- ProgonAnëtar aktiv
- Regjistruar : 20/02/2008
Postime : 140
Points : 300
Reputacioni : 21
Perandoria Osmane ngriti male me kufoma shqiptarësh !!
18th February 2016, 21:56
Perandoria Osmane ngriti male me kufoma shqiptarësh !!
Ekzaltimi fetar i një lufte që perceptohej si luftë e
shenjtë kundër të pafeve, kur Perandoria Osmane
ngriti male me kufoma shqiptarësh, që shërbenin si
legjitimim e përligjje e pushtimeve.
Në librin “Kronikat e Tursun Beut”, vijnë dëshmi të panjohura nga kronikani i Sulltan Mehmetit II, pushtuesit të Kostandinopojës, Ballkanit dhe Shqipërisë.
Këtu më poshtë janë të plotë kapitujt
për Shqipërinë, si shfaqet areali shqiptar në sytë e shkrimtarit turk, shërbëtorit dhe udhëpërshkruesit besnik të Sulltanit, Tursun Beu, ku përveç luftës, erotika dhe simbolizmi seksual është
nënteksti pas çdo pushtimi dhe nënshtrimi të
vendeve, popujve, mbretërve, kështjellave dhe
qyteteve.
Fushata e sundimtarit Baba i Pushtimit në rojet etnike të Shqipërisë, nënshtrimi i rebelëve vendës dhe
ndërtimi i fortesës së Elbasanit
tursun beu
Në pranverën e vitit tetëqind e shtatëdhjetë (1466),
kur në mes të kuvendit të lëndinës lauresha psalte
me zë melodioz vargun: “E vështro në gjurmët e
mëshirës së Zotit, si Ai i jep jetë tokës së vdekur
(Kurani 30:50)”, pas shpalljes së nisjes së luftës
kundër Shqipërisë, çdo gazi ngjeshi me dëshirë
shpatën.
Flamujt-emblema të pushtimit – u vunë në
lëvizje nga Edreneja. Kur tendat e fushimit të
Sulltanit shtrinë hijen e tyre mbi fushën e qytetit të
Manastirit, aty rendën nga të gjitha anët luftëtarët –
të prirë prej fitores – për t’iu bashkuar ushtrisë
perandorake, si ca lumenj të mëdhenj që lëshohen
në det dhe, si dallgët e detit që venë e përplasen, u
derdhën mbi Shqipëri.
Aradhe të tilla secila me një mijë luftëtarë.
Ku secili nga këta guximtarë, sa një mijë heronj
vlen.
Kasneci i gjendjes bëri të mbërrijë në veshët e
mëkatarëve të pafe jehona e kërcënimit: “O
milingona! Futuni nëpër shtëpi që të mos ju shkelë
Solomoni me trupat e tij! (Kurani 27:18)”.
Të pafetë
e mallkuar mbetën të hutuar e të çoroditur nga
njoftimi i llahtarshëm i këtij sulmi të afërt dhe vajtën
u strehuan nëpër malet e rrëpira e luginat e thella,
duke bllokuar shtigjet. Bënë gjithë ç’mundën për t’u
mbrojtur dhe kështu dëshmuan tërë kryeneçësinë e
tyre për të rezistuar, duke këmbëngulur në
prapësinë e tyre më të skajshme.
Por luftëtarët e
Sulltanit, të nxitur prej mendimit të shpërblesës
hyjnore të luftës së shenjtë, si dhe të shpresës për
të bërë plaçkë të madhe, përparuan në të atillë
mënyrë sa që çdo mal i pakapërcyeshëm dhe çdo
luginë e thellë u dukej rrafshinë e lehtë “ku nuk do të
mund të shihje as ultësirë, as lartësi (Kurani
20:107)”.
Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan
çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq
shumë pasuri të frymore e jofrymore, saqë
djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje
hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të
këndshme me tipare të tilla që mjaft që t’i shihje në
fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për vetëm
tre apo katërqind aspra.
Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë
kujton se është përnjëmend në Parajsë.
T’i shihje kur mbi gjoksin tim dergjej,
do besoje se në një trup dy shpirtra qenë.
Te tillë djelmosha që, për atë Zot, në thonë
Se ka dhe më të bukur, gënjeshtra thonë.
Veç kësaj, buaj me lëkurë “në ngjyrë të verdhë të
ndezur që kënaq shikimin (Kurani 2:69)” mund t’i
blije për tri a katër aspra, ndërsa edhe për më pak se
dy aspra shitej një dash përçor i kopesë që është
bërë gati për t’iu flijuar Zotit. Çdo çadër ishte e
mbushur përplot me plaçkë të rrëmbyer.
Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata
harbutë të pafe.
Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim
sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me
zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të
islamit me një të rënë të shpatës, – fap-fap – i
ekzekutonin. I bënë kështu ata njerëz që aq të etur e
të dëshiruar qenë pas vdekjes, të shijonin verën e
rrënimit që derdhej prej shpatës së shndritshme.
Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë,
katër mijë, shtatë mijë nga të pafetë. Prej kufomave
të shumta, lugina të thella tanimë ngjasoni si të ishin
kodra. Prej gjakut të derdhur, rrafshina të gjera tani
ngjasonin si Amudarja (Xhejhun: Oksusi i lashtë, që
bashkë me Sirdarjen formonin Transoksianën,
territor që sot përkon pjesërisht me Uzebkistanin .
Aludohet për ujërat e bollshme të këtij lumi) që
rridhte.
Pas tërë këtij shkatërrimi, u mor vendimi i
mëposhtëm: në fushën e Jundit që është kërthiza e
atij vendi, do të ndërtohej një fortesë e pathyeshme.
Sakaq mëkëmbësit fisnikë, hodhën themelet e një
fortese të qëndrueshme katërkëndëshe, siç qenë
urdhëruar, dhe brenda një kohe të shkurtër e kryen
ndërtimin.
Katërkëndëshi në është thënë të jetë me ogurzeza
formë,
s’ka dyshim se do të ketë qene e tillë për të pafetë.
Në pastë diçka që të përqaset me yllin e Shahut te
gjithësisë,
s’ ka dyshim se kjo është më e mbara e formave.
Një kështjellë që s’mund te dallohet prej reve,
kullë e saj është mur a re e zezë?
Ai vend ishte i rrethuar nga të gjitha anët me male të
pakalueshme e gryka, por të pafetë që jetonin në ato
lartësi s’bënin dot pa fushën ku rrjedh uji i bollshëm
dhe ku tokat e bukës janë pjellore e të pasura. Meqë
mes njerëzve u përhap fjala dhe zuri vend bindja se
ishte një tokë pjellore, aty u dynd nga të katër anët
ku ndodhej popullsia islame. Emrin ia vunë Elbasan,
që i përshtatej natyrës së tij (Është fjala për një lojë
të mundshme fjalësh mes emrit të fortesës dhe
shprehjes “el basan”, që mund të përkthehet me
shprehjen “të vësh dorën në zjarr”.
Ende sot ai vendi është kaq i lulëzuar saqë të kujton gjurmë e
një udhëtimi në Shtëpinë e Parajsës dhe vazhdon
akoma të rritet. U dyfishoftë rritja e tij!
Pasi u krye ndërtimi i fortesës, Sulltani emëroi një
komandant me nam dhe la aty roja të përkushtuar
gjer në vdekje. Ajo iu bashkëngjit sanxhakut të
Ohrit dhe iu besua sanxhakbeut të tij. Atëherë
sulltan Mehmeti u kthye fitimtar e triumfues në
Edrene, kryeqytet i Sulltanatit.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi