DIVORCET!!!!
9th March 2008, 11:44
Në dy muaj, divorcet rriten me 30 për qind
Statistikat, 85% e tyre kanë marrë formën përfundimtare
Ndryshe nga një vit më parë, shumë nga çiftet në qytetin e Fierit kanë vendosur që ta ndajnë përfundimisht edhe në gjykatë martesën e tyre. Të dhënat statistikore, që vijnë nga Gjykata e Fierit flasin për një rritje në masën 30% të divorceve, ndërkohë që në 60% të tyre janë bashkëshortët ata që kërkojnë ndarjen. Objekt i zgjidhjes së martesave në Gjykatën e Fierit rezulton të jetë gjendja e rëndë ekonomike ku jetojnë bashkëshortët, ndërkohë që pasojat e një divorci, e pikërisht fëmijët, kapin shifrën mbi 250. Numri i divorceve rezulton sërish tepër i lartë për rrethin Fier në këtë periudhë të parë dymujore të vitit 2008. Statistikat e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier flasin për një numër prej 180 divorcesh të paraqitura në gjykatë vetëm për 2 muajt e parë të këtij viti, ndërsa rreth 85% e tyre kanë marrë formën përfundimtare, duke ndarë përfundimisht në mes jetët bashkëshortore. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i divorceve për rrethin Fier është rritur me 30% më shumë, duke shprehur konkluzionin e shpërbërjes së familjeve fierake dhe duke iu larguar më shumë traditës së 18 viteve më parë. Shkaqet e divorceve dhe shtimit të tyre janë të shumta, por më kryesorja është ndarja për shkak të kushteve ekonomike. "Vendimi për t‘i dhënë fund jetës bashkëshortore është më i kërkuar nga meshkujt. Rreth 60% e divorceve dhe kësaj vendimmarrjeje, ndodh për shkak të largimit dhe emigrimit të njërit prej bashkëshortëve, kryesisht burrave", sipas kreut të avokatëve fierakë, Zenbun Hajdarmataj. Gjithsesi, fenomeni i divorcit rëndon më shumë te fëmijët. Pjesa më e madhe e çifteve që i drejtohen gjykatës për t‘u divorcuar, janë me fëmijë, të cilëve u mbetet "detyrë" të ndahen nga njëri prej prindërve.
Është e dhimbshme, që sipas statistikave të këtij viti janë lënë "jetimë" më shumë së 250 fëmijë, të cilët në shumicën e rasteve ndahen përfundimisht jo vetëm nga njëri prej prindërve, por edhe nga vëllai ose motra e vet.

Re: DIVORCET!!!!
9th March 2008, 12:23
PO ashtu mendoj dhe une, por ka dhe shkaqe te tjera si tradhetia psh. Por me fatkeqet qe e pesojne me teper jane femijet , te cilet nuk jua kane borxh prinderve te tyre dicka te tille. Megjithate jane gjera qe ndodhin se jeta i ka te tera, por njeriu duhet t'i perballoj me sh force momente te tilla.
Re: DIVORCET!!!!
9th March 2008, 21:19
Bum divorcesh, 7 çifte në ditë kërkojnë ndarje në gjykatë
Numri i çifteve që kërkojnë të ndahen nga bashkëshortët e tyre arrin në 7 numrin e tyre në ditë. Në Gjykatën e Tiranës, çdo ditë pothuajse paraqiten padi civile. Gjithsej gjatë dy muajve të parë të këtij viti janë paraqitur 471 padi civile. Shkaqet ekonomike dhe tradhtia çojnë drejt ndarjes 7 çifte në ditë në kryeqytet. Sipas statistikave nga Gjykata e Tiranës rezulton se pranë sekretarisë së këtij institucione vetën në muajit janar dhe shkurt të këtij viti janë depozituar 471 padi civile. Objekt i këtyre padive ka qenë kërkesa për divorc. Në Tiranë çdo ditë ndahen pothuajse 7 çifte në ditë.Shifra rekord është shënuar gjatë dy muajve të parë të këtij viti. Në gjykatën e Tiranës kanë paraqitur kërkesën për zgjidhje martese 471 persona. Bumi i ndarjes së çifteve në kryeqytet ka shkaqe kryesore kushtet e ekonomike dhe tradhtinë në jetën bashkëshortore. Burime zyrtare nga Gjykata e Tiranë bëjnë të ditur se gjatë viti të kaluar dhe fillimit të këtij viti dosjet e shqyrtuara me këtë objekt janë rritur ndjeshëm. Gjyqtaret shpjegojnë që një pjesë të mirë të kërkesave për prishjen e martesave e bëjnë vetë femrat, raport ky që ka pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme ku dominonin meshkujt. Në procese të tilla hasen shprehen shumë probleme, për shkak se janë dhe fëmijët në mes.
Kërkesat për divorc
Sipas statistikave mësohet se në kryeqytet në një ditë paraqesin kërkesë për zgjidhje martese 7 çifte. Vetëm gjatë dy muajve të parë të këtij viti janë regjistruar në gjykatën e Tiranës 471 padi civile me kërkesë zgjidhje martese. Ndërkohë, çështje të ardhura të reja janë 197. Ndërkohë çështje të pranuara nga Gjykata e Tiranës janë 107, të pushuara 54, të përfunduara 162, dhe të papërfunduara 309. Ndërkohë që janë në proces gjykimi pjesa më e madhe e tyre, vetëm në pas raste është bërë i mundur pajtimi i palëve. Pjesa më e madhe që bëjnë kërkesë për divorc janë femrat. Kushtet ekonomike, sociale dhe shoqërore kanë bërë që shume prej femrave të kryeqytetit të vijnë në dyert e gjykatave për të kërkuar divorc nga bashkëshortët e tyre. Por, burime të besueshme pranë kësaj gjykatë pohojnë se, në të shumtën e rasteve arsyet që çojnë në ndarjen e çifteve janë relative, nuk mund të përcaktohet në të gjithë rastet shkaqet e ndarjes, por në pjesën më të madhe të tyre janë arsye ekonomike ose tradhtia. Në kërkesa për zgjidhje martesë ku palë kërkuese është gruaja shkak kryesor i ndarjes është dhuna në familje, por nuk përjashtohen dhe rastet kur kjo e fundit ka gjithë peshën e ekonomisë në familje dhe për shkak të mos përballimit të saj kërkon ndarje. Pjesa më e madhe e çifteve që kërkojnë ti japin fund lidhjes së tyre janë çiftet e reja dhe në shumicën e rasteve ato çifte ku në familje punon vetëm njëri nga bashkëshortët. Sipas burimeve pranë kësaj gjykate bëhet e ditur se, në të gjitha rastet e paraqitura në gjykatë seancën e parë togat e zeza tentojnë të pajtojë bashkëshortët. Kjo bëhet sidomos kur ata kanë fëmijë. Në këtë mënyrë atyre u jepet dhe një tjetër mundësi për të vazhduar lidhjen e tyre dhe për të “shpëtuar” të miturit nga humbja e njërit prej prindërve.
Seancat
Por, gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti, sipas statistikave nuk ka pasur asnjë pajtim mes çifteve, madje mund të thuhet se raste të tilla janë fare të papërfillshme në raport më divorcet. Pretendimet e palëve në gjykatë thellojnë konfliktin në momentin e pretendimeve mbi pasurinë. Pas konfliktit të bashkëshorteve për kujdestarinë e fëmijëve, sherri për pasurinë e krijuar gjatë martesës ndërlikon procesin gjyqësor.
Ligji për divorcin
Ligji për divorcin në vendin tonë parashikon që secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës për shkak të ndërprerjes së jetesës së përbashkët kur bashkëshortët jetojnë të ndarë faktikisht që prej 3 vjetësh. Ndërkohë legjislacioni përcakton qartë dhe rastin kur bashkëshorti kërkon zgjidhjen e martesës. Sipas tij ky i fundit bashkëshorti duhet të përcaktojë në kërkesëpadinë e tij dhe mënyrën e zbatimit të detyrimeve të mundshme kundrejt fëmijëve të tij dhe bashkëshortit tjetër me të cilin mund të jetojë ish-bashkëshortja e tij. Gjithashtu ligji i parashikon të drejtën gjykatës që të rrëzojë padinë për zgjidhjen e martesës për shkake të ndryshme të cilat argumentohen në vendimin e gjykatës.
Kërkesat:
471 padi për divorce janë depozituar gjatë 2 mujorit të për të këtij viti
107 kërkesa janë pranuar nga gjykata
162 çështje për zgjidhje martese kanë përfunduar
309 të papërfunduara

- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: DIVORCET!!!!
9th March 2008, 22:06
divorcet u ben mode dhe trend tash ne tiran ,duke shkue drejt evrope jemi ,eshte per tu habitur me ket fenomen tek kombi jone ,kam lexue edhe para nji viti po nji artikull ku cdo i dyti me divorc keshtu kjo eshte per mua nji keqeardhje sepse me shum e pesojn femijet edhe nenat .
- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: DIVORCET!!!!
16th March 2008, 21:42
Eshte vertete per te ardhur keq qe divorcet jane duke u shtuar.
Besoj se shkaku ne te shumten e rasteve eshte ai ekonomik.
Kur thashe se eshte per te ardhur keq,dua te them per femijet qe mbeten pa kujdesin e duhur prinderor,se te rriturit kane shkaqet e tyre qe arrijne ne kete pik

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi