Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

"Viti Cabej" ne 100-vjetorin e lindjes Empty "Viti Cabej" ne 100-vjetorin e lindjes

12th March 2008, 16:19
"Viti Cabej" ne 100-vjetorin e lindjes

E Merkure, 12 Mars 2008


Anisa Ymeri

Nje shekull shkuar, ne nje prej sokakeve te Gjirokastres, lindi ai qe do te qe me pas studiuesi i shqipes prej fillesave te saj, Eqerem Cabej. Rastesi e bukur. Cabej erdhi ne jete ne 1908-en e hershme, vit kur u mbajt edhe Kongresi i Alfabetit ne Manastir. Tani, nje shekull me vone, viti 2008 shpallet "Vit i Cabejt" e bashke me Kongresin e Alfabetit do te perkujtohet udha e tyre njeshekullore. Paraditja e djeshme shenoi mbajtjen e ceremonise modeste per shpalljen e ketij viti te rendesishem, ne mjediset e Ministrise se Kultures. Ministri Ylli Pango nuk mund te mos theksonte, perpos rendesise se ketij personaliteti ne kulturen tone kombetare, edhe faktin se ky ishte vetem momenti i shpalljes se ketij viti. Pjesa tjeter, ajo cka ne i detyrohemi kesaj figure, do te vije me pas. Sic jemi mesuar ne kesi rastesh, ajo cka pritet eshte botimi i vepres se panjohur, apo pak te njohur. Kjo me siguri do te ndodhe, pasi shtepia botuese "Cabej", e cila drejtohet nga e bija e albanologut, do te beje punen e saj. E ajo pohon se nje pjese e vepres se tij eshte ne proces per risjelljen e saj te lexuesi. Ndonese nuk ka nje kalendar te veprimtarive qe do te shtrihen pergjate ketij viti, ajo cka u theksua dje nga drejtoi i Bibliotekes Kombetare, Aurel Plasari, eshte organizmi i nje konference shkencore. Figura qendrore e konferences i takon Cabejt, por Plasari pohon se, nuk duhet te mbetet vetem ne evidentimin e vlerave te vepres se tij. "Me nje llogari mendore, pohon Plasari, cka do te ishte edhe deshira e tij, nese do te ishte ende ne jete, te kishim brenda kornizes se perkujtimit dhe vleresimit te tij edhe problemet qe ka sot shkencat albanologjike". E kjo, pasi albanologjia gjendet ne nje moment kritik, e sidomos problemet e shqipes jane aq shume te debatuara, shpesh edhe te shtremberuara. Kodifikimi i shqipes, eshte nje prej atyre lemeve qe Cabej ka mundur te vere vulen e tij te pangaterrueshme, e nuk mund te mos permendet kontributi i tij i madh ne hartimin e fjalorit te pare te gjuhes se sotme shqipe, atij te vitit 1980, vit ne te cilin Cabej u nda nga jeta. E per t'i risjelle keto vlera te tij, e bija e prof. Cabejt, Brikena shprehet: "Kam disa vjet qe kam filluar te merrem me botimin e veprave te tij, natyrisht qe sivjet do te jete ne menyre intensive, sepse merr shkas dhe nga ky 100-vjetor". Shpejt per te gjithe lexuesin shqiptar, e sidomos per studente e pedagoge, per te paren here botohet ne Shqiperi libri qe permbledh leksionet qe ka mbajtur ne Prishtine ne '71-'73 dhe qe nuk jane shkruar kurre. Me pas radhen e kane studimet italo-shqiptare ose shqiptaret ne Itali, teza e doktorates se tij. Brikena pohon se "ka disa vite qe e mbaj neper duar". E ja tani vjen edhe momenti qe te shohe driten e botimit. Vec ketyre do te botohen edhe te tjere tituj, qe kane 30-40 vjet qe jane bere periodike te harruar, e te gjitha keto do te mblidhen ne nje vellim, si per ta sistemuar vepren e tij te plote ne kete 100-vjetor te lindjes.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

"Viti Cabej" ne 100-vjetorin e lindjes Empty Re: "Viti Cabej" ne 100-vjetorin e lindjes

12th March 2008, 16:20
Aurel Plasari: Konferenca, "Cabej dhe dijet albanologjike sot"

Ende nuk dihen veprimtarite qe do te shenohen per nder te figures se Eqerem Cabejt, por nje gje eshte e sigurt. Nje konference shkencore do te mbahet ne nje moment me te vone. Drejtori i Bibliotekes Kombetare, Aurel Plasari, u shpreh dje se, "konferenca eshte e konceptuar nga sa mund te themi deri tani "Cabej dhe dijet albanologjike ne ditet e sotme", duke mos e lene thjesht me perkujtimin, por edhe me gjendjen aktuale te dijeve albanologjike". Plasari vijon, duke pohuar: "Me nje llogari mendore, cka do ishte edhe deshira e tij, nese do te qe ende ne jete, qe te kishim brenda kornizes se perkujtimit dhe vleresimit te tij edhe problemet qe ka sot albanologjia".
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

"Viti Cabej" ne 100-vjetorin e lindjes Empty Re: "Viti Cabej" ne 100-vjetorin e lindjes

12th March 2008, 16:21
Brikena Cabej: Te rimerret rendesia e vepres se tij per kulturen

E bija e albanologut, Brikena Cabej duke mos lene menjane falenderimet, u shpreh: "Cabej ishte njeri shume punetor, por edhe shume modest, dhe raste te tilla homazhesh, si keto, nuk i donte ne te vertete dhe i refuzonte. Por, natyrisht, keto jane te domosdoshme nga ana tjeter dhe une do doja dhe do te uroja qe kjo ngjarje shume e rendesishme sic eshte te shpallesh "Vitin Cabej" te zhvillohej ne menyre te tille qe me shume te dilnin ne pah vlerat e vepres sesa homazhi per personin". Thelbi i gjithe kesaj per Brikenen eshte: "Te rimerret rendesia e saj per kulturen kombetare, ne nje vit kaq te rendesishem dhe simbolik qe eshte 2008, pasi perkon me 100-vjetorin e Kongresit te Manastirit".
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

"Viti Cabej" ne 100-vjetorin e lindjes Empty Re: "Viti Cabej" ne 100-vjetorin e lindjes

12th March 2008, 16:21
Kush eshte Eqerem Cabej

Eqerem Cabej lindi me 1908-en, ne qytetin e Gjirokastres dhe vdiq ne vitin 1980 ne Rome. Puna e tij si studiues ne fushen e albanologjise per dekada te tera, e shnderroi ate ne nje nga figurat me te shquara te shkences, arsimit dhe kultures shqiptare. Studimet e larta i kreu ne Vjene te Austrise per filologji, u specializua ne gjuhesine krahasuese indoevropiane. Ndersa veprimtarine shkencore e shtjelloi ne gjuhesi, por edhe jashte saj, ne folklor, etnografi dhe histori te letersise. Ne korpusin e vepres se tij, vend paresor zene studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikes, si edhe kodifikimi i gjuhes letrare.



Veprat kryesore te Cabejt:

"Studime etimologjike ne fushen e shqipes"

"Hyrja ne historine e gjuhes shqipe"

"Fonetika historike e shqipes"

"Shqiptaret midis Lindjes dhe Perendimit"
Sponsored content

"Viti Cabej" ne 100-vjetorin e lindjes Empty Re: "Viti Cabej" ne 100-vjetorin e lindjes

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi