- AlboAnëtar aktiv
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
De Biazi në Paris duke pritur shorteun: S’kemi frikë prej askujt
12th December 2015, 04:47
Pret me qetësi shortin e së shtunës për Kampionatin Evropian “Franca 2016”. Nuk e preferon asnjë kundërshtar, pasi të gjithë pjesëmarrësit i konsideron të fortë. Megjithëkëtë, nuk i frikësohet askujt. Objektivin e Shqipërisë në “Euro 2016” do ta kumtojë pas shortit. Por, premton se ekipi kuqezi në Francë do t’i përfaqësojë denjësisht shqiptarët. Përzgjedhësi i kuqezinjve, Gianni De Biasi flet për “Zërin”
Gianni De Biasi po e pret me ethe shortin e Kampionatit Evropian, i cili do të hidhet të shtunën. Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, së cilës ia siguroi kualifikimin historik në këtë eveniment, thotë se nuk e ka problem, cilëndo skuadër që i bie në short. Ai nuk ka frikë nga ndonjë kundërshtar, por nuk sheh as kundërshtar të lehtë, të cilin do ta zgjidhte. Italiani premton se do ta bëjë më të mirën, që ta ndërtojë një skuadër kompakte në Evropian, për t’iu bërë ballë skuadrave kundërshtare.
“Nuk dua ta zgjedh asnjë skuadër që e preferoj në grup, e as që do të doja ta evitoja. I marrim skuadrat një nga një. Jemi në vazon e katërt dhe nuk kemi probleme. Duke e pasur parasysh se të gjithë janë të fortë, nuk kemi dëshirë ta evitojmë askënd”, u shpreh fillimisht De Biasi.
Hera e parë, e rëndësishme dhe emocionuese
Sigurisht, Lorik Cana me shokë nuk do të shkojnë në Francë me flamur të bardhë. Ish-trajneri i Udineses e konsideron këtë sfidë si mjaft emocionuese, por edhe sfiduese, për t’i treguar Evropës, por edhe botës, se shqiptarët dinë të luajnë futboll.
“Hera e parë, si gjithmonë, është mjaft e rëndësishme dhe emocionuese për të gjithë. Shkojmë të bindur, duke shpresuar që të kemi një short të mirë, dhe më pas, të shohim se çka të bëjmë”, vazhdoi italiani.
Pa e ditur se me kë do të luajë Shqipëria në Evropian, Gianni nuk flet për objektiva. “Sa u përket objektivave, do të flasim pasi t’i mësojmë kundërshtarët”, vijoi ai.
Në Francë, me ekip të njëjtë
Në Francë, Shqipëria kryesisht do të paraqitet me ekipin e njëjtë, me të cilin u paraqit në fazën eliminatore. Mirëpo, nuk përjashtohen edhe befasitë, në rast të ndonjë lëndimi apo rënieje të formës, së ndonjërit prej lojtarëve aktualë.
“Shpresoj të mos ketë befasi në ekipin tim të Evropianit. Nuk varet nga unë. Unë zgjedh në bazë të lojtarëve, se si janë, duke shpresuar që të mos ketë probleme me lëndime dhe gjëra të tilla”, nënvizoi De Biasi.
S’ka koment për Bernard Berishën
Bernard Berisha është njëri prej lojtarëve më të mirë të kampionatit shqiptar. Futbollisti kosovar po shkëlqen në fanellën e Skënderbeut dhe ditëve të fundit spekulohej se futbollisti pejan mund ta marrë një ftesë nga trajneri italian. “Zëri” e ka pyetur për këtë punë personin përgjegjës, i cili nuk dha një përgjigje të qartë, duke i lënë të hapura të gjitha mundësitë. “No comment për Bernard Berishën”, u shpreh De Biasi. Shqipëria e bëri një kampanjë impresionuese në eliminatore dhe futbollistët e Kombëtares kanë premtuar se do të mundohen ta bëjnë krenar dhe ta prezantojnë sa më mirë vendin e tyre në Francë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi