Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
virusi
virusi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Regjistruar : 26/12/2007
Postime : 1662
Info : Sigurisht
Points : 568
Reputacioni : 44
Medalje Medalje2 Medalje3

“Banda” që drejton Korçën/ Nga Elvi FUNDO Empty “Banda” që drejton Korçën/ Nga Elvi FUNDO

1st April 2016, 21:45
“Banda” që drejton Korçën/ Nga Elvi FUNDO

Një fakt që ndoshta pak artikulohet në publik, më shumë sesa opinion duket që nga rrethanat dhe detajet të jetë një e vërtëtë që qytetarët e flasin, por publikisht ka vetëm heshtje.

Korça qyteti i serenatave, pazarit të bukur, kullës banale, një parku të mbjellë me bar taze, më një ekip kampion në futboll, me qytetari, kulturë dhe fshatarësi të zhvilluar brenda saj, është peng i një klani apo më mirë “bande” që e drejton dhe qeveris.

“Bandë” mund ta quajmë skuadrën apo grupin e shokëve të zv/kryeministrit Niko Peleshi, i cili me pult sot nga Tirana, drejton pushtetin dhe opozitën fatkeqësisht në Korçë.

Peleshi, sot është njeriu i gjithëpushtetshëm, është ai që shokët e tij të shkollës, mëhallës, njohjeve, miqësive, bizneseve i shpërndan në poste sa në pushtet aq dhe në opozitë.

I katapultuar në krye të PS-së me mbështetjen politike të Ben Blushit, sot zv/kryeministri i vendit “shkëlqen” duke shpërndarë, uzurpuar, përdorur, shpërblyer këdo me cdo pushtet të mundshëm, në atë që mund të quhet qyteti i qeverisur me stilin e Niko Peleshit. Qyteti ku startoi gjithçka me një kullë betoni, vazhdoi më një pazar dhe park për t’u lavdëruar, por që në fakt ska punë, ska bukë, ska zhvillim, ka klube plot me burra me xhepa bosh, por fatkeqesisht ska as kusht të flasë e bërtasë s’ka as opozitë.

“Banda”që qeveris Korçën, ka komandat Niko Peleshin, në fakt jo tamam, por që udhëheq dhe drejton me dorë të fortë sa në pushtet aq dhe në opozitë.

Të sjellim faktet dhe detajet për të qëndruar me këmbë, mu në mes të pedonales afër kullës së betonit, por edhe “bandës” që bashkon kjo kullë.

Së pari, Korça sot në pushtet ka një drejtues për emërimet e drejtorëve dhe shpërndarjen e pushtetit, ky është Niko Peleshi, këtë e di dhe Lili (macja e shtëpisë time në Korçë). Pushtet që e ushtron edhe me meritën e votave të fituara në zgjedhje. Problemi nuk qëndron vetëm këtu, ai ushtron pushtet në qeveri, në bashki por edhe mbi opozitën. Ai ka gjithcka nën kontrroll.

Dje “komandanti” i shokëve, një e mbajti fort dhe e bëri “të madh”. Raqkë Filon, sot Sotiraqi i bashkisë, me detyrë kryetar në Korçë, e mbante ti shiste xhinse dhe më pas kompjutera, pasi i shërbeu si këto cupkat që shesin tek “Myslym Shyri” e bëri “trashëgimtar”. Jo tek rruga e dyqaneve të Tiranës por i dha Bashkinë e Korçës.

Pas Raqkës kemi Ilirin. “Doktori” nga profesioni ishte gjithmonë afër, i urtë dhe i shtruar, në kabinet, por edhe në pushtet. Sot është deputet, Raqka mori bashkinë ai Parlamentit. Një këtu e një aty.

I katërti nga shoqëria është kreu i PD-së në Korçë, Andrea (Aldo) Mano. Bashkë me Raqën, Nikon dhe Ilirin themeluan PDR-në, e Genc Pollos vite e vite më parë. Andrea i shkretë u bë kryetar. Jo se donte vetë e vuri Niko Peleshi, ashtu sic dhe dëgjeneroi kur u përplasën elektoralisht në vitin 2011.

Andrea shiti më shumë se Raqka por nuk rezistoi dot shumë gjatë. I shërbeu Nikos në zgjedhjet e vitit 2007, 2009, 2013, 2014, 2015 (Në Korcë ka pasur zgjedhje vendore në vjeshtën e 2014) dhe vazhdon të bëjë detyrën e tij si ushtar i bindur.

Mano shkoi të bëhej murg, por Niko shkoi dhe e nxori nga manastiri, thonë djemtë që e njohin shoqërinë e tyre. “Aldoja të mbytet nuk shlyhet dot me Nikon, ai e shpëtoi kur donte të behëj murg”, këtë fjali e dëgjon kudo në Korçë. Ashtu sic dëgjon “Nikoja, Nikoja ai i bën të gjitha, Raqi është roje në bashki, të tjerët janë ushtarë”. Dy fakte që i dëgjon kudo, lart dhe poshtë kullës, brenda dhe jashtë bashkisë.

Pushtet që Niko Peleshi e ushtron sa majtas aq dhe djathtas, e bënte dje për shoqëri tek mansatiri e bën sot për qeveri tek PD-ja. Pushtet që i mbyll gojën opozitës për problemet që ka Korca. Të ishte Londra, kaq heshtje nuk do kishte nga kundërshtari politik në Korçë. Thua s’ka probleme, papunësi, halle, varfëri….

Gjithcka shkon në heshtje. Thjesht dhe vetëm për një arsye, Korca drejtohet nga “banda” e Niko Peleshit. Njëri është zv/kryeministër, tjetri kryetar bashkie, tjetri deputet, tjetri kryetar i PD-së. Ka dhe ndonjë syresh që vjen vërdallë kot, sepse Niko s’ka besimin e duhur.

Kjo në fakt është “banda” që drejton Korçën, është klani që ka sot në dorë qytetin, që vendos, kush do jetë në pushtet e kush në opozitë, kush do punojë e kush jo, kush do jetojë por edhe kushdo vdesë. Tenderat dhe skandalet i dinë dhe minjtë dhe macet. Nuk e vrasin atë që flet, por e sakatojnë me shumë e shumë mënyra. “Banda” funksionon në mënyrë të përkyer, është si një kitarë e akorduar pak përpara se telat e saj të nxjerin tinguj serenate.

Është “banda” që drejton Korçën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi