Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Meshkujt apo femrat, kush e ka memorien më të fortë Empty Meshkujt apo femrat, kush e ka memorien më të fortë

29th March 2015, 23:18
Përvjetore, ditëlindje dhe data të rëndësishme, kryesisht janë femrat ato që i kujtojnë. Një superioritet ky që ka një bazë shkencore e cila është zbuluar nga Mayo Clinic në Minnesota (SHBA).

Sipas këtij studimi memoria e femrave është më e fortë se e meshkujve, të cilët pësojnë një rënie të ndjeshme pas moshës 40 vjeçare.

Sekreti duket se qëndron tek hormonet femërore, estrogjenët, të cilët mbrojnë trurin.

Studiuesit analizuan 1246 persona me moshë nga 30 deri në 95 vjeç, ku u vu re se tek të dyja gjinitë pas moshës 30 vjeçarja memoria fillonte dhe dobësohej, por tek meshkujt pas moshës 40 vjeçare rënia ishte shumë më e ndjeshme.

Studimi zbuloi gjithashtu se tek meshkujt, pjesa e trurit që kontrollon memorien, është edhe më e vogël se tek femrat, veçanërisht pas moshës 60 vjeçare.

Hipoteza e studiuesve është se avantazhi i femrave lidhet me prodhimin e hormoneve estrogjene, të cilat mbrojnë neuronet.

Clifford Jack drejtuesi kryesor i studimit thotë se, “Efektet e hormoneve, të cilëve u shtohet edhe progesteroni, i mbrojnë femrat para dhe pas menopauzës”./a.y/noa.al/

Meshkujt apo femrat, kush e ka memorien më të fortë Nyy99y
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi