- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Cili është qëndrimi i Barak Obama për Kosovën
10th March 2008, 09:59
Cili është qëndrimi i Barak Obama për Kosovën
Geri Kokalari, SHBA
Obama dhe mbështetësi i tij financiar kryesor, i njohuri si "Lordi i Çikagos", Tony Rezko. Foto e dërguar nga z.Geri Kokalari
Cili është qëndrimi i Barack Obama për Pavarësinë e Kosovës? Nëse do të thelloheshim në deklarimet e tij përgjatë këtyre muajve të fundit, do të dallonim dy gjëra: E para, ai nuk dha asnjë koment përgëzues me rastin e publikimit të Deklaratës së Pavarësisë. E dyta, sipas z.Obama, "Serbia dhe populli i saj kanë vuajtur tmerrësisht në dy dekadat e fundit" (deklarimi në origjinal: "Serbia and its people have also suffered terribly over the past two decades").
E parë kështu, në mungesë të çdo referimi tjetër për vuajtjet e shqiptarëve në Serbi, kjo deklaratë duket një ekspresion i urrejtshëm simpatie pro-serbe dhe një shuplakë në fytyrën e shqiptarëve. Por ky qëndrim nuk është një surprizë nëse rendisim disa fakte rreth së kaluarës së z.Obama. Ai i ka hedhur hapat e parë politikë në Ilinois, vendi me komunitetin më të madh serb në Shtetet e Bashkuara.
Përveç kësaj, ai njihet si mik dhe koleg i ngushtë politik me Guvernatorin e Ilinoisit, Rod Blagojevich. Në vitin 1999, kur Blagojevich ishte kongresmen unë debatova me të në disa raste në TV amerikan dhe ai nuk e fshihte mbështetjen e tij për serbët dhe pozicionin e hapur kundër ndërhyrjes së NATO-s për ndalimin e pastrimit etnik mbi shqiptarët.
Ai gjithashtu mbështet ndarjen e Kosovës. Jam vërtet krenar që u konfrontova me të disa herë në nivele agresive, duke e kundërshtuar sapo hapte gojë. Mendoja që atëherë, që ishte shumë i paaftë dhe nuk kam ndërruar opinion as sot.
Për fat të keq, Obama është i ndikueshëm prej tij, në këtë fazë të lojës për në Shtëpinë e Bardhë. Por do të ishte interesante të shihej nëse komuniteti shqiptaro-amerikan do të vazhdojë mbështetjen e vet naive për krahun e Demokratëve. Kam frikë se në rast se Obama arrin synimin e vet për President, ai, ashtu si Blagojevich, do të mbështesë opsionin e ndarjes së Kosovës.
Gjithsesi, mbetet për t'u shënuar se, i pari lider botëror që njohu Pavarësinë e Kosovës është George W.Bush. Dekada më pas, kur shumë nga ne që jemi duke diskutuar e debatuar sot, nuk do të jemi më në këtë jetë, historia e Kosovës do të njohë Presidentin Bush, si mbështetësin dhe determinuesin e Pavarësisë së Kosovës.

- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: Cili është qëndrimi i Barak Obama për Kosovën
10th March 2008, 11:18
obama nuk merr vota nga shqiptaret ne amrik ato vota do ja japin hillaris klinton keshtu qe me ato qe flet aje shpresojm qe mos te vij president ne amerik keshtu le te rrije edhe vajtoj serrbet se kan vujtur shum sipas tije ,me shpres qe te fitoj zonja klinton ,keta kan ter deshire krahu shqiptar ku do qe jan ter kemi nji simpati ne zonjen klinton .
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi