Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
LiNuX
LiNuX
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 06/01/2008
Postime : 259
Points : 3
Reputacioni : 3
Medalje2 Medalje3
http://security.team-forum.net

Flamuri Misterioz i Kosovës! Empty Flamuri Misterioz i Kosovës!

20th February 2008, 13:07
Flamuri Misterioz i Kosovës!

Edhe pse akoma se kuptova se cila “Marigonë” na e projektoi dhe qëndisi kësaj radhe flamurin për shtetin e sapo lindur të Kosovës, dhe akoma askush nuk e shpjegoi domethënjen e këtij simboli, edhe pse sigurisht do të ketë shpjegime të versionit si p.sh: se ngjyra e kaltër simbolizon paqen dhe tolerancën mes etnive, harta e Kosovës në mes simbolizon gjeografinë aktuale të Kosovës, si dhe 6 yjet simbolizojnë 6 etnitetet që jetojnë në Kosovë.

Por, a do të jetë kjo përgjigjja e saktë apo qëndron një realitet krejt tjetër prapa këtij simboli, prapa të cilit mund të fshihen edhe domethënje të tjera!! Pas publikimit të këtij simboli i cili u ishte servuar deputetëve të parlamentit të Kosovës si mishi në pjatë, pa patur kurrfarë mundësie për ndonjë alternativë tjetër, vendosa të hulumtoj më shumë për këto simbole dhe rreth domethënjeve të ngjyrave, që fshihen pas këtij flamuri.

Ngjyra blu në paganizëm, judaizëm dhe krishterizëm

Bazuar në shkrimet historike, në mitologjinë egjiptase është i njohur zambaku blu me mes të verdhë (Nymphaea Caerulea)

Flamuri i ri Kosovës ka plotë ngjajshmëri me këtë simbol pagan egjiptjan. "Tek Egjiptjanët, zambaku i kaltër me mes të verdhë simbolizon arritjen e "Jetës pas vdekjes" apo pavdekshmërinë për njerëzit e drejtë. Në disa mite dielli ishte "rilindur" çdo ditë nga një Zambak i kaltër. I vdekuri shpresonte të rilind çdo ditë nga ky zambak i kaltër i mrekullueshëm, njejtë sikur se dielli”.

Në judaizëm, ngjyra blu është simbol profetik i shpalljes hyjnore, dashurisë së Perëndisë dhe Parajsës së hapur. Ngjyra blu pëdoret shumë intenzivisht në Dhiatën e Vjetër për të përshkruar varjet e ndryshme në vendet e shenjta. Në përgjithësi ngjyra blu do të duhej të konsiderohet si hyjnore. Kjo ngjyrë gjithashtu vjen nga specia e guacës se detit, e quajtur 'chelzon' (shenjë mbrojtëse e Hebrenjve),

Ngjyra blu në judaizëm ka edhe këto domethënje: Zot, Qiell, Besim dhe Shpallje Profetike, ndërsa në Krishterizëm ngjyra blu simbolizon Marinë nënën e Profetit Jezu (Isa a.s)

Ngjyra e verdhë në paganizëm dhe në katolicizëm

Në mitologjinë e lashtë egjiptiane edhe dielli edhe ari ishin të verdha dhe ndanin cilësitë e përjetësisë. Kështu që gjithçka e përshkruar me të verdhë në artin Egjiptian e kishte këtë konotacion. Eshtrat dhe lëkura e perëndive besohej të ishin nga ari....

Ngjyra e verdhë është gjithashtu simbol edhe i katolicizmit dhe simbol i flamurit të shtetit të Vatikanit i cili kombinohet me ngjyrën e bardhë!! Ngjyra e bardhë, në katolicizëm, simbolizon edhe “pastërtinë” edhe “dritën”.

Ndërsa kombinimi 3 ngjyrësh është edhe simbol i trinitetit!

Nëse kemi parasysh flamurin e Bashkimit Europian me 12 yje, i cili ka ngjajshmëri me flamurin e ri të Kosovës, në fillim është folur se 12 yjet në flamurin e BE-së paraqesin 12 shtetet e bashkimit europian, por a thua është kjo përgjigjja reale, kur kihet parasysh se numri i shteteve ka shkuar në 27! Për këto 12 yje ka mendime se simbolizojnë 12 fiset judaike. Se çka simbolizojnë në realitet 6 yje në flamurin e ri të Kosovës, këtë gjë si duket e di vetëm “Marigona” !!
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Flamuri Misterioz i Kosovës! Empty Re: Flamuri Misterioz i Kosovës!

20th February 2008, 19:18
I nderuari Linux,

Sa i perket flamurit kosovar mundem te jap edhe une mendimin tim, ndonese me pak fjale por qe ta kuptoni edhe ju esencen, respektivisht qellimin...

Na ka mesuar historia qe te kemi flamuj te kuq, flamuj me dmth-nie te kjartë, flamuj me ngjyra gjaku e me shqiponjë, ishte kjo periudha hisstorike e popullit shqiptar i cili kaloj neper luftera qe nga ajo e tmadhit Skenderbe e deri ne luften e fundit te UCK-së, qe nga ajo kohe e kishim flamurin kuq e zi per te cilin eshte sakrifikuar e derdhur shumë gjak, gjaku me ngjyren e vet e ruan edhe vendin e vet ne simbolin shteteror bashk me shqipen dykrenare.....

Kesaj radhe lufta e fundit ne Kosove sikur u nis, u kry "por s'u derdh gjak" dhe si rezultat na lindi nje flamur te cilin nuk e qendisi as Marigona e as ......por kryekeputur administrata e UNMIKUT bashk me ato shtete qe e pekrahen dhe ndihmuan Kosoven neperzenie te bishave serbe nga toka e jonë, une e kuptoj dhe e them me plot bindjen se

"nese nuk clirohesh vet, e te clirojne te tjeret, ata edhe vendosin per ty, mua, tjetrin dhe perfundimisht edhe per flamurin e KOsoves.

Ato ngjyra te flamurit, ato yje njeashtu mire i ke definuar, ndoshta edhe kane prapavi tjeter por une mendoj se ata logarisin nje multietnicitet kosovar por duke harruar se shqiptaret jane shumicë dermuese me 93 % perderisa ata serbe, turqë, romë, ashkali e egjiptian e kane te njejtin vend edhe ne simbol shteteror me shqiptaret shumicë sepse vet qeveritaret tone nenshkruanin korniza e c'korniza ne te cilat kerkohej qe te gjithe te jene e trajtohen te njejtë...por.....ndasht!!!

Une e kam vetem nje flamur, "mjerisht" edhe pse e prita pavaresine afer syve, nuk e bleva edhe kete te fundit me te cilin po na njef dal-ngadal bota,
une e kam nje flamur dhe kurrrrrr s'do e ndrroj me asnje flamur tjeter, atë, veq qe e kam prezent ne shtepi, dhoma, zyre pune apo studimesh, ate mbi te gjitha e kam dhe e mbaj me rrespektin me te madh ne zemër.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Flamuri Misterioz i Kosovës! Empty Re: Flamuri Misterioz i Kosovës!

20th February 2008, 19:24
Albini shkruajti:I nderuari Linux,

Albini s'me mbetet gje tjeter vec te te pershendes, je nje Shqiptar i vertet respekte.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Flamuri Misterioz i Kosovës! Empty Re: Flamuri Misterioz i Kosovës!

21st February 2008, 12:41
misteriozi i flmurit eshte 6 yje dhe harta e kosoves tregojn mulietnicitein ne kosove ,zgjithje tjetr nuk kishte edhe pse isha ne emosionin e pritjes se shpalljes se pavaresisi ,direkt ne kosove ta shijoja endrren e kahmotshme ,qe ne fund u realizue kjo ishte njienderr me kushte rreth flamurit ne kemi flmurin kombetar qe e kemi ne zemer albin dhe aj flamuer do te jet sa te jet gjall shqipatri ky me ngjyr te kaltert eshte nji simbol jo i zemeres por i dhunes dhe i kushtzimit ky flamuer eshte vetem nji formalietet ,dhe mua nuk me brengos ky formalitet kur dihet flmuret kuq e zi u valviten ne te r shqipatrin ,cdo qytet ne shqipri cdo rruge ne cdo skaj ishte flmuri kuq e zi ,ket e deshmuan shqiptaret para botes se ne kemi nji flmur dhe nji gjuhe qe na bashkon edhe shpritin edhe zemren edhe gjakun ,dhe kush ishte ne kosove kush ishte pran bulevardit nentereza e ndiu me mire me afer gezmin e dites se shpalljes se pavaresisi ,kush ishte ne kryken e kaqanikut qe ishte mbulue me flmuj ter rruga ajo kryk ku u pren e u vran shum shqiptare ,qe nuk len te flas goja por flet flmuri simboli shqipatre .ishte nji krenari nji vendim qe shqiptretme ne fund mbrrin te jen zot te shtepis se tyre .
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Flamuri Misterioz i Kosovës! Empty Re: Flamuri Misterioz i Kosovës!

21st February 2008, 18:24
Kjo Marigona evropiane,na tha:Nuk u çliruat juvet,por ju ndihmova unë,andaj merrni ngjyrën time.Por shpresa na mbanë se Marigona jonë do të qëndisë flamurin që i bashkon gjithë shqiptarët.
LiNuX
LiNuX
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 06/01/2008
Postime : 259
Points : 3
Reputacioni : 3
Medalje2 Medalje3
http://security.team-forum.net

Flamuri Misterioz i Kosovës! Empty Re: Flamuri Misterioz i Kosovës!

21st February 2008, 19:32
Pse i pengoj DIkujt nje Flamur me ksi stil qe ka tash kova veq te kishte ngjuren kuq e si e pse nuk i pengoj te jet i ngjashem me ket evropjan ktu osht FORJA qe askujt si pengoj ngjyra kalter e ajo e kuqja e gjakut ton ajo e cila u sakrifikuan gjenera me radh Po mir e kishte then edeh albin kur dikush te fal nje send te jesh i vetedishum se nuk e ka vleren sikur qe ti ke pronsi tende qe ke fitu me qmimin e merutar por prap po them nje e kam te kjart se Kemba e shkaut nuk shkel me n`kosov e serbit kisha fjalen se ka edhe tjer shkie n`kosov ..
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Flamuri Misterioz i Kosovës! Empty Re: Flamuri Misterioz i Kosovës!

21st February 2008, 19:35
Ne tender ka pas parakushte per dukjen, simbplet dhe ngjyrat prandaj tenderin e fitoj Muhamer Ibrahimi, e di se ka qene edhde ushtar i UCK ne zonen e Pashtrikut, "TRIMI"

Flamuri Misterioz i Kosovës! FlamuriKosoves
Sponsored content

Flamuri Misterioz i Kosovës! Empty Re: Flamuri Misterioz i Kosovës!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi