- MonroeAnëtar elitë
- Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Djelmosha, kujdesuni: FEMRAT gjithnjë e më shumë TRADHTOJNË derisa ju i SHIKONI NDESHJET
18th June 2016, 15:43
Derisa meshkujt argëtohen duke shikuar nga tri ndeshje brenda ditës, “argëtimin” e vet një e katërta e femrave do ta kërkojnë duke bërë tradhti. Mirëpo edhe djelmoshat përdorin, në rend të parë, këtë pretekst për të tradhtuar.
Një hulumtim të cilin e ka bërë sajti për njohje online të njerëzve të zënë, Gleeden, ka zbuluar që femrat nuk do të tolerojnë shumë mungesën e kujdesit të mashkullit gjatë kampionatit të futbollit.
Ky sajt francez me dy milionë anëtarë, në rend të parë, u është përkushtuar femrave, të cilat tashmë janë në lidhje apo të martuara, transmeton Telegrafi.
Gjatë Kampionatit botëror 2014 numri i femrave të regjistruara është shtuar për 71 për qind brenda një muaji. Kjo, ndryshe, do të thotë që mesatarisht çdo ditë janë regjistruar 1.400 femra.
I kanë intervistuar 5.000 anëtare të veta, ndërkaq një e katërta e tyre kanë pranuar se do të argëtoheshin duke tradhtuar bashkëshortin apo të dashurin derisa shikojnë futbollin.
Vetëm 12 për qind e tyre do të shikonin ndeshjet bashkë me partnerët e tyre.
Njëkohësisht 76 për qind e meshkujve do të shfrytëzonin “po shkoj të shikoj ndeshjen” si pretekst që të tradhtojnë bashkëshortet e veta.
Mirëpo, siç shkruan Daily Star, ata të cilët shpresojnë për të bërë tradhti, do të duhej të shikonin ndeshjet, sepsesifilizi është duke u përhapur me të madhe.
Gjithashtu, të gjithë ata të cilët kërkojnë shërbime nga prostitutat në Euro 2016 do të dënohen, por edhe do të turpërohen me detyrimin për të shkuar në kursin mbi seksin.
Gjoba për seks me prostitutën është 1.500 euro, ndërkaq po u kapën për herë të dytë do të gjobiten me 3.750 euro. /Telegrafi/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi