Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!! Empty Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!!

9th March 2008, 20:36
Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!!


E Premte, 07 Mars 2008



Qeveria e Shkupit kerkon qe te mbaje nje hapesire toke, qe i eshte dhene nga Beogradi shtate vjet me pare, ne menyre arbitrare. Behet fjale per nje marreveshje te nenshkruar me 2001-in mes Beogradit e Shkupit, ku Maqedonise i jane kaluar nen administrim, 2500 hektare toke te Kosoves. Te gjithe drejtuesit e qeverive te Kosoves qe nga viti 2001 e kane konsideruar te papranueshem paktin dhe kerkojne anulimin e tij.

Ne kete pike, Shkupi ka vene kushte, duke deklaruar se eshte i gatshem te shpalle njohjen e pavaresise se Kosoves, vetem pasi autoritetet e Prishtines ta njohin marreveshjen e vitit 2001. Shteti i ri ka bere te qarte se nuk pajtohen me kete pretendim te Maqedonise dhe kerkojne qe Shkupi pa hezitime te njohe Republiken e Kosoves. Ne kete kuader, Prishtina propozon te formohet nje komision i perbashket, qe do te shenjoje vijen kufitare.

"Eshte nje ceshtje qe ne e kemi quajtur teknike, te perfunduar dhe kjo do te ndodhe ne menyren me te mire te mundshme", ka deklaruar dje, lidhur me mosmarreveshjen, Presidenti Fatmir Sejdiu. Ai hodhi dyshimin se "mund te kete deshira te dikujt tjeter qe te ngreje tensione mes nesh" dhe ne kete pike, duke siguruar se nuk deshirojne acarim mes shtetesh, shprehu besimin se "dhe zyrtaret pergjegjes ne Maqedoni nuk kane interesa te tilla".
_________________
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!! Empty Re: Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!!

9th March 2008, 20:36
Kufiri me FYROM, debati mbetet i ndezur

E Shtune, 08 Mars 2008


Argument i rendesishem i ngritur nga autoritetet kosovare ne takimet e djeshme me zv/sekretarin amerikan te Shtetit, Daniel Frid, ishte ai i kufirit me Maqedonine. Ne menyre arbitrare, Beogradi i dha ne vitin 2001 Shkupit kontrollin mbi 2500 hektare toke kufitare. Zyrtaret e Kosoves e kane refuzuar gjithmone kete vendim. Diplomati i larte amerikan e ka konsideruar si argument jo shume shqetesues. "Ceshtja e kufirit mes Kosoves dhe Maqedonise do te zgjidhet dhe nuk eshte dicka qe duhet te krijoje shqetesime. Besoj se dy shtetet do te punojne per ta zgjidhur ate ne menyren e duhur", tha Frid.

Ne te njejten linje ka qene dje edhe i zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Tom Kejsi. Ai sqaroi qendrimin amerikan se ceshtjen kontestuese te kufirit midis Kosoves dhe Maqedonise palet duhet ta zgjidhin me dialog dhe ne menyre paqesore. "Kur eshte fjala te cfaredo lloj kundertheniesh midis Kosoves dhe Maqedonise, apo edhe vendeve te tjera, ne i inkurajojme popujt t'i zgjidhin ato ceshtje ne menyre paqesore dhe permes bisedimeve. Jam i sigurt se edhe ne kete rast kjo mund te ndodhe", tha zedhenesi Kejsi.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!! Empty Re: Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!!

9th March 2008, 21:09
o po shkupi do te kerkoj ,por mendoj aj kufi duhet rishqyrtohet edhe 2500hektare toke do ti kethehn kosoves ,se beogradi ka ber pazar ne koke me vete pa deshiren e shqiptarve keshtu qe kufiri besoj duhet te shkokj aty ku ka qen ,edhe duhet te veprojn qe punet mos te zvarriten e te lehen te vjetrohen ,kjo don pun te shpejt .
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!! Empty Re: Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!!

11th March 2008, 19:21
U vendosën pllakat me mbishkrimin Republika e Kosovës në pikën kufitare me Maqedoninë
Prishtinë, 11 mars - Pas pikës kufitare Merdar në kufi me Serbinë punonjësit e Departamentit të shërbimeve të inxhinieringut dhe të menaxhmentit të ndërtesave të Ministrisë së Shërbimeve Publike në bashkëpunim me policinë kufitare, dje kanë vendosur pllakat me mbishkrimin Republika e Kosovës në pikën kufitare me Maqedoninë në Han të Elezi dhe në Glloboçicë, duke e çuar në tre numrin e pikave kufitare me mbishkrimet Republika e Kosovës. Janë këto dy pika kufitare që ndajnë Republikën e Kosovës me atë të Maqedonisë.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!! Empty Re: Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!!

14th March 2008, 18:42
Fqinjesia dhe 2500 hektaret e kufirit*

E Premte, 14 Mars 2008


Ende per pa u mbushur nje muaj nga shpallja dhe me pas njohja e shtetit te Kosoves nga vendet kryesore, shtetet fqinje ende nuk e kane bere te njejten gje. Perjashto Serbine, shtetet tjera kufitare me Kosoven, pervec Shqiperise, po hezitojne ta bejne njohjen. Mali i Zi tashme eshte deklaruar se do te veproje ne perputhje me interesat kombetare te shtetit, duke dhene sinjale te qarta se njohja do te ndodhe. Ndersa Maqedonia, shteti tjeter fqinje perkunder faktit se aty jetojne mbi 30% e popullsise me etni shqiptare, po kushtezon padrejtesisht dhe perkunder parimeve te fqinjesise se mire, njohjen e pavaresise se Kosoves me percaktimin e vijes kufitare ne mes shtetit te Kosoves dhe Maqedonise.

Pengesa paraprake per fillimin e caktimit te vijes kufitare eshte qasja e ndryshme e qeverive perkatese.

Kosova kerkon fillimisht njohjen e shtetit te Kosoves pastaj ne frymen e planit Ahtisari te zgjidhet problemi i kufirit, si subjekte te barabarta. Kurse, Maqedonia kerkon te kunderten. Sipas planit Ahtisari: "Territori i Kosoves do te definohet nga vija kufitare e Krahines Socialiste Autonome te Kosoves brenda Republikes Socialiste Federative te Jugosllavise ashtu sic kane qene keto vija kufitare me 31 dhjetor 1988, pervec ndryshimit te vijes kufitare nga marreveshja e demarkacionit ne mes te Republikes Federative te Jugosllavise dhe ish Republikes Jugosllave te Maqedonise me 23 shkurt 2001.

Duke respektuar kerkesat dhe frymen e planit nderkombetar, Kosova ka marre pergjegjesite, perkunder mos kalimit ne KS te OKB-se te pakos per status. Ndersa, pervec pjeseve tjera te planit Ahtisari, edhe per vijen kufitare jane deklaruar te gatshem per bisedime. Se fundi edhe Presidenti i Maqedonise eshte deklaruar per kete problem, duke kritikuar autoritetet e Kosoves "per fillim jo te mire te marredhenieve ne mes dy vendeve".

Po te shikohet problemi ne retrospektive dhe veprimet e tashme te Maqedonise, realiteti eshte i kundert me ate qe ka deklaruar presidenti. Sepse, edhe pse formalisht Rezoluta 1244 e njeh sovranitetin formal te Serbise mbi Kosoven, Maqedonia, perkunder realitetit te ri te krijuar jo vetem ne Kosove, por edhe ne Maqedoni, nuk ka deshiruar dhe si duket ende nuk deshiron ta kuptoj, duke vepruar me logjiken e mehershme. Kjo mosperfillje e realiteteve ka ndodhur edhe kur ne vitin 2001 ne menyre arbitrare, pa interes afatgjate edhe per vete ata dhe konfiguracionin e brendshem politike, nenshkruan marreveshje me Serbine, e cila qe nga qershori 1999 faktikisht e ka humbur sovranitetin mbi Kosoven. Ndersa formalisht ka arritur ta mbaj si rezultat i kompromisit ne leter te arritur ne mes te forcave te Keshillit te Sigurimit. Me kete veprim eshte bere cedimi i nje pjese te territorit te Kosoves nen administrimin nderkombetar dhe kunder vullnetit te popullit te saj, si Sovran i territorit te Kosoves, nga dy shtete te cilat nuk e shtrijne sovranitetin real mbi ate pjese.

Nder tjerash, ne planin Ahtisari parashihet deklarata e kryesuesit te Keshillit te Sigurimit te 7 marsit 2001, ku permendet se "Keshilli i Sigurimit ben thirrje per nevojen e respektimit te sovranitetit dhe integritetit territorial te ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise. Ne kete kontekst thekson se marreveshja mbi demarkacionin e kufirit, e nenshkruar ne Shkup me 23 shkurt 2001… duhet te respektohet nga te gjithe." Bazuar ne kete deklarate krijohet bindja se gjithcka eshte e perfunduar,n por nder tjerash aty parashihet se: "Kosova do te angazhohet me ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise per themelimin e nje komisioni te perbashket teknik brenda 120 diteve nga hyrja ne fuqi e kesaj marreveshjeje, per te perkufizuar vijen fizike te kufirit dhe per adresimin e ceshtjeve tjera qe dalin nga zbatimi i marreveshjes se vitit 2001 ne mes te Republikes Federative te Jugosllavise dhe ish Republikes Jugosllave te Maqedonise. Puna e komisionit teknik do te perfundoje brenda nje viti nga data e themelimit te tij. PCN dhe PUN do te perfaqesohen ne kete komision per te lehtesuar diskutimet ne mes te dy paleve, ata mund te marrin pjese ne procesin e demarkacionit te kufirit me kerkese te cilesdo pale." Ne baze te kesaj eshte e qarte gjithcka ku nder tjerash kerkohet adresimi i problemit te kufirit gjate bisedimeve. Kurse, nuk eshte e rastesishme shtyrja e definimit te vijes kufitare pas statusit, sidomos pas kerkeses se pales kosovare me qellimin qe ne frymen mirekuptuese dhe te fqinjesise se mire, si subjekte te barabarta, te qartesohet gjithcka, duke marre parasysh edhe pronesine private te atij territori, fakt te cilin pala maqedonase deshiron ta anashkaloj.

Sjelljet e autoriteteve maqedonase nuk sherben aspak ne ofrimin dhe forcimin e marredhenieve ne nivel ndershteteror, duke vepruar me logjiken e raporteve jo te barabarta. Kjo pengon, jo vetem krijimin e raporteve te reja ne nivel shteterore te fqinjesise se mire, por anashkalohet edhe faktori shqiptare atje, shume i rendesishem per stabilitetin e brendshem te Maqedonise.

Ne gjithe kete proces, pa pergjegjesi nuk mbetet edhe partia ne pushtet e shqiptareve PDSH, e cila duhet ta luaj rolin e vete me ndikues dhe lobues, ne perputhje me interesat e shqiptareve, jo vetem ne Maqedoni, por edhe me gjere, perkunder politikes se partive maqedonase, veprimet e te cileve shpesh here behen ne perputhje fatkeqesisht me kerkesat te cilat rrisin popullaritetin tek maqedonasit, duke injoruar interesin rajonal dhe mbietnik, ne sherbim te marredhenieve bilaterale te fqinjesise se mire.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!! Empty Re: Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!!

14th March 2008, 21:01
PDSH përfundimisht del nga koalicioni qeveritar në Maqedoni
Shkup, 14 mars - Në Maqedoni, kuvendi qendror i Partisë Demokratike Shqiptare miratoi vendimin e kryesisë qendrore të partisë për t'u larguar nga koalicioni qeveritar. Kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi, tha se ky vendim nuk bëhet kundër askujt, as kundër shtetit e as kundër rivalëve politikë dhe se kërkesat që partia e tij i kishte paraqitur kryeministrit të vendit, Nikolla Gruevski, kishin burimin tek Marrëveshja e Ohrit. Kuvendi qendror i PDSH së, organ më i lartë i kësaj partie, e miratoi mbrëmë njëzëri vendimin e kryesisë qendrore për të dalë nga koalicioni qeveritar. Kryetari i partisë Menduh Thaçi tha se prej ditës së sotme nuk është më pjesë e koalicionit që funksionoi për nëntëmbëdhjetë muaj. Kryetari i PDSH së, Menduh Thaçi pas mbledhjes së Kuvendit të partisë theksoi se vendimi i tyre është përfundimtar dhe i parevokueshëm dhe se kërkesat e tyre dalin nga Marrëveshja e Ohrit. "Të gjitha kërkesat të cilat PDSH i parashtron, janë pika nga Marrëveshja e Ohrit. Ne nuk kërkojmë asgjë të re përveç pranimit të Kosovës. Kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni janë të vjetra 17 vite, ndërsa në pjesën e mosrealizimit të tyre, faj bart edhe PDSH", tha Thaçi.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!! Empty Re: Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!!

16th March 2008, 13:16
Na jepni tokë që t'ju njohim
01 March, 200Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!! Kosovo108 11:48:00 Erjona Rusi
Germezoni:
Maqedonia po kërkon të zgjerojë kufijtë e saj me territore të Kosovës në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj.

Maqedonia u është drejtuar institucioneve kompetente të Kosovës, me qëllim që të fillojë procesi për demarkacionin e linjës së përbashkët kufitare, në pajtim me Marrëveshjen Ndërkombëtare të vitit 2001. Qeveria e Maqedonisë ende e pret përgjigjen, ndërsa masat që do të ndërmerren dhe politika që do të zhvillohet do të bazohet në interesat kombëtare dhe shtetërore maqedonase. “Do të merren parasysh interesat e qytetarëve të Maqedonisë, jo sipas recetave që ofron opozita maqedonase. Përkundrazi, politika e jashtme zhvillohet më me përgjegjësi”, deklaroi dje në një konferencë për shtyp zëdhënësi i qeverisë, Ivica Bocevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për qëndrimin e qeverisë lidhur me rekomandimet e opozitës, që së pari të shënohet kufiri e më pas të njihet pavarësia e Kosovës. Liderja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, deklaroi se demarkacioni kufitar me Kosovën është në interes jo vetëm të Maqedonisë, por edhe të rajonit. Ajo theksoi se “Maqedonia duhet të insistojë menjëherë për demarkacionin”. Ndërsa pak ditë më parë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, theksoi qartë qëndrimin e qeverisë kosovare sa i përket demarkacionit. “Është e udhës që Maqedonia fillimisht ta njohë Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur, pastaj sipas asaj që është parashikuar në planin e Ahtisarit, përfaqësues të të dy vendeve, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, të vendosin për vijën e demarkacionit”, u shpreh Kuqi. Qëndrim pothuajse të ngjashëm kanë edhe partitë politike shqiptare në Maqedoni. Ato vlerësojnë se njohja e shtetit të Kosovës duhet të bëhet sa më shpejt dhe pa kushte.
Territori i Kosovës është i pandashëm

Në një zhvillim tjetër, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe aleatët e saj thanë se janë të vendosur në qëndrimet e tyre për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi tha dje, se në Kosovë nuk do të lejohet dhunë në asnjë rast, por do të respektohet lëvizja e lirë e të gjithë qytetarëve, në çdo pjesë të territorit të Kosovës. Sa i përket integritetit territorial, Thaçi u shpreh se territori i Kosovës është i paprekshëm, unik dhe i pandashëm. Kryeministri kosovar dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Kosovën, Piter Feith, ritheksuan se vendet kryesore të Bashkimit Evropian së bashku me SHBA-të nuk do të tolerojnë ndarjen e vendit. Gjithashtu, edhe KFOR-i disa herë ka përsëritur se siguria e qytetarëve të Kosovës dhe kufijtë e saj janë të garantuar. “Mesazhi është se grupi për Kosovën nuk do ta lejojë ndarjen, pasi ajo nuk parashihet për këtë vend dhe ndarja nuk do të pranohet nga ne”, tha Feith, duke shtuar se kjo është një vijë e kuqe që nuk mund të tolerohet në asnjë formë.
Sponsored content

Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!! Empty Re: Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi