Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Arkitekt i Shqipërisë së pavarur-ISMAIL QEMALI Empty Arkitekt i Shqipërisë së pavarur-ISMAIL QEMALI

4th March 2008, 16:54
Arkitekt i Shqipërisë së pavarur-ISMAIL QEMALI 220px-Ismailq

Ismail Qemali
Kryetar i Shqipërisë
1912 -1914
Ministër i Jashtëm
1912 - 1913
_____________________________________________
_____________________________________________
_____________________________________________




Ismail Qemali lindi në Vlorën historike me 24 janar te vitit 1844, rrjedh nga në një familje çifligare. Ishte udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare njehrit ishte edhe kryetar i parë i Shqipërisë së pavarur. Pas perfundimit te shkollës fillore në qytetin e lindjes dhe gjimnazin “ZOSIMEA” në Janinë, ne vitin 1859 dot’vendoset bashk me familjen e tij në Stamboll, ku u aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare..

Ismail Qemali mori pjesë padyshim edhe në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të Gjuhes Shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Në Perandorinë Osmane kishte tejet funksione të rëndësishme administrative dhe u shqua shumë shpejt si personalitet me pikëpamje liberale. Postet e tij i përdori jo vetëm për të ndihmuar lëvizjen çlirimtare të bashkatdhetarëve, por edhe për të lehtësuar sado pak gjendjen e vështirë të popujve të shtypur të perandorisë duke luftuar kundër obskurantizmit e dallimit racor dhe duke përkrahur përhapjen e kulturës e të dijeve shkencore.

Kërkesat e Ismail Qemalit për zbatimin e reformave demokratike e çuan në konflikt me rrethet konservatore të Stambollit. U dënua nga Porta e Lartë me internim, të cilin e vuajti për 7 vjet. Në maj të 1900, për t'u shpëtuar ndjekjeve të Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qëndroi në vise të ndryshme të Evropës, ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin evropian. Ai shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. në përgjithësi përputhej me atë të ideologëve të tjerë të Rilindjes, por me disa veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomisë. Në këtë etapë të veprimtarisë së tij ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lart, i shqetësuar se mos kryengritjet i jepnin shkas ndërhyrjes së huaj.



I madhi Ismail Qemali mori pjesë aktive në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj që ishte për njohjen e të drejtave të kombeve të Perandorisë dhe u hodh kundër xhonturqve kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake. Në dhjetor të vitit 1908 me gjithë luftën që i bënë autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i Sanxhakut të Beratit në parlamentin Osman ku, së bashku me grupin e deputetëve patriotë, mbrojti interesat e kombit shqiptar. Në këtë kohë ai kaloi në pozitat më të përparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë.

U dallua si frymëzues dhe organizator i Kryengritjeve antiosmane të viteve 1910-1912. Së bashku nie Luigj Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t'u jepte shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori së bashku me Luigj Gurakuqin një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun. Në mbledhjen e Bukureshtit më 5 nentor 1912 gjeti përkrahjen e kolonisë shqiptare të atjeshme dhe prej andej shkoi në Vjenë ku u takua me personalitete politike austrohungareze te kohes dhe me përfaqësues diplomatikë të Fuqive për të shtruar e mbrojtur çështjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat që ekzistonin midis fuqive. Ai për çlirimin e plotë të vendit. Më 19 nentor 1912 njoftoi në atdhe se do të shpallej pavarësia nga Kuvendi Kombëtar që do të mblidhej për të vendosur mbi të ardhmen e vendit. U kthye me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë pikerisht më 28 Nëntor 1912.


Arkitekt i Shqipërisë së pavarur-ISMAIL QEMALI Ismailq3




U zgjodh kryetar i Qeverisë së Përkohshme. Në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë kombëtare u tregua i prirur për kompromise me çifligarët, për të përfituar nga ndikimi që gëzonin këta në shtresat e pasura e të mesme, por edhe i vendosur për demokratizimin e jetës së vendit, i vëmendshëm kundrejt politikës së Fuqive për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej në dobi të atdheut, por i papajtueshëm me çdo cenim nga ana e tyre të pavarësisë e të sovranitetit kombëtar, i lirë nga paragjykimet kundrejt fqinjëve me të cilët kërkonte të kishte marrëdhënie miqësore, por edhe kundërshtar i rreptë i synimit të tyre për të copëtuar Shqipërinë.

Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të vendit. Në të gjitha këto veprime Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare çifligare si edhe të imperialistëve, të cilët e rrëzuan qeverinë kombëtare të kryesuar prej tij në janar 1914. Vitet e fundit të jetës së tij të kaluara në mërgim Ismail Qemali i përdori në dobi të çështjes shqiptare.

Ismail Qemali ndrroi jetë me 24 janar te vitit 1919 ne Itali si pasojë e një atentati me helm.

_______________________________________________________________________________

LAVDI JETES DHE VEPRES SË TIJ
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Arkitekt i Shqipërisë së pavarur-ISMAIL QEMALI Empty Re: Arkitekt i Shqipërisë së pavarur-ISMAIL QEMALI

4th March 2008, 17:05
ISMAIL QEMALI



Arkitekt i Shqipërisë së pavarur-ISMAIL QEMALI Ismailq2



Vlonjati i mire. Burri i urte. Plaku i mençur. Me keto epitete jemi mesuar ta etiketojme prej vitesh, Ismail Qemalin njeriun qe ne moshen 68 vjeçare, guxoi te shpallte pavaresine e Shqiperise.

Per kete akt dime pothuajse gjithshka. Si mberriti ai ne Vlore, kush ia dha flamurin kush e ndihmoi dhe kush e pengoi? Cilet ishin miqte dhe armiqte e tij? Si ishte ekuilibri i forcave ne ballkan dhe ne Europe, qe e favorizoi ngritjen e flamurit ne Shqiperi.

Dhe sa me shume qe kalojne vitet, aspirata e atyre qe luftuan per diten e lirise i eshte mveshur Ismail Qemalit. Natyrish jo pa te drejte. Por gjithesesi glorifikimi figures se tij, jo rralle i ka kaluar permasat e normales. Dhe per kete ka disa arsye. Ato lidhen jo vetem me mbijetesen e shtetit shqiptar, por edhe me konikuturat politike te udheheqesve te tij.
Qe me ardhjen ne pushtet te Ahmet Zogut, Ismail Qemali u prezantua si e vetmja figure e pamvarsise se Shqiperise, pasi shume nga te tjeret ishin kundershtare te mbretit te ardhshem. Glorifikimi vazhdoi edhe gjate rregjimit komunist, per te njejten arsye. 27 nga 43 firmetaret e pavaresise u shpallen armiq te pushtetit te ri.

Ndaj ky burre qe me 1912 mori rrugen per te shkeputur Shqiperine nga Turqia, eshte pare per nje kohe te gjate, nga kendveshtrimi i heroit pozitiv. Per aktin e tij jane bere pa fund studime, libra, dokumentare. Epopeja e tij mesohet permendesh ne te gjitha nivelet e shkollave dhe vazhdon te ngjalle admirim pothuajse ne te gjitha brezat.
As udhetimi i tij drejt Vlores nuk i ka shpetuar hulumtimeve me te vemendeshme. Eshte studiuar imtesisht çdo hap qe e çonte drejt 28 nentorit dhe çdo pengese qe i ka dale perpara. Por, ne kete epope ka pasur gjithshtu edhe pika te paqarta, te diskutueshme e ndoshta te erreta. Megjithate, prej vitesh per to nuk eshte folur hapur. Ne harrese eshte lene marreveshja me Greqine ne vitin 1908 per bashkim te dy vendeve. Ne heshtje eshte lene shuma prej 800 lirash turke qe pretendohet se mori nga kryeministri grek Venizellos.

Pak eshte folur per konsesionet e minieres se Selenises dhe ate per Banken Kombetare te Shqiperise. Me shume se ato Ismail Qemalit i atribuohet nje shprehje: "Djemve nuk pata tu le pasuri, po u le trashegim Shqiperine".Po nje nga temat e mbuluara nga pluhuri eshte edhe ajo e Doreheqjes se Ismail Qemalit. Ai skandal politik qe e detyroi te largohet dhe presioni qe ushtruan qeverite e fuqive te medha, per ta bere te mundur kete.Ky skandal, lidhet me emrin e nje shqiptari te diaspores turke. Dhe pikerisht me raportet qe krijoi dhe marreveshjet qe Ismail Qemali beri me kete person: Beqir Grebenene.
Pikerisht nga ky qytet, Stambolli, Beqir Grebeneja ishte nisur drejt Shqiperise. Misioni i tij qe i qarte. Ai lidhej me interesat e turqve te rij, te sapo ardhur ne pushtet. Ishte koha kur ne sallonet e pallateve te Stambollit, po perpunohej ideja e asaj qe historianet e njohin si lidhja Bullgaro- Turke. Keto dy shtete ishin te pakenaquara nga ndarja e trofeve te luftes se pare ballkanike dhe nga ajo qe po vendosej ne konferencen e Londres. Qellimi i tyre ishte qe ne kete valle te fusnin edhe Shqiperine. Pikerisht per kete, Beqir Grebeneja zbarkoi ne atdheun e tij.

Luftrat ballkanike te pranveres se vitit 1913, kishin nisur si kundervenie e shteteve te rajonit per te ndare si trofe mes tyre tokat e Perandorise te stermadhe osmane, tashme te pafuqishme. Stambolli kishte humbur shume teritore qe nuk do ti merrte me kurre. Por edhe Bullgaria, e renditur fillimisht kunder portes se larte, ndihej e pakenaqur. Ajo kishte synuar te niste edhe betejen e dyte ballkanase, qe u mbyll po aq shpejt sa u hap. Ndaj ajo ishte afruar tani me Turqine. Plani i kesaj lidhjeje synonte te bente per vete edhe Shqiperine, te cilet e kishin invaduar edhe Malazezet edhe Serbet edhe Greket, duke e konsideruar si pjese te perandorise turke.
Lidhja Turko - Bullgare i ofronte Shqiperise te ndare ne disa pjese, qe ne kembim te perfshirjes se saj ne konflikt, ne rast fitore ti ktheheshin Kosova dhe Çameria, teritoret e humbura si pasoje e vendimeve te konferences se ambasadoreve ne Londer.
Kjo konference e iniciuar nga gjashte fuqite e medha, Austo - Hungaria, Rusia, Italia Franca dhe Gjermania u hap me 12 dhjetor 1912 me qellim marjen ne shqyrtim te çeshtjes shqiptare dhe percaktimin e kufijve te rij te ballkanit. Ne te, palet ishin te ndara. Austro - Hungaria dhe Italia ishin kunder perhapjes se sllavizimit te ballkanit, ndersa Franca dhe Rusia me ne favor te ndarjes se Shqiperise. Gjate punimeve te saj diplomatet e fuqive te medha me ne fund e njohen Shqiperine si shtet te pavarur, por vendimet e tyre qene drastike, ata lane jashte kufijve te saj, me shume se gjysmen e teritorit. Kjo konference do te formulonte harten e perandorise otomane, do merrte edhe vendime te tjera.

Nga godina e njohur e Vlores qeveria e Ismail Qemalit, e krijuar me 4 dhjetor 1912, nuk bente dot me shume. Vendi qe i ndare dhe i varfer. Ne kete kohe e gjithe Shqiperia numeronte jo me shume se 10 fabrika dhe 18 mullij qe bluanin me motor. Vendi kishte vetem nje rruge normale ate Tirane - Durres dhe rreth 200 km rruge karvanesh. I gjithe teritori qe administrohej nga qeveria e Vlores nuk i kalonte te 4 mije kilometrat katrore. Kontrolli i saj shrihej vete mbi Vloren, Elbasanin dhe Durresin. Keshtu qe nje nga sfidat kryesore te Ismail Qemalit ishte edhe bashkimi i trojeve. Por megjithe ndonje perpjekje per te çuar Luigj Gurakuqin per te folur me bajraktaret e veriut, qeveria e Ismail Qemalit nuk e kishte ne kontroll territorin e vendit.

Keshtu, Komisioni Nderkombetar i Kontrollit e nisi me maredhenie te acaruara me Ismail Qemalin. Pjestaret e tij, qe leviznin ne vend, me ato pak karroca qe dispononin, e kuptonin pamundesine dhe ndikimin e paket te qeverise se Vlores. Perpos Komisionit Nderkombetar te Kontrollit, nje tjeter sfide per Ismail Qemalin perbente edhe Esat Pasha, i cili me pas do te krijonte nje qeveri te dyte me qender ne Durres.
Ne librin e tij me kujtime, Ekrem Bej Vlora e kujton keshtu nismen per pajtim qe ndermori i ati i tij mes kryeministrit dhe Esatit.

Nga anija nuk dukej ne breg asnje pergatitje per pritje. Edhe kete here Ismail beu ishte futur ne qorsokak nga keshilltaret e tij zemervegjel. Esat Pasha u zemerua ca por nuk e dha veten. Ne zbritem ne molo dhe u nisem drejt baneses se Ismail Qemalit. Pershendetja ishte korrekte por pak miqesore. Biseda per gjera pa rendesi. Por ne kete takim une pash se nga gjithe kjo histori pajtimi nuk do te dale asgje. Esat Pasha i beri edhe disa vizita te tjera Ismail beut, i cili sipas premtimit i ofroi postin e Ministrit te Brendeshem. Ai kerkoi dy jave kohe per tu menduar dhe u kthye ne Tirane.



Vijon më¨poshtë...
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Arkitekt i Shqipërisë së pavarur-ISMAIL QEMALI Empty Re: Arkitekt i Shqipërisë së pavarur-ISMAIL QEMALI

4th March 2008, 17:25
vijon nga lartë

Arkitekt i Shqipërisë së pavarur-ISMAIL QEMALI IsmailQemali
Nga anija nuk dukej ne breg asnje pergatitje per pritje. Edhe kete here Ismail beu ishte futur ne qorsokak nga keshilltaret e tij zemervegjel. Esat Pasha u zemerua ca por nuk e dha veten. Ne zbritem ne molo dhe u nisem drejt baneses se Ismail Qemalit. Pershendetja ishte korrekte por pak miqesore. Biseda per gjera pa rendesi. Por ne kete takim une pash se nga gjithe kjo histori pajtimi nuk do te dale asgje. Esat Pasha i beri edhe disa vizita te tjera Ismail beut, i cili sipas premtimit i ofroi postin e Ministrit te Brendeshem. Ai kerkoi dy jave kohe per tu menduar dhe u kthye ne Tirane.



Keto arsye e larguan edhe me Esat Pashen. Konfliktet e hapura si me te huajt ashtu edhe brenda vendit, kane qene ndoshta shkaku vendimtar qe do ta shtynin Ismail Qemalin drejt kraheve te lidhjes Turko - Bullgare. Ajo do te paraqitej me kerkesa te ravijezuara qarte per Shqiperine: ne kembim te aleances dhe te perdorimit te territorit shqiptar per te luftuar me serbet dhe greket, ajo ofronte qe, ne rast triumfi, te kthente tokat e humbura ne konferencen e Londres. Per kete mendohej qe ne brigjet tona te zbarkonin fillimisht luftetare te pergatitur me origjine shqiptare.



Po a ishin vetem veshtiresite e qeverisjes shkaku qe e hodhi Ismail Qemalin ne perqafimin e kesaj nisme? A mos ishte valle edhe nostalgjia per te kaluaren e tij osmane? Militimi i tij i gjate ne administraten turke? Raportet perfekte qe ruante me shume rangje te larta ne Stamboll?



Po lidhja perpos luftes ndaj serbeve dhe grekeve, kishte per qellim edhe vendosjen e nje monarku lindor ne krye te Shqiperise.



Nderkohe Ismail Qemali qe ne fillim te qeverisjes se tij ishte shprehur pro ardhjes se nje monarku perendimor qe fuqite e medha po fillonin ta shikonin gjithnje e me shume tek princi gjerman Vilhelm fon Vid.



Por si kembim per shpalljen e Izet Pashes, mbret i Shqiperise, nen hijen e sulltanit kompesimi nuk ishte i vogel. Lidhja Turko - Bullgare po luante nje karte te forte. Ajo i ofronte Shqiperise ne rast fitoreje, rikthimin e Kosoves ne veri dhe ate te Çamerise ne jug. Basti ishte i madh. Joshja gjithashtu. Ismail Qemali jo vetem fitonte nje aleat kunder mosperfilljes qe i bente Komisioni Nderkombetar i Kontrollit, por edhe nje mbeshtetje ndaj rezikut permanent qe i shkakontonte Pleqesia e Durresit me ne krye Esat Pashen.
Po pergjigjja eshte e thjeshte. Ai ishte ne dijeni te ketij misioni. Per te vene ne jete kete plan do te zbarkonte ne Shqiperi Beqir Grebeneja, njeriu qe do te renonte perfundimisht, karrierren e Ismail Qemalit. Ky oficer osman, ishte nisur ne nentor te 1913 nga Stambolli, per te zbarkuar fillimisht ne Shkoder. Ai ishte takuar me pare edhe ne Durres me Esat Pashe Toptanin per te mberritur me pas ne Vlore. Nga te gjithe ai njihet si zbatuesi numur nje i planeve te lidhjes Turko Bullgare.

A ishte ne dijeni te ketij zbarkimi Ismail Qemali? A e dinte ai numrin e luftetareve dhe armatimeve qe priteshin te hynin ne teritorin e qeverisur prej tij? Per keto gjera eshte folur e studiuar shume pak. Sepse ato perbejne pjesen e erret te ketij burri shteti.
Beqir Grebeneja , ky ushtarak i njohur per ndjenjat e tij antigreke, tashme i kishte te gatshme te gjitha detajet e planit te tij.

Po a e mori vete kryeministri vendimin per tu larguar, apo ate e detyruan perfaqesuesit e fuqive te medha? Ne historine qe njohim dhe ne tekstin e doreheqjes qe na eshte servirur, mbrohet varianti i pare. Aty largimi justifikohet me nevojen per nje qeveri te vetme qe do ti jepte fund perçarjes dhe anarkise.



Por ne fakt e verteta nuk eshte kjo. Ky burre qe mberriti plot lavdi ne Vlore, nuk po largohej ne te njejten menyre prej saj, 400 dite me pas. Ai ishte detyruar ta bente kete. Proçesi ndaj Beqir Grebenese e kishte nxjerre te implikuar. Aq larg kishin vajtur punet sa Ismail Qemali mund te denohej nga gjykata e posatshme ushtarake. Nje gje e tille iu kujtua Ismail Qemalit ne formen e shantazhit. Dhe ai nderroi kete shantazh me largimin.



Dhe kjo eshte pothuajse e sigurte. Pretendimi se ai e la Vloren per te ruajtur unitetin e Shqiperise ka pak gjasa te besohet. Arsye te tjera me te forta e me te komplikuara se kjo e shtyne kryeministrin te firmoste me ngut fundin e karrieres se vet politike.



A nuk priste dot Ismail Qemali edhe nje muaj e gjysem, per ta kaluar ne menyre normale pushtetin ne duart e Gjermanit Vid? Vetem kjo pyetje mjafton per tu bindur se, sipas te gjitha gjasave, ai u detyrua ta bente nje gje te tille. Ai do te largohej pa e pritur princin e ri, me te cilin me pas do te armiqesohej ashper.



Mbreti i pare shqiptar i shekullit te XX, kapiteni i ushtrise prusiane dhe nje kusheri i aferm i mbretit te Gjermanise Vilhelmi II erdhi ne Shqiperi me 7 mars te 1914.



Plaku i Urte i Vlores ishte larguar prej andej qe ne fund te janarit. Pamundesia per te perballuar situaten, dobesia ndoshta ndaj nje kryeqyteti me te cilin ishte i lidhur shpirterisht, apo nje vendim i gabuar politik e shtyne ate drejt disfates. Por deri ne fund ai u tregua nje negociator i afte. Kur perfaqesuesit e fuqive te medha i kerkuan doreheqjen ai vuri si kusht, perpos evitimit te skandalit edhe karrigen e Esat Pashes. Qeveria ime bie nese edhe ajo e Pleqesise se Durresit nuk ekziston me, ka qene kushti i Ismail Qemalit.



Pavaresisht nga kjo loje edhe Qeveria e Esat Pashes u rrezua pak dite me vone, me 30 janar 1914. Por ajo pati nje fund me te lavdishem. Kreu i saj luajti nga pozicioni i forces. Esat Pasha e dorezoi pozicionin e tij, ne kembim te dorezimit te kurores tek Princ Vidi dhe hyrjes triumfale ne Durres se bashku me te. Ndryshe nga rivali dhe armiku i tij i dorehequr ai i kishte bere me mire llogarite.



Po a i sherbente vertet ai veprim çeshtjes Kombetare. A nuk eshte me lehte ta cilesosh kete lidhje tejet riskuese si nje llogari te gabuar politike? Si nje gabim te nje plaku te urte per te cilin historia jone flet shume pak?



Natyrisht, qe njeriu qe ka meriten e padiskutueshme te ngritjes se flamurit ne Vlore, nuk e kishte llogaritur mire ekuilibrin e forcave. Nese 12 dhjetori i 1912 do ti njihet atij si nje akt i pamohueshem patriotik, pjesemarja ne komplotin turko - bullgar i duhet kujtuar si nje gabim i kushtueshem politik. Ismail Qemali e pagoi me largimin e tij kete zgjedhje. Me 24 janar te vitit 1914 nje barke e vogel e dergonte ate drejt avullores Vlore - Brindizi per ta larguar serisht nga Shqiperia. Pikerisht ne diten e 70 viteve te tij ai do te ikte edhe njehere nga vendlindja. Rruga qe e priste do te ishte perseri e gjate. Endjet e tij do te vazhdonin neper Europe, me shume telashe dhe pa para. Ky kalvar do ti hidhte poshte nje sere akuzash qe i ishin bere per korrupsion dhe do ta çonte nga njeri shtet ne tjetrin, sepse siç ish shprehur, kryeministri francez Briand, ai nuk ish gje tjeter veçse nje pensionist i padobishem.
Ismail Qemali ashtu si me jeten edhe me vdekjen e tij do te merrte me vete nje mister. Biografet e tij sot jane ne kunderthenie, lidhur me vdekjen natyrale apo jo, te ish kryeministrit. Dikush ende pretendon per nje helmim te tij, para nje Konference shtypi qe do te mbante ne Peruxhia me 23 janar 1919.

Ai vdiq tre dite me pas ne hotelin Brufani te ketij qyteti. Me 12 shkurt ai u varros ne Vlore, duke marre me vete ne banesen e tij te fundit ne Kanine, se bashku me madheshtine edhe gjithshka qe ende dhe sot i mbetet e erret.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Arkitekt i Shqipërisë së pavarur-ISMAIL QEMALI Empty Re: Arkitekt i Shqipërisë së pavarur-ISMAIL QEMALI

4th March 2008, 17:36
Ismail Qemali, Kryetar i Parë i Qeverisë së Përkohshme

- Vlorë - Kuvendi Kombëtar e filloi punën më 28 Nëntor të vitit 1912, në ora 15:30, në sarajin e familjes së Vlorajve, në shtëpinë e atdhetarit Xhemil beu, në të cilin merrnin pjesë 37 delegatë. Në këtë Kuvend nuk ishin të pranishëm disa delegatë nga Kosova, të cilët për shkaqe lufte ende ndodheshin nëpër pozicione, duke i bërë rezistencë ushtrisë serbe, e cila dita-ditës po përparonte drejt Durrësit.
Ismail Qemali, në referatin e vet, foli shkurt për të kaluarën e Shqipërisë, gjendjen dhe rrethanat momentale politike. Ai foli edhe për pjesëmarrjen e shqiptarëve në kryengritjet të viteve 1909-1912, duke theksuar se shqiptarët kishin marrë pjesë në këto kryengritje jo si ushtarë të Turqisë, por si zotët e vendit dhe për të mbrojtur vetveten .


Ismail Qemali, pasi e lexoi ekspozenë e vet, në fund, në mënyrë të shkëlqyer e diplomatike, i pyeti delegatët: “Tani më, s’na ka mbetur tjetër rrugë shpëtimi, veçse ndarja e Shqipërisë nga Turqia” dhe propozoi:


Shqipëria të shpallë Pavarësinë

Të formohet qeveria e PËRKOHSHME;

Të emërohet pleqësia (senati).
Pleqësia e propozuar nga vetë Ismail Qemali kishte për detyrë koordinimin dhe mbikqyrjen e punëve në qeveri dhe emërimin e një komisioni për në Europë, për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë dhe popullit shqiptar përpara Fuqive të Mëdha.
Këto propozime u miratuan njëzëri nga Kuvendi Kombëtar:

1. U shpall Qeveria e Përkohshme, në krye Ismail Qemali

2. U zgjodh Pleqësia prej 18 anëtarësh, ku për Kryetar u zgjodh Vehbi Dibra.
Duhet theksuar se edhe në qeveri, edhe në pleqësi u zgjodhën njerëz me themel të fortë kombëtar. Ata ishin atdhetarë nga mbarë Shqipëria etnike, duke përfshirë nga të tre fetë.
Ismail Qemali propozoi që Shqipëria të shpallet “Shtet më vete - e lirë, e pavarur”. Të gjithë delegatët këtë propozim e aprovuan, duke u ngritur në këmbë dhe duke e përcjellur me duartrokitje aktin e shpalljes së Pavarësisë.

Menjëherë pas nënshkrimit të aktit të shpalljes nga të gjithë delegatët, Ismail Qemali doli në orën 17:30 ( pesë e gjysmë) në ballkonin e selisë, ku zhvilloi punimet Kuvendi për të njoftuar botërisht shpalljen e Pavarësisë. Më 28 Nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali e ngriti lart, në Vlorën heroike, flamurin e lavdishëm të Skënderbeut.
Ky ishte po ai flamur kuq e zi, flamur i luftërave heroike, i vuajtjeve dhe gjakut të derdhur, i shumë viktimave të rinisë, deri në mosha të ndryshme, të rënë dëshmorë për ideale kombëtare, për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve.

Me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali, më 29 Nëntor 1912 njofton për aktin historik gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, për këtë vendim, Ismail Qemali njofton edhe shtetet ballkanike, Rumaninë, Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Turqinë, duke kërkuar nga ata që të njihnin aktin e Pavarësisë si ndryshim i vullnetit politik të kombit shqiptar.
Në këtë njoftim, Kryetari i Parë Shqiptar, ndër të tjerash shkruan: “Kam nderin t’i njoftoj Shkëlqësitë tuaja se delegatët e të gjithë krahinave shqiptare, pa dallim feje, të mbledhur dje në Asamblenë Kombëtare në qytetin e Vlorës, shpallën Pavarësinë e Shqipërisë dhe kanë ngritur një Qeveri të Përkohshme.

Shqiptarët po gëzohen që mundën të hyjnë në familjen e popujve të lirë të Orientit, duke mos pasur për qëllim tjetër, veçse të jetojnë në paqë dhe harmoni me të gjitha shtetet fqinje, shpresojmë se ky ndryshim i jetës politike dhe kombëtare i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë ka për t’u njohur prej qeverive tuaja dhe europiane”.

Arkitekt i Shqipërisë së pavarur-ISMAIL QEMALI 28nentor1912
28 Nëntor 1912
Sponsored content

Arkitekt i Shqipërisë së pavarur-ISMAIL QEMALI Empty Re: Arkitekt i Shqipërisë së pavarur-ISMAIL QEMALI

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi