- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
leter e hapur Kryeministrit,per nje material kompromentues
19th March 2008, 18:46
Letër e hapur Kryeministrit, për një material kompromentues
19 03
Autori: Gazeta Shekulli
***
Nga Adrian Thano
Drejtor i Gazetës “Shekulli”
Kryeministër!
Nuk po të drejtohem me Zotëri, sepse i tillë nuk je. Nuk përfaqëson as zotërinjtë e vërtetë dhe as qytetarët e këtij vendi. Ti e di shumë mirë kë përfaqëson, ndaj nuk po të pyes për këtë.
Nuk do të të pyes as nëse ndjen ndonjë përgjegjësi për banorët e Gërdecit, Vorës, Tiranës etj., sepse në këto tre-katër ditë dërdëllitjesh në media, kuptoj se ti përgjegjësi prapë nuk ndjen.
Nuk po të pyes nëse pas kësaj që ndodhi në Gërdec, të del ndonjëherë para syve trupi i copëtuar i 3-vjeçarit Flavio; as nëse mund të përfytyrosh si e ka ngritur befas në ajër vala goditëse atë fëmijë, ndërsa luante në oborr të shtëpisë, se si është bërë njësh me tokën pas ca sekondash ajo fytyrë vocërraku e gjakosur; as nëse mund të përfytyrosh sytë e një 3-vjeçari të copëtuar që jep shpirt pa askënd përreth, nën predha e nën tym të zi, si në bombardim. Do të mjaftonte vetëm kaq, që të mos dukeshe më në TV e gazeta. Por ti del dhe artikulon shfajësime; pas ‘97-ës ty ndoshta nuk të bëjnë më përshtypje as kufomat.
As për premtimet e pambajtura me të cilat more votat, nuk po të pyes, as për performacën tënde prej karagjozi në këtë vend ku dua të rris djemtë e mi, që ti nuk e lëshon thonjsh, anipse pikërisht ky vend që ka politikanë si ty, është më i varfri, më i izoluari, më i parsimuari, më i pashëndetshmi në Europë; as pse në marrëdhënien normale mes meje si qytetar e drejtues gazete dhe teje si Kryeministër, ti nuk arrin kurrë të më bësh një fije krenar, sepse sillesh si burrec dhe jo si burrë shteti…
Nuk po të pyes as pse një burrë në moshën tënde bën gënjeshtarin patetik, sepse e di përgjigjen për të gjitha këto: është dëshira jote e panginjur për pushtet, që të shtyn të jesh i tillë. Dhe kur them dëshirë për pushtet, nuk gjykoj të drejtën tënde për të bërë profesionin e politikanit, por kam parasysh që tipa si ty, nuk janë politikanë, por ca gërmuqë të marrë fund, që nuk e duan pushtetin për ta menaxhuar por thjesht për ta shijuar.
Nuk të pyes, pra, për këto, sepse është e kotë. Pyetja ime ka të bëjë me një material që ndodhet në redaksinë e “Shekullit” prej dhjetorit të vitit të kaluar.
Në këtë material ekzistojnë disa biseda telefonike të regjistruara mes një biznesmeni shqiptar dhe një biznesmeni amerikan. Regjistrimet ndodhen gjithashtu edhe në zyrën e Kryeprokurores së Republikës dhe në disa zyra të tjera hetuese jashtë vendit. Bisedat hedhin dritë mbi një aferë korruptive trafiku armësh që kap shifra përfituese hipotetike për protagonistët, deri 100 milionë dollarë amerikanë. E dimë mirë të gjithë që ka shumë gangsterë rrotull, që nuk do ta kishin për gjë të vrisnin njerëz për kaq shumë para.
Personat që përmenden në këto biseda, janë pikërisht dy të arrestuarit e ditëve të fundit për ngjarjen e Gërdecit Por jo vetëm këta. Në këto biseda përmenden edhe tre-katër emra të tjerë, mes të cilëve, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Kryeministri i Shqipërisë dhe djali i Kryeministrit të Shqipërisë.
Kur mendoj që këto regjistrime ndodhen në të njëjtat duar hetuesish të huaj, që hetojnë trafiqe të tilla edhe në Afrikë (merreni me mend perceptimin) dhe ku renditja e personazheve (Ministri, djali i Kryeministrit etj.) është po aq nepotike dhe skandaloze sa të kujton sërish Afrikën, më beso, ndjej Turp. Nuk dua të qeverisem nga “afrikanë” të korruptuar nëse duhet të jem më i qartë… Ndaj, me gjithë forcën e shpirtit, do të doja që emrat e këtyre institucioneve të nderuara të vendit tim dhe familjarëve të atyre që janë përkohësisht në këto zyra institucionesh, të jenë përdorur thjesht si koperturë gangsterësh…
Por “koincidencat” janë të shumta; sjellja jote e ditëve të fundit, kur përpiqesh jo të nxjerrësh përgjegjësitë dhe të kërkosh së paku ndjesë, por të mbrosh vrasësit e Gërdecit, më bëjnë të dyshoj fort.
Lojërat me kontrata dhe VKM-të, kompanitë fantazma “amerikane” të “kontraktuara”, etj., etj., ku firma dhe roli yt si Kryeministër janë primare, prapë më bëjnë të dyshoj fort.
Nëse Gërdeci nuk do të kishte ndodhur, nuk do ta shkruaja këtë që po shkruaj. Nuk jam as nga ata që shkruaj shpesh, ndaj vëru veshin mirë këtyre që të them! As “Shekulli” nuk do të botonte pa thënë fjalën e fundit Prokuroria, ato regjistrime kompromentuese, të cilat gjenden në zyrën time prej tre muajsh.
Por tashmë jemi të gjithë borxhlinj tek fëmijët e vdekur të Gërdecit! Duhet bërë çdo gjë, për të dhënë Drejtësi për ta. Boll më! Të vdekurit, të mbijetuarit dhe të gjallët e tjerë në këtë vend kanë nevojë urgjente për Drejtësi. E meqë jemi këtu, mos përmendni dëmshpërblimin për ta, akoma pa mbledhur kufomat nëpër rrugë dhe tunele. Është e neveritshme, Kryeministër, që e vetmja mënyrë që të ka mbetur për të vazhduar t’i shohësh ata në sy, është Paraja. E kupton sa poshtë kemi rënë të gjithë?
Kryeministër! Për hir të këtij detyrimi për Drejtësi, “Shekulli” dhe Shekulli Online duke nisur nga nesër do të fillojnë t’i botojnë ato regjistrime dhe materialet sqaruese mbi to. Për hir të këtij detyrimi për Drejtësi, Prokuroria le të nxjerrë shpejt një përfundim mbi to.
Për hir të këtij detyrimi për Drejtësi, ti duhet t’i përgjigjesh publikisht pyetjes: Emri yt dhe i djalit janë përdorur si koperturë gangsterësh apo jo?
Këtë detyrim e ke jo thjesht sepse po ta kërkon gazeta më e rëndësishme e këtij vendi. As pse ky skandal do botohet këto ditë edhe në shtypin amerikan. Këtë detyrim e ke ndaj atyre që e mbyllën jetën pa faj në 15 mars, në Gërdec; e ke ndaj atyre që do mbeten përjetë të gjymtuar nga shpërthimi; e ke ndaj qytetarëve të kryeqytetit që paaftësia e qeverisë tënde për të garantuar sigurinë fizike, për pak u shembi të gjithëve shtëpitë mbi kokë.
Kohën për t’u përgjigjur zgjidhe vetë, para ose pas botimit. Këtu në këtë gazetë, në media të tjera apo në Prokurori. E ke detyrim. Ngule mirë në mendje, që ato poste për të cilët silleni qençe, kanë jo vetëm të drejta dhe privilegje por edhe detyrime të tilla. E ke detyrim, Kryeministër! Jo vetëm ndaj të vdekurve e të mbijetuarve që përmenda më lart. Por edhe për të gjithë ata që edhe pse ndodhi ‘97-a, të ribesuan pushtetin, jetën dhe mirëqenien e tyre, të dhanë votën.
Sa për mua si qytetar, përgjigja nuk më duhet. “Garancitë” e tua Kryeministër janë kaq skarse sa të sjellin zorrët te goja. Ti e ke provuar që fjalët e tua i merr flladi, e jo më era. Atë që thua sot me zjarr e pathos, e mohon pas një muaji me po aq përvëlim. Ndaj, jam i prirur mos të të besoj më asnjë fjalë.

- AlbiniAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Re: leter e hapur Kryeministrit,per nje material kompromentues
19th March 2008, 18:49
Nga Adrian Thano
Drejtor i Gazetës “Shekulli”
Kryeministër!
Nuk po të drejtohem me Zotëri, sepse i tillë nuk je......!!!!!
per mendiminin tim vet Adrian Thano nuk qenka kerkushi!
me mjaftuan 2 rreshtat e pare pa lexuar me tutje asnje germë!

- I replikon kryeministrit Rama, kërcënohet me jetë!
- The participants of the universal anthology poetical are “KORSI E HAPUR” (OPEN LANE”) 3
- Donald Lu i tërhoqi vëmendjen për homoseksualët, Pampuri i nis letër: Gjeta pak kohë t’iu përgjigjem…
- Mjaft: Berisha Ik! Mjaft kërkon dorëheqjen e kryeministrit
- Politikani shqiptar i CDU-së letër Merkel: Shqiptarët s’duan azil, por punë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi