Bojken Abazi: kush është shqiptari i parë që u cilësua “non grata” nga qeveria e Prishtinës
17th March 2016, 22:34
Bojken Abazi: kush është shqiptari i parë që u cilësua “non grata” nga qeveria e Prishtinës
Rasti i Bojken Abazit, drejtuesit të Vetëvendosje-s, është vulosja e një rasti unikal në historinë e shtetit të Kosovës, ku për herë të parë shpall të padëshiruar një bashkëkombas, por që është shtetas i Republikës së Shqipërisë.Bojken Abazi, drejtuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare në Vetëvendosje, është një aktivist i hershëm i shoqërisë civile në Shqipëri dhe kaloi në Kosovë pikërisht kur Mjaft-i, të cilit i përkiste, u kthye në fillim në një parti politike si G99-ta, e më pas u shkri brenda Partisë Socialiste.
Bojken Abazi, i shkolluar në Universitetin e Michiganit në SHBA, ka qenë një nga njerëzit e afërt të Erjon Veliajt në lëvizjen Mjaft dhe në vitin 2005 drejtoi projektin “Udha e Shkronjave” ku Mjaft me fondet e ndërkombëtarëve ngriti shkolla ambulante për fëmijët e zonave informale të Tiranës.
Bojken Abazi në atë kohë u reklamua në disa televizione të Tiranës, kryesisht nga Adi Krasta si një politikan me të ardhme, por u nda me Veliajn kur ndodhi “shizma” e parë brenda Mjaft-it.
Së bashku me Sokol Shametin, njeriun që do themelonte Mapo-n – organin e parë mediatik të Mjaft-it, sot në duart e Henri Çilit – por edhe aktivistë të tjerë, Abazi u bë pjesa e majtë e lëvizjes, që e gjeti Vetëvendosje-n si terren pranë tij. Nuk ishte vetëm Abazi, por edhe Ermira Danaj dhe Arbër Zaimi që nga Shqipëria morën pjesë natyrshëm në Vetëvendosje-n e Albin Kurtit. Pasi kjo parti ka bashkimin kombëtar si pjesë thelbësore të programit të saj.
Kujtojmë me këtë rast se dy nga deputetët e parë të VV-se ishin nga Shqipëria: Alma Lama, një fushëkrujase e cila ushtronte korrespondenten e Top Channel-it në Kosovë, si dhe politologu Hysamedin Feraj, kosovar, por prej vitesh pedagog në Universitetin e Tiranës, gati-gati i kthyer në shqiptar të Shqipërisë.
Por ngjarja e dy ditëve më parë, kur Prishtina zyrtare cilësoi “të padëshirueshëm” një shqiptar vetëm se e quante “të papërshtashëm”, krijon një precedent të rrezikshëm.
Bojken Abazi mund të dënohej me ligjet e Kosovës nëse i ka shkelur ato, sipas Kodit Penal apo Civil, pra me burg apo me gjobë, por asesi me dëbim, pasi ky akt të kujton politikën e vjetër të Beogradit.
Albin Kurti kërkoi reagimin e Tiranës. Dhe në fakt, të paktën Ministria e Jashtme duhet të kishte reaguar.
Ndërkohë, Sokol Shameti, një gazetar i njohur shqiptar i cili ka qenë koleg me Bojken Abazin në Mjaft, ka shkruar sot: “Arrestime politike dhe deportime shqiptarësh nga Kosova janë bërë vetëm kur atje sundonin pushtuesit serbë. Kaq do të mjaftonte që qeveria aktuale e Kosovës të ndalonte për të konsideruar koordinatën e vet dhe për të rivlerësuar rolin që ajo luan në këtë vend që banohet në 98% të tij (po aq sa edhe Shqipëria e cunguar monoetnike) nga shqiptarë”.
Ndërsa vetë Boiken Abazi, ka shkruar një postim tipikisht të majtë që të kujton njësitet guerile të para luftës së Dytë Botërore.
“Qindra qytetare te RSh erdhen ne kohen e luftes ne Kosove dhe luftuan krah per krah me ushtaret e tjere te UCK-se kunder regjimit fashist te Serbise. Ne fillim te viteve 90, nje grup i pergatitur ish-ushtarakesh te RSh prodhoi librat dhe manualet teoriko-ushtarake te luftes guerrilase ne KS, qe LPK-ja i perdori per themelimin UCK-se dhe formimin e ushtareve qe i bashkoheshin perpjekjes se popullit shqiptar per liri.
Sot, shqiptaret e Kosoves, po jetojne nen regjimin autoritar Mustafa-Thaci qe ka instaluar nje shtet policor qe tenton te shtypi me dhune cdokend qe kundershton rikthimin e Serbise ne KS permes “Zajednices” nga pasardhesit politike te Miloshevicit. Sot qe qytetaret e Kosoves po ngrihen ne protesta mbarepopullore per ta permbysur kete regjim te ri, regjimi ben arrestime te panumerta te aktivisteve te Levizjes Vetevendosje, dhe ndalesa ne kufi dhe deportime politike te shqiptareve qe i jane bashkuar rezistences.
Shqiptaret jashte KS nuk i ka ndalur dot atehere ushtria e Serbise per t’u solidarizuar me perpjekjen e popullit te Kosoves per liri, dhe aq me pak mund t’i ndali sot ky regjim kriminelesh matrapaze, per t’u bashkuar ne rezistencen mbarepopullore. Populli i Kosoves nuk ka per te qene asnjehere vetem ne perpjekjen drejt clirimit te dyte! Me VETEVENDOSJEN, deri ne bashkimin me Shqiperine”!
Përgatiti: Ylli Pata – /tesheshi.com/
- epanjohuraAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Re: Bojken Abazi: kush është shqiptari i parë që u cilësua “non grata” nga qeveria e Prishtinës
17th March 2016, 23:22
Tani po shprehem si qytetare e Kosoves pa asnje anim partiak.....Opozita si opozit ka drejt te protestoj ne menyre paqesore,parlamentare por jo te shkatrroj pronen private e shteterore.....Nisma dhe AAK-ja ishin ne pushtet kur eshte nenshkruar ajo marveshje,udheheqesit e Nismes jane antaret e PDK-s....
Fakt qe Alma Lama ishte antare e VV- por ajo e vrejti heret qe nuk jane njerez serioz per te udhehequr me shtetin dhe iku ne LDK.Nuk jame per at qe qytetari Shqipetar te shpallet “non grata”,por edhe shteti Shqiptar do vepronte ne te njejten menyre....Mendimi imi....Ndoshta jame gabim...
Fakt qe Alma Lama ishte antare e VV- por ajo e vrejti heret qe nuk jane njerez serioz per te udhehequr me shtetin dhe iku ne LDK.Nuk jame per at qe qytetari Shqipetar te shpallet “non grata”,por edhe shteti Shqiptar do vepronte ne te njejten menyre....Mendimi imi....Ndoshta jame gabim...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi