Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Alpet Shqiptare  Empty Alpet Shqiptare

12th February 2016, 15:07
Message reputation : 100% (1 vote)
Alpet Shqiptare

Alpet Shqiptare  8118_161042567416_128253052416_2626312_5589273_n

Një nga territoret më atraktive dhe më magjepse të trevave shqiptare me bukuri  të shumta natyrore dhe pasuri të mëdha turistike, janë Alpet shqitare. Të  përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta i përshkuar nga  lugina lumenjsh me ujëra të kristalta, gryka dhe qafa malesh që të intrigojnë të vazhdosh më tej për të eksploruara natyrën, me një bimësi të pasur Alpet shqiptare përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë madje edhe në  botë. Relievi malor i Alpeve i përngjan një kupole me majën më të  lartë që është Jezerca  2694 m nga e cila dalin në formën e rrezeve vargjet malore. Nuk  ka si të mos tërheq vemendjen e vizitorve me format e shumta karstike, akullnajore, fluviale etj. Majat e maleve që në këtë territor duket sikur arrijnë qiellin me majat  e tyre të  mprehta  dhe bukuri mahnitëse pasqyrohen në ujërat kthjellta të lumenjve si  Shala, Valbona, Curraj, Cemi, Moraça, etj si dhe në liqenet  akullnajore të tilla ato të Pejës, Jezercës, Dobërdolit, Sylbicës etj ofrojnë një qetësi përrallore  dhe një nivel adrenaline e cila ndryshon në çdo moment që shijon  bukuritë e shumta të kësaj hapësire. Majat e maleve të tilla si Radohima, Maja Hekurave, maja e Arapit, maja e Shkelzenit, etj që shërbejnë si pika  triangulacioni  të ofrojnë një panoramë të ndryshme e cila tundon shpirtin aventuror të cdo vizitori për ti parë bukuritë natyrore përreth tyre. Kësaj oferte  natyrore tepër të pasur e cila mund të shfrytëzohet për qëllime turistike i shtohet  edhe  larmia  e florës dhe faunës. Kater katet e bimësisë dhe kushtet edafike sa  të ngjashme aq edhe të ndryshme në këtë hapësirë ka kushtëzuar dhe ekzistencën e një sërë bimësh dhe kafshësh endemike të cilat paraqesin jo vetëm  interes me karate studimor por gjithashtu e pasurojnë dekoracion turistik të kësaj hapësire. Monumentet e shumta natyrore si kanioni  i Shoshaj, i Valbonës, i Cemit, shpella e Dragobisë, e majës së Arapit, shpella e Rrathëve, shpella e Akullit, shpella e Haxhisë, shpella e Njerzëve të Lagur, burimi i Shoshaj, Valbonës, Okolit, Shtrazës, Kirit, Koprishtit, Vuklit etj ujëvara e Thethit, Grunasit, etj si dhe biomunumentet e shumta si ahishta e Gurra e Hasan Gashit, rrobulli në liqenin Ponarëve, bredhishta e Rragamit, pisha Flamur e qafës së  Pejës, Habitati i Salamandrës, rrapi i Toplanës janë një tregues shumë    domethënës  për për pasuritë e mëdha natyrore të kësaj zone në funksion të  turizmit. Kësaj i shtohet ekzistenca e zonave të mbrojtura si Parku kombëtar i Thethit, Parku kombëtar i Valbonës, të cilat janë një garanci për jetëgjatësinë e  këtyre bukurive natyrore jo vetëm në të tashmen. Një potencial tjetër i çmuar  i Alpeve shqiptare është pasuria kulturore, mikëpritja dhe bujaria e madhe   banorëve të zonës. Disa nga zonat turistike Alpeve janë Thethi, Razma, Valbona, Vermoshi, etj si dhe lugina me bukuri epike e Drinit ku një udhëtim me traget   nga Fierza për në Koman do të linte impressione të paharrueshme edhe për   vizitorët më indiferent.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi