“Një kontribut shkrimor në “Plejadën” ndjenjësore e mbështetur në binarë të çelnikosur, të rrënjosur thellësisht në Tokën hapërsigjerë parajsor
1st February 2024, 18:15
“Vepra letrare është si një partiturë, e krijuar për një rezonancë përherë të re, të lexuesit”
Robert Haus Jauss
“Një kontribut shkrimor në “Plejadën” ndjenjësore e mbështetur në binarë të çelnikosur, të rrënjosur thellësisht në Tokën hapërsigjerë parajsore të Kombit...”.
Përsitje për veprën: “Letër Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të autorit Zekerija Idrizi.
Nga Prof. Kristaq F. Shabani, IWA, AOM, ABI, poet, shkrimtar, studiues, estet
Me vepra të tilla ndriçon dielli mbi Malnaja e Majënaja!
Abstrakt
Një tematikë e veçantë, një përsjellje ndryshe. Një strukturë tematike dhe një staturë koherente ... Përdorim i efektshmërisë, i dialogimit imagjinar dhe fantast, i ndërtuar me fakte reale kokëfortë historikë të hulumtuar në “enciklopedinë shkrimore paraqitëse të deritashme”, duke e ilustruar me shembuj konkretë dhe zëfortë.
Një strukturë e goditur me një staturë plotësisht të qendrueshme, rezistente ndaj “tërmeteve“ disaballëshe të thashethemnajave dhe produktivitetit mediokër të profanizmit, mediokritetit dhe që mban mbi shpinë dritëditurinë e shekujve të një kombi të lashtë.
Krijuesi ka hyrë në këtë arenë me plotëditurinë dhe me lexime shumë interesante nga veprat e historianëve, historinëve, shkrimtarëve të sferës kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilët kanë patur si pikësynim trajtimin e thelbit kryesor: Figurën shumëplanshe, të shndritshme dimensionale dhe atipike të Heroit Kombëtar të Kombit Shqiptar, Gjergj Katrioti Skënderbeut, i cili, me kryeaftësitë e tij të veçanta dhe të spiktura, dha kontribut në shumë drejtime dhe fusha jetësore; mbeti pikë reference dhe lavdia e shekujve i transmetur te shqiptarët.... Vetë emri i tij, i tejet përhapur, e provon katërcipërisht identitetin dhe gjenealitetin e këtij Kombi të lashtë, paçka nga tratativat, diktimet deri në sakrificë të ndërrimit të besimit nga pushtimi i stërgjatur osman dhe planet e pazaret për copëtimin e tij në pjesëza për mosekzitencën e Tij....
Autori Zekerija Idrizi e ndërton këtë vepër mbi disa kolonata të qëndrueshme dhe mbushamendëse...
Përdorimi i dialogimit imazhues që nga prologimi dhe deri në epilog, nëpërmjet lidhësisë midis kryepersonazheve dhe personazheve realë, ku, ai nëpërmjet një aftësie selektive arrin të evidentojë më kontributorët realë për Kombin e duke ia paraqitur Heroit, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, me një pasqyrim konkret dhe të besueshëm.
Nëse, iu referohemi edhe veprave të tjera të këtij krijuesi ndeshim me individualitetin e tij të dhënies parësi të efektit dhe të afektit dialogues me kryepersonazhe që kanë bërë Historinë .
Është tashmë modelare kjo prezencë dialoguese efektive.
Struktura kompozicionale:
E konceptuar në një kolonat tërësor me 15 kolona, vepra “zbraz” në mënyrë të rrjedhshme: kryepersonazhe, personazhe, ndodhi, portretizime, karaktere, temperamente, deduksione, arsyetime, shkëlqime, ngjarje, katakombe, përplasje, dredhi, kurthe, humbje, dëshpërime, disfata, evidentime, ligjërime, rrëfenja, vendosmëri, triumfe, mposhtje, besëdhënie, spikatje, refleksime, e tjerë.
I direktë dhe frytdhënës, sinjifikativ (tregues) përdorimi i letrës frymëmarrëse e përcaktuar qartë në këto komponente të rëndësishme evidente të veprës. Midis tyre mëshuar:
Pazazhi dialogues i konceptuar
"Skënderbe, më duhet të të them sinqerisht, Zotin e kam dëshmitar, të dua shpirtërisht! Nuk ka laps në botë që mund ta përshkruajë këtë dashuri timen që kam ndaj imazhit hyjnor, burrërisë dhe hirësisë tënde!“
“I dashur Zekerija, unë po se po, të dua, por dhe Zoti, engjëjt, yjet, dielli, hëna e qiejt të duan, sepse ke një dashuri të virgjër dhe zemër të dëlirë, pavarësisht të metave dhe viktimizimit tënd mëkator ballë tundimeve të djallit ... Por, po më bën një fije merak, kur herë-herë të shoh të zymtë, të vrenjtur në fytyrë dhe të merakosur. Më trego, lum vëllai, çfarë të mundon?“
”Ah, vëlla! Disa njerëz të pavirtytshëm, shqipfolës tradhtarë, në të gjallë, të kanë pas damkosur, e në të gjallë e në të vdekur edhe në gijotinë e ferr të kanë shpënë!”....
Përshkrimi final i dilogimit
Pazazhi përshkrues në temporalen e lartme:
Pas kësaj bisede të paprecedentë, u drodhën toka dhe qiejt, ndërkohë që yjet me qindra zogj, bilbilë e shqiponja hidhnin vallen e Shotës në kor, në mënyrë të magjiktë, duke përshëndetur bijtë atdhedashës të Arbërisë ...
Në vepër ndeshesh me natyra edhe “deklarative” dhe me taktika dhe strategji të të shkruarit dhe të komunikimit; përgjigje replike ndaj kodit të marrëdhënieve me kryepersonazhin dhe me mënyrat e sjelljeve ndaj disa minifigurave të spektrit të vjetër fetar me ndikim fondamentalist e mbrojtës së kulturave të vjetra fetare .
Qëndrimi koherent autorial përcaktues, reflektues, argumentues mund të jetë shpjegues, si një nga formulat e shumta të mirësjelljes dhe kundërshtisë ndaj këtij të foluri të rëndur ndaj identitetit dhe simboleve.
Duhet të theksohet se, kohëzgjatja e dialogut teorikisht, mund të jetë e pafundme, sepse kufiri i poshtëm i tij mund të mbetet i hapur... Sidoqoftë, në praktikë, edhe në këtë vepër, dialogimi ka një fund të motivuar të stilit mirësjelljes midis dy dialoguesve Heroit - Autorit. Kjo tregon se, dialogu është një formë e natyrshme e komunikimit parësor. Që të lindë një dialog, nga njëra anë, nevojitet një bazë e përbashkët fillestare informacioni, të cilën autori e ka të mjaftë dhe i përshtatet nivelit të lartë të Heroit... Dialogjet në këtë vepër ndriçojnë moralin, gjendjen dhe informacionin.
*Shkreptima e lindjes së dashurisë së autorit për figurën e Heroit Kombëtar lindi apo u përshfaq në znafillë me një pikturë të portretit të tij qysh në fëmini... Mandej, vijoi procesi i krijimi të vetndërgjegjes patriotike, përvetësimi i vallëzimit tradicional, edukimi me dashurinë ndaj Kombit dhe figura të ndritura të Tij. Ndikim familja e Tij me tradita. Qysh gjimnazist, ai lexon një mori librash me objekt Heroin Gjergj Kastrioti Skënderbeun. Dhe kjo vetëdije dhe ky maldashurie solli përpilimin e Letrës ndaj Skënderbeut, duke dritëzur idenë e Tij madhore... Pazazhe dritëdhënëse ka në hyrësinë e librit, ku evidentohet procesi i lindjes së veprës, e cila rrënjëzohej dhe lartësohej në shpirtin e autorit: “Kombi ynë sot, në kapërcyell të shekullit XXI, ka nevojë për shumë heronjë skënderbegianë, të cilët do ta përparonin atë dhe do t'i realizonin idealet madhore kombëtare...” .
Figurative dhe simbolike: “Dhe si çdoherë, por kohët e fundit, seç ndjej një mall të madh të kuvendoj me Ty shtruar dhe shqiptarçe për fatet e kombit e të atdheut...”. Parakalesa fantazmagorike u paraqitën përballë gjigantët e kombit: (të shprehur në një reshtim breziv evidentues në vepër). Kaq të shumtë sa janë të pambarimtë !
Përfundesë
Autori në të gjitha gjasat mundohet të shkruajë me një gjuhë të pastër shqipe , madje të pasur me figura dhe simbolika. Në këtë kontekst, ai sjell shembulla me personalitete të shumta , të cilët u përpoqën për gjuhën dhe identitetin...
Vepra: “Letër Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu” sjell fakte historike, shembuj dinamikë dhe rrit horizontin e lexuesit, ndikon në formimin e një konceptimi të drejtë e të palëkundur për Figurën Majë të Heronjve të Kombit tonë, Heroin Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun...Është një kontribut shkrimor në “Plejadën” ndjenjësore e mbështetur në binarë të çelnikosur, të rrënjosur thellësisht në Tokën hapërsigjerë parajsore të Kombit...
Autori duhet të jetë i krenaruar për këtë gjetje dhe prurje të shumëlulëzuar.
Me vepra të tilla ndriçon dielli mbi Malnaja e Majënaja!
Gjirokastër, Albania,janar 2024
Robert Haus Jauss
“Një kontribut shkrimor në “Plejadën” ndjenjësore e mbështetur në binarë të çelnikosur, të rrënjosur thellësisht në Tokën hapërsigjerë parajsore të Kombit...”.
Përsitje për veprën: “Letër Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të autorit Zekerija Idrizi.
Nga Prof. Kristaq F. Shabani, IWA, AOM, ABI, poet, shkrimtar, studiues, estet
Me vepra të tilla ndriçon dielli mbi Malnaja e Majënaja!
Abstrakt
Një tematikë e veçantë, një përsjellje ndryshe. Një strukturë tematike dhe një staturë koherente ... Përdorim i efektshmërisë, i dialogimit imagjinar dhe fantast, i ndërtuar me fakte reale kokëfortë historikë të hulumtuar në “enciklopedinë shkrimore paraqitëse të deritashme”, duke e ilustruar me shembuj konkretë dhe zëfortë.
Një strukturë e goditur me një staturë plotësisht të qendrueshme, rezistente ndaj “tërmeteve“ disaballëshe të thashethemnajave dhe produktivitetit mediokër të profanizmit, mediokritetit dhe që mban mbi shpinë dritëditurinë e shekujve të një kombi të lashtë.
Krijuesi ka hyrë në këtë arenë me plotëditurinë dhe me lexime shumë interesante nga veprat e historianëve, historinëve, shkrimtarëve të sferës kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilët kanë patur si pikësynim trajtimin e thelbit kryesor: Figurën shumëplanshe, të shndritshme dimensionale dhe atipike të Heroit Kombëtar të Kombit Shqiptar, Gjergj Katrioti Skënderbeut, i cili, me kryeaftësitë e tij të veçanta dhe të spiktura, dha kontribut në shumë drejtime dhe fusha jetësore; mbeti pikë reference dhe lavdia e shekujve i transmetur te shqiptarët.... Vetë emri i tij, i tejet përhapur, e provon katërcipërisht identitetin dhe gjenealitetin e këtij Kombi të lashtë, paçka nga tratativat, diktimet deri në sakrificë të ndërrimit të besimit nga pushtimi i stërgjatur osman dhe planet e pazaret për copëtimin e tij në pjesëza për mosekzitencën e Tij....
Autori Zekerija Idrizi e ndërton këtë vepër mbi disa kolonata të qëndrueshme dhe mbushamendëse...
Përdorimi i dialogimit imazhues që nga prologimi dhe deri në epilog, nëpërmjet lidhësisë midis kryepersonazheve dhe personazheve realë, ku, ai nëpërmjet një aftësie selektive arrin të evidentojë më kontributorët realë për Kombin e duke ia paraqitur Heroit, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, me një pasqyrim konkret dhe të besueshëm.
Nëse, iu referohemi edhe veprave të tjera të këtij krijuesi ndeshim me individualitetin e tij të dhënies parësi të efektit dhe të afektit dialogues me kryepersonazhe që kanë bërë Historinë .
Është tashmë modelare kjo prezencë dialoguese efektive.
Struktura kompozicionale:
E konceptuar në një kolonat tërësor me 15 kolona, vepra “zbraz” në mënyrë të rrjedhshme: kryepersonazhe, personazhe, ndodhi, portretizime, karaktere, temperamente, deduksione, arsyetime, shkëlqime, ngjarje, katakombe, përplasje, dredhi, kurthe, humbje, dëshpërime, disfata, evidentime, ligjërime, rrëfenja, vendosmëri, triumfe, mposhtje, besëdhënie, spikatje, refleksime, e tjerë.
I direktë dhe frytdhënës, sinjifikativ (tregues) përdorimi i letrës frymëmarrëse e përcaktuar qartë në këto komponente të rëndësishme evidente të veprës. Midis tyre mëshuar:
*”Letër Kryeheroit tonë Gjergj Kastriot- Skënderbeut” ;
*”Aktori shqiptar me famë botërore Aleksandër Moisiu”;
*”Simboli i trimërisë dhe i shpirtit të madh luftarak: Mbreti Leka i Madh – Aleksandri”;
*”Pranë trupit të hirëzuar të artistit legjendar, Bekim Fehmiut, te lumi Lumbardh”;
*”Letër Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu
(I dashur, Skënderbe! Tani do të të rrëfej për ndjenjat dhe mbresat e mia më sublime e më të këndshme për babain dhe themeluesin e shtetit të Shqipërisë, Plakun e Vlorës Ismail Qemalin)”;
*”Te Kompleksi Memorial në Prekaz, te Komandanti Legjendar Adem Jashari”;
*”Hoxhallarët patriotë që luftuan për pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës”.
Në këtë “kolonat” ka një zbërthim analitik dhe jepet ndihmesë për të njohur jo vetëm kryeheroin, por edhe gjithë heronjtë e tjerë...
Si përfundesë për këtë vepër, në këtë paraqitje abstrakti: Këtu, mund të vërehet se letra –monolog e përmbushur me shembuj prototipizues si dhe “dialogu”, informacioni gjithëfarëllojsh, janë format kryesore të të shkruarit, që kanë shumë diversitet mendimi dhe pasqyrimi, duke realizuar formaturën dhe synimin përdorues. Dialogu paraqitet, atje, ku përdoret si një formë parësore dhe e natyrshme, si një mënyrë për të shkëmbyer mendime, në këtë rast Autori - Heroi.
Bie në sy të shkruarit monologjik, ashtu edhe ai dialogues, që ekzistojnë si në formë gojore, ashtu edhe në formë të shkruar, megjithëse, kjo e fundit, bazohet gjithmonë në të folurën monologjike, dhe fjalimi dialogues është në bazë të formës gojore.
Krijuesi Zekerija Idrizi i ka mëshuar portretizimit, përshkrimit të pamjes së jashtme së bashku me vetitë e tij shpirtërore e morale, por këtu rëndësi i është dhënë të dytit, më interesivit ...
Imazhi letrar në vepër
Kjo vepër e Zekerijas, shpreh besimin, se do të lërë "përshtypje të thellë" në zemrën dhe mendjen e lexuesit; do të ketë një ndikim të tillë të fortë tek ai. Ky imazh artistik i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, i krijuar nga aftësitë dhe personaliteti i tij i padiskutueshëm plotor dhe meritës shkrimore evidente të pasqyruar të krijuesit, i cili ka qenë në gjendje të rishohë mrekullisht dhe me arsyetim tejet logjik gjithë veprimtarinë skënderbejane për të dëshmuar realitetin koherent, për ta bërë atë në një mendje dhe të afërt “pronë” me ndjenjat personale të çdo bashkëkombasi dhe shtetari të vendeve të tjera, duke përdorur një format letrar elegant, sikundërse është dërgimi i një letre imazhuese, mënyrë kjo e komunikimit letrar e përdorur në shekuj nga krijuesit me efekt pozitiv transmetues dhe e përdorimit të personifikimit dhe aliteracionit bindës ... Zekerija përdor në këtë vepër këtë formë letrare, por kombinuese, sikurse e shprehëm dhe më lart, me dialogun, monologun, dhe format e tjera narrative.
Dihet që, imazhi artistik në letërsi është çdo dukuri, e përgjithësuar dhe kreative e rikrijuar nga shkrimtari në subjektin e tij. Nga vetë natyra ai është vizual dhe sensual, i realizuar me metodat e përshkrimit dhe portretizimit e tjerë. Një procedurë e hapur për perceptimin dhe mund të shkaktojë vuajtje të thellë emocionale. Këto karakteristika janë të pandara në imazhin, sepse krijuesi nuk ka thjesht kopje të fenomenit të jetës, por u jep atyre një domethënie të veçantë dhe me ndihmën e teknikave të përzgjedhura e bën atë më të ngjeshur, tredimensional.
Është e natyrshme që, në kontrast me veprimtarinë shkencore, krijimtaria artistike është shumë subjektive, dhe ndërvaret nga ajo, e cila tërheq kryesisht personalitetin e autorit, shtrirja e imagjinatës së tij, përfytyrimi, dituria dhe ndjenja. Përdorimi i formateve letrare gjallësore në këtë vepër është krijuar falë shkakut të lirisë së plotë të krijimtarisë.
Plot shembuj përfaqësues, të cilët nuk kemi ndërmend t’i rreshtojmë këtu, pasi gjenden në shumatore brenda në vepër.
Origjinaliteti dhe thellësia e botës kreative të autorit është manifestuar në faktin se, imazhet në veprat e artit nuk janë vetëm njerëzit, por edhe natyra, objektet e pajetë, qyteti dhe vendi, tiparet individuale, karakteri, personalitetit, që, shpesh, japin pamjen e krijesave fantastike, ose, në të kundërtën, shumë “me këmbë në tokë”, objekte të përditshme dhe të qenësishme, të cilat flasin me gjuhën e tyre befasuese. Madje, ka informacione të shumta për këto objekte, të para nga shumë këndvështrime. Kështu, këtu, përmendet, pothuajse, gjithë “hapësira ” shqiptare në të gjithë territorin e Kombit: Shkodra, Kruja, Lezha, Dibra, Gjakova, Prizreni, Vlora, Peja, Shkupi, Tirana, Shqipëri e Veriut dhe Jugu e tjerë.
Sikundërse pohohet edhe në këtë vepër, imazhi artistik në letërsi dhe art është shumë i vëllimshëm dhe pasqyron jo vetëm problemin e botës objektive, por edhe përvoja subjektive dhe reflektimet e autorit që e krijoi atë. Ajo, jo vetëm që pasqyron realitetin dhe përpiqet për t'iu përgjigjur pyetjeve ekzistenciale, por edhe krijon kuptime të reja, sikundërse janë shumë teza të autorit, të cilat janë të rëndësishme për të dhe për kohën, në të cilën ai jeton. Kupto këtu gjithë arealin substrativ në paraqitjen e figurës triumfale të heroit tonë kombëtar të trajtur në kompleksitet. Prandaj, imazhi artistik në letërsi dhe art është shumë i vëllimshëm dhe pasqyron jo vetëm problemin e botës objektive, por edhe përvojën subjektive dhe reflektimet e autorit që e krijoi atë.
Etika , vlerë e shpërfaqur
Veçojmë përdorimi i Monologut (Forma e fjalës, një deklaratë e hollësishme e një personi, drejtuar dëgjuesve ose vetes), një strukturë e veçantë e të shkruarit.
Dialogu në këtë vepër përdoret si një një formë e të shkruarit. Njësia kryesore e dialogut quhet unitet dialogu, është një bashkim tematik (semantik) i disa vërejtjeve të veçanta në një, i cili është një shkëmbim deklaratash, mendimesh, secila prej të cilave lidhet me atë të mëparshmen dhe varet nga ajo. Dialogu. në këtë vepër, përdoret si mjet i eseve artistike në epos... Ekzistenca e unitetit dialogues shpjegohet me lidhjen e replikave heterogjene (shtimi, përhapja, rrëfimi, marrëveshje-mosmarrëveshje, pyetje-përgjigje, formula e etiketës së të folurit). Ndonjëherë, mund të ekzistojë edhe falë deklaratave që janë një reagim jo ndaj vërejtjes së mëparshme të bashkëbiseduesit, por në përgjithësi ndaj një situate të të folurit, në të cilën pjesëmarrësi në bisedë bën një kundërpyetje. Kjo vepër e dëshmon një gjë të tillë.
Pazazhi dialogues i konceptuar
"Skënderbe, më duhet të të them sinqerisht, Zotin e kam dëshmitar, të dua shpirtërisht! Nuk ka laps në botë që mund ta përshkruajë këtë dashuri timen që kam ndaj imazhit hyjnor, burrërisë dhe hirësisë tënde!“
“I dashur Zekerija, unë po se po, të dua, por dhe Zoti, engjëjt, yjet, dielli, hëna e qiejt të duan, sepse ke një dashuri të virgjër dhe zemër të dëlirë, pavarësisht të metave dhe viktimizimit tënd mëkator ballë tundimeve të djallit ... Por, po më bën një fije merak, kur herë-herë të shoh të zymtë, të vrenjtur në fytyrë dhe të merakosur. Më trego, lum vëllai, çfarë të mundon?“
”Ah, vëlla! Disa njerëz të pavirtytshëm, shqipfolës tradhtarë, në të gjallë, të kanë pas damkosur, e në të gjallë e në të vdekur edhe në gijotinë e ferr të kanë shpënë!”....
Përshkrimi final i dilogimit
Pazazhi përshkrues në temporalen e lartme:
Pas kësaj bisede të paprecedentë, u drodhën toka dhe qiejt, ndërkohë që yjet me qindra zogj, bilbilë e shqiponja hidhnin vallen e Shotës në kor, në mënyrë të magjiktë, duke përshëndetur bijtë atdhedashës të Arbërisë ...
Në vepër ndeshesh me natyra edhe “deklarative” dhe me taktika dhe strategji të të shkruarit dhe të komunikimit; përgjigje replike ndaj kodit të marrëdhënieve me kryepersonazhin dhe me mënyrat e sjelljeve ndaj disa minifigurave të spektrit të vjetër fetar me ndikim fondamentalist e mbrojtës së kulturave të vjetra fetare .
Qëndrimi koherent autorial përcaktues, reflektues, argumentues mund të jetë shpjegues, si një nga formulat e shumta të mirësjelljes dhe kundërshtisë ndaj këtij të foluri të rëndur ndaj identitetit dhe simboleve.
Duhet të theksohet se, kohëzgjatja e dialogut teorikisht, mund të jetë e pafundme, sepse kufiri i poshtëm i tij mund të mbetet i hapur... Sidoqoftë, në praktikë, edhe në këtë vepër, dialogimi ka një fund të motivuar të stilit mirësjelljes midis dy dialoguesve Heroit - Autorit. Kjo tregon se, dialogu është një formë e natyrshme e komunikimit parësor. Që të lindë një dialog, nga njëra anë, nevojitet një bazë e përbashkët fillestare informacioni, të cilën autori e ka të mjaftë dhe i përshtatet nivelit të lartë të Heroit... Dialogjet në këtë vepër ndriçojnë moralin, gjendjen dhe informacionin.
Gjuha, stilistika, figurimi
Nga analitika e e substratit të veprës dalin në pah: *Shkreptima e lindjes së dashurisë së autorit për figurën e Heroit Kombëtar lindi apo u përshfaq në znafillë me një pikturë të portretit të tij qysh në fëmini... Mandej, vijoi procesi i krijimi të vetndërgjegjes patriotike, përvetësimi i vallëzimit tradicional, edukimi me dashurinë ndaj Kombit dhe figura të ndritura të Tij. Ndikim familja e Tij me tradita. Qysh gjimnazist, ai lexon një mori librash me objekt Heroin Gjergj Kastrioti Skënderbeun. Dhe kjo vetëdije dhe ky maldashurie solli përpilimin e Letrës ndaj Skënderbeut, duke dritëzur idenë e Tij madhore... Pazazhe dritëdhënëse ka në hyrësinë e librit, ku evidentohet procesi i lindjes së veprës, e cila rrënjëzohej dhe lartësohej në shpirtin e autorit: “Kombi ynë sot, në kapërcyell të shekullit XXI, ka nevojë për shumë heronjë skënderbegianë, të cilët do ta përparonin atë dhe do t'i realizonin idealet madhore kombëtare...” .
Ai, nëpërmjet faktesh dhe detajesh, personifikon figurën madhe shumëplanëshe dhe dimensionale të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Këtë vrulltim të ndërmarrë e përshkruan: “Heronjtë janë majat më të larta të kombeve, te të cilët drejtohen sytë e popujve! Prandaj dhe thuhet: “Më trego heronjtë e një kombi e të të tregoj se me ç’komb ke punë”.
Të gjitha kombet e botës kanë heronjtë e tyre.... Madje-madje, ka kombe që kanë krijuar edhe mitet e tyre fiktive...”. Autori tregon edhe cila ishte një ndër nxitjet që e shkroi këtë libër: “Ndër të tjerash, idenë për të shkruar këtë libër ma kanë nxitur edhe fyerjet dhe përbaltjet që ia bëjnë figurës së Skënderbeut fundamentalistët pseudo-myslimanë shqipfolës dhe ca historianë në Shqipëri dhe në botë, të cilët mëtojnë joshkencërisht të demitizojnë dhe të komprometojnë atë me kuazi-fakte historike ....”.
Figurative dhe simbolike: “Dhe si çdoherë, por kohët e fundit, seç ndjej një mall të madh të kuvendoj me Ty shtruar dhe shqiptarçe për fatet e kombit e të atdheut...”. Parakalesa fantazmagorike u paraqitën përballë gjigantët e kombit: (të shprehur në një reshtim breziv evidentues në vepër). Kaq të shumtë sa janë të pambarimtë !
Përfundesë
Autori në të gjitha gjasat mundohet të shkruajë me një gjuhë të pastër shqipe , madje të pasur me figura dhe simbolika. Në këtë kontekst, ai sjell shembulla me personalitete të shumta , të cilët u përpoqën për gjuhën dhe identitetin...
Vepra: “Letër Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu” sjell fakte historike, shembuj dinamikë dhe rrit horizontin e lexuesit, ndikon në formimin e një konceptimi të drejtë e të palëkundur për Figurën Majë të Heronjve të Kombit tonë, Heroin Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun...Është një kontribut shkrimor në “Plejadën” ndjenjësore e mbështetur në binarë të çelnikosur, të rrënjosur thellësisht në Tokën hapërsigjerë parajsore të Kombit...
Autori duhet të jetë i krenaruar për këtë gjetje dhe prurje të shumëlulëzuar.
Me vepra të tilla ndriçon dielli mbi Malnaja e Majënaja!
Gjirokastër, Albania,janar 2024
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi