- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Kosova apo Kosovo?
14th March 2008, 19:04
Kosova apo Kosovo?
14
03
Autori: Gazeta Shekulli ne kategorine Politika Blog
Pas krijimit të shtetit më të ri në botë, emri i tij në rrafshin ndërkombëtar vazhdon të jetë i ndryshëm. Disa e quajnë Kosova, të tjerët Kosovo. Madje, edhe institucionet e Kosovës, kur flasin për Kosovën në gjuhën angleze, asaj i referohen me mbaresën “O”.
Pas krijimit të shtetit më të ri në botë, emri i tij në rrafshin ndërkombëtar vazhdon të jetë i ndryshëm. Disa e quajnë Kosova, të tjerët Kosovo. Madje, edhe vetë institucionet e Kosovës, kur flasin për Kosovën në gjuhën angleze, Kosovës i referohen me mbaresën “O” në fund.
Rasti i fundit është vendosja e tabelave zyrtare në kufijtë e Kosovës, me mbishkrimin “Mirë se vini - Republika e Kosovës”. Në gjuhën angleze Kosova është emëruar Kosovo.
Përfaqësuesit e institucioneve thonë se kjo çështje është më shumë linguistike dhe nuk duhet t’i shqetësojë qytetarët e Kosovës.
Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës, thotë se Kosova nga shqiptarët do të njihet me emrin Kosova, ndërsa nga ndërkombëtarët Kosovo.
“Në gjuhën angleze kërkojmë që të njihet me emrin çfarë ka qenë deri më tani, Republic of Kosovo. Por, besoj se kjo çështje do të rregullohet me kohë, në kohën kur ne do ta marrim edhe prefiksin, edhe akronimin si shtet. Kjo nuk është çështje që e prek përmbajtjen e funksionimit të shtetit e as të njohjes”, thotë Kuçi.
Sipas tij, Kosova ndodhet në fazën kur shumë shtete botërore ende janë në pritje të njohjes së Kosovës dhe pasi të ketë përfunduar ky proces, do të rregullohet edhe çështja e emrit.
“…atëherë do të sqarohet çdo gjë. Sido që të jetë, në gjuhën origjinale, në gjuhën shqipe, do të jetë si ka qenë, ndërsa të tjerët do t’i adaptojmë“, thotë Kuçi.
Madje, edhe në letrat zyrtare që presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi ua kanë dërguar shteteve të ndryshme botërore, duke kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës, në gjuhën angleze kanë shfrytëzuar emrin Kosovo, me “O” në fund.
Këtë e pohon edhe Xhavit Beqiri, zëdhënës i presidentit të Republikës së Kosovës.
“Republika e Kosovës, nga shtetet që është njohur, në letrat kredenciale që kanë ardhur, njihet si Republic of Kosovo, do të thotë me mbaresën “O”. Ndërsa, siç e dini, në shqip do ta ketë mbaresën “A“, thotë Beqiri.
Zoti Beqiri ka saktësuar se edhe në deklaratën zyrtare, nëpërmjet së cilës është shpallur pavarësia, në versionin e shkruar në gjuhën angleze, është shkruar Kosovo.
“Edhe në kërkesat zyrtare, po ashtu edhe në deklaratën kushtetuese është e shkruar Republic of Kosovo, në versionin zyrtar të anglishtes”, thotë Beqiri.
Analisti politik, Muhamet Mavraj, thotë se ashtu siç është kërkuar nga vetë institucionet e Kosovës, ashtu edhe është njohur emri i shtetit të ri në spektrin ndërkombëtar. Sipas tij, politikanët e Kosovës janë bazuar në pakon e Martti Ahtisaarit.
“As Qeveria e Kosovës që e ka pranuar pakon e Ahtisaarit dhe as të tjerët që e kanë përkrahur pakon Ahtisaarit, nuk do të na njohin ndryshe përpos si Kosovo. Fatkeqësisht, kjo është një nga koncesionet themelore të pakos së Ahtisaarit. Qeveria jonë është bazuar në pakon e Ahtisaarit, e cila Kosovën nuk e njeh si Kosova, por si Kosovo, pra si toponim serb, njëjtë si toponimet tjera. Askush nuk do të na njohë si Kosova, por si Kosovo. Edhe Shqipëria na ka njohur si Kosovo”, tha Mavraj.
Zoti Kuçi, ndërkaq, pohon se aktualisht është duke u respektuar versioni zyrtar dhe se kjo gjendje mund të ndryshojë më vonë.
Anton Konushevci
Radio Evropa e Lire

- MusafirVizitor
Re: Kosova apo Kosovo?
14th March 2008, 21:10
po ne te gjith edhe me shekuj e kemi quajtur e kemi quajtur kosov ---- kosova===
por ti kujton se gjith bota flasin shqip por ne te vertet jo
por ti kujton se gjith bota flasin shqip por ne te vertet jo
- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Kosova apo Kosovo?
14th March 2008, 21:14
por ti kujton se gjith bota flasin shqip por ne te vertet joooooooooj ooooooocituar nga gogo
une zoti gogu nuk kujtoj asgje.ato nuk jane thenie te miat.Lexoni mire te gjithe shkrimin pastaj arrini ne konkluzione

- AlbiniAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Re: Kosova apo Kosovo?
14th March 2008, 23:17
Shume shqiptarë mendojne se nese thonë Kosovë, e kane thane ne shqip, ndersa KOsovo eshte ne shkenisht(cetnikisht) por realiteti eshte se vet emri Kosove s'ka fare te beje me ndonje fjalë shqipe, tema dhe debate jane bere lidhur me emrin e saj mirepo UNMIK-u nuk lejon ndrrime!!!
Pra edhe njera, edhe tjetra nuk tingellojne shqip per mendimin tim!
Pra edhe njera, edhe tjetra nuk tingellojne shqip per mendimin tim!
- MusafirVizitor
Re: Kosova apo Kosovo?
14th March 2008, 23:47
o nardi me fal se vertet isha pak per shpejt dhe nuk elexova mir
te lutem me fal
te lutem me fal
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Kosova apo Kosovo?
15th March 2008, 16:15
Nuk është aspak e nxituar,dhe shkrimi që figuron më lart është përdorur me dhjetra vite më herët.Kosova ka marrë okupimin e pa drejtë jo në humbje betejash,por nga Fuqitë e Mëdha që na coptuan padrejtësisht duke u ledhatuar me pushtuesën tonë Serbi.Toponimet ia ka dhënë vet pushtuesja,në të vërtetë u shpreha keq sepse nuk ua ka dhënë ajo,po ua ka ndryshuar duke ju dhënë rrënjosje sipas dëshirës së tyre,që për ne ishin nënqmuese,psh.Kosovo dhe shiftari janë fyerje që u bëhen shqiptarëve,të cilëve iu është coptuar trungu amë.Perendimoret na kanë quajtur ashtu si na ka emëruar pushtuesi.Tani ndryshon harta Jugosllave,është mundur pushtuesi dhe toponimi ka marrë emrin që i përket.Ne jemi shqiptarë nga Kosova,dhe toka e atdheut tonë quhet Kosovë,Kosova.As nga përendimoret ne më nuk do të emërtohemi Kosovo,kuptohet nëse ne nuk duam të quhemi ashtu,duhet të këmbëngulim.
Shembull,para tri ditësh në Gjermani rregullova disa dokumente pune dhe këmbëngula të më shkruhet drejt vendbanimi.Zyrtari gjerman e bëri këtë qetë:Ne ju kemi njohur shtet tha ai,andaj do të ju shënojmë ashtu si duhet të shënoheni,jo si ju kanë emërtuar të tjerët.Pra më nuk do të quhet vendi ynë Kosovo,por Kosovë.
Shembull,para tri ditësh në Gjermani rregullova disa dokumente pune dhe këmbëngula të më shkruhet drejt vendbanimi.Zyrtari gjerman e bëri këtë qetë:Ne ju kemi njohur shtet tha ai,andaj do të ju shënojmë ashtu si duhet të shënoheni,jo si ju kanë emërtuar të tjerët.Pra më nuk do të quhet vendi ynë Kosovo,por Kosovë.
- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Kosova apo Kosovo?
15th March 2008, 18:49
Shembull,para tri ditësh në Gjermani rregullova disa dokumente pune dhe këmbëngula të më shkruhet drejt vendbanimi.Zyrtari gjerman e bëri këtë qetë:Ne ju kemi njohur shtet tha ai,andaj do të ju shënojmë ashtu si duhet të shënoheni,jo si ju kanë emërtuar të tjerët.Pra më nuk do të quhet vendi ynë Kosovo,por Kosovë.(cituar nga Shaban Cakolli)
Me behet qejfi kur degjoj qe bota reagon drejt me ceshtjet tona.Kjo tregon edhe njehere qe ne shqiptaret te keqen e kemi nga fqinjet tane qe akoma nuk kane njohur Kosoven e pavarur
Me behet qejfi kur degjoj qe bota reagon drejt me ceshtjet tona.Kjo tregon edhe njehere qe ne shqiptaret te keqen e kemi nga fqinjet tane qe akoma nuk kane njohur Kosoven e pavarur
- AlbiniAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Re: Kosova apo Kosovo?
22nd March 2008, 15:47
CESHTJA E RREGULLIMIT TE DOKUMENTACIONEVE ADMINISTRATIVE KERKON KOHË
Te mundohet nje shqiptar i Shqiperise ditë, natë e shekuj se kurr ne nje dokument zyrtar temarrur nga nje shtet jasht Shqiperise e Kosoves nuk do t'i figuroj emri Shqiptar apo Shqipëri por ne gjuhën e shtetit ku kerkohet dokumenti bie fjala ne Gjermani atij do t'i shenohet si Albaner aus Albanien!
Te ceshtja e kosoves!
Skan gjermanet "ë" dhe sdo ta shenojne Kosovë dot por vendin e origjines "nga Kosova" gjithse si "aus Kosova"
Une mendoj se as njera e as tjetra nuk jane shqip, jam deshmitar se ca analiste vec kane debatuar dhe sygjeruar qe edhe rreth emrit Kosove te flitet e vendoset para pavaresise mirepo mos te harrojme se si perhere edhe kesaj radhe ne jemi me teper spektatorë dhe per ne vendosin te tjeret, kjo na percjell deri sa te vetedijesohemi dhe deri sa te mundemi te vetmbahemi e te jemi zot i vetvetes e qe mjerisht ne ende s'jemi te tille!

- Kuizi Behu milioner Kosovo je ,.....
- SUCCESSFUL ACTIVITIES FOR UNIVERSAL PEACE ALBANIA, KOSOVO, MACEDONIA, MONTENEGRO, GREECE By MAJLINDA SHABANI(ALEKSANDRA) IWA
- SUCCESSFUL ACTIVITIES FOR UNIVERSAL PEACE ALBANIA, KOSOVO, MACEDONIA, MONTENEGRO, GREECE By MAJLINDA SHABANI (ALEKSANDRA) IWA
- Kosova e pavarur
- Kosova në UEFA!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi