“PSIKOLOGJIA, SHEMBËLLTYRA, AUTORITETI I NJË VEPRE SHKENCORE TË MUNGUAR,… GJETJE, RISI, TEJHAPJE HORIZONTI ME SUBSTRAT DINAMIK DIPLOMATIK “ kum
9th May 2018, 23:10
“PSIKOLOGJIA, SHEMBËLLTYRA, AUTORITETI I NJË VEPRE SHKENCORE TË MUNGUAR,… GJETJE , RISI, TEJHAPJE HORIZONTI ME SUBSTRAT DINAMIK DIPLOMATIK “
kumtsentencë
Për veprën “ PRAKTIKË DIPLOMATIKE”
( Teori, praktikë, fakte dhe aktorë) TË DR. HEKURAN RAPAJ
Nga Prof. Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet, studiues, estet IWA, AOM, ABI
President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA , “NJERIU I VITIT2011” AB I, SHBA
Kandidat për Çmimin “NOBEL” PËR PAQEN I VITIT 2017 (IWA ,SHBA)
Të nderuar pjesëmarrës aktivë në këtë analitikë shkencore!
Është kënaqësi e dyfishtë e pjesëmarrjes sime në këtë promovim meritues vlere të Universitetit tashmë emërmadh” ILIRIA” dhe të qenurit në rolin redaktorial të veprës “PRAKTIKË DIPLOMATIKE” të Dr. Hekuran Rapaj, një studiues me profil shumë dinamik , guximtar bindës, me tonalitete novatore, me pasion e talent në fusha të artëzimit dhe mendjedinamikës e produktit mental.
Hyrësi
Natyrisht,kur del në pah, apo në dritë një vepër risi, vëmendja, përqëndrimi dhe kureshtja është tejet e madhe. Vepra “ Praktikë diplomatike “ e Dr. Hekuran Rapaj, një finalizim teoriko-praktik i një literature të munguar të formatuar dhe të trajtuar me këtë këndvështrim dhe trajtim kreativ.
Këndvështrime dhe arsyetim
*E parë në këndvështrime serioze creative, kjo vepër rrok risinë, hap dritare në plotimin e dijes dhe shtimin e njohurive, jo vetëm të studentëve, të cilët ndjekin të përkushtuar këtë degë, por edhe në shkollimin e kursimit diplomatik. Njerëzit e të gjithë kategorive dhe të shkallëve të arsimimit njihen me praktikat diplomatike dhe “kulturohen”, duke rritur shkallën e arsyetimit për t’u njohur dhe diskutuar e arsyetuar me “bukë” në përditshmërinë e dialogimit, ndërsa diplomatët shtojnë njohuritë risi.
*Një sistemim njohurish i ilustruar me evente madhore globale, me nisma dhe përçapje, me tipika, arsyetime dhe konsakrime diplomatike ,me treguesë identikë të kësaj fushe, ku vargëzimi i trajtesave është e detajuar që nga “A deri te ZH”, duke marrë një plotësi, falë përkushtimit sistematik dhe ndjenjës për të kryer me dinjitet arsimimin dhe kualifikimin profesional.
*Eruditizmi, detajizimi, trajtimi, formatet, elokuenca, analiza dhe deduksioni logjik, depertimi në procese dhe ilustrimi tekstual me përfundime të detajuara e me hop gradual, tregon impenjimin e autorit, gjithmonë në tension pune, gjithmonë në kërkim dhe në novacione, gjithmonë në dhënie shembujsh me fuqi argumentuese dhe mbushamendëse.
Konceptime në përfundime logjike në laboratorin e dijeve
*Është një shembull model si duhet të jetë profili i një autori, i një leksiondhënësi i stadit akademik, ku metodës problemore i jep vëmendje, realitet dhe ardhmëri, duke arkitektuar diplomatin e ardhshëm të stadit , pra kjo punë me nerv largon boshësinë, proliksitetin, spontanen dhe praktikat atipike.
*Nëse merret vetëm një aspekt, i cili tërheq vëmendjen në këtë vepër, është “bumi”i aftësisë i shprehur që vepra ka pasur parasysh objeksionin përcaktues për marrjen e shkallëzuar dhe graduale të njohurive nga studentët, duke ua lehtësuar me kombinativitetin metodologjik të marrjes së njohurisë.
*Zanafillimi i zbërthimit, qysh në fillesë, është e detajuar, duke treguar organogramën diplomatike, objektivitetin, funksionimin, detajimin e detyrave.
*Ilustrimet kyefjalë japin ploti zgjidhjesh të situatave, të negocimeve për zgjidhje të konflikteve, mbikonflikteve, freminacionit të shpërthesave të luftrave, aftësinë e përdorimit të fjalorit domethënës dhe krijues i biskimeve të reja për të fashitur kundërshtitë e gradëve dhe shkallëve në plane rajonale, e globale.
*Në këtë kontekst, në tërësi, është treguar ndërhyrja efikase diplomatike në pushimin e vatrave permanente dhe të atyre të krijuara rishtas, duke i sfumuar ato me intrasigjencë me “modele” e module intuitative.
*Të paraqesësh, në këtë mënyrë, vatrat dhe detajet e tyre, do të thotë që efekt i padiskutueshëm veprues është përvetësimi i Artit diplomatik. Tjetër është dëshira për të shërbyer në këtë art e tjetër është mundësia dhe krijimi i përsosmërisë. Jo, çdokush, që ka dëshirë, mund të jetë i prerë në këtë fushë.
*Shprehet intuitiviteti, përzgjedhja e varjanteve dhe arsyetimi i çdo konflikti dhe kundërtie, duke dhënë edhe shembull si është organizuar terapia e kundërtisë për të mos lejuar acarimin dhe menastazimin precipitues të gjendjeve, ndodhive.
*Në këtë kuadër, autori ka ditur me aftësi të bëjë “operacione kirurgjikale “ dhe t’u mësojë të interesuarve të kësaj fushe përdorimin e “bisturisë” intuitative me elegancë në ndërhyrjet e nevojshme kirurgjikale për operimin e situatave, sipas “gradacioneve” dhe shkallëzimit e përmasave të të tyre, për të mos lejuar agravimin e hapësirës dhe demonstrimin e “forcës”, plasdarmimin e ideve “anti” për kapje të këtyre hapësirave.
Procedimet për të hyrë në “odat” e këtij materiali diplomativ dhe rritja e aftësisë zbërthyese dhe krijuese për të arritur synimet e daljes në pah të kësaj vepre
E konsideroj një “aksion” shkencor individual, i cili do të japë frytin e vet, jo vetëm në auditore, por edhe te studiuesit dhe të diplomatët për të rritur horizontin e veprimit.
Po kështu, libri, kjo vepër, njëkohësisht, do të kryejë dy funksione aktive plot frymëmarrje, së pari, do të mbyllë një “shteg” të panjohur sa duhet edhe në masat e gjera, ndërsa një tekst serioz për studentët që studiojnë në këtë fushë dhe së dyti, do të hapë, do të çelnojë kërkimet për rrugëtim të kësaj paraqitjeje.
Përsa më sipër, e vlerësoj veprën, si kontribut shkencor në fushën e diplomacisë kualitative dhe perspektive, pasi, sikundërse e shfaqëm, është i pari libër, i cili ka shumë “ushtrime të karakterit inteligjent të praktikës diplomatike” dhe hap rrugë treguese busullore për pedagogët, profesorët dhënës të kësaj lënde.
· Në këtë vepër, bëhet përçapje për evidentim të përfaqësuesve tipikë dhe me rendiment në praktikën diplomatike botërore, duke nxjerrë veçmas disa profile referuese, apo module të kësaj praktike .
· I është mëshuar e precipituar përdorimit të metodës problemore për të rritur dijet dhe kualifikimin e diplomatëve të rinj. Zgjidhja e shembujve efikasë dhe mbushamendës është bërë me kujdes.
· Bëhen sprova të recetativitetit të formulimeve të fjalimeve në varjante të veçanta dhe domethënëse në veprimtarinë diplomatike, të cilat krijojnë premise (kushte) për hapje horizonti në përzgjedhjen (selektiven) e tyre. Në këtë kontekst, vihen në lëvizje proceset volitive të elementeve didaktike .
· Autori i ka dhënë parësi edhe përdorimit të një fjalësi (fjalor) etik diplomatik, i cili sjell kulturimin diplomatik në sferën semantike të termave.
· Metodave përzgjedhëse, hulumtuese e materialeve të publikuar në media, ekstrate të tyre autori u ka dhënë vendin dhe shkallinën e duhur. Në këtë kontekst, kërkohet edhe përgatitja dhe kualifikimi publicistik për të paraqitur problemet, fenomenet e tjerë, në esencën e praktikës diplomatike të diplomatëve të rinj dhe atyre me përvojë, e cila ka paraqitur edhe defekte, paçka nga shkollimi, por logjistika e sotme e moderuar sjell përdorimin e praktikimeve të reja efektprurëse.
· Autori, në gjithë kompleksitetin e veprës, shtron si referencë përkushtuese: Mëshimin më të fortë të tendencave pozitive të praktikave si dhe “përvetësimin “ e tendencave negative në praktika diplomatike për t’i njohur ato për t’i mënjanuar, madje, jep dhe “përpunim të gatimit diplomatik”.
· Tendenca për të dalluar thelbin e problemit (procesi i njohjes empirike drejt asaj racionale), metoda dhe aftësia e arsyes diplomatike të përgjigjes. Në këtë kontekst, servirja e shembujve diplomatikë të përgjigjeve “asgjësuese” janë efektive në vepër.
· Dhënie prioritet i shumëgjuhësisë (poliglotizmit), njohjes së gjuhëve të huaja, të mos mbështeten vetëm te përkthyesit, por te vetja, për të pasur “një sens të fortë diplomatik” është një drejtim dhe tregues epërsor në konkretizim .
· Na duket tërësisht i nevojshëm: Evidentimi i disa pritjeve diplomatike model dhe karakteri i tyre, të cilat sjellin, pa dyshesë, përvetësimin e praktikës në sens dhe në thelb… për të organizuar fillimin e krijimit të profilit diplomatik.
· Evidentimi i risive të praktikave diplomatike, për të krijuar kujtesën e praktikës diplomatike ( në formë historiku në ambasada dhe konsullata) për të ndihmuar të rinjtë dhe për të mësuar praktikat diplomatike është një detaj i konceptuar, i cili hap shtigje horizonti.
· Nxjerrja në pah, specifikimi i konkretizimit të disa nga praktikat e kualifikimit diplomatik.
· Pika mbi “i” i “Lëshimeve” diplomatike për t’i shërbyer strategjisë diplomatike të një shteti…
· Shumatorja e teksteve të shkurtra të praktikave diplomatike e kanë shndërruar përmbajtjen tekstuale të veprës më “ekspresive” dhe më të lexueshme, më interesant dhe më të kërkuar.
· Praktikimi i listë emërtimit dhe paraqitja e profileve të disa prej studiuesve, apo diplomatëve, të cilët kanë vënë themelet e praktikës diplomatike, është i dukshëm.
· Rëndësia e filmimeve dhe formave të tjera të pasqyrimit të praktikës diplomatike përcaktohet drejt.
· Rëndësia e emërtimeve të bisedimeve, simbolizimet e tyre, kodifikim -çkodifikimi i tyre, kujtesës të të mbajturit mend i jepet parësi.
· Me daljen në dritë të këtij botimi interesant tregohet rëndësia e librave që duhet të shkruhen për praktikat diplomatike, të cilat shërbejnë edhe si material që rritin horizontin diplomatik dhe e qenësishme është prezenca e tyre në bibliotekat e Universiteteve , në Bibliotekën Kombëtare dhe të qyteteve e tjerë.
· Media vizive dhe ajo e shkruar duhet t’u japë vend veprave të tilla , promovimit të tyre, por më shumë procesit analitik. Stafet akademike, sikundërse kjo sipërmarrje e suksesshme, duhet të praktikojnë me sukses analitikat dhe futjen e konceptimeve të praktikimeve të reja në zbërthimin analitik të “pemëve “ të shëndosha të materializimit të produktit material mendimor aktiv.
Përfundesë:
Në koncept-trajtimin e mësipërm paraqitëm thelbin e analitikës në kontekstin e synimit. Shtesa është e ndërlidhur me kompozicionin e veprës , i cili është i studiuar më së miri nga autori, duke marrë mirë parasysh ecurinë dhe gradualitetin e dhënies së njohurive dhe epërsinë e metodës problemore (objekt – subjekt).
Vepra ka një fjalor të kujdesshëm të pasur në kontekstin e përgjithshëm , por edhe një fjalor të pasur në fushën e lëvrimit diplomatik në veçanti. Natyrisht dalja e kësaj vepre siparon edhe daljen e veprave të tjerë të këtij lëmi. Madje, dhe vetë autori, duke e ballafaquar veprën me prakticitetin , në të ardhmen do t’ia mbushë akoma më shumë “bronket” me oksigjen, pasi ekzistenca intelektuale, rritet nëpërmjet gjallesë eksistenciale.
Fondi i veprave diplomatike pasurohet dhe ky është një sukses i merituar i autorit Dr . Hekuran Rapaj, madje një bindësi për “ thithjen” e titujve shkencorë vetjakë.
Në emër të Lidhjes Ndërkommbëtare të Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve
“ Pegasi” Albania, Akademisë Alternative Pegasiane si dhe të Presidentes së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Botës (IWA) SHBA,poetes së mirënjohur Teresinka Pereira, i urojmë suksese në këtë rrugëtim shkencor të ndritshëm !
Faleminderit!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi