28022008
Sekreti i belit të hollë – të dini të ndaleni!
Hulumtimet e fundit shkencore kanë dëshmuar se, pa marrë parasysh llojin e ushqimit që hani, nuk do të trasheni nëse nuk hani shumë, gjithashtu edhe nëse keni kontroll të brendshëm dhe të dini kur të ndaloni së ushqyeri.
Përfundimet e laboratorit për ushqim në Universitetin Cornell dëshmojnë se kontrolli i brendshëm, gjithashtu dhe sinjalizimi kur bëhet mjaft, janë faktorë të rëndësishëm në mbajtjen e belit të hollë apo edhe trashjes.
Në fakt, kaloritë e tepërta në një shujtë të caktuar nuk do të mund të harxhohen, prandaj më e rëndësishmja është të ndjehet masa. Shumë njerëz që vuajnë nga trashësia hanë tepër - dhe atëherë kur ua merr mendja se janë të uritur ata në fakt janë të stërmbushur, respektivisht vonë e kanë konstatuar këtë gjë.
Një shembull për këtë janë amerikanët dhe francezët. Amerikanëve, që njihen si komb i trashë, u mungon ky kontroll i brendshëm. Francezët në anën tjetër e kanë kontrollin, dhe përkundër bukës së tyre të famshme, djathërave të yndyrshëm dhe verës, në mesatare janë belhollë. Ata dinë kur të ndalen.
Prandaj, dëgjojeni më shumë trupin tuaj dhe nevojat e tij të vërteta.
Po ju keni probleme me peshen tuaj, apo me mire te themi me oreksin si i keni "marredheniet"???
Cfare beni per te mbajtur trupin tuaj ne forme???Mendimet tuaja jane te mirepritura.

Edituar për herë të fundit nga MARY në 28th February 2008, 13:57, edituar 1 herë gjithsej
Komentet
Re: Sekreti i belit të hollë – të dini të ndaleni!
28th February 2008, 13:57Mary
Une personalisht kam probleme me oreksin, po mu kujtua dicka per te ngrene duhet ta ah se s'ben sepse me ngelet mendja, pastaj pasi ha behem pishment qe hengra aq shume. Rralle here di te ndalem para ushqimit. Por shkoj rregullisht ne palester, keshtu qe e justifikoj pak veten.
28th February 2008, 19:16
une skam problem me belin ,dhe nuk kam majtur ndonjiher diet ,apo ushtrime gjimnastikore ,kam nji gen qe e trashegoj dhe kam dhurat nga ligji i natyres ,qe nuk vuej per belin e holl apo nga pesha e kilogramve .
29th February 2008, 20:14
Mendja e shendoshe ne…palester
Gjimnastika ne kushtet e shtepise duket pak si demode, ne nje kohe kur qendrat e fitnesit po perjetojne nje bum klientesh. Te fiksuar pas muskujve dhe kalorive, por dhe pas nje jete te re sociale, qe ndertojne brenda saj
Kur i kemi ngulur mire kembet ne shekullin e 21-te, zor se ka mbetur shqiptar qe ende ve shenjen e barazimit mes te qenit “i shendoshe” dhe “i shendetshem”. Por nese dikur trupat thatime, fibroze dhe faqet e terhequra ishin pasoje e “dietes” ne diktature, sot keto parametra po tentohen vetem per t’u ndjere mire. Jo vetem fizikisht. Mbi te gjitha shpirterisht. Dhe fjalen nuk e kemi per ate kategori mes nesh qe sot e gjithe diten ben “fiskulture” me varferine, por per njerez qe e kane urgjentisht te nevojshme te shkunden, te levizin, te shkathtesohen, te ruajne fizikun e rrezikuar nga obeziteti e jeta pa sforcime fizike.
Per kete duhet vullnet, dhe gjimnastika “ne kushtet e shtepise” eshte prone e te vullnetshmeve. Gjithe pjesa tjeter i ka “rene shkurt”, te pakten ne kryeqytet: Nje shfletim i shpejte i guides se Tiranes, per te gjetur numrat e telefonit te ndonje palestre. E kush e ka anashkaluar guiden sepse miqte i kane rekomanduar “vendin e duhur”, doren ne xhep eshte e sigurte qe e ka futur. Sepse kalorite sot, zor se mund t’i djegesh pa para. Pastaj kur paguan, je dhe me i motivuar. Mendohesh dy here para se te lesh nje dite pa shkuar, jo vetem se te rendon xhepi, por dhe sepse ne fakt nuk e le dot. Sepse te behet pjese e stilit te jetes dhe perpos mbajtjes se trupit ne forme ka dhe shume atraksione te tjera; miqesia e reja qe ke mundesi te krijosh, e pse dhe ndonje flirt. Dhe sepse ne palester nuk shkohet vetem per te bere muskuj apo per te mbajtur trupin ne forme. Sigurisht, shkohet dhe per te hequr stresin. Kjo e fundit e shpjegon me se miri faktin qe ne pjesen me te madhe palestrat frekuentohen nga nje shtrese e caktuar e shoqerise. Njerez qe pergjithesisht kane nje jete te ngarkuar dhe disa ore ne palester u sherbejne per te hequr qafe shumecka: Dhjamin e tepert, stresin dhe lodhjen mendore.
“Jo me kot thuhet qe nje trup i shendoshe eshte ne nje mendje te shendoshe. Jane te lidhura ngushtesisht me njera-tjetren. Madje ne bote, ne kompanite e medha ka qendra fitnesi, ne menyre qe punonjesit te shkarkojne energjite negative”, thote per Klan Manjola, instruktore e Fitness Bulls, nje nga palestrat me te frekuentuara ne kryeqytet. Me emrin e nje palestre jane gjithnje te bashkangjitur njerezit qe e frekuentojne, personazhe vip dhe instruktore. Per te paret jane te terhequr me shume amatoret, qe duan te shkojne ne aksh palester sepse shkon kengetari i tyre i preferuar apo prezantuesja me forma te kercyera. Ndersa frekuentuesit e rregullt, qe me shume sesa “vip-in” kane ne fokus trupin e tyre, do te zgjidhnin instruktorin. “Per mua eshte thelbesore nje instruktor i mire, te tjerat jane relative”, thote Ina, frekuentuese e rregullt e Fitness Bulls. Dhe nese jane te dyja, akoma me mire. Palestra eshte ajo qe del me me fitim, pasi ne fund ka me shume kliente. Dhe per keto te fundit sigurisht qe eshte dhe “lufta” me e madhe. Cmimet konkuruese dhe sherbimet suplementare jane arma me te cilen luftohet. Sigurisht emri i mire qe mund te kete fituar palestra nder vite, eshte nje plus, por kjo shkon paralel me pajisjet apo sherbimet shtese. Sepse pa to, zor se dikush do ta fuste doren ne xhep per te paguar jo pak per t’i djegur ato kalori, qe me aq zell i marrin dhe i heqin gjate dites.
Rezarta pershembull, nuk shkulet nga pista e vrapit pa i djegur 800 kalori. Dhe nuk eshte se gjate dites rri duke ngrene. Thjesht eshte “e fiksuar”. Shkon ne palester te shtate ditet e javes dhe kalon aty mbi kater ore. Eshte nje ritual, qe e kryen prej vitesh se bashku me shoqen e saj besnike te palestres, Klotilden. Edhe ajo nje tjeter e fiksuar. Pasioni per fitness-in i ka bere mikesha. “Une kam nje jete qe merrem me palester dhe sinqerisht nuk mund te bej dot pa te”, thote Klotilda, 25 vjece, pedagoge matematike. Te dyja e kane lidhur ngushtesisht jeten e tyre me palestren. Kur ndodh qe nuk shkojne, u duket se u mungon dicka. Sikur kane shtuar kile te teperta apo muskujt u kane rene fare. Ndaj dhe ne momentin me te afert, te jeni te sigurte se do te jene duke u bere qull ne djerse ne pisten e vrapit apo maje bicikletes me nje buzeqeshje te stampuar ne fytyre. Jane te lumtura qe jane aty dhe kete nuk hezitojne ta shprehin, sa here ju bie rasti te flasin per ato 4 ore te bekuara qe kalojne mes veglave te stervitjes. Madje kete kenaqesi nuk e heqin as te dielave. “Nuk ka pushim per muskujt. Boll pushojne gjithe diten”, thote Rezarta, me profesion meteorologe. Per to, palestra nuk eshte thjesht nje vend per te mbajtur trupin ne forme, por dhe nje terapi qetesuese. “Edhe ne dite e mia me gri, palestra me sjell ne humor”, thote Klotilda. Dhe per te ja vlen, edhe per cmimin qe te duhet te paguash per te mbajtur trupin dhe mendjen ne forme.
Sepse qe te frekuentosh nje palester e te kesh mundesi te perfitosh nga sherbimet e shumta qe ato te ofrojne, do te thote te kesh nje buxhet te mire financiar. E meqe ra fjala tek buxheti, nje buxhetori nuk do t’i leverdiste te shkonte ne nje qender fitnesi. Menyra me e mire per te, per t’u dobesuar ose per te ruajtur formen, do te ishte nje vrapim tek liqeni apo gjimnastike ne kushtet e shtepise. Per te frekuentuar nje palester te duhet te besh nje parapagim, qe pergjithesisht eshte mujor, por varion nga deshira e klientit, koha dhe parate qe ka ne dispozicion per te mbajtur nje forme te mire fizike. Nje parapagese mujore nis nga 4000 leke te reja e arrin deri ne 1.2000 leke, plus sherbimeve qe deshiron te te ofrohen nga palestra qe ke zgjedhur. Frekuentimi mund te behet nje here ne jave, nje ore, ne varesi dhe te pageses qe ke bere, apo dhe tre here ne jave. Cmimet jane te ndryshme; keshtu per ne aerobi dhe vallezim cmimet variojne nga 3500-4000 leke te reja ne muaj, ndersa per sherbimet e tjera si sauna, masazhe, hidromasazhe, cmimet jane te ndryshme dhe gjithnje ne varesi te kohes. Por si kudo, ne loje ka hyre konkurrenca: Sepse instruktoret mund te jene profesioniste te kualifikuar e me pervoje, por edhe studente te Institutit te Fiskultures; hapesirat mund te jene te bollshme ose te ngushta, te pastra, te ajrosura mire ose jo. Megjithate, “hallexhinjte” kane cfare te zgjedhin, pasi ne cdo cep te kryeqytetit jane ngritur palestra, e madje edhe jashte Tiranes, ne periferite turistike. Pervec “Fitness Bulls”, gjen edhe emra si “Alb gym”, “Angelo”, “Bulls”, “Free time”, “Fitness center Eden”, “Fitness club”, “Olympia fitness center”, “Pro sport” e deri ne palestra brenda kompleksesh me te medha sportive si “Kompleksi Dajti”, apo salla fitnesi qe cdo hotel “i hajrit” ka menduar te ngreje. Zgjedhja eshte e juaja. Dhe e xhepit tuaj.

1st March 2008, 02:26
eshte mire qe ti perbahesh rregullave te ushqimit ,nuk ka te bej vetem palestra por edhe ushqimi se sa han dhe cfar han .
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi