JASHTË NGA POLITIKA, ZOTËRINJ!
18th March 2008, 10:48
JASHTË NGA POLITIKA, ZOTËRINJ!
Shteti Shqiptar, më saktë, Qeveria Shqiptare gjendet sot përballë provës më të madhe që mund t'i jetë ekspozuar ndonjëherë, të paktën qysh nga viti '97. Në oborrin e saj, gjendet tani një numër i konsiderueshëm viktimash, faji i vetëm i të cilëve ishte se jetuan nën një qeverisje të tillë.
Përgjegjësia, në këtë rast, do të jetë padyshim e dyfishtë: politike dhe penale. Përgjegjësia politike, bie drejtpërdrejtë mbi qeverinë e këtij vendi, veprimet ose mosveprimet e të cilës kanë sjellë si pasojë një tragjedi të vërtetë, nga ato të cilat rrallë përsëriten dy herë në jetën e një vendi. Një nga detyrat themelore të shtetit, parashikuar kjo edhe në Kushtetutën e Shqipërisë, është mbrojtja e jetës dhe sigurisë së qytetarëve. Në rastin në fjalë, Qeveria Shqiptare, me vendimet e saj, ka vënë mbi të gjitha interesa të panjohura, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me sigurinë e jetës së qytetarëve të këtij vendi. Ajo jo vetëm nuk i ka mbrojtur ato, ashtu siç edhe e ka për detyrim kushtetues, përkundrazi, i ka rrezikuar deri në atë masë, sa të ishte e paevitueshme një tragjedi e tillë. Është, pra, qeveria shqiptare përgjegjësja politike e një tragjedie të tillë. Është përgjegjëse sepse sipas legjislacionit në fuqi, është ajo e cila nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes ka për detyrim administrimin e të gjithë atij procesi, i cili nis me nxjerrjen jashtë nga arsenali i saj i armatimit dhe municionit të vjetruar dhe deri në përcaktimin dhe kontrollin e të gjitha atyre masave të nevojshme, strikte, për sigurinë e jetës së punonjësve çmontues dhe të popullsisë në zonat përreth poligoneve të tilla. Ajo çfarë ndodhi, nxori haptas, në dritë të diellit, se Qeveria Shqiptare nuk kishte marrë asnjë nga masat e mësipërme, të cilat përbëjnë detyrime që jo vetëm Kushtetuta e Shqipërisë ia njeh, por edhe vetë vendimi i saj i 14 marsit 2007.
Qeveria Shqiptare është, pra, përgjegjësja kryesore politike e gjithë çfarë ndodhi në Gërdec, në atë ditë të përsëritur, tashmë dhimbshëm, për qytetarët e këtij vendi. Ajo është përgjegjësja politike për vdekjen e tmerrshme të atyre njerëzve, për të gjithë ata që akoma nuk dihet ku janë të varrosur, ndoshta nën themelet e shtëpive të tyre, të gjithë atyre të plagosurve të cilët nuk kishin asnjë faj, të shkatërrimit përfundimtar të pronës dhe pasurisë së këtyre njerëzve, të dëmtimit, ndoshta të parikuperueshëm të shëndetit mendor të qindra e qindra të tjerëve. Ajo është përgjegjëse politike e të gjithë ankthit të pamatshëm i cili pushtoi zemrat tona, në këtë fundjavë të errët, pasojat e të cilit do të duhen vite të kurohen e shërohen.
Asgjë, asnjë justifikim nuk mund ta shpëtojë atë nga kjo përgjegjësi. As përpëlitjet dhe frazat e pakuptimta e të përzgjedhura me kujdes, në konferenca shtypi aspak transparente të kryetarit të saj dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit. As "zemërgjerësia" e madhe që po tregohet, si gjithmonë në këto raste, për të zbutur pasojat e kësaj katastrofe. As përpjekjet e pandershme për të manipuluar situatën e krijuar, duke synuar fshehjen e përgjegjësisë, nëpërmjet faturimit të kësaj tragjedie thjesht dhe vetëm, një firme private apo një gabimi të thjeshtë njerëzor. As servilizmi korruptiv i disa televizioneve të cilët qysh të nesërmen e tragjedisë, pa u shuar mirë flaka, nxituan të rikthehen në programet rutinore, për të përhapur idenë se çdo gjë ishte normalizuar, nëpërmjet filmash dhe emisionesh të pavend. As edhe batutat falënderuese mbi heronj dhe shpëtimtarë, të cilat, të dala nga goja e shtetarëve të këtij vendi, ngjajnë më hipokrite se kurrë.
Asgjë s'e "shpëton" më këtë qeveri nga dorëheqja dhe ikja. Asgjë, veç etheve tashmë çnjerëzore për pushtet dhe mbajtjen e tij. Është i vetmi shkak i cili i mban akoma në ato karrige, është i vetmi shkak i drejtpërdrejtë apo i tërthortë që qëndron në thelb të tragjedive të tilla.
Por, kjo dorëheqje duhet të vijë sa më parë, jo vetëm si përgjegjësi politike. Më shumë se kurrë, ajo është e nevojshme për të lehtësuar hetimet e kësaj tragjedie. Edhe sikur të lëmë mënjanë mendimin se sistemi i Drejtësisë është tashmë një me Ekzekutivin, në një shtet normal, do të ishte i paimagjinueshëm hetimi në kushtet kur të hetuarit qëndrojnë në pozicionet më të larta në shtet. Ndoshta, tek disa individë, përgjegjësia politike mund të jetë e ndërlidhur me një përgjegjësi penale.
Në opinionin publik shqiptar, por dhe të huaj, tashmë po ngrihen hipoteza tepër të rënda mbi arsyet e shpërthimit fatkeq, të cilat tejkalojnë ndjeshëm cigaren e shkretë të ndonjë punëtori të pakujdesshëm. Dikush thotë se,një shpërthim i tillë ngjan, më shumë se çfarëdo, me një shpërthim të komanduar. Dikush tjetër ngre pikëpyetjen mbi vetë ekzistencën e kësaj "fabrike", duke mos e patur të qartë, nëse shërbente për çmontim apo për ambalazhim të municionit, apo ndoshta nuk kish qenë fare një "fabrikë". Të tjerë akoma, po presin me padurim një shkrim investigues të një gazetari amerikan, që do të botohet në një gazetë amerikane ditët në vijim. Dhe padurimin e shpjegojnë me faktin se të dhënat e artikullit në fjalë, do të mund të zbardhin deri-diku edhe tragjedinë tonë. Dikush akoma, flet hapur për korrupsion të përmasave të mëdha, shkak ky i cili shtyu "firmën" në "përzgjedhjen" e vendit, në një zonë të banuar, aty pranë Aeroportit të Rinasit, "pa dijeninë" e qeverisë Shqiptare.
Gjërat po ndërlikohen edhe për organet e hetimit shqiptar. Të vështira i kish tashmë. Jo vetëm nga paragjykimet lidhur me shkarkimet e paligjshme dhe emërimet, nga hetimet që s'po mbyllen për rrugën "patriotike" apo lëvizjet masive që kanë "kapur" sistemin. Por, vështirësitë vazhdojnë edhe më tej, me pamundësinë e deklaruar për të mbërritur në kohë në vendngjarje, themeli i çdo hetimi i cili - duhet të shpresojmë - për fatin e punës së tyre, të mos jetë "shkelur" më parë nga "specialistë" të tjerë.
Bomba e madhe ra. Kësaj radhe, ajo ra për të gjithë ne, qytetarët e këtij vendi, ata që ikën për të mos u kthyer kurrë më dhe ne që mbetëm gjallë. Shkulmi i ajrit që ajo provokoi ishte padyshim, shkatërrues në jetë njerëzish dhe pasurish. Me humbjet dhe ankthin që përcolli tek të gjithë, ajo trembi për vdekje tek ne qytetarët e pakësuar të këtij vendi, besimin tonë tek një e ardhme më e mirë.
Ndaj, më shumë se kurrë, sot kemi nevojë për drejtësi dhe emrat e vërtetë të fajtorëve. Tëgjithë atyre njerëzve të cilët për pak më shumë pushtet e pak më shumë para, nuk nguruan të ngjyenin lugën e tyre në këtë "çorbë" të madhe shtetërore.
Por, mbi të gjitha, mbi çdo gjë tjetër dhe më parë se çfarëdo, për të mirën e qytetarëve shqiptarë, politikanë të tillë duhen nxjerrë jashtë nga politika e këtij vendi. Të ikin sa më parë prej saj. Dhe më besoni, nuk do të jetë aspak një "humbje" e madhe. Të paktën, do të jetë ku e ku më e "vogël" se ikja jonë e pamerituar nga kjo jetë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi