Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Kosova, Perëndimi duhet të bëjë gjënë e duhur Empty Kosova, Perëndimi duhet të bëjë gjënë e duhur

29th December 2007, 17:29
Nga WASHINTON POST*
29-12-2007

Ka filluar të duket sikur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të mund t'i bëjnë ballë sfidës në Kosovë, e cila është sinjalizuar nga Rusia gjithnjë e më agresive. Deri para një viti, mendohej se zgjidhja e statusit të Kosovës do të mund të arrihet lehtësisht, por atëherë presidenti rus, Vladimir Putin, vendosi ta shfrytëzojë Kosovën për të rikthyer fuqinë e Rusisë në Evropë, për ta zhytur Serbinë në sferën e ndikimit të Moskës dhe për ta ndarë më dysh Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Pas bllokimit që i është bërë miratimit të planit për pavarësinë e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kundërshtimi i Serbisë ndaj pavarësisë u sforcua edhe më shumë dhe si rezultat, edhe Bashkimi Evropian u nda rreth çështjes nëse duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, pa ndonjë veprim të Kombeve të Bashkuara.
Fatmirësisht, lidershipi i zgjedhur i shqiptarëve të Kosovës dhe administrata e presidentit amerikan George Bush u kundërpërgjigjen me durim dhe diplomaci të qetë në adresë të evropianëve të mëdyshur. Tani, duket sikur pjesa më e madhe e bllokut evropian do t'i bashkohet Shteteve të Bashkuara në mbështetje të shpalljes së pavarësisë në fillim të vitit të ardhshëm.
Qeveritë evropiane kanë vendosur t'i ofrojnë Serbisë një rrugë më të përshpejtuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pasi t'i ketë përmbushur disa kushte të caktuara. Një qasje e këtillë i ofron Serbisë dhe Rusisë zgjedhje thelbësore. Serbia mund të heqë dorë nga Kosova dhe të fillojë përgatitjet për një të ardhme në kuadër të Bashkimit Evropian; ose mund të bëjë përpjekje të destabilizojë shtetin e ri, duke i shkëputur linjat për furnizim me rrymë dhe duke trimëruar rebelimin e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës. Zoti Putin ndërkaq duhet të vendosë nëse dëshiron të përshkallëzojë mospajtimet me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara duke u kërcënuar me njohjen e pavarësisë së rajoneve pro-ruse në Gjeorgji. Zgjedhjet e gabueshme do të nënkuptonin kthimin e dhunës në Ballkan; dhe në Evropë, krijimin e marrëdhënieve të ngjashme me ato të Luftës së Ftohtë. Por, kjo gjithsesi nuk duhet ta ndalë Perëndimin të bëjë gjënë e duhur për Kosovën.
*Artikulli është botuar në faqen e opinioneve të gazetës së madhe amerikane. Përkthimi në shqip është bërë nga sajti online i radios amerikane "Europa e Lirë"
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi