Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 740
Points : 1451
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Larmitet tematik, stil i veçantë përshkrues ngjarjesh, individualitet trajtues, mëshim i thelbeve, shkaqeve dhe pasojave...  Empty Larmitet tematik, stil i veçantë përshkrues ngjarjesh, individualitet trajtues, mëshim i thelbeve, shkaqeve dhe pasojave...

2nd November 2023, 20:44
Larmitet tematik, stil i veçantë përshkrues ngjarjesh, individualitet trajtues, mëshim i thelbeve, shkaqeve dhe pasojave...
 
Analitikë e romanit”Partiturë agu” i autores Nexhmije Hasani
Nga Prof. Kristaq F. Shabani IWA, shkimtar, poet, studiues, estet
 
Çelnim
 
Në këtë jetësi krijuese sillen ngjarje, ndodhi, fenomene, procese, eksplorime... Ngjarje të përjetuara shpirtërisht dhe të kuruara me “tableta” filozofike, me një “organogramë” psikike për të mos lejuar dalje nga vetvetja. Sillen përvoja të një emigrimi tashmë të emancipuar dhe dikur njerëz (të dy gjinive), të cilët, të nisur nga ideja e ndryshesës, dolën me meritë nga “Lëvozhga“ mit. U vetësakrifikuan, duke prologuar e duke u modeluar për të tjerët dhe të tjerat deri në prekje të tragjikes, të dramës, të hedhjes në sulm për të mposhtur jo vetëm varfërinë shumëplanshe, por për të zbuluar edhe dy të kundërtat e sistemit të proklamuar si sistem i “Mirëqenies së përgjithshme“ nga apologjetët, ideologjët e këtij sistemi, i cili pati, ka dhe do të ketë “narrativën “ e tij të ecjes deri në amortizimin e tij moral... dhe “fizik” .
 
“Eksplorim” i kompozicionalitetit dhe substratit
*Problematika dhe substrati i këtij romani të konceptuar e të ndërtuar ndryshe ka një galeri të vogël tipash e protagonistësh, të cilët veprojnë në linja të lidhura, të ndërthurura, ku rëndësi i jepet përshkrimit e portretizimit shpirtëror, zhvillimit të ngjarjeve në këtë fokus... Romani është një arenë e dialogimit, shprehësisë, e nocioneve filozofike, që, në disa raste, janë të veshura me figuracion tërheqës dhe precipitues në mendje, duke të treguar e shenjuar ecurinë, rrugën e drejtë, në të cilën duhet të inkuadrohesh e të inkursohesh.
 
*Kryeprotagonistë të shfaqur: Elisa dhe Savi në gjithë kompleksitetin e ngjarjeve. Plotësi vepruese jepet nga autorja me Elisën, e cila e mban të ndezur praninë e Savit, dashuria e saj e palëkundshme, jo vetëm në praninë dhe dialogimet e tij, por Savi është i pranishëm edhe spiritualisht në brendësi të shpirtit të saj, duke i shërbyer si një konsulent i saj modelar referimi..., i cili është tepër aktiv në akte me skenëzime shpirti... *Ndjenja, dashuria “profil” e Elisës për Savin është e ngritur me një aftësi shembullësie të principtë, të deklaruar, të çiltër, të ndjeshme, të shenjtë dhe leksionare, në kuadër të mesazheve të të gjitha rangjeve.
*Elisa kryeprotagonistja shfaqet në shumë plane e qendërzuar duke realizuar linja romanore: Elisa – prindër, vendlindje; Elisa – David; Elisa – Ermir; Elisa DriniArjana; Elisa Adam; Elisa fëmijët e Institutit të autikë, Elisa- tezja Hanke, e tjerë...
Pra, një rreth kufizues, i cili ka rrathët e përbrendshëm koncentrikë, ku ngjarjet dinamizohen, ndërlidhen njëra me tjerën, kanë “kulmet e tyre të veçanta dhe “apogjeun” e përbashkët. Linja e nënlinja, të cilat e “gjelbërojnë“ romanin dhe krijojnë një variacion të ri kompozues të dëshirueshëm, të pranueshëm e me organizim vetjak, duke u nisur dhe nga idetë tona për letërsi të mirëfilltë gjithëgjinish. Kjo është një veçori dalluese nga librat e dalë deri më tani në zhanrin romanor.
 
*Larmiteti i tematikës sjell një “bum” problematikash që analizohen, mesazhojmë, kushtrimojnë, deklarojnë, thirrojnë, klithmojnë, nismojnë, ulërasin, ndjehem në boshati shpirti, frikojnë në përzmadhim. Mënyra, stili i përshkrimit të ngjarjes, individualiteti trajtues, mëshimi i thelbeve, shkaqeve dhe pasojave nxjerr në pah atë forcë të padukshme kreative, e cila sa vjen edhe dritohet, sa vjen dhe dallgëzohet duke u përplasur në bregdet shpirtrash, të cilët fortëzohen dhe ngrenë aftësinë përballuese, por edhe sakrifikohen në këtë rrokopujë jetësore, ku fut hundët, mentaliteti, mëllefi, thashethemnaja, kurthi, intriga, inatçorja, përçmimi, përçudnimi, eliminimi; shfaqet frika te njerëzit e dobët për t’i dhënë fundjetës, ose për ta realizuar këtë fund nga njerëz të papërgjegjshëm. Të gjithë personazhet portretizohen shpirtërisht dhe fizikisht në një spirale të lirshme në rritje dhe që panoramon me një stilim mbushamendës.
 *Lidhësi dhe zhvillime ngjarjesh madhore, ku kryeprotagonistja zë vend kryesor duke krijuar lidhje “organike” Elisa – Megan (del në pah ndërgjegjësimi, respekti, madhështia e dashurisë njerëzore në raporte dëshirash, vrullesh) jepet mesazhi i madh, ku lidhësitë reciproke, dëshirat humane, afrimiteti njerëzor duhet të respektohen, thellohen dhe të mbahen gjithmonë të ndezur, të flakëruar, për të treguar madhështinë e krijesës emancipuese dhe për të ndriçuar shoqërinë, e cila ka “vendqendrime-stacione” dhe nuk vazhdon rrugëtimin për te lumturimi.
 Shkrimtarja ka “luhatje të bukura” në përshkrimin e fenomeneve dhe proceseve jetësorë, duke u nisur nga temperamenti i saj, proceset voletivë, qëndrimi melankolik ndaj së mirës dhe prirja e saj për të mposhtur keqësinë, zhargonet e pranishme. Ajo përpiqet të fytyrëzojë personazhet në aspektin polivalent pozitiv, duke pakësuar elementët negativë, të cilët nuk i nxjerr si protagonistë, por i lë në “turmë”, në një padukshmëri, e cila shfaqet veç apo veçmas në akte eliminimi, apo në kundërvënie ndaj pozitivitetit, duke sjellë dramatizmi, si në rastin e Ermirit e tjerë.
 
*Pelatimi i diskursit
Nocioni ”diskurs” (nga lat. Discursus), e ka kuptimin e endjes, bredhjes, shpërndarjes. Në linguistikë, nocioni në fjalë konceptohet si bisedë, apo shkoqitje logjike, ndërsa në letërsi përgjithësisht e ruan funksionin e ligjërimit letrar, të ligjëratës letrare, për t’u konceptuar esencialisht me funksionin e mënyrës së bërjes së ligjëratës letrare. Autorja është munduar të ligjërojë natyrshëm pa sforco dhe të jetë e natyrshme.
“Gjuha nuk mund të jetë kurrë” neutrale” personale dhe shoqërore...,” -thekson Frances Henry dhe Carol Tator, Discourses of Domination, Universiteti i Torontos Press, 2002. Autorja i ka dhënë rëndësi diskursit. Ka tregues ecurie në këtë vepër të saj...
 
*Stili narrativ i autores
 
Proza e Nexhmije Hasanit, e cila tashmë është në “pjekje” vjeljeje, ka në narrativën e saj prezencën e përshkrimit, të monologut, dialogut, të prozës poetike të ndjesisë dhe të këndvështrimit deri në detajizim, gjë që krijon fluiditetin drejtpërdrejt. Duhet theksuar se, vëmendja dhe aftësia krijuese në krijimin e atmosferave, të mjediseve sjell një farë transformimi rrëfenjësor në “tensionimin” pozitiv të lexuesit përtë rritur interesimin deri në finitetin e veprës... Nëpërmjet Elisës autorja ka arritur që të krijojë përvojën për t’u mbrojtur nga hijet e së kaluarës dhe të bier në kontakt të pandalshëm me realitetin e madje, të guxojë me një logjikë të avancuar të këshillojë, të japë mendim, të kërkojë të drejtën dhe të realizojë detyrat e saj individuale. Autorja e vendos Elisën në “ekranin jetësor“ në përballesat e mëdha, në mjediset mendore për të funksionuar mentalisht, duke prototipizuar një “zonjushe”që arrin të adoptojë evolucion- teknologjinë të jetesës së toku, duke mbartur tendencat e reja morale.
 Në këtë kontekst, duhet të citojmë zhvillimet e vrullshme dialektike që ndodhin në këtë vorbullim e diagramë jetësore, ku krahas antagonizmit, kontrastimit shfaqet Konservatorizëm – Evolucioni,i cili përçapet në një bashkim dyrrymash, i cili sjell mbijetimin në një botë, që, nga pikëpamja konceptuale, është gjithmonë në ndryshim të pandërprerë (Sill këtu shëmbëlltyrën e ndodhisë së personazhit të këtij romani, Ermirit, i cili eliminohet nga mentaliteti dhe pasuesit e tij drastikë. Jepet një mesazh i qartë frenimi. Nuk merret jeta kot së koti...) .
 
*Figurat letrare
Pa figurshmëri nuk ka vepër të karakterit letrar. Figurshmëria, nga ky aspekt është shumë e rëndësishme dhe prezente në një vepër lerare e sidomos te një gjinie tillë e madhe si romani. Ajo, sikundërse janë shprehur studiuesit e mirëfilltë të kësaj fushe, mbetet ende një thembërz e Akilit e tekstit prozator. Si dhe në veprat e mëpërparshme, të botuara nga autorja, ky libër është një vazhdueshmëri e mirë dhe premtues për të.
Figurshmëria është një kërkesë e domosdoshme e veprës që merr karakter letrar.
 
*Doja në planin simbolik figurativ të vija theksin në një ndalesë të “figuruar” në roman: Autorja ka ditur të përdorë mjetet stilistike për ta gjallëruar diskursin, narracionin. Të bie në sy në këtë libër përdorimi i Litotës (figurë letrare) . (Litota vjen nga greqishtja litotes’ - zvogëlim, thjeshtësi). Autorja është e “kursyer”, në kuptesën e paraqitjes. Duke përdorur litotën, e cila është e kundërta e hiperbolës, autorja kërkon të thotë më pak, duke lënë të kuptohet më shumë ... Në fragmente të romanit ndjehet më së miri kjo, ku koinciziteti është frymëmarrës. Shumë autorë të tjerë përdorin hiperbolën në veprat e tyre dhe kjo ndikon në mosinteresin, i cili është mpakur. Nëse këndvështrohet me syrin e stërvitur të një studiuesi, ky libër ka prezencë të simbolikës, figurimit, gjë që rrit kapacitetin e përfaqësimit të bukurimit dhe të kënaqësisë gjatë procesit lexues, por edhe muzikalitetin e veprës .
 
Përfundesë ndryshe pyetësore për të vënë në lëvizje” mendimin lexues
Ky roman i letërsisë së shkruar a ka si synim përfundimtar përfaqësimin e bashkëkohores apo bën përçapje për këtë?
A e ka arritur funksionin estetik dhe kapacitetin e madh shprehës?
Ky tekst letrar a e ka nxjerrë qëllimin kryesor për të nxjerrë në pah funksionin “poetik” dhe estetik të ligjërimit të tij?
 Si autorja ka realizuar transmetimin e ideve të saj në mënyrë të kujdesshme, estetike, mënyrë, brenda stilit të saj dhe a është konkurruese me stilet e tjera ekzistuese?
Në komponentin letrar si realizohen mundësitë në përshkrim, ekspozim , argumentim? Shtrirja tematike a është e larmishme? Duhet theksuar se, në këtë libër haset edhe shprehja perifrazike interesante, ku nxirren në pah shenja të qenësishme, tipare, veti a cilësi të personazheve, duke i paraqitur në mënyrë të gjallë e artistikisht figurat e tyre. Një veçori kjo në këtë substrat. Udhë të mbarë këtij romani me një titull intrigues “Partiturë agu” ..., ku autorja hedh një hap të sigurt për vijueshmërinë e saj letrare!
 
Gjirokastër, tetor 2023
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi