- Amelia
- Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Vajtimi i Ajkunës
12th February 2016, 21:36
Vajtimi i Ajkunës
Drita â dalë e dritë s'po ban,
ka le dielli e nuk po nxeh!
Ça ka ba Gjeto Basho Muji?
Djalin n'dhe Muji e ka shti. . .
A dredhë Muji e në shpi ka shkue,
nana e djalit po e pyet:
- Mujo, djalin ç'ma ka gjetë?
N'Lugjet t'Verdha, a thue ka mbetë? . . .
Qyqe vetëm rrugën paska marrë,
kanë zanë, vend yjt vajin me e ndie!
atëherë nana hanën ka mallkue:
T'u shkimtë drita ty, o mari hanë,
që s'ma çove atë natë një fjalë,
n'Lugje t'Verdha, shpejt me dalë,
bashkë me hy n'nji varr me djalë!. . .
Kur ka shkue te varri i djalit,
ka pa ahin treqir vjeç,
ahi ishte rrema - rrema,
nji ma t'bukrin mbi varr po e shtin,
Mirë po pshtetet për degë t'ahit,
pikon loti mbi varr të djalit.
Kanë lanë kangën zogjtë e malit,
kanë lanë kangën me vështrue!
- Po a s'e din se kush ka ardhë,
që nuk çohesh për m'u falë,
more i miri i nanës - o?
Amanet, o more bir,
dil nji herë ksi burgut t'errët,
fol me nanën që t'ka rritë,
s'm'ke lanë kurrë kaq shumë me pritë. . .
more Omer i nanës - o!
A thue gjokun me ta prue?
Dil një herë për me lodrue,
bjer ndër gurra me u freskue,
kërko majat bashkë me zana,
se ty varrim të ruen nana,
more i miri i nanës - o! . . .
Drita â dalë e dritë s'po ban,
ka le dielli e nuk po nxeh!
Ça ka ba Gjeto Basho Muji?
Djalin n'dhe Muji e ka shti. . .
A dredhë Muji e në shpi ka shkue,
nana e djalit po e pyet:
- Mujo, djalin ç'ma ka gjetë?
N'Lugjet t'Verdha, a thue ka mbetë? . . .
Qyqe vetëm rrugën paska marrë,
kanë zanë, vend yjt vajin me e ndie!
atëherë nana hanën ka mallkue:
T'u shkimtë drita ty, o mari hanë,
që s'ma çove atë natë një fjalë,
n'Lugje t'Verdha, shpejt me dalë,
bashkë me hy n'nji varr me djalë!. . .
Kur ka shkue te varri i djalit,
ka pa ahin treqir vjeç,
ahi ishte rrema - rrema,
nji ma t'bukrin mbi varr po e shtin,
Mirë po pshtetet për degë t'ahit,
pikon loti mbi varr të djalit.
Kanë lanë kangën zogjtë e malit,
kanë lanë kangën me vështrue!
- Po a s'e din se kush ka ardhë,
që nuk çohesh për m'u falë,
more i miri i nanës - o?
Amanet, o more bir,
dil nji herë ksi burgut t'errët,
fol me nanën që t'ka rritë,
s'm'ke lanë kurrë kaq shumë me pritë. . .
more Omer i nanës - o!
A thue gjokun me ta prue?
Dil një herë për me lodrue,
bjer ndër gurra me u freskue,
kërko majat bashkë me zana,
se ty varrim të ruen nana,
more i miri i nanës - o! . . .
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi