Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 740
Points : 1451
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

   " Konceptime të realitetit, natyrës të të qenurit, në kompozicionin, dhe arkitekturimin e shpirtëzimit të një vepre" Përsiat Empty " Konceptime të realitetit, natyrës të të qenurit, në kompozicionin, dhe arkitekturimin e shpirtëzimit të një vepre" Përsiat

26th February 2023, 15:14
         Konceptime të realitetit, natyrës të të qenurit, në kompozicionin, dhe arkitekturimin e shpirtëzimit të një vepre                
 
Përsiatje për librin  TOKËS I MUNGON NJË ADRESË” tregime dhe novela” të shrimtarit  Hasan Muzli Selimi...
nga Prof. Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar, studiues, estet
 
Hyrësi
 
Proza bashkëkohore sot, sipas një analize të mirëfilltë, ka ndryshuar në favor të mirëfillësisë dhe janë të shumtë  krijuesit, krijueset, të  cilët/  të cilat kanë ndryshuar koncept, mënyrë dhe trajtë paraqitëse, duke u larguar nga parimitetet dhe ndërtimet konceptuale kompozicionale. Proza ka më shumë ngjyrë, intrigë të “bukur” shprehësi, më shumë figuracion dhe simbolikë. Proza ka fituar  aftësinë e lëvrimit dhe zhvillimin e ngjarjeve me galeri tipash në “labirinte”letrare  dhe me linja  të gjata, të shkurtra dhe të “përkohëshme”.  Kjo ka bërë atë  domosdoshmëri të kërkuar  që të rikthehet  fytyra nga proza dhe proza të jetë me tema të larmishme dhe mjaft intriguese.  
Duke u nisur nga një këndvështrim i tillë dhe me nivel kualitativ profesional, “hyra” në librin e autorit Hasan Musli Selimit: “TOKËS I MUNGON NJË ADRESË” tregime dhe novela.
 
Larmiteti tematik i veprës, kompozimi, arkitektura
 
Duke e këndvështruar këtë libër me metodë “hulumtuese”, me studim analitik vëren, në kuadrin tematik, se janë prekur një mori  temash të ndjeshmërisë së lartë, të cilat  janë “përcëlluese”, debatuese”, analizuese; kanë në brendësi të tyre një “flakadan” mesazhesh pikante, të cilat ndikojnë katërcipërisht në vetëdijen, në ndërgjegjen dhe nënndërgjegjen për aftësinë trajtuese...
Tematika prek “thashethemnajën”, e cila, shpeshherë, kthehet në “thashethemmajë”, ku “kurdistirët vogëlanë “sajojnë të pabërat dhe “tymosin”  komunitetin, sajojnë trillesa, aktrojnë  duke epiqendërzuar brezat, duke arritur edhe te ata më të vjetrit, duke i përfolur,  duke u ngritur  “kurthe” thashethemesh e duke i proverbalizuar marramendësisht  dhe marrarendësisht ... Thashethemnaja është  një problem negativ social me pasoja, ndaj trajtimi i kësaj teme nga autori është i paramenduar. 
 
Një esencë dhe një “pilulë” kurative:
“Te Martini unë vodha një fjalë. Ajo s`duhej të dëgjohej nga unë”.
Në këtë libër, përfshihen dhe tema, ku brenda është misteri, është kodifikimi. Një paraqitje e tillë shfaqet në këtë dukuri te skicimi: “Intervista e mistertë”, ku monologimi rrëfyes kapërcen një hop drejt një magjizmi turbullues dhe dominant. Aftësia e personazhit kryesor: sfiduese  gjatë dhënies së intervistës e tipizuar e mistertë, që, në realitet e tillë duket, në dukje, totalisht jashtë realitetit, por plotësisht brenda saj...; rrëfimi trillimtar  dhe  ngulitës,  me probabilitet, duke të mos të dhënë shans kapërcim ylberi (kapërcim misteri).
“Diagnoza” e procesit volitiv: Të luash me vetveten, të “digjesh”me vetveten, të tejkënaqesh me vetveten...Tema e fatit të fshehur, ku kërkimi është i lodhshëm, intriga pronë femërore , sajimi i planit me disa pika e një thelb që zbulon konturet.
A është e vërtetë kjo që po ngjan? A është e vërtetë që unë jam në perandorinë e mjegullës së bjeshkës?
*”Adresa e gabuar” me pulsimet e saj  sjell pazazhe të kohëve   të përbashkëta, paralele, të ikura, duke mos i mbajtur nga “frerët” e duke i harxhuar, por ngjizjet janë ngjizje, ikjet janë ikje, largimet po kështu të përkufizuar...; ndërtim subjekti:  afrim ndarje, ikje – larg, raporti “afër” bëhet “afër- larg...”, por ka dhe rikthim te ndjesia e largët, e cila ka sjellë një produkt tipik qenieje dhe ekzistimi.
 
Etapat precipizojnë dhe diagrama habit me emfaza e emfaza retorike dhe emnesa:
 
Pazazhi ilustrues narrativ : “Ajo filloi të fliste dhe të qante. Unë kam sajuar rrugëtimin tim me qëllimin e vetëm për të qenë pjesë e jotja, të paktën për sonte, e ju më refuzoni. Unë në fillim isha  e gëzuar, kurse tani e fyer. Do të iki. Kështu filloi protesta e saj, atë natë me yje të panumërta.
Dritarja mbeti gjysmë e hapur ...Perdet filluan të lëviznin lehtë. ( Peizazh shpirtëror  i kombinuar harmonikisht me peizazhin shpirtëror, ku ndjesia merr nota “soli’ në pentagramin jetësor).
Hapet perdja  dhe fillon interpretimi real, ku shpaloset realja me fytyrë të bukur, nëpërmjet pazazhit:
“Drilon, pse të thonë Drilon djali? Nuk e di. Sepse Drilon, babi jam unë. U ngrit me ngut. M’u hodh në qafë dhe më puthi. “Ti, baba, ke qenë në izolim”. “Jo, bir, unë isha i vdekur. Tani sa u ngrita nga varri. Pra, jam gjallë....”.
Gjallimi, kur dhe je  vetëm si gjallesë dhe gjallimi, kur je  në ekzistencë. Dalja nga ndryshja, përqafim i  nisiativës  vërehet në këtë pjesëz logjike e temperuar...
Driloni i Ri në një moment më tha:” Ti, tani, nuk ndahesh më nga ne”.
Shtëpitë u bashkuan . Malli u shua dhe u bë këngë. (paraqitje e mprehtë e rigjendjes, e situatës së re me një figurim plotësor).
Një ndarje e shndërruar në një bashkim të vonuar, por të principtë...
*Një nga tregimet, i cili tërheq vëmendje në  kompozim, në zhvillim, në ndërlidhje  dhe në paraqitje e interpretim të personazheve, ku zhvillohen e sillen ngjarje, ndodhi, intriga, sekrete, kurthe, “panoramika”, ku enigmatikja  është në rasën emërore, ku  kërkesa për të  gjetur realen është në rasën thirrore të fortë, ku zbulohen misteret, stisjet, mbajtja e të fshehtës me fanatizëm  është padyshim  tregimi i motivuar “PENGU”.
Ky tregim mbart shumë skena të bukura, mbresalënëse në të dyja aktet e shfaqjes...
Fundi është në gëzim kulmor dhe lumturim i pakrahasueshëm, ku del në pah gjithçka finalizuese...
Të gjithë, ngritën gotat, uruan dhe u shpërndanë, duke marrë me vete fjalën peng.
*“Dua jetë tjetër”trajton një lidhësi me format të gjetur dhe me një gjetje, e cila  konsiderohet origjinale, me   fantazi, ëndërrim dhe përfundim real, ku përfaqësitë e brezit të vjetër shfaqin tipikën e bukur për lidhësi të fëmijës  dhe për lumturimin e tyre... Lidhësia Mendim- Çiljeta  kalon shpejt e shpejt në një lidhësi, që shpalos harmoninë në marrjen e një vendimi.
Autori tregohet saktik në praktikimin e lidhësisë dhe në sjelljen e ardhmërisë...  
 Mendimi po zbërthente komçën e pardesysë, që mbante veshur Çili. Në komçën e fundit, ajo u mbështet në krahët e tij. Në dhomën e gjumit koha kaloi me ngut. Mëngjesi erdhi i shndritshëm.
 
*”Monografi me të gjallët”
Substrat interesant me personazhe  të karakterit të paravdekjes,  të bisedave të tyre me shërbëtoret, nxjerrje në pah të jetimit të tyre dhe analizohen me deduksion logjik dhe me arsye  pikëpamje, sjellje, dashuri, xhelozi dhe ndërtohen skena  e mizaskena në akte  që kanë objektiv lëvdatën, duartrokitjen dhe njerëzi janë të detyruar të zbatojnë në mënyrë korrekte solemnitë. Interesant dialogimet  në këtë tregim.
Dhe lindjet pa partner të ligjëruar... I paravdekuri në aludime...Rrallë fluturoj.
Nuk di ta them kohën se sa qëndroj atje. Këtë kujtesë e kam të ndërprerë. Unë qëndroj në moshën e këtuhit. Atje me moshën e atjehit. Kur dal për të shëtitur atje gjej të njëjtin ambient. Ndoshta shpirtërat.
Do të jem i mallshëm dhe do të kenë nevojë ata që më përcjellin të dëgjojnë një “oh” nga unë. Kam besim se nuk do ta ketë kush këtë fat, që unë të bërtas e të mos gjejë rehati nga dhimbjet. O Zoti im të falem... (Ngjarje me veten)
 
Integrimi letrar
 
Shkrimtari ka ndërtuar një vepër me një mëyrë të re konceptimi, si në formë dhe në përmbajtje. Ana tekstuale e veprës  ka përmbushur, sipas meje,  standartet e përmbajtjes , gjë e cila  realizon edhe te lexuesit  avancën e të shprehurit, aftësinë e tyre krijuese, rrit kulturën  paraqitëse. Në kompleks është realizuar, në përgjithësi mirë  një integrim dhe një ndërlidhësi i temave të problematikës së sotme. Në hartimin e kësaj vepre shkrimtari është kujdesur  për përzgjedhje, selektim dhe ilustrim konkret nga përvoja e vet ose e të tjerëve. Në këtë koncept është një hulumtues me një farë përvojë të dukshme.
Vërehet një kulturim  i prekshëm i përsjelljes dhe i kombinimit të llojeve të ndryshme  të të shkruarit apo të të trasmetuarit gojor duke ndërthurur monologimin, dialogimin, rrëfenjën, e me prezencë të fjalëve të urta. Në vepër zbulohen  pjesë të zgjedhura dëshmuese të përrallave, legjendave; sekuencës poetike, të thënieve me peshë, fabulës e tjerë. Këto dukuri janë të pranishme, duke u realizuar një harmonizim kombinativ me tregimin e novelën artistike  me kah  historik më së shumti, por edhe me elemente të dukshëm shkencorë... Duhet theksuar e duhen përmendur  se, në këtë vepër ka elemente të dramës, të komedisë, të lakonizmit, të sarkastikes, të humorit .
Vërehet prezenca e një figuracioni  të krijuar nga krijuesi, i cili i shërben për letrarizmin e mirëfilltë të substratit,  madje, shpeshherë, si rrjedhojë e  e prezencës së figurave letrare e rrit kurbën paraqitëse.
 
Shpirtëzimi figuracional në vepër
 
Jo vetëm poezia, e cila është një gjini e quajtur me plot të drejtë si “Perëndeshë e  krijimit”, e cila kërkon, në mënyrë të padiskutueshme,  figurën letrare, se pa figurë ajo kthehet në rakitike, prolikse, por, edhe vepra të gjinisë së prozës, që po lëvrojmë, kërkojnë prezencë figurative, e cila e ngërthen, e tërheq   lexuesin për të përfunduar një vepër...
Në bazë të një studimi vetjak të ndërmarrë  të nxjerrë si ide në kryetekst më sipër: Figurat stilistike, ose figurat letrare, janë figura, të cilat i  japin veprës  një efekt pozitiv, të ndritshëm, i japin shkrimit një efekt stilistik dhe tregojnë  ose pasurim  dhe meritues  të qenies  reale shkrimtar, ose thonë apo pohojnë  realisht të kundërten..
Një shkrimtar, i cili nuk përdor figuracion e vë veten në pikëpyetje të mëdha..., sidomos në këtë kohë ku “letërsia është mbushur me pseudotipikë , që kënaqin veten.
Në këtë vepër, shkrimtari Hasan Muzli Selimi ka përdorur: personifikimin, paralelizmin figurativ, krahasimin,simbolin, hiperbolën Litodën ( e kundërta e hiperbolës).  Njerëzit e sotëm “litodën” e kanë “arrestuar”, e kanë pranguar).... Gjithashtu në veprën e tij  gjen prezencën e similitudës, shpirtëzimit, retiçensës. Përdorim në këtë substrat gjejnë dhe tropet si: metafora , metonomi, sinekdoda, ironia, satira, sarkazma, epiteti, onomatopeja( figura stilistike e përsëritjes). Kjo vërehet edhe te tregimet “Studenti me pak fjalë”, “Corona, virusi në semafor” , “Pas fjalës, dialog me Hasan Prishtinën”
“Ngjarje me veten”,  “E njihni Nimetin”,  “Martesa” , “Internimi” “Digje letrën, takohemi në parajsë” .
Duke e parë dhe nga këndvështrimi tjetër  në vepër ndesh dhe zënë vend:
a.   Figurat e sintaksës poetike si:  Inversioni – (zhvendosja e fjalës), përsëritja  me theks(  përsëritja e së njëjtës fjalë disa herë në një varg);  anafora  (përsëritja e së njëjtës fjalë në fillim e frazës), epifora,  enumeracioni  (numërimi i disa dukurive, fjalëve njëra pas tjetrës). Prej tij lind edhe shkallëzimi, kur përsëritja shoqërohet me emocion ngjitës pse zbritës. 
Në këtë vepër ndesha prezencë të antitezës, ku vihen përballë    dy cilësi, dy portrete, dy tablo, dy ideve, dy forca shoqërore të kundërta për të theksuar e vlerësuar ato  dhe për ta bërë sa me shprehës dhe emocional rrëfimin. Kjo e theksuar te  dy tregimet (.*”Monografi me të gjallët”  ,“Internimi”). 
b. Paçka se jemi në gjininë e prozës shkrimtari përdor kuptiplotmërisht:  Figura të intonacionit poetik si: Thirrorin, Pyetjen retorike, ku, me anë të tyre, shpreh hyrje emocionale në formën e një pyetje që nuk kërkon përgjigje;
C. Po kështu në pjesën tekstuale janë prezente: pasthirrmat  në gjendjet habitore dhe dëshirore, që gjithmonë përfundojnë në një thirror të bujshëm.  Unë doja të prekja dhe përdorimin e Apostrofit,  si  një  ndërhyrje emocionale ku, me anën e të cilit, autori thërret gjërat e largëta ose të afërta, të gjalla ose të vdekura, që t’i bëjë të pranishme, konkrete dhe  të ndikojnë  në ndjenjat dhe emocionet e të tjerëve. ( E bukur dhe sinjifikativ është simboli i Eshtrës së motrës. Apostrofe ka shumë në këtë vepër ...
Ilustrimi i këtyre prezencave  është sidomos i qenësishëm në këto tregime, skica dhe novela:
“Internimi”
 Nuk duhet lënë në harresë se, autori ka   përdorur me aftësi dhe Figura të fjalorit poetik  si: sinonimet, antonimet, homonimet, por ka dhe prezencë të  arkaizmave, të neologjizmave, krahinorizmave apo dhe  barbarizmave.
 
Koncepti ligjërues autorial
 
Pavarësisht, se  autori nuk është i profilizuar  për gjuhë – letërsi, vërej me kënaqësi se ka koncept të drejtë  për Diskursin (ligjërimin).
Dihet se Diskursi, si nocion,  është fjalë e prejardhur nga latinishtja “Discursus”.
Në shpjegimin semantikor (kuptimor) do të thotë: “endje”, “bredhje”, “shpërndarje” .
Në konceptin linguistik konceptohet si bisedë, shkoqitje logjike.
Në konceptim letrar  ruan, përgjithësisht,  funksionin e ligjërimit letrar, të ligjiratës letrare.
Këtë kontekst funksional  esencial në të kaluarën e teorisë së dijeve letrare e ka luajtur retorika.
Retorika  në procesin evolues ka krijuar fytyrizim  ridimensional  teoriko- letrar, stilistiko- estetik. Kjo ka sjellë zhvillim në një shndërrim  në teori për diskurset...
Në një këndvështrim modelues, diskursi kuptohet si koncept  teoriko- praktik, i cili mbulon përmasa  që mbulojnë  teorinë për tekstin...
Në një këndvështrim të gjërë  për veprën, që po ligjërojmë, konstatohet se, në përgjithësi zbatohen natyrshëm e pa sforco, mënyra ligjëruese, madje dhe me një individualitet, që , hera herës , të përafron me letërsinë magjike, e cila është  një dëshirë e madhe e çdo krjijuesi për ta provuar  e lëvruar dhe për të arritur në këtë stad.
Kjo mënyrë ka bërë  që në kodet tematike të tregimeve të librit “TOKËS I MUNGON NJË ADRESË”, të kompozicionit, stilit, figurave etj., të pasqyrohet domethënie edhe të dallohen  mirëtë pranishme  bashkësitë e rregullave, kodeve të ngritura, të sforcuara e të ndërtuara në nivel të një shkolle letrare. Kjo tregon se gjatë leximit të librit vëren se, autori bën një punë të kujdeshme  dhe rikthehet në atë çka shkruar, duke pjekur mirë mendimin. Në këtë kontekst, realizon  objektet e  e analizës së diskursit (ligjërimin, shkrimi, bisedën, ngjarjen komunikuese). Rëndësi autori i ka dhënë  gjuhësisë së tekstit. Autori është kujdesur për motivimin  dhe veshjen  reale të  karakteristikave socio-psikologjike të personazheve, pa ndërhyrë në  struktukturën  tekstore.
Refleksimet e psikologjisë kognitive
Në tregimet dhe novelat e paraqitura në këtë libër, duke patur njohuri për  psikologjinë kognitive, autori ka precipituar  në paraqitjen e “galerisë së tipave dhe personazheve” të aktivitetit mendor të tyre  si proceset e  vëmendjes, të folurit, kujtesës, përceptimit, zgjidhjen e situatave, aftësinë e tyre kreative dhe nivelin e mendimit, sipas kategorizimeve, brezave. Nga vetë natyra e ligjërimit, shkrimtari duhet të merret  dhe është marrë, me aq sa ka ditur,  me psikologjinë kognitive. Shohim, pavarësisht nga dije teorike në lidhje me këtë psikologji, autori është  munduar për ta realizuar në drejtimet: a.  Marrjen e informacioneve (të përvetësuarit, trajtimi, integrimi i informacioneve, integrimi i imazheve). Kjo shprehet, pothuajse qartë, në të gjithë substratin e kësaj vepre, paçka nga  gjurma e lënë. 
b. Depozitimi i njohurive (të mësuarit, kujtesa, organizimi i informacioneve).
c. Mendimi dhe Arsyetimi (riorganizimi i imazheve ( në lidhje me imazhet ka ecuri dhe organizon skena e minaskena në aktrimin e  e mendim- arsyetimit , duke përdorur kodin e kodeve, zgjidhja e problemeve).
ç. Të shprehurit (komunikimi dhe veprimi).
Ky drejtim i fundit ka të bëjë me artin komunikues, ku  dalin në pah probleme të rëndësisë së veçantë që kanë të bëjnë me lidhësinë, ndërveprimin e tjerë.
Të krjosh një vepër është shumë e vështirë , pasi kërkon një përgatitje të lartëe dhe teorike. Asnjëherë nuk mjafton talenti, sado i madh që të jetë ai.   Aktiviteti mendor (proceset volitive) mbi baza shkencorelot rol në arkitekturimin e veprës.
Veprës i jep shpirt, një shkrimtar me shpirt të madh dhe një njohës i realitetit deri në në imtësinë më të vogël.
*Shkrimtari, në përgjithësi është i kujdesshëm  në studimin e fjalëve... Modifikimet fonologjike dhe ortografike, midis një fjale bazë dhe origjinës së saj, mund të jenë të pjesëshme në aftësitë e shkrim-leximit.Në procesin kreativ të tij  është i pranishëm procesit të shenjave (semiozave), që është çdo formë e veprimtarisë, sjelljes, ose çdo proces që përfshin shenja, përfshirë prodhimin e kuptimit.Tentativa e autorit  në atë  që filozofia e gjuhës së tij ka  ndikim nga  filozofia moderne perëndimore,  ka  dhënë rezultate mendimore në një zhanër filozofik e ka bërë veprën më të hapur  dhe më të kënaqshme. Forcimi  i filozofisë themelore të teorisë gjuhësore, hulumtimet themelore dhe zhvillimi i metodave të reja për disiplinë  të tillë filozofike është shumë e rëndësishme. Pra, vëren tendencat e një kulure letrare të përfaqshëme, ku autori është munduar që të ëprdorë të gjitha aftësitë e paraqitjes së substratit me mënyrë të veçantë , ku shpeshherë me aftësi humbet “ praninë”.
Të rrëfesh një ngjarje dhe të përshkruash një objekt, janë dy operacione të ngjashme dhe përdorin të njëjtat burime të ligjërimit”  shprehet  Zheneti.
 
*Një drejtim tjetër  për të cilin duhet të shprehemi  është koncepti ontologjik
Studimi i konceptimeve të realitetit dhe natyrës së të qenurit. Dihet që në filozofi, ontologjia është studimi i qenies apo ekzistencës dhe formon lëndën themelore të subjektit të metafizikës. Ajo orvatet të përshkruajë apo vendosë kategoritë bazë dhe marrdhëniet e qenies apo ekzistencës për të përkufizuar veten dhe llojet e veteve brenda sferës së saj.
Autori Hasan Selimi, falë vullnetit të tij dhe profesionit si jurist  është munduar të vejë raportet e qenies, ekzistencës, gjallimit  e lulëzimit të  qenieve, personazheve të veprës së tij, po kështu dhe ngritjet, kulmet, rëniet dhe mosekzistencën, dy kundërshtitë.  
Psikologjia e gjuhës, si një disiplinë shkencore e psikologjisë që  merret me studimin e ndërlidhjes në mes të faktorëve linguistikë dhe aspekteve psikologjike. Ajo i ka rrënjët e saj në arsim dhe filozofi, dhe mbulon "proceset njohëse", të cilat bëjnë të mundur gjenerimin e një fjalie gramatikore dhe kuptimplote nga fjalori dhe struktura e saj si dhe proceset që ndihmojnë kuptimin e shprehjeve, fjalëve, tekstit etj.  Mënyra e përdorimit nga autori të psikolinguistikës rrit aftësinë , në përgjithësi, të të mbajturit mend gjuhën amë, por në këtë aspekt duhet punuar më shumë për një gjuhë më me standarte.
***
Në lidhje me këto, që përmenda më sipër, duhet që, vetë shkrimtari, t’i nënshtrohet një proces studimi vetjak të veprës së tij dhe gjithashtu edhe mendimi kritik, i cili është i varfër edhe në rrethet akademike, ku po vijohet me parimitetet  e mendimit kritik të monoidesë. Në këtë drejtim, shihet një vakësi, një mungesë e theksuar kulturimi.
Unë e them me kënaqësi se, në këtë vepër, e sidomos te vepra e tij poetike,  që lexova,  ka prezencë dhe të  Figurës tingëllore:  si të  aliteracionit ( përsëritja e zanoreve në të njëjtin varg),  asonancës – (përsëritja e bashkëtingëlloreve në të njëjtin varg apo kosonanceve (togje bashkëtingëlloresh, të përsëritura në vargje dhe strofa). 
Mendoj se shkrimtari, në këtë situatë që ka ardhur, pasi ka shkruar disa vepra,  duhet të bashkëpunojë  me personalitete, studiues të gjuhës, pasi  edhe shkrimtari gjithmonë mëson nga të diturit... Redaktorët, recensorët, korrektorët në botimin e librave  duhet të bëjnë  punën e tyre e sidomos shtëpitë botuese, të cilat kanë detyrat e tyre në këtë fushë. Duhet  të mendojmë për lexuesin e të gjitha kategorive, sidomos për lexuesin e etur, të riun. Një vepër duhet të plotësojë kushtet e saj: temë, përmbajtje, nivel, kualitet, zbatim rigoroz të rregullave  drejshkrimore të gjuhës amë me fanatizëm të përkryer, zbatim po fanatik të shënjave të pikësimit , të cilat  harrohen , përdoren gjoja në mënyrë të moderuar  e tjerë. Këtë e theksoj, pasi edhe në këto libra që lexova ka plotësi të metash, por nuk janë faji i shkrimtarit... Ai duhet të kontrollojë mirë punën për botimin e librit dhe të merret me njerëz të specializuar. Sa mirë shkruajmë për internimet e dikurshme, apo për problemet e tjera të sistemit monoide, por nuk po i mëshojmë fort kulturës së shkrimit, kulturës  së paraqitjes librore, kulturës estetike  dhe eseistike të anën tekstuale, anës narrative.
 
Përmbyllje
Është e nevojshme që shkrimtari Hasan Muzli Selimi të dalë në shkëmbimin universal të vlerave. Veprat e tij duhet të përkthehen edhe të njihen në letërsinë bashkëkohore.
Kjo është e metë që duhet të eliminohet...  
I uroj shkrimtarit Hasan Muzli Selimit suksese në jetë, suksese ne fushën kreative!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi