- Amelia
- Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
BE-ja njëzëri: Bllokada e dhunshme, e papranueshme. Palët të dialogojnë
1st December 2015, 00:42
“Sot kemi qenë dëshmitarë të vazhdimit të bllokimit të punës së Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës. Kjo lloj bllokade e dhunshme nuk është e pranueshme dhe as nuk do të zgjidhë ndonjë prej problemeve të qytetarëve të Kosovës”.
Kështu nis reagimi i përbashkët i përfaqësuesve diplomatikë të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë, e shpërndarë në formë elektronike nga zyra e BE-së.
Deklarata bën thirrje për kthimin e dialogut në jetën politike në përgjithësi, si dhe në Kuvend në veçanti, për të parandaluar çdo përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës, që mund të çojë në dëmtimin e pronës dhe lëndimin e jetëve të njerëzve.
Në deklaratë vlerësohet sjellja paqësore e opozitës në protestën e së shtunës, si një shembull i mënyrës demokratike të shprehjes së pakënaqësive lidhur me çështjet politike, si dhe është një dëshmi, që Kosova dhe krerët e saj politikë janë në gjendje të angazhohen në një dialog politik përmes mjeteve demokratike.
“Me këtë rast ne theksojmë rëndësinë, që institucionet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me detyrimet dhe kompetencat e tyre ligjore, si dhe që partitë politike e politikanët të ushtrojnë aktivitetet e tyre në kuadër të fushëveprimit të përcaktuar me ligj. Askush nuk është mbi ligjin dhe ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë. Në një shoqëri, që qeveriset nga parimet e sundimit të ligjit, vendimi i një organi gjyqësor duhet të respektohet dhe të implementohet, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Njëkohësisht, gjatë ushtrimit të funksionit të tyre, institucionet e gjyqësorit kanë për detyrim të sigurojnë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut, sikurse dhe të personave në fjalë”, përfundon deklarata e ambasadave apo zyrave të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë.
/ Top Channel
- epanjohuraAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Re: BE-ja njëzëri: Bllokada e dhunshme, e papranueshme. Palët të dialogojnë
1st December 2015, 20:08
Hero(inë) është Donika, jo Albini
1 Dhjetor 2015 - 10:55 - Adriatik Kelmendi
Deputetja e AAK-së e shumë mandateve të Kuvendit, Kadaj-Bujupi, është ngritur për të mbrojtur një qëllim të sajin politik, me mënyrat dhe metodat që i ka vlerësuar si të nevojshme, duke u bazuar në të mirën e vendit dhe të popullit. Ajo ka kërkuar tërheqjen e nënshkrimeve nga dy marrëveshjet e Qeverisë, atë për Asociacionin/Bashkësinë... dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi. Për t’i arritur këto, me vetëdije të plotë dhe me përgjegjësi ka hedhur edhe gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit, në shenjë të bllokimit të punës së Legjislativit si protestë deri në anulimin e marrëveshjeve.
Kryeministri Mustafa dhe zëvendësi i tij, Thaçi, në një rast të paprecedentë, i kanë dënuar këto veprime, duke i quajtur kriminale, dhe kanë ftuar organet e rendit që të marrin masa.
Është lëshuar fletarrestim për deputeten Kadaj-Bujupi dhe ajo ka pritur policinë në shtëpinë e saj. Nuk i ka rezistuar fare arrestimit, edhe pse e ka vlerësuar atë si një arrestim politik.
Në gjykatë ka vazhduar të jetë e vendosur: “Nuk pendohem. Nëse do të më jepet rasti edhe në të ardhmen do të hedh gaz lotsjellës, nëse me këtë do të ndikojë që të anulohen dy marrëveshje të dëmshme për vendin tim”, ka thënë kjo nënë, grua, vajzë, motër, bashkëshorte dhe deputete.
I është vazhduar masa e paraburgimit.
Deputetja Kadaj-Bujupi e ka bërë të veten.
Ne të tjerëve si shoqëri na mbetet të vazhdojmë të ngulim këmbë që të na dëshmohet se ku është baza ligjore për lëshimin e urdhërarresteve për veprimet e deputetëve brenda Kuvendit, për ç'gjë kanë imunitet, sipas Nenit 75 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Në të kundërtën bëhet fjalë për arrestime politike.
MIRËPO, NËSE NUK VAZHDOJMË të heshtim dhe nëse flasim troç i bie se një veprim heroik si Donika Kadaj – Bujupi nuk e ka bërë edhe kolegu i saj deputet, Albin Kurti.
Pavarësisht se kanë post të njëjtë me Kadaj-Bujupin dhe po angazhohen si të bashkuar për kauzën e njëjtë, duket se deputeti Kurti veten e mban për një mbinjeri, gjithsesi mbi deputetët e tjerë të opozitës e edhe të pushtetit, pa dyshim mbi kryetarët e partive opozitare, Ymeri, Haradinaj e Limaj, absolutisht mbi liderët e institucioneve politike, Jahjaga, Mustafa e Veseli, pashmangshëm mbi udhëheqësit e gjyqësisë e të policisë, por, fatkeqësisht, edhe mbi gjithë popullin e Kosovës.
Ai, duke pasur një fletarrestim në fuqi (edhe pse mund ta klasifikojmë si të orientuar politikisht), është fshehur për ta pamundësuar kapjen nga policia. Mirëpo, i vetëdijshëm se nuk mund t’i shmanget policisë përgjithmonë e duke mos dashur të largohej nga Kosova, ai kishte programuar edhe ditën se kur do t’i nevojitej atij më së shumti të arrestohej.
Kurti, një egoist i tejpreokupuar me vendin e tij në histori - në këtë tipar lehtësisht i krahasueshëm me një tjetër egoist të tejpreokupuar me pozitën personale në histori, rivalin kryesor Thaçin – ai vendosi që të krahasohej me më të mëdhenjtë e popullit: Skënderbeun, Ismail Qemalin, Adem Jasharin dhe UÇK-në.
Mirëpo, zgjodhi 28 nëntorin për ta heroizuar vetveten dhe për të poshtëruar dhe rrezikuar të gjithë të tjerët. E kur them gjithë të tjerët, i mendoj në radhë të parë kolegët e tij të partisë, ata të opozitës, por edhe popullin e Kosovës.
Manifestimi i opozitës më 28 nëntor, bashkë me mbledhjen e mbi 200 mijë nënshkrimeve, për mbrojtjen e Kosovës dhe kundër Dy Marrëveshjeve, janë hapat më të dinjitetshëm dhe më madhështorë të kundërshtimit nga Opozita e Bashkuar dhe porosia më e qartë se nuk mund të mbyllen sytë nga askush. Dhe kështu do të ishte sikur mbinjeriu Kurti të mos kishte plane të tjera.
Ai, pavarësisht se e dinte se ka urdhërarrest dhe se do të kapej nga policia në rastin e parë të ballafaqimit me ta, nuk mundi t’i rezistonte idesë dehëse të krahasimit me Skënderbeun, Qemalin, Jasharin e UÇK-në. Sikur të mos ishte i dehur nga egoja dhe madhështia halucinative, do të logjikonte se Manifestimi opozitar i 28 Nëntorit do të mund të ishte mjaftueshëm madhështor dhe i dinjitetshëm vetëm me pjesëmarrjen e mijëra e mijëra qytetarëve dhe vetëm me fjalimet e kryetarëve të opozitës Ymeri, Haradinaj e Limaj. Dhe s’kishte fare nevojë që për kapricot e veta ta tradhtonte marrëveshjen me AAK-në e NISMA-n për mosprovokim dhe mospjesëmarrje, si dhe të poshtëronte me fjalim tri herë më të gjatë tre kryetarët opozitarë.
Për më tepër, a s’ishte ky i njëjti Kurt që dha dorëheqje nga posti i kryetarit, për të mbetur vetëm një anëtar i thjeshtë i LVV-së?
A s’është ky një ish-kryetar partie që i ka humbur tri palë zgjedhje, duke ia siguruar subjektit të vet mbetjen në opozitë?
A s’është ky i njëjti opozitar, i cili për 6 muaj rresht e bllokoi jetën institucionale, duke na bërë be e rrfe se është pikërisht ky Isa Mustafa ai që i duhet Kosovës si kryetar Kuvendi (“ose kryetar qeverie, vetëm le të merren vesh me AAK-në”, na fliste publikisht) dhe se LDK-ja duhej t’i kishte më shumë se gjysmën e qeverisë?
Përse përnjëherë nevoja që të dalë mbi gjithë të tjerët, e edhe mbi kryetarin de jure të partisë, Ymerin?
Nëse është njëri nga tre deputetët e LVV-së me fletarrestim (politik!), përse u desh pikërisht ai të mbante fjalim e jo Albulena Haxhiu ose Faton Topalli?
NËSE NUK VAZHDOJMË të heshtim dhe nëse flasim troç i bie se Albin Kurti me aventurën e tij të 28 nëntorit, për shkak të tejpreokupimit me vendin e tij në histori, nuk iu ka bërë fare vonë se ndërmori shumë rreziqe (ka mundur fare lehtë edhe të vetëdorëzohej pas fjalimit dhe ta provonte në gjyq qëllimin politik të akuzës), disa prej të cilave edhe ndodhën në realitet:
NË FUND, duhet ritheksuar se nuk besoj se ka ndonjë shqiptar me mend në krye në Kosovë, i cili do të mund të pajtohej me vullnet që shtetit t’i hiqet një pjesë e territorit, ose që t’i jepen të drejta aq të mëdha një komuniteti, i cili nuk e njeh si shtet të vetin Kosovën, dhe me këto të drejta pastaj t’i mundësohet ta bllokojë zhvillimin e vetë këtij vendi, ose që në një të ardhme edhe ta copëtojë atë.
Ajo që i dallon shqiptarët në këtë rast është udha që duhet ndjekur në mënyrë që të pamundësohen që këto dëme t’i shkaktohen Kosovës.
E në këtë udhë duket se shumica po e bën për Kosovën. Edhe heroina Donika Kadaj – Bujupi.
Kam pandehur se edhe Albin Kurti.
Por, më 28 nëntor ai fatkeqësisht na kumtoi diçka tjetër.
1 Dhjetor 2015 - 10:55 - Adriatik Kelmendi
Për dallim nga deputetja Kadaj-Bujupi, e cila bëri veprën për të cilën beson dhe nuk u fsheh, Kurti, një egoist i tejpreokupuar me vendin e tij në histori - në këtë tipar lehtësisht i krahasueshëm me një tjetër egoist të tejpreokupuar me pozitën personale në histori, rivalin kryesor Thaçin – vendosi që të krahasohej me më të mëdhenjtë e popullit: Skënderbeun, Ismail Qemalin, Adem Jasharin dhe UÇK-në. Zgjodhi 28 nëntorin për ta heroizuar vetveten dhe për të poshtëruar dhe rrezikuar të gjithë të tjerët. E kur them gjithë të tjerët, i mendoj në radhë të parë kolegët e tij të partisë, ata të opozitës, por edhe popullin e Kosovës
NE MUND TË VAZHDOJMË të heshtim, ose të flasim e të shkruajmë vetëm sipas ndonjë doracaku që na shkruan ndonjë politikan, por nëse flasim troç i bie se heroina e vetme e ngjarjeve të fundit është deputetja Donika Kadaj – Bujupi dhe absolutisht jo Albin Kurti.Deputetja e AAK-së e shumë mandateve të Kuvendit, Kadaj-Bujupi, është ngritur për të mbrojtur një qëllim të sajin politik, me mënyrat dhe metodat që i ka vlerësuar si të nevojshme, duke u bazuar në të mirën e vendit dhe të popullit. Ajo ka kërkuar tërheqjen e nënshkrimeve nga dy marrëveshjet e Qeverisë, atë për Asociacionin/Bashkësinë... dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi. Për t’i arritur këto, me vetëdije të plotë dhe me përgjegjësi ka hedhur edhe gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit, në shenjë të bllokimit të punës së Legjislativit si protestë deri në anulimin e marrëveshjeve.
Kryeministri Mustafa dhe zëvendësi i tij, Thaçi, në një rast të paprecedentë, i kanë dënuar këto veprime, duke i quajtur kriminale, dhe kanë ftuar organet e rendit që të marrin masa.
Është lëshuar fletarrestim për deputeten Kadaj-Bujupi dhe ajo ka pritur policinë në shtëpinë e saj. Nuk i ka rezistuar fare arrestimit, edhe pse e ka vlerësuar atë si një arrestim politik.
Në gjykatë ka vazhduar të jetë e vendosur: “Nuk pendohem. Nëse do të më jepet rasti edhe në të ardhmen do të hedh gaz lotsjellës, nëse me këtë do të ndikojë që të anulohen dy marrëveshje të dëmshme për vendin tim”, ka thënë kjo nënë, grua, vajzë, motër, bashkëshorte dhe deputete.
I është vazhduar masa e paraburgimit.
Deputetja Kadaj-Bujupi e ka bërë të veten.
Ne të tjerëve si shoqëri na mbetet të vazhdojmë të ngulim këmbë që të na dëshmohet se ku është baza ligjore për lëshimin e urdhërarresteve për veprimet e deputetëve brenda Kuvendit, për ç'gjë kanë imunitet, sipas Nenit 75 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Në të kundërtën bëhet fjalë për arrestime politike.
MIRËPO, NËSE NUK VAZHDOJMË të heshtim dhe nëse flasim troç i bie se një veprim heroik si Donika Kadaj – Bujupi nuk e ka bërë edhe kolegu i saj deputet, Albin Kurti.
Pavarësisht se kanë post të njëjtë me Kadaj-Bujupin dhe po angazhohen si të bashkuar për kauzën e njëjtë, duket se deputeti Kurti veten e mban për një mbinjeri, gjithsesi mbi deputetët e tjerë të opozitës e edhe të pushtetit, pa dyshim mbi kryetarët e partive opozitare, Ymeri, Haradinaj e Limaj, absolutisht mbi liderët e institucioneve politike, Jahjaga, Mustafa e Veseli, pashmangshëm mbi udhëheqësit e gjyqësisë e të policisë, por, fatkeqësisht, edhe mbi gjithë popullin e Kosovës.
Ai, duke pasur një fletarrestim në fuqi (edhe pse mund ta klasifikojmë si të orientuar politikisht), është fshehur për ta pamundësuar kapjen nga policia. Mirëpo, i vetëdijshëm se nuk mund t’i shmanget policisë përgjithmonë e duke mos dashur të largohej nga Kosova, ai kishte programuar edhe ditën se kur do t’i nevojitej atij më së shumti të arrestohej.
Kurti, një egoist i tejpreokupuar me vendin e tij në histori - në këtë tipar lehtësisht i krahasueshëm me një tjetër egoist të tejpreokupuar me pozitën personale në histori, rivalin kryesor Thaçin – ai vendosi që të krahasohej me më të mëdhenjtë e popullit: Skënderbeun, Ismail Qemalin, Adem Jasharin dhe UÇK-në.
Mirëpo, zgjodhi 28 nëntorin për ta heroizuar vetveten dhe për të poshtëruar dhe rrezikuar të gjithë të tjerët. E kur them gjithë të tjerët, i mendoj në radhë të parë kolegët e tij të partisë, ata të opozitës, por edhe popullin e Kosovës.
Manifestimi i opozitës më 28 nëntor, bashkë me mbledhjen e mbi 200 mijë nënshkrimeve, për mbrojtjen e Kosovës dhe kundër Dy Marrëveshjeve, janë hapat më të dinjitetshëm dhe më madhështorë të kundërshtimit nga Opozita e Bashkuar dhe porosia më e qartë se nuk mund të mbyllen sytë nga askush. Dhe kështu do të ishte sikur mbinjeriu Kurti të mos kishte plane të tjera.
Ai, pavarësisht se e dinte se ka urdhërarrest dhe se do të kapej nga policia në rastin e parë të ballafaqimit me ta, nuk mundi t’i rezistonte idesë dehëse të krahasimit me Skënderbeun, Qemalin, Jasharin e UÇK-në. Sikur të mos ishte i dehur nga egoja dhe madhështia halucinative, do të logjikonte se Manifestimi opozitar i 28 Nëntorit do të mund të ishte mjaftueshëm madhështor dhe i dinjitetshëm vetëm me pjesëmarrjen e mijëra e mijëra qytetarëve dhe vetëm me fjalimet e kryetarëve të opozitës Ymeri, Haradinaj e Limaj. Dhe s’kishte fare nevojë që për kapricot e veta ta tradhtonte marrëveshjen me AAK-në e NISMA-n për mosprovokim dhe mospjesëmarrje, si dhe të poshtëronte me fjalim tri herë më të gjatë tre kryetarët opozitarë.
Për më tepër, a s’ishte ky i njëjti Kurt që dha dorëheqje nga posti i kryetarit, për të mbetur vetëm një anëtar i thjeshtë i LVV-së?
A s’është ky një ish-kryetar partie që i ka humbur tri palë zgjedhje, duke ia siguruar subjektit të vet mbetjen në opozitë?
A s’është ky i njëjti opozitar, i cili për 6 muaj rresht e bllokoi jetën institucionale, duke na bërë be e rrfe se është pikërisht ky Isa Mustafa ai që i duhet Kosovës si kryetar Kuvendi (“ose kryetar qeverie, vetëm le të merren vesh me AAK-në”, na fliste publikisht) dhe se LDK-ja duhej t’i kishte më shumë se gjysmën e qeverisë?
Përse përnjëherë nevoja që të dalë mbi gjithë të tjerët, e edhe mbi kryetarin de jure të partisë, Ymerin?
Nëse është njëri nga tre deputetët e LVV-së me fletarrestim (politik!), përse u desh pikërisht ai të mbante fjalim e jo Albulena Haxhiu ose Faton Topalli?
NËSE NUK VAZHDOJMË të heshtim dhe nëse flasim troç i bie se Albin Kurti me aventurën e tij të 28 nëntorit, për shkak të tejpreokupimit me vendin e tij në histori, nuk iu ka bërë fare vonë se ndërmori shumë rreziqe (ka mundur fare lehtë edhe të vetëdorëzohej pas fjalimit dhe ta provonte në gjyq qëllimin politik të akuzës), disa prej të cilave edhe ndodhën në realitet:
- Rrezikoi shkaktimin e luftës ndërmjet shqiptarëve. Çka nëse policia do t’i përgjigjej provokimit me provokim? Çka nëse me t’u paraqitur Kurti në skenë, policia, duke iu referuar urdhërarrestit në fuqi, do ta arrestonte atë? Ku do të na çonte një përleshje e shqiptarëve të veshur policë në njërën anë dhe shqiptarëve protestues në anën tjetër?
- Rrezikoi kompaktësinë e Opozitës së Bashkuar dhe relativizimin e kundërshtimit të Dy Marrëveshjeve të dëmshme, për shkak të shfaqjes dhe fjalimit të padakorduar në manifestim.
- Rrezikoi poshtërimin e gjithë organeve të rendit të Republikës, duke u vendosur si individ i paprekshëm.
- Bëri që selia e gjithë partisë të rrethohej me forca të hekurta policie, duke nxitur përleshjet dhe arrestimin e mbi 90 bashkëpartiakëve, mbështetësve të sinqertë të LVV-së ose protestuesve të çiltër kundër Dy Marrëveshjeve, të cilët donin që ta mbronin.
- Po insiston që popullata të ndahet në dysh, tashmë jo për ose kundër marrëveshjeve të dëmshme, por për ose kundër institucioneve të shtetit.
NË FUND, duhet ritheksuar se nuk besoj se ka ndonjë shqiptar me mend në krye në Kosovë, i cili do të mund të pajtohej me vullnet që shtetit t’i hiqet një pjesë e territorit, ose që t’i jepen të drejta aq të mëdha një komuniteti, i cili nuk e njeh si shtet të vetin Kosovën, dhe me këto të drejta pastaj t’i mundësohet ta bllokojë zhvillimin e vetë këtij vendi, ose që në një të ardhme edhe ta copëtojë atë.
Ajo që i dallon shqiptarët në këtë rast është udha që duhet ndjekur në mënyrë që të pamundësohen që këto dëme t’i shkaktohen Kosovës.
E në këtë udhë duket se shumica po e bën për Kosovën. Edhe heroina Donika Kadaj – Bujupi.
Kam pandehur se edhe Albin Kurti.
Por, më 28 nëntor ai fatkeqësisht na kumtoi diçka tjetër.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi