Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

elma
elma
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 20/01/2008
Postime : 455
Points : 78
Reputacioni : 10
Medalje Medalje2 Medalje3
22022008
Kur të pasmet nuk janë pika jonë më e formë (dhe kjo ndodh vërtet shumë shpesh). Kur kremrat e reklamave nuk të transformojnë në modele. Ka një zgjidhje. Dietë, ushtrime dhe masazhe
Ka mundësi, madje shumë mundësi që nëse do të bënim pyetjen “cila është pjesa jote e trupit që të pëlqen më pak?”, shumë prej jush do të përgjigjeshin: “të pasmet e mia”. Një përgjigje që nuk do të çudiste askënd, nëse do konsideronte faktin që sipas disa statistikave 80% e femrave janë të pakënaqura nga fundshpina, të pakënaqura nga forma, të pakënaqura nga dimensionet, të pakënaqura nga fortësia...

Te pasme SEXYYY...!!!DIQKA MUND TE BEHET V265726




Ç’të bësh? Si fillim do të përpiqemi t’ju qetësojmë. Të pasmet ideale, ato që bëjnë të çmenden burrat dhe të zilepsen gratë, janë më shumë unike sesa të rralla. Shpesh një çështje gjenetike dhe moshe më shumë sesa diete dhe ushtrimesh fizike. Pikërisht për këtë arsye shpesh ndihemi si të vëna në lojë kur duhet të pajtohemi me publicitetin e kosit mrekullibërës, ujërave minerale që do të na transformojnë të gjithave të top modele, kremrave çudibërëse që do të na çlirojnë nga i urryeri celulit.

Një këshillë: mos tentoni më shumë seç duhet. Rrini të qeta, sepse modelet që paguhen për t’ju mbushur mendjen se si janë bërë aq të dobëta falë produkteve që reklamojnë, ishin të tilla që më parë, të dobëta dhe të bukura. Dhe janë zgjedhur pikërisht për formën e tyre fizike, që në të shumtën e rasteve është frut i gjenit të trashëguar nga mami. E dimë që e dinit, por nuk bëmë keq që jua kujtuam.

Atëherë ç’të bësh? Të dorëzohesh? Absolutisht jo, sepse gjithsesi diçka mund të bëhet, me pak impenjim dhe vullnet të mirë.

Doni ta provoni? Ja receta jonë e ndarë në tre pika, që do t’u kushtojë vetëm pak nga koha juaj e lirë dhe pak lodhje



1) Aktivitet. Bëni lëvizje, sa më shumë të jetë e mundur. Ecje të gjata, shëtitje me biçikletë. Kërkoni një palestër pranë shtëpisë, ku të jetë të pranishme veglat e duhura për një aktivitet të rregullt aerobik. Ndiqni ato ushtrime që stimulojnë muskujt, që ju interesojnë. Nuk duam të kalojmë në detaje teknike në këtë artikull, por ushtrimet i njohim nga pak të gjitha dhe nëse frekuentoni një palestër, instruktori do të jetë në dispozicionin tuaj për të zhvilluar një program që konsiston në kombinimin duhur të ushtrimeve. Kujtoni: nuk mjafton të regjistroheni në palestër një javë para se të niseni me pushime. Madje që tani është tashmë shumë vonë për detin e këtij viti, por herët ose vonë kjo punë duhej bërë dhe ky është momenti kur jemi më të ndjeshme ndaj formave, prandaj ç’prisni?

Te pasme SEXYYY...!!!DIQKA MUND TE BEHET V265740





2) Dietë! Aktiviteti fizik do të ndihmojë me siguri për të tonifikuar muskujt në zonën që ju intereson dhe për të djegur kaloritë, por pa një dietë të përshtatshme stimuluese, rezultatet do t’ju lënë të prisni më gjatë. Këshilla edhe këtu është që të konsultoheni me instruktorin ose të flisni me një mjek dietolog. Një dietë nuk duhet të jetë absolutisht drastike për të dhënë rezultate, përkundrazi. Një dietë e balancuar që t’i përshtatet stilit tonë të jetës dhe sa më shumë të jetë e mundur edhe shijeve personale, është dieta më e mirë. Duke konsumuar më pak kalori dhe falë aktivitetit fizik, rezultatet e para nuk do t’ju lënë të prisni gjatë.



3) Masazhe. Kushtojnë. Dhe jo të gjitha mund dhe duam t’ia lejojmë vetes. Por ato mund të na ndihmojnë në stimulimin e gjakut në atë zonë, dhe në kombinim me aktivitetin fizik dhe dietën, mund të japin kontributin e tyre në arritjen e një objektivi. Për të mos e rënduar më tej portofolin ne ju bëjmë një propozim: bëni një pakt me partnerin. I kërkoni t’ju bëjë një masazh të mirë në këmbim të diçkaje (diçkanë e vendosni vetë). Nuk do t’i kushtonte gjë as njërit e as tjetrit.

Kaq. Nuk ju premtojmë rezultate të hatashme, të cilat do të varen nga impenjimi juaj dhe nga forma fizike.

Edhe një këshillë të fundit: shmangni dietat dhe ushtrimet e ideuara nga mendja. Jo vetëm që do të merrni rezultate të limituara, por do të rrezikoni të bëni edhe gabime, për të cilat vërtet do të pendoheni. Të paktën në fillim ndiqni këshillat e një eksperti, mjeku ose instruktori. Pastaj, kur të keni mësuar bazat, mund të ecni me këmbët tuaja tashmë të tonifikuar.

Kremrat e mrekullueshme dhe ujërat minerale që do të na transformonin të gjithave në top modele më mirë tua lëmë atyre që u besojmë.

Te pasme SEXYYY...!!!DIQKA MUND TE BEHET V265732
Share this post on:reddit

Komentet

Mary
27th February 2008, 12:46Mary
ne fakt jam mire me te pasmet... Very Happy ..por dhe ato qe permenden me lart une i bej si palester, shetitje te gjata, biciklete bej ne palester...dieten spara e mbaj dhe masazhe nuk kam bere...
LiNuX
27th February 2008, 12:47LiNuX
Wow cheers
Mary
27th February 2008, 12:49Mary
cfare ka linux??? Laughing Laughing
LiNuX
27th February 2008, 12:55LiNuX
Jo send Po nuk Ishte kjo tem per mua e vet thash qe tem e mir rechet e mir per gjinin e Bukur ..
Mary
27th February 2008, 12:56Mary
Very Happy Very Happy ..ok ok..ehh ke te drejte eshte me se shumti per femrat kjo teme...
shaban cakolli
27th February 2008, 14:23shaban cakolli
per ty dy gjinitë,kjo temë e qëlluar
Mary
28th February 2008, 21:00Mary
ehhh eshte dhe per meshkujt ne fakt, se dhe ata i perkushtohen dhe kujdesen per trupin e tyre po ashtu si ne femrat...
shaban cakolli
28th February 2008, 21:36shaban cakolli
n e nuk duam edhe aq shume perkujdesje,por na imponohet
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi