Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Kenget Epike E Legjendare Shqiptare Empty Kenget Epike E Legjendare Shqiptare

12th February 2016, 21:27
Kenget Epike E Legjendare Shqiptare

"Martesa e Halilit"
KENGET EPIKE E LEGJENDARE SHQIPTARE
Studime dhe analiza


Visaret e Kombit Shqiptar janë të shumta, por ndër me të shkëlqyerat janë kënget epike legjendare, ku nëpërmjet tyre është shkruar qartë historia e jonë e mrekullueshme me të gjitha përmasat e veta. Ato këngë epike, vaje, gojdhëna e shumë të tjera, kanë qënë edukimi mbarë shqiptar tradicional gjatë mijë vjeçarve, të cilat kanë mbajtur gjallë shpirtin e qëndresës dhe të mbijetesës ndaj çdo vuajtje apo lufte nëpër kohra. Ndër më të njohurat legjenda janë për Mujin dhe Halilin, legjenda që kanë marrë përmasat e këngve epike legjendare, ku janë kënduar e cituar shekull pas shekulli nga masat popullore Shqiptare, nën tingujt e veglës tradicionale „Lahutës“. Për lexuesin tonë po fillojmë një botim të një cikli të këtyre legjendave Shqiptare, qofshin ato në këngë apo tregime, duke i përshtatur për botim, pa ua humbur rimën dialektore, por duke u përpjekur për ti përshtatur sa më të kuptueshme për lexuesin tonë. Njëkohsisht ju përgjigjemi për pyetje që ju mund të na drejtoni, për fjalë që nuk i kuptoni dot, pasi ato janë fjalë të vjetra të Shqipes së folur. Por dhe me origjinë dialektore, kryesisht të krahinave veriore të Kombit Shqiptar…


*****************************************
Martesa e Halilit

Lum për ty, o Zot o i lumi!
Fort po shndrit ai diell e pak po nxe’!
Ç’po e rreh era, rrapin e Jutbinës !
Borë e madhe që paska ra,
Randojnë ahet për me u thye;
Ushtojnë bjeshkët prej ortekve,
Kanë ra vashat me gja në lumë,
Kanë gjetë lumin në akull të ngrimë;
Kanë nisë vashat krojet me kërkue,
Kanë gjetë krojet, hej akujsh, shterrue.
Kanë nisë vashat e po dertojne:
Kur të bajnë Zoti motin me lirue,
Gjaja e gjalle drue se ka mbarue !
Po Zot, ç’ka janë njata shtetgtarë,
Veshë e mathë porsi Zotni?
***********************************************


Çfarë na thonë këto vargje epike popullore shqiptare ?
Kuptimi dhe zberthimi i tyre i hollsishem :

Të gjithë Shqiptarët nëper miera vjeçarët e historisë së ekzistencës tonë si komb e si popull, i jemi falur një Zoti të vetëm, atij që ka qënë, është e do të mbetet krijuesi e inspiruesi i gjithsisë, mbrojtësi dhe drejtuesi i gjithçkaje në këte Uneivers. Ashtu, pra Perendia ka qënë fillimi i parë i çdo vepre, deri dhe i fillimit të përshkrimit të historive tona në kënge e vargje.
-Fjalet “ Fort po shndrit ai Diell e pak po nxe” : Kanë domethënien se e vërteta mbi komibn e popullin shqiptar ka shkëlqyer gjithmone e jetes në vetvehtën dhe vëndin e vet, si dielli, por shumë pak dhe pothuajse aspak nuk është rrespektuar nga vëndet fqinjë dhe aq me pak nga ato shtete e fuqi të tjera që njiheshin gjatë shekujve dhe që kishin filluar të bënin pazare me trojet e vëndeve të tjera, e sidomos me trojet e Shqiptarve.
“Rrapi i Jutbines” Nje peme gjigande qe rritet deri ne puthje me rete, qe jeton qindra vjet e qe nuk i shuhet fara kurre, eshte simboli krahasues me origjinali, qe ka gjetur krijuesi popullor per krahasimin e kombit shqiptar. Rrenjet e rrapeve shkojne aq thelle ne toke, gje qe tregon per vete rrenjet tona te lashta kombtare shqiptare. Bashkë me ahet që gati po thehen prej debores se madhe… ato janë kryeqëndrat e banuara në trojet veriore Ilire-Shqiptare, eshte vete simboli i kombit me kryeqendrat e veta, në një jetese bolleku e qetsie të cilën populli e tregon me ngarkesën e deborës nëpër ahe, si simbol i rifreskimit, i ringjalljes së jetës dhe pasurise…. Pra në fiset e familjet Shqiptare nuk kishte varfëri në ato kohra, por kishte një ftohtesi jete prej luftrave, të ftohta, acar, aq sa kishte ngrire jetën, krojet dhe lumenjte, çdo gjë të levizshme… Jetën e ngrijne, e ndalojne luftrat, shkatrrimet, barbarit e armiqve që vijnë si rrebeshe, sa dhe deri elementet e parë të jetës i ndalojnë…
Ato luftra kishin ngrire gjithe jeten në trojet veriore Shqiptare, pasi burrat kishin rrokur armët dhe kishin dalë përballë sulmuesve që u binin kufijve të Ilirise në veri, herë mbas here, e në ato luftra nuk ishte e lehte të dilnin as vetë fitimtarët pa viktima. Shumë gjatë vazhdonin ato luftra, sa që vashat Shqiptare të cilat mbanin mbi supe jo vetëm peshën e mbajtjes gjallë të jetesës në familje, furnizimin e burrave në luftë me ushqime e veshje, rritjen dhe edukimin patriotik, trimeror të fëmijëve, por edhe vetë, shpesh, kur armiku depërtonte deri afër vendbanimeve, ato përlesheshin fyt më fyt me barbarin… Ato gra Shqiptare të atyre kohrave e ndiqnin zhvillimin e luftrave dhe bënin llogarite aq sakt saqë në momentet më të rrezikshme kur ato parandjenin humbjen apo shuarjen e fiseve dhe krahinave të tana të cilat binin nën thember të armiqve, ato paralajmronin tërheqjen drejt thellesive të zemrës Ilire, siç ishin malet apo qytetet e Shqipërise veriore.
Në përpjekjet e tyre për ta shpëtuar gjallërimin e jetës në viset e trojet shqiptare, ato e krahasonin luftën me motin e keq, të eger, të ftohtë që shkatrron çdo gjë dhe deri bagëtite, nuk kanë me ujë as ushqim. Mirpo kur diku larg në majet e bjeshkve shikonin burrat e tyre apo mashkujt e fisve Shqiptaret që po ktheheshin nga luftrat kundër armiqve me një gjysëm fitore, apo tërheqje, si disa gjahtarë që nuk kanë arritë ta kapin apo ta gjuajnë gjahun që kanë pasë si qellim… Pra nuk kanë arritë ta debojnë armikun përgjithmonë, pasi ai kishte zënë vënd diku në cepat e kufinjve, ku vinte çdo dite duke e shty nga një gjurme, brenda territoreve Ilire-Shqipetare…
Betejat e Legjendave të Mujit dhe çetave të Jutbines lidhen gjithnjë me një lumë të madh, ku shpesh stuhite e luftrave i perplasin në brigjet jugore e veriore të atije lumi… Mirpo në legjenda na thuhet se Gjeto Basho Mujo, si perfaqsues i popullit shqiptar ne ato kenge epike e legjendare, i ka kullat në krahun jugor të atijë lumi…do me thene se kufinjte e shqiptarve fillonin aty...
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Kenget Epike E Legjendare Shqiptare Empty Re: Kenget Epike E Legjendare Shqiptare

12th February 2016, 21:27
Kufinjtë e hershëm të Ilirisë kane qënë në brigjet e Danubit, ku Lumi i Danubit ka qënë kufiri ndarës midis vëndeve të trojeve të fiseve Ilire sot Shqiptarët dhe vendeve të trojeve të fiseve të Dakve (Romunet e sotëm).
Gjeto Basho Mujo është simboli i popullit shqiptare në ato kohra, një figurë e krijuar qellimisht si çelsi që hap arkën e thesareve tona të historisë së vuajtjeve, të rezistencës, të heroizmave, të trimërive të mbarë popullit Shqiptarë e kryesisht në trevat veriore të kombit, prej nga ku, kanë ardhur luftrat dhe sulmet më të mëdha gjatë mijë vjeçarve të historisë tonë…
Gjeto Basho Muja, është një emër simbol i formuar nga fjalët e vjetra shqipe si një çels sekret i gjuhës popullore të atëhershme, për tu dhënë zemër trimave në luftim. Ato fjalë që na formojnë atë emër dhe figurë gati mitologjike janë :
« Gjete, gjeje, e gjete që ka marre formen Gjeto » dhe kanë kuptimin : Në se e gjen, apo, e gjete armikun, gjetje, kur gjen diçka të pazakontë… Ndërsa fjala tjeter që vjen pas asaje : « Basho, që rrjedhë nga fjala e vjeter (bashk), që përdoret shpesh në dialektin verior dhe letrar edhe sot në rastet kur flitet për diçka vendimtare si për shembull : Bashkë, bashkim, të bashkuem, të bashkuar, ose bash ashtu ështe, ose, bash të lumtë goja, bash deshta me i ra, e të tjerë shëmbuj… »
Kurse Fjala e fundit e atij emri që vjen si pjesa më e rëndësishme është Muja, fjalë e cila ka prejardhjen nga fjala e vjeter shqipe : « Muja, që do të thotë : Muja kundershtarit, atij që po të kërcnon, sulmon, godet, pra që po të prek në gjërat e tua jetsore, territoriale ose po të godet dhe fizikisht etj… » Fjalë e cila përdoret edhe sot me të njëjtin kuptim që nga sterlashtësitë në trevat veriore të kombit shqiptar, për shembull : Ja mujti me të drejtë, mirë ja bani që ja mujti, apo mundesh, a ke mujtë, e të tjera fjale që në rrënjë të tyren kanë thelbin : « Muja ». Kur i marrim këto tri fjale shqipe të vjetra dhe i bashkojmë, na formojne tre emra njerzish qe na dalin, Gjeto Basho Muja, dhe na duket një individ sikur ka emrin e vet dhe të babes e të llagapit familjar. Por në vetvehte ajo është një thirrje në formën e një kurajo sekrete si një çels trimëror për ti dhënë zemër çdo shqiptari në luftra kundër armiqve. Një thirrje urdhërore e etërve, të cilët porosisin : E gjetet armikun në trojet tuaja, bashkohuni dhe mujani ! Emër që simbolizon masën luftëtare Shqiptare…


************************************************
« Mos janë nisë trimat për me çetue ?
E ata qafat, s’mundën me i kalue! »
Ka qitë Jera shoqeve edhe u ka thanë :
O nuk janë jo krushq e dasmorë,
Se ata, pare ranë në lumë ;
Të kjofshim falë more i madhi Zot,
Sa shpejt rëja diellin ma ka nxanë,
Shpejt ma ëndi një pelhurë të gjanë,
E i ka veshun majet rreth te tanë,
Sa te lumi trimat kur kanë ra,
Kaq përzije rëja e plajmi i ka,
Sa kurrnjani shoqin ma nuk e pa.


******************************

Janë ngri trimat t’ftohtit me mbarue;
Por n’breg të lumit, kulla e Mujit ka qëllue,
Ë tanë shokt Muji te shpia i ka marrë.
Kqyr çka bani Gjeto Basho Muja !
E ka vu një barrë dru t’vogël në zjerm,
Treqind vetë për një herë mu nxe,
Atëherë Mujo Bucelat ua ka afrue,
Dhe fuçiat mir ua ka avit;
Ishin bucelat plot me raki
E fuçiat mbushun plot me vënë.
Shpejte fryma burrave na u paska ardhë!
Edhe gjaku shpejt na u kënka nxe!
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Kenget Epike E Legjendare Shqiptare Empty Re: Kenget Epike E Legjendare Shqiptare

12th February 2016, 21:27
Është shumë i qartë momenti në vargjrt e më sipërme, kur luftëtarët Pellazgë- Ilirë, kohë mbas kohe të lodhur nga betejat, pasi e kanë debuar armikun përtej kufirit, përtej Danubit ose siç quhet në këto këngë kreshnike “Tunës” “Dunës”, që në gjuhet e vëndeve që i lag sot Danubi quhet : Donau, Danubi, Danubio etj. Pra që tregon shumë qartë se dhe vete emri i atijë lumi ndër më të vjetrit e Europës e ka marrë emrin nga fjalet e vjetra shqipe njërrokshe “Tun, tund, don, dua, etj…”. Pra në brigjet jugore të atijë lumi fiset Pellazge-Ilire-Shqiptare kishin shtepiat e tyre ku jetonin, dhe pas betejave ktheheshin, ku pushonin e pregatiteshin për luftra të reja kundër sulmeve armike… Treqind barrë dru, do të thotë se katundet apo qytetet Pellazge të atyre shekujve kanë qënë jo vetëm të banuara me një popullsi të madhe në numer, por edhe me kushte jetese shumë të mirë, ku çdo shtëpi ka “Vënë”(Verë) në fuçia për të pirë, bollek edhe në ato kohë luftarsh barbare. Numri treqind, në raste të përdorimit të vet ka kuptimin se çdo shtepi e qet nga një luftetar në çeta, por në çdo shtepi ka edhe nga 20 deri në 30 fryme të tjera, që po ti shumzojmë për treqind, numrin e çetave të krahinës apo të atyre trevave në veri të kombit, na del se popullsia e atyre vëndeve ka qënë mbi 1 milion banorë që në...


*********************************************
Kanë nis trimat, Mujin po e pëvetin:
Në votër tande na kemi qëllue,
Mos na kijë randë për ndoj fjalë!
Pash njat Zot Mujo që të ka dhanë,
Pse Hallilin ti nuk po e marton?
Janë martue krejt mocatakt e tijë,
Djelm e çika, Zoti, atyne, u ka falë,
Fmijtë e tyne sot janë rrit e po lodrojnë.
A tu dhimtën paret për me i dhanë?
A tu dhimtën darsmat me i ba?
Tut’na djalin dikush, po na e rrën;
Shpesh e shpesh po bjen n’Kotorre të reja,
Rob të gjallë djalin tash po na e nxanë.
Le Konakun, Mujo, se s’po ta fikun,
Por ma zi Fisin, Mujo, po na e korisin.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Kenget Epike E Legjendare Shqiptare Empty Re: Kenget Epike E Legjendare Shqiptare

12th February 2016, 21:28
Në rastet ku luftrat kishin një farë pushimi, Krerët e mençurisë së atyre kohrave, por edhe luftëtarët shtronin për zgjidhje probleme delikate siç ishin martesat e djemve dhe të vajzave të popullit Pellazgjik-Ilir-Shqiptar, të cilat deri në ato kohra, para luftrave kishin ardhur si martesa të lira, sipas traditave antike të dashurive të ndërsjedhta, ku jo rradhe kishte pasë martesa edhe midis shqiptarësh me vajza apo djem të vëndeve kufitare të atyre kohrave. Mirpo me fillimin e luftrave barbare ku pushtues të ndryshem sulmonin territoret veriore në ato kohra, krerët e vendit sipas krahinave, vendosën që të flasin në diskutime të gjëra për ti ndaluar ato martesa, të cilat asimilonin jo vetëm individë, por ndryshonin thelbësisht ekzistencën e shqiptarve ku humbeshin zakonet, kultura, traditat, gjuha, territori të tëra, pasi sipas të drejtës së trashigimisë zakonore djali trashigonte pasurinë në toka e shpija, pa marrë parasysh se cilën ka marrë për grua dhe se femijët e ardhem a do të flasin gjuhën e të parve apo gjuhën e huaj prej nga kishin nënën…
Kërkoheshin pra forma e mënyra në ato diskutime që të ndikonin drejt për drejt për ti martuar djemt e vajzat shqiptare vetëm me shqiptarë, që të eleminohej rreziku i martesave me bijat apo bijtë e armikut pushtues edhe pse midis të rinjve lindëte pa pritmas dashurija…
Figura e Halilit, është një figurë e formuar si shembull i të riut të atyre kohrave, që shpesh bie në ndesh me kërkesat apo urdhrat e krerve. Vetë emri Halil, Halili, ka një rrjedhë nga formimi i emrit të vegles muzikore “Lila”qe me vone ka marre trajtën e rregullt “Lira”e cila edhe është modernizuar në formën e ndërtimit dhe të perdorimit të saj, një vegël e njohur që në kohrat më të vjetra, ku me të është kënduar në formën e melankolisë së ëndrrave apo deshirave të pa realizuara. Ku të rinjtë e atyre shekujve kur gjëndeshin para thyerjeve të tilla për zemrat e tyre, kur rrethi nuk i lejonte të lidheshin, të bashkonin zemrat, ata kërkonin në mënyrë thirrse “Lilën”, atë vegel muzikore shpesh bashkë me këngëtarin e saj dhe degjonin ato lloje këngësh për të mbytur mërzinë… Emri Halil rrjedhë nga fjalet “hajde lila”, dhe përfaqëson masën e madhe të rinisë së atyre kohrave dhe po thuajse të gjitha kohrave, pasi ato legjenda në formë epike janë kënduar në mënyrë të tillë filozofike, ku u përshtaten edhe kohrave të sotme…
Pra duhet të dimë se legjendat e Mujit e të Hallilit, janë krijuar e kënduar si burime frymzimi e rregulla edukimi trimëror e burrëror, që në mijvjeçarët e parë të krijimit të popujve e vëndeve në ballkan e më gjërë. Ashtu që nuk ekziston në asnjë bazë, pretendimi i disa studiuesve nacionaliste i vëndeve të ballkanit apo të tjera, të cilet kanë çfaqur idete e gabuara sikur Muja e Halili na qënkan emra të muslimanve. Pra argumenti dhe kuptimi i tyre e nxjerr se ata jane emra Shqiptar të formuar nga fjalët shqipe dhe ata emra kanë ekzistuar në gjuhën e legjendat Shqiptare shume mijvjeçarë më parë se sa të krijohet besimi i fesë islame. Dhe shumë mijvjeçarë më parë se Osmani i parë të organizojë ushtrinë e tijë në Turkmenistan, atje nga e kane origjinën Turqit dhe të vijë me pushtime deri në Anadoll, ku për herë të parë, pas rreth 60 vjet luftrash, rreth vitit 1360 arritën të pushtojnë Kostandinopolin duke i çfarosur banoret Grekë, dhe ku me vonë krijuan perandorinë Osmane, sot Turqia…Perandori e cila i shtriu pushtimet e veta ë Ballkan ë fillimet e viteve 1400. Ndersa këngët epike legjendare që në themel kanë figurat e krijuara të Mujit e Halilit, janë të njohura që në thellsinë e mijvjeçarve të parë të historisë njerzore në ballkan. Halili përfaqson rininë e atyre kohrave, ku shpesh na çfaqet si luftëtarë trim si i vllaj, Muja, pra do me thënë, si pjesa e madhe e luftëtarve të cilët ishin në moshën burrërore. Por aq shpesh Halili na çfaqet me gabimet e vrudhet e rinisë, ku përplaset e bie shpesh në kurthet e armikut, ku me ndihmën e Mujit, pra të masës së pjekur burrërore e luftëtare shpëton…


*************************************************
Be’ m’Zotin, Muji, që u paska ba;
Faqe bardhë more shok ju kjoshi,
Sa mire burra, ju dertin po ma dijshi!
Nuk më janë dhimt paret për me i dhanun!
S’mjanë dhimt darsmat për me i bamun!
Ju të pa vllazën nuk më keni qëllue:
Kuj po i dhimet darsma për vlla të vet?
Ky nuk asht, or burra, cub flligshtinash,
Ju mire e njihni se asht dai’ trimninash.
E ky, në dashtë me më pru, marren te shpija,
Hej ktij Zoti hisen e diellit, ja shkimtë !
E në e pastë mëndjen, fisin me na koritë,
Gjueje, o rë, me kokërr rrufeje!
Nxirrma, toke, përjashta natën e vorrit!
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Kenget Epike E Legjendare Shqiptare Empty Re: Kenget Epike E Legjendare Shqiptare

12th February 2016, 21:28
Krerët e vëndit nuk i dëshirojnë martesat me të huaj, ata kembngulin që të mos lejohen për asnjë llojë arsyeje, ato martesa.


*********************************************
Atëher heq Halili e u ka thanë,
Be më Zotin djali u paska ba:
Kah kam vlla e kah kam motër,
Deksha para në u martofsha!
Se gjithë gratë e krahinës, ku janë,
Se gjithë vashat e Jutbinës, ku janë,
Bash si motra mue krejt po më dukën.
Dheu më mbuloftë, fatin vedit në mos ja gjetsha,
Po se mora unë Tanushën e Krajlit !
E unë Tanushën vetë e kam pa,
Kur kem pasë besë me krajli:
Gja ma të mirë s’sheh njeri nën këtë diell!
Vetulla e sajë drejt si fiskaja;
Shteku i ballit, si shteku i malit,
Kur merr hana me prëndue;
Syri i saj, si kokrra e qershisë;
E ka qerpikun, si krahi i dallandyshës;
Ftyra e saj, si kuqet molla n’degë;
Hunda e drejtë, si kalëmi i Tushës;
Goja e vogël, si lulja që shpërthen;
Dhambët e bardhë; si gurëzit e lumit,
Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli;
Qafa e sajë, si qafa e pllumbit:
Shtati i saj, si shtat çetinet;
Misht e dorës, porsi rrëmi i shemshirit…
*********************************************


Mirpo të rinjtë kundërshtojnë me mënyrat e tyre ku krijojnë lidhje dashurie deri edhe me bijat e krerve të armikut, të nisur sa nga dashurija por edhe nga shperfillja që donin ti bënin armikut, apo pse jo, ndoshta edhe kohës e zakoneve. Mund të thuhet se rininë e asajë kohe e shikoj në shembullin e Halilit si një rini të zhdervjelltë, luftarake, që është e gatshme për një tolerancë e bashkjetesë qoftë edhe me armikun, duke e zbutur atë kur e bën mik, duke i ra në dashuri me të bijën, Tanushën, simboloin e rinisë së kundërshtarve të Shqiptarve në ato kohra, simbolin e bukurisë së femrave të pales së armikut. Bukuri e cila ishte e pa fajshme për luftrat që ndodhnin, ashtu siç ishte e gatshme që për hirë të dashurisë, të i kundërvihej çdo gjëje në rrethin ku jetonte…


*********************************
Atëherë djali, ma, s’ka mujtë me folë:
Me dorë gojën, Muji, ja ka ndalue,
E aq ma shum djali asht zëmrue:
Prapou, Mujë, se m’ka ardhë dita e dekës!
*********************************
Rënd me rënd, Mujo, na po flasim!
T’madhe briti ai plaku Basho Jana;
*********************************
S’e kam lanë, more shok, për mik, se nuk e gjeta.
S’e kam lanë, për veshje, se nuk mund bleva;
Veç s’kam dashtë vet me u martue!
*********************************
Pa ndigjo, more ti djalë!
-Ka folë plaku Basho Jana:
Ditë e madhe nesër ka qellue;
Tridhjet agë, kan me u bashkue;
Tridhjetë vasha ktu kann me i pru.
Njat ma të mirën vetë ti ke me zgjedhë,
Tridhjetë agë me hajr ty do ta bajmë!
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Kenget Epike E Legjendare Shqiptare Empty Re: Kenget Epike E Legjendare Shqiptare

12th February 2016, 21:29
Ketu bëhet fjalë për përpjekjet e krerve të vëndit për te marrë vëndime të forta për moslejimin e martesave me të huaj, ku në mënyrë të hapur hasin në kundërshtimet e të rinjve…



**************************************************
***
S’po e len plakun, ma, djali me folë:
Zoti u vraftë , more agët e Jutbinës!
Po ku a ndije ndermjet tokës e qiellës,
Që e muer vllau motrën e vet?
Qe të tanë bijat e krahinës ku janë,
Te tana motra, mue, po me dukën.
Një be të madhe që e kam ba,
një be të madhe në emën të zotit,
Njatij t’Lumit që vran e kthiell,
Rëndon tokë e rëndon qiell,
Që ja martohem me gur e dhe,
Ja e kam marrë Tanushën e Krajlit.
E a ndigjuet, ju o agët e Jutbinës:
Mbetsha kuk(qyq), si nata e vorrit,
E në krahinë kurrë nuk martohem!
Por n’qafë m’paçi mori bjeshkët e nalta,
Kurrkund një shtek që nuk ma keni lanë,
Për me dalun deri n’at krajli!
E me ba një të vogel hjeksi,
Të mujsha detit deri ndër qafa me i pri,
Me ma dëjë krejt atë borë,
Sall, sa të dal me vu kunorë,
Aq fort gazin shokët, që ma kan vnue,
Ma kan ngjitë “taraku i Kotorrit”
E fryma e gjallë, s’u lanka peng për logut !
Sa shpejt nama bjeshket mi paska gjue !
*********************************************



Të rinjtë shqiptarë të atyre kohrave, sa herë që pushonin luftrat, depërtonin thellë në territoret e armikut, deri edhe në qytetet e tyre, të cilat në fjalët e legjendës thirrën “Kotorret e reja” (Qytetet e reja). Që do të thotë se janë qytete të sa po krijuara, pra të ardhacakve që kanë zënë vënd në territore të huaja të pushtuara prej tyre, si dhe në territoret Pellazge-Ilire-Shqiptare… Atje merrnin kontakt me femrat e atyre popujve, ku krijonin lidhjet e tyre të dashurisë… Për një paqe të shpejtë lutet Halili (Rinia), për të pasë mundësi për tu parë me vashat e bukura të një mbretrie tjetër, për tu dashuruar me to e për tu martuar, për të injoruar luftrat e për të shëmbur kufinjtë e ndarjes së njerzve, popujve e kulturave, për të zbutur armiqsitë me dashurinë e të rinjve…



**************************************************
*
Sa shpejt deti, djalin ka ndigjue !
E ka çue një erë të fortë,
Erë të fortë,e erë të nxehtë,
E ka lshue krejt rënë e zezë,
Bien orteqet nëpër gropa ;
Ushtojnë malet si prej motit.
Veç tri ditë e ma nuk ka zgjatë,
A shkri bora e ka ra në lumë:
Por tri javë e nuk zgjat ma shumë,
Çka e bani lumi atë borë të bardhë,
T’bardhët e bjeshkve, në detë e ka mbytë.
Lum për ty o i madhi Zot,
Ç’po kendojnë bylbylat n’mal!
Kan dalë fmija e po lodrojnë,
Shpejt me u pa me shoqi-shojnë,
Me pa thanat si lulojnë,
Me pa ahet si gjethojnë!
****************************************


Në këtë moment të legjendës kemi një pushim lufte të pa pritur, ku vendoset një paqe, ashtu siç ndryshon moti i lik, duke sjedhë një ngrohtësi pranvere… Këtu duket sikur ka një ndërhyrje, një garanci paqeje, qoftë ajo dhe provizore, ku dikush ka ndikuar tek krerët e mbretrisë armike. Ndoshta afrohet zhvillimi i ngjarjeve deri në rolin që luan individi, pra njeriu i vetëm i cili ka një lidhje shpirtrore me një tjeter njeri në palën kundërshtare… Ndoshta vërtet nje vajzë e mbretit, siç ka ndodhur shpesh në histori, duke qënë e dashuruar thellësisht me një djal të ri të palës tjetër, ka ndikuar tek i ati, mbreti, për të tërhequr ushtritë nga trojet e djalit të zemrës së vet, e për të vëndosur paqe…


*********************************************
Atëhere Halili, Mujit i ka thanë:
Qetash gjogun, Mujo ti me ma dhanë!
Aspak Muji, gjogun, dhanë nuk ja ka,
Gjogut t’vet në shpin djali i ka ra,
Edhe a nis Tanushën për me marrë.
Kur ka ba Muji me u dredhë,
Rrebt po i flet e motçmja nanë:
Po çka bane more bir, i ka thanë,
Po ti gjogun djalit pse me ja ndalë?
Rrezik djali, me ba me e pasë,
E n’krajli gja me ta gjetë,
Sa t’jesh gjallë, marak ty, ka me të metë!
Sa shpejt Muji kanka kthye,
Ndal Halil-o, -djalit i ka thanë;
Gjogun e vet Muji ja ka dhanë,
E mirë djalin ma ka msue:
Udha e mbarë, tash more vlla!
N’megje t’krajlave kur të bajsh me dal-;
Kurrkund gjogut, kryet mos ja ndal;
Gjogu të çon te Vuk-e Harambashi,
Probatin un Vukën e kam pasë,
Falmeshnet thuej Muji t’ka çue;
Për nji punë, sot vllaun me ma ndihmue,
Me m’ndihmue me grosh(lek) e me shpatë,
Me m’ndihmue Tanushën për me marrë!
Atëherë djali i ka kcye gjogut në shpinë;
T’mirë u pafshim! Mujit i ka thanë;
Ka marrë udhën Halili për krajli,
Vrap po e nget e tym po i qet,
Dy herë djalin kurrkush ma se ka pa.
*********************************************


Në rrahje të vazhdueshme të problemeve të kohës, shohim herë mbas here ndikimin e shpirtrave të butë të nanave shqiptare, vashave, të cilat janë kundër luftës, ku shpesh bashkohen me mendimin e dëshirat e rinisë, duke u kundërvënë luftëtarve, me qellim për të gjetur një zgjidhje paqsore nëpërmjet lidhjeve të rinjve të dashuruar, të miqsive të ndersjedhta, me nderhyrjen e miqsive të tjera të vjetra që kishin Shqiptarët në ata shekuj….
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Kenget Epike E Legjendare Shqiptare Empty Re: Kenget Epike E Legjendare Shqiptare

12th February 2016, 21:29
Epika popullore Shqipetare.
Koment:
Neper shekuj populli ka kenduar jo vetem ngjarjeve te medha, luftrave, heronjeve etj, por edhe motiveve te jetes, dashurise, endrrave e aq me shume endrrave rinore. Dialogu ne kengen epike midis Lokes dhe vajzes eshte nje simbol i perzgjedhjes, i krenarise se femrave shqipetare te cilat e zgjidhnin burrin e ardhshem nga krahinat apo fiset me te mira te Shqiptarve... E njeri prej artyre fiseve kane qene Vuthajt ne rrethinat e Plave e Gucise...
Autori, popull, na percjell ne kujtesen e vet vargjet e meposhtme :

A do burr Çikë me t'martue ?

Shka ke çik qe je krenue?
A don burr kund me t'martue?
Kurkund burr, nane ska per mue !
A don çike n ISNIQ me t'martue?
Jan surdar e s'jane per mue!
A don çike n'DEÇAN me u martue?
N'qiler te mbyllin e nuk i due!
A don çike ne VOKSH me t'martue?
Kshteja shum e nuk i due!
A don çike ne JUNIK me t'martue?
Zhgunaxhi jan e nuk i due!
A don çike n'BOTUSH me t'martue?
Agallar e s'jane per mue!
A don çike n'MOLLIQ me t'martue ?
Bajn qereq e nuk i due!
A don çike n BREVIN me t'martue ?
Ujt e lig e nuk i due!
Ne PONASHEC çike don me u martue?
Burra t'liq, nuk jan per mue!
A don çike n'ZMOLIC me te çue?
Shesin dru e nuk idue!
Ne BABAJ çike, a don me u martue?
Jan mbi vade e nuk i due!
A don çike ne DEVE me u martue?
Jan qelana nuk i due!
Ne KORONICE a don çik me t'martue?
Jane ngat gjinija e nuk idue!
Ne DUKAGJIN çike a don me t'martue?
S'lahen kurr e nuk i due!
Ne RUGOVE çik, don me u martue?
Jan pijanec e nuk i due!
Qyqja ti mete pa u martue !
A don çike ne HAS me u martue?
Jan budalla e nuk i due!
A don çike n'BYTYC me u martue?
Peshkatar jane e nuk i due!
A don çik n'KRASNIQE me u martue?
Jan t'harlisun e nuk i due!
A don çik n'GASH me u martue?
Jan sojnik, po nuk idue!
Ne MALSI te MADHE kam me te martue!
Vend i that e sjan per mue!
Mbete çik pa u martue!
Mos don çik n'VUTHAJ me u martue?
Te lumt goja, Lokjo, tash ja ke qellue !
Te holl e te gijat e jane per mue...
Qyqja çik ti çka po thue?
I mete lokes pa martue,
A e di se VUTHAJT, pa ja nda
Jane ne luft me Turk e me Shkja.
Aty ske me gzue nusni,
Se do te mbetesh nuse e vej ne shpi...
Po e pata, Loke une at fat,
Me pa burrin te lam ne gjak,
Ma mir te rri me te sall nji nat,
E ta baj ni djal per marak,
Qe t'ma ket shtatin si Bajrak
Se t'vajtoj gjith jeten me qytak...
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Kenget Epike E Legjendare Shqiptare Empty Re: Kenget Epike E Legjendare Shqiptare

12th February 2016, 21:30
Mejdani i Mujos me Balozin

Kenga me poshte nuk eshte shkeputur nga Cikli i Kreshnikeve, por eshte mbeshtetur ne kete cikel



Kur ka ken' Baloz Edelia
ne Jutbin' Balozi ka ra
Kunen Mujit don me ia marr
N'saraj t'Mujit Balozi ka dal'
po na rrin tri dit' e tri nete
kurrsesi Kunes s'mund ia njese
Trimi Muj' ne bjeshk' me gjua
ne kambe trimi a varrua
Hajt, Baloz, gjokun me ma pru
Shkon Balozi gjokun me ia marre
- Bjerem uj' Kune, po du me pi!
Shtrin doren njet me ia dhane
mas berrylit kerahin ia kape
n'vidhe t'gjokut Kunen ma ven
per krajlie e njaty e a nise
Mir' Muji Balozin e heton
mrapa Balozit i asht vu
Thojt' ne fyt Balozin ma kape
nen veti Balozin ma rrzon
krye e krah' me shpat' ia shkurton


Mali i Rrencit
Lezhe
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Kenget Epike E Legjendare Shqiptare Empty Re: Kenget Epike E Legjendare Shqiptare

12th February 2016, 21:30
Ne ciklin e kreshnikeve paraqiten 30 kreshnik me Mujin dhe Halilin ne krye si figura qe pasqyrohen me te plota. Pervec karakteristikave te perbashketa, secili prej tyre dallohet nga te tjeret per cilesi te vecanta. Keshtu, Basho Jona eshte nje kreshnik plak, i nderuar nga te gjithe dhe shquhet per pjekuri e urtesi, Zuku Bajraktari eshte nje trim i ri, i sinqerte dhe i ndjeshem, Arnaut Osmani i cili shquhet per qendrese te jashtezakonshme etj.

Arnaut Osmani

Ç’fare ka ba ai Arnaut Osmani!
Dymbedhjete shoke i ka bashkue
Ne Bjeshke te Nalta trimi ka dale
Dymbedhjete aget shkjete ia kane zane
E jua kane shti prangat ne kambe;
Shka ka qite krali e i ka pyete:
- Cili jush sarajet m’i ka djege?
Qysh ka fole ai Osman Aga i Ri
- Vete sarajet, kral-o, t’i kam djege
Vete une kullat, kral-o, t’i kam shembe
Çfare kish’qite krali e kish thane;
- Shume nder, po une due me u ba
Thelle ne burg une due me u shti
Drite e diell mos me pa me sy
Flet Osmani me shoket e vet:
- Si s’ma mesuet mue nji dredhi
Si te dalim prej ketij burgu te zi?
Sa mire shoket Osmanit i kane thane:
- Paj, ne bafte kush ndonje dredhi
prove te madhe krali ka me i ba
be te rande Osmani paska ba
- Ne shtate furra te kuquna me më shti
qerpiku i synit njiher s’ka me m’u drithe
po provoj, - tha – sonte me u shti
sikur vdekja mue me ka ardhe –
kambet Arnauti m’i ka shtri
m’i ka mbledhe ai duert permbi gjoks
m’iu kane mbledhe shoket perreth tij
kane marre britme trimat e piskame
kane nise gjamen trimat me gjamue
- Mjeri une per ty, vllau em, o vella
Kur kane leshua, po, gjamen e trete
I ndjeu krali ne ode te vet
I ndjeu krali e po na i pyet
- Ç’kini ju, more robe te tretun?
A ju ka ra malli i shtepise?
A ju ka ra nder mend babe e nane?
A ju ka ra nder mend per moter e vella?
A ju ka ra nder mend per shijergja (qingja) te bardhe?
A ju ka merzite, - tha - balta deri n’gju?
A ju ka merzite – tha - mjekra per pa u rru?
A ju ka merzite – tha – drita per pa dale?
Çfare kane thane aget e ngujuem
- Asnji asosh, kral, nuk po ashte
Por nji shokn, kral-o na ka vdeke
Bese nuk zanka krali sa ka vdeke
Por ma therret ai çiken e vet
Çelsat ne dore çikes ia ka dhane
- Ulu nji here te ai burg i zi
Edh kqyr se cfare ka ndodhe aty
Kur ka nise – tha – n’ate burg me hy
Arnautin po ma shef te shtrime
Bash jaran ma kish pase ate djale
Para kralit çika kishte dale
Ka qite kralit çika e i ka thane
Ne vig ishte Osman Aga i Ri
A ma fal qe ne dhe ta shtij? –
Aspak bese krali s'e ka zane
Njiqind vete n’dere t’burgut i ka cue
Dhjete ma te fortit brenda n’burg i ka shti
Krejt i vdekun Arnauti ngjan
Jashte e qiten, krali ma ka pa;
Por sa kopil krali kishte qene!
Ka nise poven e prove po ban:
I ka mbledhe nante gjarpna t’shullanit
Ne gjoks gjarpnat trimit ia ka vue
Sa fort gjarpnat e kane qokate (pickuar)
Sa i gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie!
I ka ndeze dy zjarre te medhenj
E ndermjet Osmanin po ma shtjen
Pra e mbrapa lekura m’i pelcet
Gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie!
Aspak bese krali s’i ka zane
M’i ka marre njezet maja gozhdash
Per nen thonj thelle ia ka shti
Dersa gjaku trimit m’i ka dale!
Gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie!
As hiç bese krali s’i kish zane
Se i pabese vete fort kishte qene
Po don krali dhe nji prove me ba
M’i ka zgjedhe tridhjete çika t’mira
Mire po i vesh e mire po i mbathe
Ne krye t’vdekunit bashke po kercejne
Perreth te vdekunit çikat po lodrojne
Perreth te vdekunit mire po kendojne
Çika e kralit tek kryet i ka qellue
Mire Osmani çiken ka hetue
Me njanin sy ai ma ka shikue
Buza n'gaz trimit m'iu ka ba
Mire po qesh njera ane e mustakut
Çika e kralit asht kujtue
Mbi fytyre shamine i ka leshue
Ç’kane qite çikat tjera e kane thane!
-Tash, po, qesi Osman Aga i ri!
-Zoti u vrafte, - çika u ka thane-
se ky djale nji here ka vdeke
shpirti n’gaz, shoqe, i ka dale –
ç’ka i ka thane çika babes se vet:
- Pash ate zot, kral, qe t’ka dhane
dhe ne vdekje njeriun me e mundue
e gjithfare provesh ne te me i provue?!
Po ai ka vdeke e ka mbarue;
Era e keqe ketij ashte tue i ardhe
Se tash tri dite ka denje mbi doke
A thue t’vdekunit, kral, po i trembesh?
Hiqja prangat, pra babe, - i ka thane –
Edhe duert me ia shpengue! –
As hiç krali prape s’ka besue!
Ma ka thirre ai balozin me shpate
Nder sy te tij Osmanin e ka lirue
Per mbi krye shpaten ia ka leshue
Sa mire Osmani shpaten e ka hetue*! (e ka pare)
Fluturim ne kambe asht çue
Shpaten ne dore ai po e merr
Se i terbuem balozin po e pret
Kurkujt nder mend s’po i bjen me qendrue
Tmerr i madh te gjitheve u ka hy
T’tane te vdekun Osmani i ka ba;
Synin kralit trimi ia verboi
Krahin kralit trimi ia shkurtoi
Rrafsh ne toke kullat ia rrenoi
Dymbedhjete aget trimi i çliroi…
Se atje une vete nuk kam qene
Si kam ndie e si me kane thane
Po burrat e forte gjithçka mund ta bajne.

Shale – Malesia e Madhe
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Kenget Epike E Legjendare Shqiptare Empty Re: Kenget Epike E Legjendare Shqiptare

12th February 2016, 21:30
Ne bjeshke te nalta Mujin e kapë nji dhimbe e forte e vdes. Kalojne shate vjet e kurrkush nuk din gja per te; nji baloz vec, tue mos ndie, se e permende kush Mujin per trimni, bahet nakël per dekë te tij e shkon me ia kerkue vorrin. I a gjene e ia dhunon, tue i lype ma teper te dekunit bejleg.
Muji don m’u cue e s’mundet: atehere porosit nje qyqe, te shkonte me i lajmue Halilit per shka po i bante e po i thonte balozi.
Halili del e pret balozin, i cilë vorrin Mujit, te cilin e gjen gjalle e te forte, e merr me vedi e kthejne ne Jutbine.

Muji mbas deket

Kur ish’ kane Muji me Halilin
N’bjeshke te nalta trimat kenkan dale
Dhimbte e madhe Mujit ia ka ngjite
Edhe Muji Halilit te i ka thane:
-Dhimbte e madhe, vlla, m’a ka ngjite
Nuk po muj n’kambe me qindrue’
Por qe jete, Halil, due me ndrrue:
E t’ma mbarojsh nji vorr te gjane
Ne vorr mue si t’me shtish
E ne shpi kur t’bajsh me kthye
Se a dekë Muji kuj mos i difto
Se me ndie krajlica se un jam dekë
Aty vendin ty nuk t’a lane. –
Qaty jete Muji paska ndrrue
E ne vorr Halili te e ka shti
E n’shpi djali kenka shkue
Na jane mbushe shtat dit e net
Kan kalue e jane ba shtate vjet
Kush per Mujin gja nuk ka dijte
Por Halili, kur p’e pvetin
Thote: ka dale nder miq me shetite
I a bjerre, tha, pahi ageve te rij
S’ndihet kush ma per trimni
Kan nise shkjet me cue krye
Tha, deri zana po pevete:
Si nuk shkojme Mujin me e gjete;
Qe shtate vjet qi s’e kem pa
Edhe ndore s’i kem dhane
Kishte dale nji baloz prej deti
E te krajli kenka shkue
Edhe krajlit balozi i ka thane:
-Sa kopil Muji kenka kane
Qi n’bjeshke t’nalta qi ka deke
E Halilin e ka porosite
Qi kurrkuj mos me i kallxue
Due me dale vorrin me i a lype.-
N’bjeshke te nalta balozi ka hipe
Paska ndeje tri dit e tri net
I a ka lype vorrin, i a ka gjete
E ka nxjerre nji hu te gjate
T’gjith me rend vorrin tuj ia rrehe:
-Çou, mor turk, n’mejdan me m’dale
Ndo t’a çarti fen e Muhametit
Ndo t’i nxjerr eshtnat prej vorrit!”
Ka marre Muji per m’u cue
S’p’e lane drrasat n’kambe m’u cue
Por m’ka ndie nji qyqe tuj kendue:
“Amanet qyqes te i ka thane:
Shko e m’i thuej Sokol Halilit
Ka dale nji baloz prej detit
M’a ka lype vorrin, m’a ka gjete
Gjith me hu vorrin tue m’a rrehe
M’thote: Çou turk, n’mejdan me m’dale
Ndo t’i nxjerr eshtnat prej vorrit
Ndo t’a çarti fen e Muhametit”
Fluturim, tha, qyqja kenka que
N’bahce Halilit m’i ka shkue
Ka marre pushken Halili per me e gjue
Atehere qyqja te i ka thane:
“Mo’ti djale, mue per me m’gjue
Se mue Muji me ka cue
Nji fjale t’keqe me t’difute:
Se i ka dale nji baloz prej detit
Edhe vorrin me hu a tue ia rrehe.-
Sa mire Halili qyqen m’a ka ndigjue
Shpejt e shpejt n’shpine gjogut i ka ra
Tim e mjegull gjogun m’a ka ba
E te vorri Mujos m’i ka shkue
Shpate ne qafe balozit m’i ka ra
Kryet ne toke balozit ia ka qite
Edhe Mujos vorrin ia ka zbulue
Kambekryq Mujin m’a ka gjete…!
Mujin zanat e ki’n pa’ çue
Se fort nakël i’n kane ba
Qysh ne vorr kreshniku m’u kalbe
Doren Mujit Halili ia ka dhane
E prej vorrit Mujin m’a ka qite
E m’gjog t’vet Mujin m’a ka hipe
Shndoshe e mire nJutbine me te ka ra
Shum trimni bashke prap qi i kam ba

Curraj – Epër
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Kenget Epike E Legjendare Shqiptare Empty Re: Kenget Epike E Legjendare Shqiptare

12th February 2016, 21:31
Ballada per Doruntinen

Balada per vellane e vdekur- Ky motiv i njohur ka te beje me rastin e marteses se motres shume larg. Ne Shqiperi kjo legjende gjendet me emrin Halil Garia ose kenga e Dhoqines. Pas nje fatkeqsie, qe ngjet ne shtepi, i vellai duke degjuar zerin e nenes qe i kerkon premtimin se do t’i sjelle vajzen kur te jete nevoja, ngrihet nga varri dhe shkon e ia sjell. Ne kete legjende tregohet edhe se sa e larte eshte fjala e dhene.

Kenga e Dhoqines

Diten e Pashkes ne dreke
Sec u therr nje ka ne fshat
Vajta e mora nj’oke mish
Dhe e hodha ne kusi
Te mar nje kecu te zi
Me vrap dolla ne avlli
Te me cpiket nje stihi
Me vrap m’u hodh ne kusi
Me helmoi djemt e mi
Nente djem e nente nuse
Te nenta me djem ne duar
Nente djepe c’mi permbyse
Nente paje c’mi zhurite
Nente dyfeke c’mi shite!
Kostandin, te arthet gjeme
Martove Dhoqinen lark
Lark e lark merguar
Tre male kaptuar!
Diten e Pashkes se madhe
Dhhoqina na hidhej valle
Kostandini u ngrit nga varri
Rrasa iu be kale
Balta i u be shale
Vrap e vrap te Dhoqina
“Mire se erdhe, o im vella
ne ke ardhe per te mire
te vishem si gjeraqine;
ne ke ardhe per te keq
te vishem si kallogre”
“Jo, moter , sikunder je”
I hipi ne vithe kalit
Zoqte udhes, thoshin:
“Cili – viu, viu-viu,
Kush ia ben, ia ben vetiu,
Kini par’e s’kini pare!
Shkon nje zogeze bishtbardhe
I vdekuri me te gjalle
Vete gjen te der’ e kishes,
“Ike moj Dhoqine,
Se kam pune n’ajo dhime
Se aty e kam shtepine”
Vate gjer te dera
Cek-cek ne porte
“C’je ti qe kercet ne porte?
Mos je bushter, e murtaje?
A mos je zonja murtaje
Qe me hengre djemt e mi?”
“Hap, moj nene, derene,
Jam Dhoqin’ e veteme!”
Me cin’erdhe, moj Dhoqine
“Un’ arce, me Kostandine”
C’Kostandin, moj t’arthte gjema?
Kostandini i vdekure,
C’ben tre vjet pa treture?”
Nje ne prak e nje ne dere
Plasne si qelqe me vere.

Kenga e Dhoqines eshte nje varjant i kenges se degjuar te arberesheve t’Italise: Doruntina ose Garentina. Ne variantin e arberesheve Doruntina ka dymbedhjete vellezer. Keta vriten ne lufte. Te Dhoqina nente vellezerit helmohen nga nje perbindesh. Po ne te gjitha variantet, ne fund vdesin nene e bije. Te “Bleta Shqiptare” e Thimi Mitkos kete legjende e kemi ne proze (Plaka me nente djemte) Po me kete motiv eshte bazuar edhe Kadare ne novelen mjaft te bukur "Kush e solli Doruntinen?"
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Kenget Epike E Legjendare Shqiptare Empty Re: Kenget Epike E Legjendare Shqiptare

12th February 2016, 21:31
MOTRA ME NENTE VELLEZER

Kur ish ken' gruja e ve,
dhet' jetima zoti ja ki' fale,
'i cik', t'bukur ruja ma ki' pase.
Ka 'izet vjec te gjith' ju bane,
shojci-shojt besen ja kan' dhane,
c'per t'xajll, gra nuk dum' me marre.
Edhe motra u ka cjit' en u ka thane,
ci per t'xjall' fat nuk dua me marre,
vecme ju hyzmet dua me u ba.
Vllau ma i vogli kenka cua n'kame
edhe n'shpin' xjogut i ka ra
e n'pazar' paska dale,
has' em ka ni zotni t'rane:
lup' ja ka, motren, -- ja ka dhane.
Paska ble brishim e xjylpane
e n'saraj paska dale,
tue vu buk' **** na i ka thane:
- Ulu, moter, hyzmet mos me ba,
se n'pazar' sot ci jam kane,
lyp' te kan' edhe t'kam dhane.
Sot tri jav' nuse me u ba,
nan' dit' rrug' lark ci po jane.
- Zoti t'vraft', vlla, ci t'ka dhane
'Izet vjet bashk' ci i kem ba,
kurr' me hile s'em ke zane,
pse acj lark ti mua m'ke dhane?
Motres vet i paska thane:
- Hic marak moter mos u ban,
se nan' vllazen ci po jena,
kajher' n'vjet kem' me ardh' me t'marre.
Edhe motres ma marton.
Motra 'i fjal' jau paska thane:
- Ju nan' vllazen ci po u kam,
nan' murtaja ju u rashin,
tanvet shpirti ju u dalte
e n'oborr voret ja u pasha!
Edhe lgata kta po i kape,
tanvet shpirti po m'u del
edhe vorret n'oborr po m'i kene.
Kur a' mush' mueji taman,
pritte motra se shkojn' per me u pa,
kush me e pa nuk paska shkua,
se ken' dek' edhe marua.
Kur jan' mush' xjasht' muej taman,
pritte motra se shkojn' per me e marre:
sa marak motra ish ba
edhe xjogut po m'i bjen ne shpine,
ishte nis', per me ardh' n'xjini.
Kuntruoll* sarajit kur ki' dale,
sarajin e zi ma ki' pa.
Fill n'oborr paska shkua,
brim' t'madhe motra ka marre,
prej marakut motra po pelset,
prej nimdheetve fara na u ki' trete.
Kshtu e prallojn' ci' a' ken' motit,
por na pacim nimn e zotit.

Vrith, Shkrel (Shkoder), 1954

(*) Te vihet re trajta e mocme "uo," qe ne Malesi te Madhe degjohet, sado rralle. Zakonisht, atje perdorin "ua," por edhe "u."

Recitoi Leke Prele Vulaj.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Kenget Epike E Legjendare Shqiptare Empty Re: Kenget Epike E Legjendare Shqiptare

12th February 2016, 21:32
Ca po thot' Halil Garria,
be mi zotin trimi bani,
"pse nan' vllazen na ci jemi,
vec nji moter, tjeter s'kemi;
nan' dit' rrug' larg do ta napim?"
C'a' cue djali fill prej shpie,
paska vot' ke 'i zotni i rane
e zotnis' na i paska thane:
- Mramja e mir', more zotni.
J'a dhan,[1] djalit, mren' ka hi,
plaku i shpis' na e pret Garrine:
- Amanet, mor djal' i ri,
as na e ke nji cik' ne voter?
- Un' e kam nje teme moter.
Be mi zotin por kam ba,
sa t'jem xhall'[2] mos me e martu.
- Sa fisnik, ti djal', po m'duke.
Pesdhet' qese qesh' tu i dhane.
Sa shpejt menja i kekna kthie,
fjalen mikut ja ka dhane
edhe paret ja ka marre.
Ka marr' rrugen, n'shpi ka shkue:
sa fort niska me u penue!
Se vesht motra paska marre.
- Pash nji zot si te ka dhane,
pse, bre djal', me m'marr' kac[3] rane,
nan' dit' rrug' larg ti me m'dhane?
- Shko, moj moter, - na i ka thane, -
pse nji bes' du me ta dhane.
Se kur t'mushish plot nan' dite,
po t'vjen vllau e t'shef me sy,
e kur t'mushish plot nan' jave,
vjen Halili e t'merr ne t'pane.[4]
Nandhet' krush[5] na paskan ardhe
me da motren prej vllaznie;
nandhet' krush, tan' kalori,
paskan pas' te bardhen li,
si[6] krejt vllaznit lija i mbiti.
Askurrxha motra s'ka dite.
Kundron motra rrugen s'largu,
askurrxha nuk shef me sy.
Ulet, rrin n'hije t'nji ahu,
ban kuven me nji zog malit:
- Amanet, o zogu i malit,
t'm'i thush vllaut tem, Halilit,
ku e lae besen si m'ke dhane?[7]
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Shtat' vjet motra nejt tuj kja,
shtat' vjet zogu tu fluturu,[8]
shtat' vjet vorrin tu kerku,
pr' udh' ke djali paska shku.
Zogu djalit na i ka thane:
- Ku e lae besen si ke dhane?
T'pret nji moter, t'pret nji nane.[9]
Dhim' ke zoti na i ka ra.[10]
Njater' djali del prej vorrit,
na i ka ra xjogut ne shpine,
nan' dit' rrug' larg tu shkektu,
fill ke motra paska shku.
Motra e vet kenka gazmu.
- Cou ti, moter, n'shpi me shku.
- Po, lum motra! - na i ka thane
edhe gati qenka bame.
Kur kan' vot' ni nji shej venit,
po i thot' motra vllaut, Halilit:
- Era dhe, bre vlla, po t'vjen.
- Hik, moj moter, - na i ka thane, -
pse nan' vllazen jemi kane,
nan' saraje na i kem ba,
tu bajt' gur, tu ba kerqele,
prani era dhe me vjen.
Kur kan' vot' pak ma pertej,
motra vllaut na i ka thane:
- Po na i bjer ti fillit tan.[11]
- Hik, moj moter, - na i ka thane, -
pse nan' vllazen si kim qane
e nan' fej na i kemi pase,
t'nanave bashk' na u kemi ra,
copa gjuhet na jan' ba.
Kur kan' vot' tek[12] ma pertej,
sh'po kuvenin dy zogj malit,
me 'i cudi, si sod,[13] po flasin:
- Shkon i dekmi rrugs me t'gjallin!
- Nij, bre vlla, sh'thon' zogjt' e malit.
- Hec, moj moter, zoti t'vrafte,
se n'marrsh vesh ti zogjt' e malit,
per shtat vjet nuk mrrin ke shpia.
Kur kan' dal' me nji lak kodre,
na i ka pa sarajt e veta,
te xhith' zi edhe vrugue;
fort konaqet kenkan rrzue.
Po i thot' motra vllaut, Halilit:
- Djal' i motres, - na i ka thane, -
kto sarajet kshtu si jane?
Djali motres i ka thane:
- E nan' vllazen si kem qane
e nan' nuse na i kim marre,
nanqin krush na i kimi pase,
t'xhith' tuj kcy e tuj lodrue,
der konaqet na i kan' rrzue,
timi i pushkve i ka vrugue.
Ma pertej, - tha, - kur kan' shkue,
me nji koder kan' kalue,
na i kan' pa nan' vorre t'bardha:
sa trishtim motra ka marre.
- Po kto vorre e shkaf jane?
Tash shtat' vjet ketu s'kam qane,
po ketu s'i kam pa' lane.
- Hec, bre moter, - na i ka thane, -
pse nan' vllazen si kim qane,
nan' saraje na i kim ba,
nan' dibran'[14] na i kemi pase,
t'nan' kan' dek' e i kem vorrue.
Kan' marr' rrugen prap tuj shkue.
Afer shpis' kur jan' afrue,
nisin fjalt tuj bisidue,
djali motres na i ka thane:
- Majma kalin, - na i ka thane, -
se kam fjal' me nji njeri.
Ka dredh' rrugen, shkon ne shpi,[15]
ka xhet' nanen tuj qa n'hi.
- Sh'ke, ti, nan', - thot', - si po kjane?
Kush ma mir' se ti s'ka qane.
Ti nan' nuse m'i ke marre,
nan' saraje m'i ke ba.
- Shuj,[16] moj bi, zoti te vrafte,
se cish diten si ke shku ti,[17]
vllaznit tu jan' mlu me dhe!
Kap kuven[18] nana me t'bijn:
- Me ka erdhe? - na i ka thane.
- Me Halilin, - thot', - kam ardhe.
- Le,[19] moj bi, zoti te vrafte,
se Halili gjinet deke!
Kesh ta shof nji her' me si
e t'i nrrojm' me te di fjale!
Dor' per dor' na qenkan marre
e n'fun t'shkallve paskan ra:
kurkun djalin s'e kan' pa.
Por kan' vot' te vorri i djalit
e i bajn' za: "Halil Garri!"
Ma xhiall djali s'qenka ni,
vecse krahun jasht' ka shti,
besn e zotit mos me thi.
Nan' e bi jan' cu ne kame,
sa i kap' nji e madhe xhame, [20]
n'vorr t'Halilit dekun rane.

Rreja e Veles, Mirdite, 1951

[1] I eshte dhene, iu dha djalit.
[2] Sa t'jem gjalle (gj : xh).
[3] Perse te jam renduar kaq (q : c).
[4] Zakoni eshte qe nusja shkon, pas disa ditesh, te shtepia e saj "ne te pare."
[5] Krushq.
[6] Qe, - keshtu qe.
[7] Recituesi thote se vellezerit vdiqen nga lija, por me pas shton qe ata vrane njeri tjetrin.
[8] Duke fluturuar.
[9] Pret dhe nena qe djali t'i sjelli vajzen. Varg fort i bukur, qe s'e kemi hasur ne variantet e tjera.
[10] I ka rene, ka ndier nje dhimbje shume te madhe.
[11] Bjeri fyellit tend.
[12] Tek: pak.
[13] Zogjte po kuvendojne te cuditur si edhe ne sot.
[14] Nente mjeshter; mjeshtrit vinin nga anet e Dibres. Fjala "dibran" e ka edhe ate kuptim ne Mirdite e gjetiu.
[15] Eshte vajza.
[16] Shuej - pusho.
[17] Vargun recituesi e thote paroksiton, duke i vene theksin e fundit te gjate ne rrokjen 7, te "shku," dhe duke e bere te shkurter rrokjen 8, "ti." Procedim i rralle, por i njohur qe flet per shkathtesi te vecante ne krijimin e vargjeve nga kengetari.
[18] Ze, rrok kuvendin, - ze perseri.
[19] Lere, - pusho.
[20] Nje e madhe "gjame," - gjeme.

E mbledhur ne Rubik nga nje minator prej fshatit Rreja e Veles. Ai kendonte edhe me cifteli. Lahuta perdoret rralle ne Mirdite; ciftelia eshte bere vegla e vendit.
Sponsored content

Kenget Epike E Legjendare Shqiptare Empty Re: Kenget Epike E Legjendare Shqiptare

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi