8 Marsi, gratë "braktisin" burrat
9th March 2008, 11:56
8 Marsi, gratë "braktisin" burrat
Femrat organizohen, një ditë vetëm për veten
Përkushtim për veten deri në detaj. Është 8 Marsi dhe femrat duket se kanë braktisur gjithçka dhe mbi të gjitha bashkëshortët për të cilët duhet të përkujdesen në vazhdimësi. Gra të të gjitha moshave dje i gjeje në permanente, dyqane dhe mbi të gjitha nëpër bar-restorante. 8 Marsi konstatohet lehtë si një festë kolektive dhe jo familjare.
"Gëzuar festën", ky ishte urimi që merrnin dje gjithë nënat, bashkëshortet dhe motrat. Bashkë me këtë urim fëmijët, vëllezërit dhe bashkëshortët dhuronin lule. Por jo vetëm. Edhe bizhutë, veshjet apo suveniret kanë qenë dje të preferuara për dhurata. Dita Ndërkombëtare e Gruas, njihet ndryshe edhe si festa e gruas. Është një ditë e veçantë ku në përgjithësi ato gra apo vajza që e kanë ditë pushimi, organizohen nëpër dreka festive apo udhëtime turistike, duke zgjedhur të pushojnë dhe jo të protestojnë për më shumë të drejta. 8 Marsi ka marrë ngjyrën e një feste kolektive, ku gratë e punësuara, mblidhen së bashku në një festë të organizuar paraprakisht.
Dje në rrugët e Tiranës të binte mjaft në sy prezenca e grave të veshura bukur, me ngjyrat e stinës, këpucë me taka dhe veshje përgjithësisht të lehta edhe pse koha ishte e freskët.
Lulet, janë një simbol i dashurisë dhe përkujdesit ndaj tyre. Në rrugë, në urbane, në makina, në lokale, kudo shikoje gra që mbanin tufa me lule në dorë. Fëmijët janë ato që nxitojnë të parët në dyqan për t‘i blerë lule mamit. Pra gruaja-nënë është edhe më e privilegjuara e kësaj dite.
Mijëra lule natyrale janë blerë në dyqanet e Tiranës, nga klientë të moshave të ndryshme, të cilët kanë vendosur t‘ua dhurojnë njerëzve më të dashur, nënave, grave dhe vajzave në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Më 8 Mars, në shumë pika të shitjes së luleve në kryeqytet, është shënuar një rekord në shitjen e luleve, kryesisht trëndafila, karafila etj. Lule natyrale janë tregtuar edhe në cepat e rrugëve të kryeqytetit. Një tufë lule, një parfum ose një libër duket se ka qenë një simbol i mirë i kujtesës për femrën, pasi rezultojnë edhe më të shiturat nëpër dyqane.
Por nuk kanë mbetur pas gjatë kësaj dite edhe parukeritë e sallonet e bukurisë, të cilat janë frekuentuar gjatë të gjithë ditës. Rrugët e Tiranës u karakterizuan nga një trafik i rënduar, ndërsa restorantet, baret, ishin gjatë të gjithë kohës të mbushura më shumë se asnjëherë nga gjinia femërore.
Por ka pasur nga ato që e kanë lënë pas kryeqytetin, kanë udhëtuar që në orët e para të mëngjesit drejt qyteteve turistike të vendit. Autobusë të tërë janë nisur nga qendra e Tiranës me kolektive grash. Agjencitë turistike vënë në dukje faktin se turnetë janë porositur nga gra që punojnë në institucione qendrore shtetërore apo firma të mëdha private. Kështu, femrat që punojnë nëpër ministri apo në drejtori të rëndësishme dje kanë shëtitur në një ditë ndryshe nga të tjerat, larg rutinës kryeqytetase. 8 Marsi është dita kur gruaja dominon dhe ka gjithë vëmendjen e merituar.

Re: 8 Marsi, gratë "braktisin" burrat
9th March 2008, 13:05
Grate i braktisin burrat nje dite, ndersa burrat i braktisin grate 365 dite
- elmaAnëtar i rregullt
- Regjistruar : 20/01/2008
Postime : 455
Points : 78
Reputacioni : 10
Re: 8 Marsi, gratë "braktisin" burrat
9th March 2008, 22:23
hehe thenie me vend andiiiiii..1 dite te vetme ..edhe ate dit me lejen e burrave se pa leje sguxojn mu kthy ne shtepi..kurse 364 dite te tjera online jane dite te burrave ..
- MonroeAnëtar elitë
- Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Re: 8 Marsi, gratë "braktisin" burrat
19th March 2016, 12:35
Ka Femra ktu
- epanjohuraAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Re: 8 Marsi, gratë "braktisin" burrat
19th March 2016, 12:48
Me duket qe grat vetem me 8 Mars jane bashke me burrat....
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi