- Amelia
- Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Apple tregon sekretin e fotokamerës së iPhone 6
23rd December 2015, 02:44
Apple ka bërë një marketing të jashtëzakonshëm për të treguar aftësitë e vërteta të fotokamerë së iPhone 6 dhe 6S; dhe tani kompania ka treguar se çfarë e bën kaq të veçantë kamerën e saj. Gjatë një interviste me Charlie Rose për 60 Minutes, drejtori i kamerës në Apple tha se çdo modul krijohet duke përdorur më shumë se 200 pjesë individuale.
Graham Townsend shtoi gjithashtu se kompania ka më shumë se 800 inxhinierë që punojnë në rregullimin e kamerës së iPhone. Gjatë intervistës, Townsend tha se çdo modul përmban katër tela të cilët krijojnë atë çfarë ai e përshkroi si “mikro-pezullim”. Çdo tel është më i hollë se një fije floku. Kjo e bën kamerën më të mirë kur përdoret gjatë lëvizjeve dhe dridhjeve, dhe formon veçorinë bazike të stabilizimit të kamerës. /iPhoneAlbania
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi