Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

“Tregu i kapitaleve, eshte koha e aktivizimit” Empty “Tregu i kapitaleve, eshte koha e aktivizimit”

3rd January 2008, 22:41
Biznesi shqiptar eshte “pjekur” per te pasur tashme nje treg kapitalesh aktiv, ndaj grupet e interesit dhe qeveria duhet te marrin seriozisht funksionimin e saj. Rekomandimin e ka dhene, Elisabeta Gjoni, kryetare e Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare. Vitet e fundit, ne tregun shqiptar kane hyre investitore te medhenj ne tregun bankar, ate te sigurimeve dhe te telefonise. Keto kompani tashme kane bilance vjetore te audituara dhe jane dinjitoze per t’u listuar ne Burse, tha Gjoni. Bursa do t’u siguronte atyre me shume mundesi financimi dhe njekohesisht do te ishte nje mundesi prezantimi me transparente me publikun. Pavaresisht mbeshtetjes financiare nga ana e donatoreve, qeverite shqiptare mund te kishin bere me teper ne drejtim te zhvillimit te tregut te kapitaleve nepermjet, listimit te ndermarrjeve shteterore ne burse. BT nuk u perfshi ne procesin e privatizimit te ndermarrjeve shteterore, ashtu sic ka ndodhur ne te gjitha vendet e rajonit dhe vendet e Evropes Lindore, qe kane ngjashmeri me Shqiperine. Qeveria shqiptare asnjehere nuk organizoi nje oferte publike fillestare per ndermarrjet ne pronesi shteterore, cka do te kishte sjelle listimin dhe kuotimin e aksioneve te ketyre kompanive ne BT, sic ka ndodhur me vendet e tjera te rajonit. Eksperti i tregjeve kapitale, Artan Gjergji, tha se, duke marre parasysh eksperiencat relativisht te suksesshme te vendeve te Evropes Lindore, qeveria shqiptare mund te ndermerrte iniciativa ligjore per te detyruar listimin ne BT te kompanive, te cilat arrijne nje nivel kapitali te caktuar. Gjithashtu, qeveria mund te nxise zhvillimin e tregut te kapitaleve nepermjet ofrimit te incentivave fiskale per kompanite e listuara ne BT si p.sh., perjashtim nga taksat/reduktim taksash per nje periudhe kohore te caktuar, shtoi Gjergji.

Bota e zhvilluar ka me shume se 13 shekuj qe perdor tregun e kapitaleve (bursen), per financimin e sipermarrjeve, ndersa ambienti ekonomik vendas ende ka te paqarta konceptet rreth kesaj linje te tregut financiar. Miliona aksione po shiten ne tregun e zi te kapitaleve, nderkohe i vetmi institucion ligjor qe ka lejen per te tregtuar kapitalet, “Bursa e Tiranes” nuk po mund t’i kanalizoje keto transaksione ne rruge ligjore. Arsyet e mosrealizimit te nje tregu aksionesh, ku kompanite te mund te financohen duke shitur kapitalet e tyre, lidhen me se shumti me mungesen e vullnetit politik te qeverive dhe mosinformimit te biznesit per sherbimet qe ofron tregu i kapitaleve. Nderkohe qe, ashtu si ne cdo sektor, vendet e rajonit jane shume me para edhe ne drejtim te tregut te aksioneve. Maqedonia fqinje ka burse dhe realizon nje volum te konsiderueshem shitjesh, me plot 60 kompani te listuara.

Koha Jone
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

“Tregu i kapitaleve, eshte koha e aktivizimit” Empty Re: “Tregu i kapitaleve, eshte koha e aktivizimit”

14th January 2008, 00:58
Tregu i kapitaleve, eshte koha e aktivizimit”

per keto kapitale ne ballkni ne pergjithesi jemi mbrapa ,ende nuk fuksionon borsa si ne shum shtete dhe investimi i kapitalit ne firma te medha ,une shikoj po dhuj cdo dite se si ecet me invstim te kapitalit dhe si kapitalin e investon banka ketu ne zvicerr me sa perqind dhe ku eshte kalkulimi ,keshtu tek ne kjo tregti apo ky menagjim eshte po thuj krejt ne zero ,prioritet duhet bankaret te marrin ,pastaj firmat dhe te filloj te rritet kapitali duke u rritur edhe bugjeti shtetrore ,si cdo shtet i zhvilluar qe shkon ne ket perpjestim si japonija edhe shtet evropjani ne pergjithesi por edhe amrika ,tek ne kjo ende me sa jam e njoftuar ne mes shtypi dhe tv nuk kam pare se funksionon .
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi