Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Qeverisja qe vret Empty Qeverisja qe vret

17th March 2008, 11:11
Qeverisja qe vret

Andrea Stefani

Përse Shqipëria bie nga zia në zi, nga kobi në kob, nga tragjedia në tragjedi? Është natyra e padrejtë me të, apo mos Zoti që hakmerret kushedi se për çfarë kundër shqiptarëve? Nuk është asnjëra dhe as tjetra. Duket se rrënja e tragjedive të Shqipërisë janë vetë shqiptarët. Sepse ata, asnjëherë nuk kanë ditur të vënë para përgjegjësisë qeveritë, kryeministrat, ministrat për gabimet fatale që ata bëjnë në majën e shtetit. Dhe kur një popull nuk shfaqet i vendosur të ndëshkojë qeverisjet që prodhojnë katastrofa për jetën e qytetarëve dhe pronën e tyre, atëherë betonon në pushtet papërgjegjshmërinë, krijon precedentin e rrezikshëm të mbajtjes në pushtet të kryeministrave dhe ministrave që nuk përgjigjen për asgjë, të qeveritarëve që fajin për katastrofat e gjejnë gjithnjë jashtë vetes, te të tjerët, te natyra, te thatësira, te varkat madje (kjo është më e tmerrshmja!) deri te vetë viktimat. Sepse të thuash, që katastrofa e Gërdecit mund të ketë qenë "edhe pasojë e një gabimi njerëzor", është gjëja më çnjerëzore. Nuk ka akt më të ulët, më antihuman dhe të përbuzshëm sesa kur një pushtetar, për të shpëtuar kolltukun e tij, nis e fajëson viktimat. E vërteta është tragjikisht tjetër dhe ulëret me përmasat e vetë katastrofës, me dhimbjen e të vrarëve, të humburve dhe vuajtjet e të plagosurve. Ajo flet me gjuhën e rrënojave. Është tmerrësisht evidente se shpërthimi i llahtarshëm që dy ditë më parë mori jetë njerëzish, mban damkën e një qeverisjeje të papërgjegjshme. Të përpiqesh ta mbulosh këtë është baras me një papërgjegjshmëri të dytë, është gati një krim kundër qytetarëve. Politikisht, një kob i përmasave të tilla nuk mund të mos jetë përgjegjësi direkte e qeverisë dhe në radhë të parë, e Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes. Sepse vala goditëse që rrafshoi fshatra e shtëpi, duke shkaktuar të vrarë dhe qindra viktima të pafajshme, nuk është thjesht vala goditëse e barutit. Është vala goditëse e papërgjegjshmërisë.


***

Vetëm pak orë pasi në afërsi të kryeqytetit ndodhi një shpërthim kolosal me pamjen e një kërpudhe atomike, gjëja më e pritshme ishte dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes dhe e Kryeministrit. E gjithë Shqipëria u trondit nga vala goditëse dhe më pas, edhe nga pasojat tragjike të saj. Por jo kolltuku i Berishës dhe i ministrit të tij Mediu. Në përpjekje për të mbrojtur veten, Berisha deklaroi se shpërthime të tilla kanë ndodhur edhe në vende të zhvilluara. Është një orvatje djallëzore për të fshehur përgjegjësinë për humbjen e jetëve, plagosjen e qindra vetëve, rrënimin e qindra shtëpive apo bizneseve. Edhe në momente të tilla tragjike, ku vuajtja dhe sprova njerëzore kap majat, mendja e Berishës mbetet e fiksuar te pushteti. Dhe nuk mund të jetë e vërtetë që të tilla kobe ndodhin edhe në vende të zhvilluara. Të paktën jo me pasoja të tilla fatale për jetët e qytetarëve. Sepse është e pabesueshme që në ndonjë shtet të zhvilluar (pra atje ku qeveria vërtet qeveris), të neglizhohen rregullat teknike në këtë farë feje, sa çmontimi i një sasie kolosale predhash, të bëhet buzë një fshati. Edhe manuali më i thjeshtë i xhenios duhet ta ndalojë një gjë të tillë.

Po ku kanë kohë qeveritarët e sotëm vanitozë dhe të korruptuar, që të merren me manuale? Veç jemi futur pa dashje në anën teknike të tragjedisë së Gërdecit, në anën teknike të përgjegjësisë. Është detyrë e prokurorisë të hetojë në këtë rrafsh për të parë sesi punohej në atë fabrikë, sa të trajnuar qenë punëtorët (thuhet se ka pasur deri edhe fëmijë të punësuar), sa të pajisur me mjete mbrojtëse dhe si zbatoheshin rregullat e sigurisë. Por mbi këtë përgjegjësi teknike, ka një përgjegjësi edhe më të madhe. Është përgjegjësia politike që nuk mund t‘i delegohet askujt. As ndonjë drejtori, as ndonjë oficeri, as ndonjë shefi reparti dhe as ndonjë punëtori fatkeq. Ashtu sikundër një Kryeministër apo ministër, merr mbi vete lavde për arritje dhe suksese që në shumicën e rasteve nuk i gatuan me duart e veta, ashtu duhet të ndodhë edhe me katastrofat. Ky është qari dhe qederi i pushtetit. Por kur një pushtet arrin të rrëmbejë vetëm duartrokitjet dhe lavdinë e gjërave, dhe të flakë nga vetja përgjegjësinë për katastrofat, atëherë ai shndërrohet në një përbindësh, në një Leviatan që nuk shmang, por bëhet premisë katastrofash. Dhe në Shqipëri po ndodh pikërisht kjo. Ka një luftë të egër për të rrëmbyer poste qeveritare, duke shpërfillur faktin se për një shtet të varfër si Shqipëria, të jesh vërtet qeveritar, është një sfidë dhe një përgjegjësi e pazakontë. Nëse shihet si burim pasurimi dhe privilegjesh dhe jo sakrificë e përkushtimin ndaj jetës së njerëzve, kjo qeverisje nuk mund të mos bëhet burim katastrofash e tragjedish. I tillë është edhe rasti në fjalë. Sepse Gërdeci nuk u godit nga ndonjë cunam apo tërmet, pra nga një forcë e pakontrollueshme natyrore. Ferri që e përpiu me flakët e veta është një faj i qeverisë, rrjedhojë e papërgjegjshmërisë dhe me ç‘po del, edhe e korruptimit të saj. Sepse asnjë qeveri e përgjegjshme, që mendon për jetët e njerëzve, nuk do të lejonte që çmontimi i municioneve të bëhej pranë shtëpive.

Në mënyrën më skandaloze të mundshme, kjo qeveri ka toleruar që mijëra banorë, foshnjat, fëmijët, pleqtë, të jetojnë, të gdhihen e të ngrysen mbi një vullkan. Deri ditën kur ai shpërtheu. E para gjë që do të bënte çdo qeveri e përgjegjshme, që ka për detyrë kryesore të vigjilojë mbi jetët e qytetarëve, do të ishte ose largimi i municioneve në zona pa njerëz (dhe atje të bëhej çmontimi) ose të largonte banorët nga zona ku ndodhej fabrika. Dhe këto janë vendime qeverisëse, vendime politike që merren lart, në ministri dhe Kryeministri. Mjerisht ato nuk u morën (hetimi duhet të tregojë se përse, për injorancë apo korrupsion?) dhe prandaj përgjegjësia e kësaj paaftësie qeverisëse me pasoja fatale për qytetarët, nuk kërkon shumë koment. Është faji në vendimmarrjen e qeverisë (lejimi i çmontimit të predhave në Gërdec) që i paraprin çdo gabimi njerëzor më pas. Por gabimi i mundshëm njerëzor ditën e shpërthimit, nuk mund të shërbejë si alibi për vendimmarrjen e gabuar apo verbërinë fatale të ministrit të Mbrojtjes dhe Kryeministrit. Një publik që toleron një papërgjegjshmëri të tillë qeverisëse do të thotë që është i papërgjegjshëm për fatet e tij, të fëmijëve, pleqve, prindërve. Është njësoj si të tolerosh si gabim njerëzor faktin që dikush vendos çmendurisht zjarrin pranë barutit në një depo municioni. Praktikisht, për shkak të një injorance dhe papërgjegjshmërie të një natyre të tillë, vdiqën shumë persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Është fatale, por mund të kishin qenë edhe më shumë. Viktimat u pakësuan edhe si rrjedhojë e një përpjekjeje mbinjerëzore të punonjësve të shëndetësisë, që u shfaq si i vetmi sektor që ju përgjigj në nivelin e duhur emergjencës. Por kur gjykojmë mbi përgjegjësinë e qeverisë nuk mund të mos pyesim: Po sikur të kishin qenë më shumë viktima, po sikur të jenë nesër më shumë? Dhe s‘duhet harruar se ikën jo pak jetë njerëzish.

Është blasfemi kundër njeriut, është antihumanizëm të thuash se "për fat ishin vetëm pak të vdekur". Vetëm etja për pushtet apo fanatizmi ndaj pushtetit, mund të shfaqë një avokati të tillë cinike madje, gati kriminale, që i sheh jetët si në numra apo statistikë. Në demokraci, jeta e asnjë qeverie nuk ka vlerën e një jete njerëzore. Edhe një qytetar të humbë jetën në një katastrofë të tillë, qeveria duhet të ndihet e humbur, e dështuar në misionin e saj. Ndaj humanizmi i përgjegjshëm qytetar e gjykon fajin e qeverisë me dhimbjen dhe zemërimin e atyre që humbën njerëzit, me dhimbjen e atyre që u gjymtuan për jetë. Duhet të hysh në zemrën e tyre, në honin e lemerisë dhe detin e lotëve të tyre, për të kuptuar sesa e madhe dhe e pafalshme është përgjegjësia e kësaj qeverie në katastrofën e sapo ndodhur.


***

Është çnjerëzore ta fshehësh këtë përgjegjësi në emër të qëllimeve të larta kombëtare, sikundër është futja e Shqipërisë në NATO. Integrimi nuk bëhet duke toleruar papërgjegjshmërinë. As NATO vetë nuk e dëshiron një gjë të tillë. Shqipëria mund të integrohet në NATO edhe me një Kryeministër apo edhe një ministër tjetër të Mbrojtjes. Logjika duhet të jetë e ftohtë, e drejtë, por e pamëshirshme me abuzimin. Ajo këmbëngul: qeveritarë që nuk mbrojnë dot jetën e qytetarëve të tyre, nuk mbrojnë dot interesat kombëtare. Përkundrazi, ata do t‘i keqpërdorin këto interesa, për të bërë alibinë e fajësisë së pushtetit për katastrofat. Ndaj është koha që për interes kombëtar e publik, shqiptarët dhe opozita politike duhet t‘u japin fund qeverisjeve që nuk përgjigjen për asnjë faj dhe tragjedi që e gatuajnë me injorancën, korrupsionin, arrogancën, padrejtësinë dhe duart e tyre të pista. Në këtë kuptim, ngritja dje nga Ilir Meta e gishtit të përgjegjësisë mbi Kryeministrin Berisha është plotësisht e justifikuar.

Po të hedhim një vështrim pas, mund të themi se tragjedia e piramidave në vitit ‘97 do të ish shmangur nëse qeveria do të kish ndërhyrë në kohë për të ndaluar huamarrjen. Akoma më afër, tragjedia e Farkës nuk do të kish ndodhur nëse qeveria do të kontrollonte me imtësi dhe rregullonte (si në çdo shtet normal) transportin në ujëra e liqene. Dhe së fundi, shpërthimi në Gërdec nuk do të ndodhte, nëse qeveria do të kish marrë me kohë vendimet e duhura. Është fatalisht kaq thjesht dhe prandaj kaq fatalisht e pafalshme. Mos duhet të pranojmë se qeveria nuk ka kohë dhe as mjete e para të merret me të gjitha? Vërtet një qeveri mund të mos merret me gjithçka, por nuk i lejohet të mos merret me atë që është parësore për çdo qeveri, me mbrojtjen e jetës dhe pronës së njerëzve. Sepse këto janë dy nga qëllimet kryesore se përse emërohet nga publiku një qeveri.

Detyra e Kryeministrit dhe e qeverisë nuk është të nxjerrë mësime nga katastrofa (kjo është detyrë e qeverisë apo Kryeministrit që duhet ta zëvendësojë Kryeministrin apo qeverinë e katastrofës) por të parandalojë katastrofat, jo të qajnë mbi varre të hapura por parandalojë hapjen e varreve. Kryeministri Berisha dhe ministri i Mbrojtjes nuk e bënë një gjë të tillë, prandaj duhet të përgjigjen politikisht, duke dhënë dorëheqjen. Ndërsa publiku duhet të mësojë nga Migjeni, nga më njerëzori i poetëve shqiptarë që thuajse një shekull më parë, akuzonte shoqërinë dhe qeverisjen për ngrirjen e një fëmije mes dëborës dhe acarit, akuzonte bukurinë që vret. Atëherë si mund të mos akuzosh sot një papërgjegjshmëri me pasoja fatale për jetët e njerëzve, si mund të mos akuzosh me zemërim njerëzor një qeverisje që vret?
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Qeverisja qe vret Empty Re: Qeverisja qe vret

17th March 2008, 13:10
Gjynah qe e pesuan njerez te pafajshem.....
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Qeverisja qe vret Empty Re: Qeverisja qe vret

17th March 2008, 14:39
Berisha vegël e mafies greke të municioneve dhe “11 shtatori” shqiptar

Grada e perdoruesve-ve: / 8
I varferI mire
Saturday, 15 March 2008
Nga Kastriot Myftaraj - Tragjedia e Gerdecit është skandali i mafies të municioneve, që vepron prej vitesh në Shqipëri, duke siguruar fitime të mëdha, nga shitja e metaleve që dalin nga gëzhojat e predhave të artilerisë, që çmontohen në projektet e asgjësimit të stoqeve të municioneve, që zbatohen në Shqipëri me financimin e ndërkombëtarëve. Kjo mafie ka arritur të përdorë për interesat e saj dhe projektet dhe financimet e NATO, për asgjësimin e stoqeve të municioneve në Shqipëri.Kur Berisha erdhi në pushtet në 2005, ai e gjeti këtë mafie të krijuar pas vitit 1997, nga qeverisja e së majtës, dhe u përshtat shumë mirë me të, duke marrë pjesën e tij të fitimeve. Në faqen on-line të kryeministrisë jepet ky njoftim për ngjarjen: “Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se nga dëshmitarë, të cilët kanë qenë në vendngjarje duke punuar, njoftohemi se numri i punonjësve në fabrikë sot ka qenë rreth 110 punëtorë. Sikundër po këta dëshmitarë pohojnë se midis shpërthimit të parë dhe shpërthimit të dytë ka pasur një distancë kohore prej 10 minutash, të cilën shumë prej punëtorëve e kanë shfrytëzuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Po bëhen përpjekje për t’u identifikuar një nga një të gjithë punëtorët, por situata është e vështirë dhe vazhdojnë shpërthimet”. Ky njoftim tregon papërgjegjshmërinë kriminale të qeverisë. Vetëm një qeveri absolutisht e papërgjegjshme dhe kriminale mund të lejojë që 12 kilometra larg kryeqytetit, pak larg superstradës kryesore të vendit, të ngrihet një “fabrikë” e vdekjes për asgjësimin e stoqeve të municioneve. Vetëm qeveritarë të korruptuar që marrin pjesën e tyre nga të ardhurat e kësaj afere të pistë, mund të tolerojnë që firma që ka fituar të drejtën për të bërë asgjësimin e municioneve, për të rritur fitimet e saj, të punësojë njerëz joprofesionistë, deri adoleshentë, për t’ u marrë me këtë veprimtari mjaft të rrezikshme. “Fabrika” për të cilën flet kryeministri është fabrika e mafies së municioneve. Në Shqipëri kjo është mafie greke. Administratori i firmës që ka fabrikën e vdekjes të Gerdecit është minoritari grek Mihal Delijorgji, i cili është përgjegjës për gjithë joprofesionalizmin me të cilin është punuar atje, për të siguruar fitime më të larta, nga të cilat sigurisht që kanë marrë pjesën e tyre edhe qeveritarët, që kanë mbyllur njërin sy. Mihal Delijorgji mund t’ i bënte i qetë këto gjëra, se Ministri i Punës, që duhet ta kontrollonte fabrikën e vdekjes është greku Kosta Barka, dhe shefi i Inspektoratit të Punës është po greku Thoma Miço. Kryeministri Berisha, Presidenti Topi, i gjithë shteti, shikojnë se si grekët në kamuflazhin e projektit të NATO, kishin ngritur fabrikën e vdekjes në Gerdec, pranë Tiranës, dhe ku punohej në kundërshtim me të gjitha rregullat teknike. Praktikisht ajo që ndodhi në Gerdec është atentat terrorist grek kundër Shqipërisë. Ngjarja e Gerdecit mund të përsëritet me depozitat greke të naftës në Portin e Durrësit, me përmasa katastrofike, si ato të Hiroshimës, ku mund të vdesin 200 mijë njerëz. Tunelet e Gerdecit janë një aspekt i të këqijave që bëjnë grekët në tunelet e Shqipërisë. Kryepeshkopi grek i Kishës Ortodokse në letë Autoqefale të Shqipërisë, greku Janullatos mori nga Edi Rama të drejtën të ndërtojë katedralen në lulishten mes selisë së Ministrisë së Mbrojtjes dhe selisë së PS, ku ka marrë nën kontroll nyjen kryesore të tuneleve nëntokësore të ndërtuara në Tiranë në kohën e komunizmit, që kalon pikërisht atje. Sot në tunelet në themelet e katedrales punojnë vetëm punëtorë grekë dhe nuk lejohet asnjë shqiptar. Atje përgatitën të këqija më të mëdha se ajo e Gerdecit për Shqipërinë. 15 marsi 2008 është “11 shtatori 2001” shqiptar, i bërë nga grekët me kolaboracionizmin kriminal të qeveritarëve shqiptarë. As në ditët e marsit të vitit 1997, kur shteti u shemb krejtësisht, nuk ndodhi në Tiranë një gjë e tillë. Shpërthimi i Gerdecit tregoi se shteti shqiptar është një fiksion, madje edhe më keq një fiksion që megjithatë funksionon mirë si një mekanizëm korrupsioni. Në faqen on-line të Këshillit të Ministrave, në orën 20 të datës 15 mars, lajmi i parë ishte: “Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se Kryeministri Berisha ka pasur një bisedë telefonike me Kryeministrin e Greqisë Kostas Karamanlis dhe me Kryeministrin e Maqedonisë Nikola Gruevski”. Pra, lajmi i parë nuk është ngjarja që ndodhi, por telefonatat e kryeministrit Berisha! Kjo është provë shtesë e papërgjegjshmërisë qeveritare. Tragjedia kthehet në tragjikomedi kur tragjedinë e bëri mafia greke e municioneve. Vetëm pas njoftimit për telefonatën me kryeministrin grek, në faqen on-line të kryeministrit Berisha njoftohet më në fund diçka për atë që ka ndodhur në Gredec: “Forcat e Ndërhyrjes së Shpeshtë dhe të Mbrojtjes Civile nxorën nga një tunel në afërsi të vendngjarjes 25 banorë të zonës, ndër të cilët ndonjë edhe me plagosje të lehta. Transporti i tyre u krye me helikopter. Ndërkohë që repartet e Xhenios dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë gjetur në vendin e ngjarjes edhe një tjetër të plagosur në gjendje të rëndë. Ka ende pjesë të territorit të pakontrolluar, për shkak të shpërthimeve që vazhdojnë. Puna po vazhdon intensivisht. 4 të vdekurit kanë qenë punëtorë të fabrikës”. Është ironi tragjike që kryeministri njofton se ka ende pjesë të territorit të pakontrolluar, por nuk sqaron nëse Gerdeci ishte nën kontrollin e shtetit para se të ndodhte tragjedia. Pra, a e dinte qeveria atë që bëhej në “fabrikën” e atjeshme? Nëse po atëherë sigurisht që qeveritarët merrnin pjesën e tyre të fitimit, nëse jo ata duhet të japin urgjentisht dorëheqjen për paaftësi totale. Si për një tjetër ironi tragjike, ditën e katastrofës në Tiranë mbahej një takim për projektin SEEDIRET (Bashkëpunimi i Europës Juglindore në fushën e Industrisë, Kërkimit dhe Teknologjisë së Mbrojtjes), ku Shqipëria ka rradhën e kryesimit. Kështu Shqipëria demonstroi “industrinë e saj ushtarake” me mafien e municioneve. Ministri i Mbrojtjes është treguar krejt i papërgjegjshëm se edhe në orën 20 të mbrëmjes në faqen on-line të Ministrisë së Mbrojtjes nuk kishte asnjë njoftim për ngjarjen. Njoftimi i parë ishte: “Takimi i 6-të i Grupit të Punës për Projektin SEEDIRET”. Në këtë njoftim thuhet: “Sot paradite, në një nga mjediset e hotel ”Tirana International”, në kuadrin e kryesimit nga vendi ynë të projektit SEEDIRET (Bashkëpunimi i Europës Juglindore në fushën e Industrisë, Kërkimit dhe Teknologjisë së Mbrojtjes), u zhvillua Konferenca Rajonale dhe Takimi i 6-të i Grupit të Punës për Bashkëpunimin e Evropës Juglindore në fushën e industrisë, kërkimit dhe teknologjisë së mbrojtjes”. Këtu papërgjegjshëmria shkon deri në humor të zi! Kësaj i thonë: S’ kam turp, s’ ke ç’ më bën! Tragjedia e Gerdecit është një provë e faktit se shteti shqiptar është i kapur nga mafia e të gjitha llojeve. Tashmë Berisha dhe Topi janë në situatën kur ose duhet ta ndëshkojnë këtë mafie, ose të largohen, në rast se nuk duan të ndeshen me të, dhe nuk janë të implikuar me të, gjë që nuk duket e besueshme.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Qeverisja qe vret Empty Re: Qeverisja qe vret

17th March 2008, 14:44
mendoj se qytetaret do te jen ata te cilet duhet te vejn para pergjegjesis ,njerzit te cilet e leshuan te ju dalin nga dora kjo pik e cila sihte per asgjesimin e amatimit ,nuk dihet mendoj se kuhs eshte dora e fajit ,duhet te merren me ket pune njerzit profesional .dhe ta shqyrtojn qrsyen e shperthimit ,nuk mund te pajtohemi ne asnji menyre se edhe ne vende te tjera te botes kan ndodhur keto raste ,nese dikun kan ndodhure tek ne nuk eshte dashur ,me ndodhure kjo tragjebdi me humb jetra te njerzve nga nji Qernobil i dyte ne evrope duke pasur shembuj ,keshtu nese kan marrun njerz jo profesionalit dhe kan ven aty le te mbajn pergjegjesin ,e tenderit te dhen kompanive qe kan gjen duke punuar ketu .
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Qeverisja qe vret Empty Re: Qeverisja qe vret

17th March 2008, 18:52
Ne c'do vend te botes ne qofte se do kish ndodh kjo qe ndodhi ne shqiperi, kryeministri jep dorheqjen dhe i hap rruge hetimeve te ngjarjes.
Ne shqiperi kjo gje nuk ndodhi dhe tregon se jemi shume larg standarteve.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Qeverisja qe vret Empty Re: Qeverisja qe vret

18th March 2008, 12:17
Ne Shqiperi cdo gje ndodh, nuk eshte per tu habitur, dhe kete e tregon me mire dhe qeveria e tanishme.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Qeverisja qe vret Empty Re: Qeverisja qe vret

18th March 2008, 15:25
!!!Titull shumë absurd!!!

Nuk i lexova asnje nga postimet tuaja ne perjashtim te dy te fundit,

webatdheu,
nuk e mohoj kurrsesi edhe gabimin e qeverise mirepo qe te jipet doreheqje nga kryeministri e shoh jo pozitive sepse atë e ka zgjedhur shumica e popullit me votë te lirë perndryshe personi kryesor i ministrise, ne kete rast ministri Mediu e dha doreheqjen e cila prap e them se nuk eshte 100% gabim i tij por i njerezve qe nuk rrespektojne ligjin e shtetit apo edhe kontraten e cila eshte keqperdore nga punemarresi shqiptar, sido qe te jetë fajtorë ka mjaft...!!!

Hali detyron qe edhe femijet te bejne pune krahu por ne at rast e then ligjin edhe prindi qe e lejon at te punoj si edhe punemarresi por mbi te gjitha une mendoj se mosprofesionalizmi ne at lëmi ka sjellur pasojat që kur t'i lidhim dhe marrim parasysh te gjitha rezulton fakti se fajtorë ka shume mirepo¨ prap nuk duhet harruar tragjedine e Farkes ku 16 persona humben jeten e ne tradhedine e fundit e cilakishte pamje trishtimi e rrenqethese vertet duhet te themi shhyqyr qe nuk humbem me teper... kur ka mundur edhe kryeqyteti te rrenohet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Mary!

Qeverisja e tanishme eshte me e mire se ajo e kaluara ndonese dukshem me e mire krahasuar me qeverite e deritanishme ne Shqiperi, ky eshte mendimi im.

Ju flm
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Qeverisja qe vret Empty Re: Qeverisja qe vret

18th March 2008, 15:31
Jeni i vetmi njeri pas kesaj tragjedi qe ndodhi qe degjoj te flasi ne kete menyre "Qeverisja e tanishme eshte me e mire se ajo e kaluara ndonese dukshem me e mire krahasuar me qeverite e deritanishme ne Shqiperi". Sinqerisht, Albini qe me duket sikur hidhet balte mbi ato viktima kur te degjoj qe flet keshtu. Gjithsesi, gjithesecili ka mendimin e vet.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Qeverisja qe vret Empty Re: Qeverisja qe vret

18th March 2008, 15:59
MARY shkruajti:Jeni i vetmi njeri pas kesaj tragjedi qe ndodhi qe degjoj te flasi ne kete menyre "Qeverisja e tanishme eshte me e mire se ajo e kaluara ndonese dukshem me e mire krahasuar me qeverite e deritanishme ne Shqiperi". Sinqerisht, Albini qe me duket sikur hidhet balte mbi ato viktima kur te degjoj qe flet keshtu. Gjithsesi, gjithesecili ka mendimin e vet.

S'ma merr mendja se jam i vetmi qe e tham kete te cilen e perseris perseri se kjo qeveri ka bere shume -shume progrese brenda shtetit ne shume lemi te jetes dhe zhvillimit te gjithmbarshem por që sikur keni harruar qeverisjet e kaluara!!!
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Qeverisja qe vret Empty Re: Qeverisja qe vret

18th March 2008, 18:23
Albini shkruajti:!!!Titull shumë absurd!!!

Nuk i lexova asnje nga postimet tuaja ne perjashtim te dy te fundit,

webatdheu,
nuk e mohoj kurrsesi edhe gabimin e qeverise mirepo qe te jipet doreheqje nga kryeministri e shoh jo pozitive sepse atë e ka zgjedhur shumica e popullit me votë te lirë perndryshe personi kryesor i ministrise, ne kete rast ministri Mediu e dha doreheqjen e cila prap e them se nuk eshte 100% gabim i tij por i njerezve qe nuk rrespektojne ligjin e shtetit apo edhe kontraten e cila eshte keqperdore nga punemarresi shqiptar, sido qe te jetë fajtorë ka mjaft...!!!

Hali detyron qe edhe femijet te bejne pune krahu por ne at rast e then ligjin edhe prindi qe e lejon at te punoj si edhe punemarresi por mbi te gjitha une mendoj se mosprofesionalizmi ne at lëmi ka sjellur pasojat që kur t'i lidhim dhe marrim parasysh te gjitha rezulton fakti se fajtorë ka shume mirepo¨ prap nuk duhet harruar tragjedine e Farkes ku 16 persona humben jeten e ne tradhedine e fundit e cilakishte pamje trishtimi e rrenqethese vertet duhet te themi shhyqyr qe nuk humbem me teper... kur ka mundur edhe kryeqyteti te rrenohet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Ju flm
Albini une e shikoj shume njerzore dhe burrerore dorheqjen e kryeministrit ne qofte se ai e jep ate. Nuk ka aspak te beje me bindje politike po nuk mund te mbrojme nje te pa afte se ne kemi kete bindje politike. Ne qofte se kryeministri eshte i paster fiton perseri ne zgjedhjet e ardheshme.
Nuk eshte mire te mbahet peng nje popull me arsyen se opozita s'eshte e mire, se i bje qe njera e keqe ta mbaj peg pergjithmon ket vend.

Si thua Albin ligji nuk e din se c'ndodh ne shqiperi?
Kur ne ate fabrike vdekje prurse punonin gra dhe femije dhe sot nuk jane me karrig'ja e kryeministrit per nje njeri nuk do kish vlere.

Jam demokrat dhe kam luftuar per demokracine por nuk jam per perjetshmerine e nje personi ne nje parti, partia demokratike ka plot njerez te afte qe kan zotesi dhe aftesine per te qeverisur, dhe me kryesorja burrnin per te dhene dhe dorheqjen kur ajo duhet.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Qeverisja qe vret Empty Re: Qeverisja qe vret

18th March 2008, 18:49
Albini shkruajti:
MARY shkruajti:Jeni i vetmi njeri pas kesaj tragjedi qe ndodhi qe degjoj te flasi ne kete menyre "Qeverisja e tanishme eshte me e mire se ajo e kaluara ndonese dukshem me e mire krahasuar me qeverite e deritanishme ne Shqiperi". Sinqerisht, Albini qe me duket sikur hidhet balte mbi ato viktima kur te degjoj qe flet keshtu. Gjithsesi, gjithesecili ka mendimin e vet.

S'ma merr mendja se jam i vetmi qe e tham kete te cilen e perseris perseri se kjo qeveri ka bere shume -shume progrese brenda shtetit ne shume lemi te jetes dhe zhvillimit te gjithmbarshem por që sikur keni harruar qeverisjet e kaluara!!!

Albini nuk po them qe te iki Partia Demokratike nga pushteti, por te iki ai njeri pasi ka kohe qe e ka mbushur kupen. Ne radhet e partise demokratike ka edhe elemente te tjere me te mire se ai njeri
..
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Qeverisja qe vret Empty Re: Qeverisja qe vret

18th March 2008, 19:57
te nderuar miqtë e mi!

Mua me ngele vetem një deshire e ajo eshte e vetme per tmos vendosur dy pika, qe Shqipria per te cilen e kam mbi-respektin si Nanë e II-të e imja te jete shtet ku te gjithe qytetaret te gezojnë te drejtat e tyre, qe ajo te jete demokratike , e integruar ne NATO e BE, e lirë dhe e dashur per te gjithë ata që e shijojnë nga afer dhe larg saj.Fundja let' vendos populli se kush t'a prijë at SHTET, per mua kush qeverise, emrat jane gjerat me më se paku peshë!

Ju pershendes
dhe ZOTI e bekoftë SHqipërine
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Qeverisja qe vret Empty Re: Qeverisja qe vret

18th March 2008, 19:59
Qeveria duhej te kish pranuar gagimin
pastaj duhej te kish kerkuar falje
dhe sipas radhes tekish dhene doreheqjen
Ky nuk eshte vetem mendimi im
Bota ka treguar se per gjera me te vogla kane dhene doreheqje qeveri serioze
Sponsored content

Qeverisja qe vret Empty Re: Qeverisja qe vret

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi