Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Shqipëri çnjerëzore Empty Shqipëri çnjerëzore

12th March 2008, 12:18
Departamenti Amerikan i Shtetit i ben dush te ftohte Shqiperise. Autoritetet nuk respektojne pronat. Te burgosurit torturohen dhe trajtohen ne menyre çnjerezore. Gjakmarrja vazhdon. Grate, femijet dhe homoseksualet abuzohen

Shqipëri çnjerëzore Boy_co10


TIRANË - “Thembra e Akilit” e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri vazhdojnë të jenë abuzimet nga forcat e sigurisë ndaj të burgosurve dhe të ndaluarve, kushtet e këqija në burgje dhe paraburgim, korrupsioni dhe mosndëshkimi nga policia, diskriminimi kundër grave, fëmijëve si dhe trafikimi i qenieve njerëzore. “Pavarësisht nga një numër arrestimesh të zyrtarëve të lartë vendorë dhe qendrorë, korrupsioni mbeti një pengesë madhore ndaj reformave domethënëse. Treguesit Botërorë të Qeverisjes së Bankës Botërore pasqyronin që korrupsioni ishte një problem serioz”. Të paktën kështu bën të ditur raporti më i fundit i Departamentit të Shtetit Amerikan, i cili në një përmbledhje të gjerë dhe për Shqipërinë, rendit disa prej problemeve më të mëdha të cilat janë vërejtur gjatë viteve 2006-2007. Sipas këtij raporti më të fundit të Departamentit të Shtetit Amerikan, qeveria përgjithësisht i respektoi të drejtat e njeriut të qytetarëve të saj, megjithatë pati probleme në disa fusha, përfshi vrasjet shoqërore prej gjakmarrjes, por nuk pati raportime se qeveria apo agjentët e saj kryen vrasje arbitrare apo të jashtëligjshme, si dhe nuk pati raportime për zhdukje të motivuara politikisht. Sipas raportit për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), vrasjet shoqërore vazhduan gjatë vitit të kaluar, si rezultat i akteve vigjiluese (përfshi si vrasjet mes brezash nga “gjakmarrja”, ashtu edhe vrasjet për hakmarrje), bandave kriminale dhe krimit të organizuar. Statistikat mbi veprimtarinë e lidhur me gjakmarrjen variojnë: “Sipas Ministrisë së Brendshme, nga 96 vrasje gjatë vitit, vetëm 2 kishin lidhje me gjakmarrjen, duke shënuar një rënie në vrasjet për gjakmarrje për shkak të rritjes së hetimeve. Megjithatë, Komiteti për Pajtimin Kombëtar, një organizatë joqeveritare (OJQ), vazhdoi të citonte nivele të larta veprimtarie të lidhur me gjakmarrjen, përfshi mbi 1 000 familje të burgosura në shtëpitë e tyre nga frika e ndëshkimeve për gjakmarrje kundër tyre”. Kështu thuhet në raportin më të fundit të DASH, i cili më pas rendit një sërë rastesh të denoncuara për dhunë ndaj qytetarëve të ndryshëm nga organet e policisë dhe ato të burgjeve apo sistemit të paraburgimit. Emrat dhe rastet e të burgosuri Ardian Kokicit, Dorian Lecit dhe Arben Belajt renditen si raste të raportuara, ku dyshohet se ka pasur abuzime me të drejtat e të burgosurve, të shoqëruarve në polici, apo personave të arrestuar. Raporti thekson se ndonëse Kushtetuta ndalon torturën dhe trajtimin çnjerëzor të të pandehurve, raste të kësaj natyre ende vazhdojnë. Po në të njëjtin raport publik, tashmë thuhet se ashtu si në vitet e kaluara, policia disa herë përdori kërcënimet, dhunën dhe torturat për të marrë deponime nga të miturit. Ndërsa një pikë tjetër “e zezë” në raport me zbatimin e të drejtave të njeriut është cilësuar dhe fakti, që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve raportoi që në burgje të synuar për afro 2 700 të burgosur, kishte 3 060 të tillë dhe në mjedise të paraburgimit të synuar për 671 persona kishte 752, pra në të dy rastet kishte mbipopullim, ndërkohë që abuzimi fizik i të burgosurve dhe korrupsioni mes rojeve dhe zyrtarëve të burgjeve mbetën një problem. Sipas Raportit të DASH, pagat e ulëta dhe korrupsioni i shumëpërhapur në të gjithë shoqërinë e bënin të vështirë luftën kundër korrupsionit në polici. Gjatë vitit të kaluar, Zyra e Kontrollit të Brendshëm paraqiti 159 padi pranë zyrës së prokurorit në lidhje me 221 punonjës të policisë, nga të cilët 5 ishin zyrtarë të lartë. Sipas po të njëjtit raport gjatë vitit 2007, Avokati i Popullit mori 274 ankesa të përgjithshme nga qytetarët kundër policisë. Në fund të vitit ishin përpunuar 233 ankesa dhe Avokati i Popullit kishte konkluduar në favor të qytetarëve ankues në 82 raste. Këto përfshinin ankesa për keqtrajtim fizik. Ashtu si në vitet e kaluara, policia, prokurorët dhe gjyqësori vazhduan të fajësonin njëri-tjetrin për dështimet që lejonin kriminelët të shmangnin burgosjen. Një ndër problemet e tjera të mëdha në Shqipëri, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, mbetet çështja e kthimit të pronave të konfiskuara gjatë viteve të regjimit komunist. Sipas drejtorit të Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, në buxhetin e viteve 2007-2008 janë parashikuar 11 milion dollarë për kompensimin e pronave. Kostoja totale për kompensimin e ish pronarëve është llogaritur në 3, 5 miliardë dollarë. Po aq problem është politizimi i medias, i cili sipas raportit mbeti shqetësim. Ndërsa problematikë, ndonëse më pak se në vitet e shkuara, vazhdon të jenë trafikimi dhe shfrytëzimi i fëmijëve për lypje e prostitucion, si dhe përndjekja e anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Homoseksualëve dhe homoseksualë të tjerë të njohur.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Shqipëri çnjerëzore Empty Re: Shqipëri çnjerëzore

12th March 2008, 12:36
Te njejtat qe ne fillim te tranzicionit, asnje perparim asnje zhvillim jemi aty ky filluam me te vetmin ndyshim, se ata qe na udheheqin(klanet e klikat) jane bere me te fuqishem e duhet goxha pune per ti rrezuar se ndryshe nuk ikin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi