Foto lajm-Foto e dites
10th March 2008, 10:56
Protestë kundër Petroliferës: Duam një port jahtesh
Aleanca qytetare për mbrojtjen dhe zhvillimin e gjirit të Vlorës, organizon tubimin në ish-kampin e pionierëve
Aleanca qytetare për mbrojtjen dhe zhvillimin e gjirit të Vlorës, ka organizuar dje një protestë në vendin ku ka qenë dikur kampi i pionierëve dhe më pas kanë shkuar në vendin ku po ndërtohet Petrolifera. Në dispozicion të qytetarëve, kryesia e aleancës kishte vënë disa autobusë, në disa pika të ndryshme të qytetit, pasi vendi ku po ngrihet Petrolifera ka një largësi prej 10 kilometrash nga qyteti. Pasi janë mbledhur para ish-kampit të Pionierëve, rreth 300 protestues, të drejtuar nga krerët e AMGJ-së, si dhe shumë aktivistë të aleancës. Pasi foli para sheshit te ish-kampi i Pionierëve, Sadrit Danaj, tha se "në vendin që po ndërtohet Petrolifera, ne do të bëjmë një port për jahte, ku do të ankorohen anijet me vela dhe jo vdekja dhe nafta. Pronarë të portit të jahteve do të jenë italianët e Petroliferës, por "Petro Life Labi". Ndërsa Ardian Klosi, në fjalën e tij tha se "ne i kemi bërë dhe u bëjmë thirrje të gjithë politikanëve, sidomos atyre të Vlorës, që nuk na kanë mbështetur asnjëherë, që të na mbështesin tani, që u ka ngelur edhe një vit nga mbarimi i mandatit si deputetë. Ata duhet t‘i kërkojnë qeverisë që të shpallin referendumin e shumëkërkuar". Klosi i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, të bashkohet me ata që nuk e duan naftën në Vlorë, duke kritikuar qëndrimet e tij të lëkundura në lidhje me projektin industrial. Në këtë tubim e morën fjalën edhe disa qytetarë. Më pas, protestuesit iu drejtuan vendit ku po ndërtohet Petrolifera, ku kishte një prani të shtuar policësh. Më parullat "Rezistencë!", "Referendum!", "Policia është me ne", protestuesit kanë bërë përpjekje për të çuar një poster në një vend të dukshëm, por forcat e rendit i kanë kthyer mbrapsht.

Re: Foto lajm-Foto e dites
12th March 2008, 21:39
Kot qe i bejne protestat se ne fund prape do behet petrolifera, eshte thjesht nje shtyrje e afatit me ane te protestave....
- Amelia
- Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Re: Foto lajm-Foto e dites
9th January 2016, 23:15
Momenti kur polici rrëzon një protestues në ikje
Ngjarja ka ndodhur përball Bankës Qendrore të Kosovës në Prishtinë 09.01.2016
Ngjarja ka ndodhur përball Bankës Qendrore të Kosovës në Prishtinë 09.01.2016
- epanjohuraAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Re: Foto lajm-Foto e dites
28th March 2016, 13:53
Të rinjë në Beograd marshojnë me moton: : “Tejet të rinj për të kujtuar; të vendosur për të mos harruar”.
Pjesëtarë të dy organizatave joqeveritare në Serbi, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Nisma Ime, ecën në këmbë të shtunën nga qendra e Beogradit deri Batajanicë, zonë ku ndodhen poligonet e stërvitjes së forcave serbe, për të shënuar përvjetorin e masakrës në Suharekë të Kosovës.
Parakalimi prej 20 kilometrash u zhvillua nën moton "Tepër të rinj për të kujtuar; të vendosur për të mos harruar”.
Më 26 mars të vitit 1999, dy ditë pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, 48 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë u vranë nga forcat serbe. Në mesin e të vrarëve, 14 ishin nën moshën 15 vjecare, përfshirë edhe dy foshnje.
Trupat e tyre më pas ishin dërguar në Prizren për t’u varrosur në dy fshatra të kësaj komune dhe më pas ishin zhvarrosur për t’u dërguar në Serbi në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive.
Në vitin 2001, në Batajnicë afër Beogradit është zbuluar një varrezë masive me trupat e rreth 800 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë edhe një pjesë të të vrarëve në Suharekë. Tre nga anëtarët e familjes kanë mbijetuar, ndërsa disa nga trupat e të vrarëve ende nuk janë gjetur.
Organizatorët e parakalimit të së shtunës thanë se duan të vënë në pah rolin e organeve shtetërore në krimet në Kosovë dhe të protestojnë kundër politikës zyrtare që "rehabiliton përgjegjësit".
“Është shumë afër qendrës së Beogradit dhe është e pabesueshme që për të dihet shumë pak”, tha Jana Vujiq nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.
Trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë janë gjetur edhe në tri vende të tjera në Serbi, Peruçac, Petrovo Selo dhe Rudnicë të Rashkës në Serbinë Jugore.
Edhe 17 vjet pas luftës, ende nuk dihet për fatin e 1 mijë e 666 personave, pjesa më e madhe e të cilëve, shqiptarë të Kosovës./VOA
- marino
- Regjistruar : 24/01/2016
Postime : 2487
Points : 2587
Reputacioni : 88
Re: Foto lajm-Foto e dites
28th March 2016, 20:50
- MonroeAnëtar elitë
- Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Re: Foto lajm-Foto e dites
21st June 2016, 11:20
- DezdemonaAnëtar elitë
- Mendimtare
Regjistruar : 15/05/2016
Postime : 3163
Points : 3302
Reputacioni : 90
Re: Foto lajm-Foto e dites
23rd September 2016, 16:20
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi