- Amelia
- Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Shpërthim i fuqishëm në Ankara, 28 të vdekur dhe shumë të plagosur
17th February 2016, 22:31
Një shpërthim i fuqishëm është verifikuar këtë pasdite në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, duke lënë 28 të vdekur dhe rreth 60 të plagosur.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave një automjet i mbushur me eksploziv ka shpërthyer gjatë kalimit pranë saj të një autobusi me ushtarë turk në bord.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë mes selisë së Parlamentit dhe një baze ushtarake. Pamjet që vijnë nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të mëdha tymi. Ndërkaq, ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikëset janë mbledhur menjëherë në zonë.
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu anuloi një vizitë të planifikuar për në Bruksel dhe deklaroi se qeveria është e angazhuar për të zbardhur deri në fund këtë incident tragjik. Ndërsa zëvendëskryeministri, Bekir Bozdag e quajti ngjarjen një “akt terrorist”.
Turqia është goditur nga një seri sulmesh terroriste së fundmi, përfshirë atë të një atentatori vetëvrasës që muajin e kaluar u mori jetën 10 personave në Stamboll. Ndërsa në tetor, një sulm ndaj një marshimi për paqen u mori jetën të paktën 99 personave, po në Ankara.
Së fundmi Turqia është përfshirë akoma më shumë në konfliktin sirian dhe është përballur me kërcënime nga grupe të ndryshme, përfshirë ISIS dhe Partinë e paligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, PKK.
/ Top Channel
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi