Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

DISPROPORCIONET E JETES KRIJUESE Empty DISPROPORCIONET E JETES KRIJUESE

20th March 2008, 20:54
Kohen e fundit mund te flasim se realitetit tone i kane lindur shume disproporcione. Ashtu sic jane rrjedhat e zhvillimit, kerkesa per nje mireqenie ma te larte, moda, shfrytezimi i konsumit te perbashket, sic jane shkollat, universitetet, rruget, spitalet, etj, qe perjetojne transformime , dhe ne mase te madhe privatizohen, po ashtu mund te flitet edhe per dispropocionet qe lindin ne krijimtari !
Jeta krijuese, e krijuar viteve te fundit eshte shume karakteristike: E para , se ka liri ma te madhe dhe nuk merresh ne pergjegjesi nga censura ideologjike..., dhe e dyta, se ka rene interesimi i leximit ...!
Anonymous
Musafir
Vizitor

DISPROPORCIONET E JETES KRIJUESE Empty Re: DISPROPORCIONET E JETES KRIJUESE

20th March 2008, 20:58
Dukurite e theksuara me lart percillen neper lloojet e gjinive letrare ! Perderisa kane lindur nje numer i madh i emrave me permbledhje poezishe, ndersa romani vazhdimisht ben gjumin mortor, prej ku tek tuk dalin mendje krijuese qe e shkruajne ate gjini ! Tregimi novela drama, akoma nuk e kalojne nivelin e arritur perpara kesaj dekade ! Ku qendrojne arsyet qe ngecim ?
Anonymous
Musafir
Vizitor

DISPROPORCIONET E JETES KRIJUESE Empty Re: DISPROPORCIONET E JETES KRIJUESE

20th March 2008, 21:03
Prijatarja e shprehjes sone letrare, poezia, eshte subjektivizuar ! Kritika per kete lloj poezie, ose jep mendime negative ose mban anen sipas njohjes me autorin, dhe eshte shnderruar ne levdate apo mohim privar.

Perse kritika e vertete letrare ka shenuar terheqje dhe nuk ka qendruar ne perballje me tere kete paraqitje te thjeshtuar te poezise ne pikepamje dhe motive?!
Anonymous
Musafir
Vizitor

DISPROPORCIONET E JETES KRIJUESE Empty Re: DISPROPORCIONET E JETES KRIJUESE

20th March 2008, 21:09
Prezenca e tonit polemizues per kete pjese te letersise , qe pretendon te beje gjykim dhe vleresim te shkrimtareve dhe veprave nuk mund te dale ne siprfaqe perarsye te pervjedhjeve te ca shtresave te cilat permes kapitalit qe e vene ne disponim te publikimit te veprave te dyshimta, perkrahin persona qe i thone vetes krijues dhe perkrahen nga qendra dirigjimi! A mund te heqin dore te tillet nga malverzimet, dhe si mund te dale ne balle plejada e vertete krijuese ?
Anonymous
Musafir
Vizitor

DISPROPORCIONET E JETES KRIJUESE Empty Re: DISPROPORCIONET E JETES KRIJUESE

20th March 2008, 21:15
Sa mundet te behet nje studim i tille ku do te konstatoheshin edhe faktore te tjere pervec faktoreve kryesor qe e kushtezojne dukurine e jetes krijuese ne pergjithesi, vecmas ne mesin tone ku ditadites perpiqen te krijojne penda te reja!
Sponsored content

DISPROPORCIONET E JETES KRIJUESE Empty Re: DISPROPORCIONET E JETES KRIJUESE

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi