paraqiti një raport mjekësor të falsifikuar. Ky raport është dhënë nga mjeku Eduard Shota, bashkëshortja e të cilit, rezulton si nëpunëse te "Profarma". Ne kërkojmë që Prokuroria t'i shkojë deri në fund kësaj çështjeje", tha Braho.

Sipas tij, takimi me mediat për paraqitjen e fakteve të tjera do të jetë në një kohë shumë të afërt, por pa saktësuar se kur do të jetë dalja e radhës publike për këtë çështje.

/ Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi