Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Enciklopedia krijuese dhe promovuese e Prof. Kristaq F. Shabanit nga Dr. Hekuran A. Rapaj  Empty Enciklopedia krijuese dhe promovuese e Prof. Kristaq F. Shabanit nga Dr. Hekuran A. Rapaj

25th June 2020, 10:06
GËZUAR DITËLINDJEN, MIKU DHE SHOKU JONË, SHËNDET DHE LUMTURI NË FAMILJE DHE SUKSESE NË RRUGËN E ARTË TË KRIJIMTARISË KOMBËTARE: KRISTAQIANE...!
Enciklopedia krijuese dhe promovuese e Prof. Kristaq F. Shabanit
nga Dr. Hekuran A. Rapaj
I lindur në Lliar të Zagorisë, me prejardhje nga një familje plot tradita ndriçuese të dijes, kulturës, atdhetarizmit dhe krijimtarisë letrare kombëtare, Prof. Kristaq F. Shabani; ka ditëlindjen më 25 qershor. Së bashku urimin për ditëlindjen: një jetë sa më të shëndetshme dhe të lumtur, personale e familjare, njëkohësisht, i urojmë pashtershmërinë e gurrës së tij krijuese dhe promovuese.
Prof. Kristaq F. Shabani, është një enciklopedi krijuese dhe promovuese jo vetëm në nivelin kombëtar, por një përfaqësues dinjitoz dhe me mjaftë vlera në sferën e krijimtarisë dhe vlerësimit ndërkombëtar, është Krenari e heshtur e Kombit tonë. Krijimtaria e tij shpreh një potret të plotë, plot risi dhe përkushtim, një përpjekje e vazhdueshme, që duket se nuk ka shterim, i cili qysh në rininë e tij vendosi të vinte në shërbimin e publikut dhuntitë krijuese, intelektuale, si dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të punuar, krijuar dhe promovuar fort.
Një mal i tërë veprash krijuese: mbi 85 vepra të botuara, në studime, poezi, romane, monografi, antologji për fëmijë, publicistikë, antologji poetike, peomtha, skicime historike, referenca, kumte, tregime, novela e neoromane, analitikë, refleksione, hajk paradoksal, antologji poetike universale, kalendarë poetikë, vepra studimore letrare dhe historike, revista letrare e mjaft të tjera. Gjithashtu është duke përfunduar dhe janë në shtyp, pesëmbëdhjetë vepra të tjera të gjinive të ndryshme, madje me përcjellje e prurje të reja gjinore dhe larmi tematike.
Pjesëmarrës në shumë veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare, lektor në këto veprimtari me materiale të mirëfillta dhe zbërthime të përgatitura shkencore, një gurrë rrjedhëse me mbi dy mijë ligjërime, kumtesa, përsiatje, dhe referenca. Iniciues i rreth 10.000 veprimtarive dhe i njëmbëdhjetë Simpoziumeve Ndërkombëtare, të dokumentuara dhe me objekt, si dhe i një Kongresi letërsie. Theksojmë se, është i vetmi Kongres i zhvilluar në këto tri dekada të plurimendimit shqiptar, me nivel e pjesëmarrës ndërkombëtare nga shumë vende të botës. Janë tregues konkret për ecurinë e këtij shqiptari krijues të jashtëzakonshëm i cili, falë energjive dhe përpjekjeve të mëdha, së bashku me veprën e tij, realizon një udhëtim të stërgjatur e pafundësisht të ndalshim nëpër të gjitha qytetet dhe trojet shqiptare, ku jetojnë, punojnë e studiojnë shqiptarë; në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Pershevës, si dhe në SHBA, Itali, Greqi, Brazil, Kore, Gjermani, Angli, Manila, etj. Një udhëtim ky, krijues e promovues, nëpër jetën e tij, ku shquhet pasioni dhe interesi i veçantë që ka ai për letërsinë dhe artin, kulturën dhe historinë, arsimimin dhe shkencën kudo në botë.
Në përpjekjet vigane të Prof. Kristaqit spikat vendosmëria për të përmirësuar imazhin dhe perceptimin cilësor të poezisë dhe letërsisë shqipe, një angazhim i palëkundur në ngritjen cilësore të talenteve të reja, si dhe mençuria e jashtëzakonshme në organizimet dhe promovimet krijuese.
I obliguar për t’i shërbyer letërsisë, ai hodhi idenë e krijimit në Shqipëri të një Shoqate letrare me emrin “PEGASI”, e cila kishte filluar të vepronte aktivisht, në formë të grupuar, që në vitin 1995, por regjistrimi i saj i rregullt, ligjor, aktiv dhe promovues u arrit në muajin korrik të vitit1998. Dhe pa tjetër që , ideatori dhe themeluesi i saj, Prof. Kristaq F. Shabani, është Presidenti i saj. Me kalimin e viteve, përvojës angazhuese dhe promovuese, falë dhe zgjerimit të veprimtarisë në sferë globine, ajo u kthye në LNPSHA “PEGASI” Albania. Në këtë Lidhje të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve, si vetmja e këtij lloji, aktive dhe gjallëruese, u anëtarësuan mjaft shkrimtarë, poetë, studiues, gjuhëtarë, artistë nga shumë vende të botës.
Si president i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve, “PEGASI” Albania, botues i Lidhjes së Krijuesve, “PEGASI”, falë prezencës krijuese, analitiko-studiuese, organizmit të konferencave, simpoziumeve, deri dhe në Kongres letërsie, botimeve të shumta në mjaft gjini, është anëtar nderi i disa lidhjeve shkrimtarësh dhe akademive të shumë vendeve të tjera të botës. Madje, ai brenda Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë, bashkë me bashkëpunëtorët e tij të spikatur e të përzgjedhur, ideoi dhe vuri në funksionim Akademinë Alternative Pegasiane, në të cilën marrin pjesë profesorë, akademikë, studiues, artisë me nivel dhe të spikatur në trojet shqiptare dhe nga bota. Kjo Akademi ka degë të saj aktive në disa vende, ku vlen të përmendet bashkëpunimi i ngushtë shkencor me Akademinë Alternative në Brazil, por dhe në vende të tjera. Lidhja, duke funksionuar me sistemin e koordinatorëve, ka një organogramë shumë solide dhe Akademia ka marrë përsipër zhvillimin e shumë veprimtarive shumëplanshme dhe dimensionale globalisht. Anëtarët e Akademisë japin kontribut në veprimtaritë pegasiane, me kontribut direkt apo me kumte, referenca, refleksione, risi e prurje të reja, për shkëmbim universal vlerash e organizim botimesh, konkursesh, e të tjerë. Këto veprimtari janë pasqyruar në librat që botohen së shpejti, “PEGASIADA” 2, 3. Njëkohësisht, së bashku me disa profesorë të tjerë përgatitet vepra madhore: “Enciklopedia e Shkrimtarëve Shqiptarë“ (1492-2020). Pra një arkiv kombëtar.
Trashëgimia letrare e Prof. Kristaq F. Shabanit është tepër e pasur, fillesat krijuese datojnë që në rininë e hershme, i pandalshëm, një uragan që nuk iu nda krijimtarisë dhe organizimeve dinjitoze me plot vlerë dhe mesazhe shprese inkurajuese për shoqërinë.
Gjatë këtyre viteve që ishte në emigrim (1992-2000), Kristaqi u njoh me personalitete të shumta të inteligjencës, kulturës dhe historisë greke. Një ndër këta ishte dhe shkrimtari, publicisti greko-gjerman, Efthimios Haxiioanu, botues dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Attika Grammata”, i cili ishte redaktor i librit të tij të suksesshëm, “Seli në qiejt”, në gjuhën greke. Gjatë kësaj periudhe u kujdes për shkëmbimin universal të vlerave, duke përkthyer në greqisht librin, “Jam një notë mbi pentagram”, si dhe duke shkruar e botuar poezi në disa revista letrare. Gjithashtu, mori pjesë aktive në zgjimin letrar të emigrantëve në Greqi, duke vijuar me intensitet krijimtarinë e tij.
Vlen të theksohet kontaktimi dhe bashkëpunimi i pandërprerë me studiuesin e madh, Aristidh P. Kolja, dhe si bashkime në pjesëmarrjen aktive në shoqata atdhetare si Shoqata “Arbëria”, shoqata kulturore, në botime të disa veprave të tij në shqip e greqisht, anglisht nga Shtëpia Botuese “Thamiris”, duke dhënë pa reshtur e pa u lodhur, një kontribut kombëtar e ndërkombëtar me veprat poetike e letrare, si dhe me mjaft botime, shkrime, reportazhe, studime dhe ese, shkrime etike dhe estetike në disa gazeta dhe revista greke; mori pjesë aktive si lider në ideimin, organizimin dhe zhvillimin e mjaft manifestimeve kulturore-artistike (Athinë, Kretë), me objektiv e synime për kulturën, arsimin, gjuhën, letërsinë dhe artin shqip.
U shqua sidomos për librin poetik “Pulsi i Dhimbjes”, i cili u konsiderua si një nga librat poetikë të suksesshëm, të shkruar me një stil origjinal, me një aftësi të madhe filozofike dhe me një figurim stilistik të ndritshëm, i cili vinte pas dy “ndalimit” të vëllimit poetik “Frymëmarrja e Njeriut” (viti 1974), dhe novelës “Medaljoni i shndritshëm” (1979), ku në atë periudhë, u kritikua për hermetizëm e surrealizëm. Mendime për këtë libër janë dhënë edhe në revistën “ARVANON” nga studiuesi Aristidh P. Kolja. Ky libër tashmë është i përkthyer në italisht, greqisht, dhe po vijon përkthimi i tij i plotë në anglisht, portugalisht e spanjisht. Poezi të veçanta nga ky libër janë përkthyer në spanjisht (Alejandra Craules Breton), Meksikë; në turqisht nga Instituti Letrar Turk i poetit Tozan Alkan në Ankara (Revista letrare e këtij Instituti); në italisht (“POMEZZIA NOTIZIE” në Romë, Domenico Defelice), në anglisht e të tjerë.
Gjatë qëndrimit në Athinë shkroi pareshtur mjaft artikuj problemorë për lidhësitë midis dy vendeve Shqipëri-Greqi, si dhe përfundoi një libër gjithëgjinish, “Njeriu, pronë e tre shteteve”, për ndërlidhësinë me shtetin fqinj, Greqinë dhe Turqinë, ku del i fokusuar Profesori shumë dimensional, Filip Shabani, krijuesi i Ligës së Miqësisë Greqi-Shqipëri. Kulmin e arriti në botimin e librit “Seli në qiej”, botuar në shqip, greqisht, qysh në vitin 1998 dhe më pas, përkthyer në disa gjuhë, nga përkthesë me nivel me nivel ndërkombëtarë në portugalisht, spanjisht, gjermanisht, serbisht, filipinezçe e tjerë. Po kështu, në Greqi, duke qenë pranë studiuesit Aristidh P. Kola dhe Shtëpisë Botuese “THAMIRIS” dha kontribut në redaktimin dhe botimin e mjaft veprave të talenteve të rinj shqiptarë të emigruar në Greqi, si dhe në korrektimin e mjaft veprave letrare.
Në vitin 1999, në Shtëpinë Botuese “THAMIRIS” botoi romanin e suksesshëm “Kryefjala e fatales”, një roman “ndryshe”, në stil dhe kompozicion, duke çelur rrugën e shprehësisë së individualitetit në një letërsi të mirëfilltë bashkëkohore, si dhe poemën e papërsëritshme, “Vilarët e verdhë” (poemthi i kufijve) në shqip me recensë të madhit Aristidh P. Kola. Një tjetër guxim i madh i autorit dhe botuesit, për atë kohë dhe në atë vend.
Gjatë kësaj kohe, si dhe njohja me shumë poetë, shkrimtarë të talentuar, bëri të munduar organizimin e disa Fjalëve artistike për poezinë dhe prozën në shqip, si dhe një konferencë gjuhësore për gjuhën shqipe; organizimin e një takimi në Athinë me shkrimtarin e madh shqiptar, bashkëpatriotin dhe mikun e tij, Ismail Kadare, organizuar nga Akademia Franceze e të tjerë; krijoi grupimi e poetëve dhe shkrimtarëve shqiptarë në Athinë.
Krijimtaria e Kristaqit është një rrëfim i plotë i mençurisë së karizmit, energjisë, pasionit dhe modestisë, një tregues euridit i talentuar të cilat rrezatohen tek lexuesi, miqtë dhe dashamirësit e artit dhe kulturës shqiptare, të cilët e njohin nëpërmjet trusnisë impulsive emocionale të karakterit të tij organizues shkrimor, i rënë në dashuri, jo vetëm me familjen, bashkëshorten, vajzën dhe djalin, por i përkushtuar ndaj krijimtarisë dhe pasueses, pasiononte që kurrë si ndahet, bijës së tij, Majlinda K. Shabani. Kristaqi i jep asaj, gjithë përvojën e të qenit baba dhe trashëgimtar i një familjeje intelektuale krijuese i modelit çajupian, dhe që, ajo, plot krenari dhe respekt, është një poete dhe shkrimtare, një përkthyese shumëgjuhëshe dhe plot talent në organizimet promovuese të “PEGASI” Albania.
Dinamika e veprimeve pegasiane është përmbledhur në një kolanë prej 35 vëllimesh, të quajtur “DITAR I ËNGJËJVE KREATIVË”, një kontribut i madh i letërsisë shqiptare gjatë kësaj periudhe nga “PEGASI” Albania. Rrezatimi i mendimit të tij të lirë dhe kreativ ka gjetur pasqyrim në mbi 21 gazeta dhe revista të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Kristaqi është redaktor i suksesshëm i qindra vëllimeve letrare dhe qindra librave të gjinive të ndryshme, të shoqëruara me paraqitje e analitika të nivelit bashkëkohor, sipas parimiteteve të plurimendimit. Gjeografia e tij redaktuese është e një hapësire e gjerë në kontinente.
Prof. Kristaq F. Shabani është lideri aktual në publikimin e letërsisë shqipe, duke qenë prezent në shumë veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare letrare, shkencore, gjuhësore, brenda dhe jashtë vendit. Iniciues dhe botues i shumë gazetave periodike, si dhe i gazetës dhe revistës letrare “PEGASI” Albania, “PEGASI BUKURIA DHE SHËNDETI”, si dhe i revistës letrare, kulturore, artistike “POLEART”, e cila është mjaft e kërkuar nga poetët, shkrimtarët, lidhjet, akademitë letrare, shoqatat, klubet letrare në botë.
Krijimtaria e Kristaqit është një rrëfim i plotë dhe i pambaruar i jetës me hollësi konkrete dhe nuanca nga më të hollat, reale, sociale e njerëzore të përcjella dhe të frymëzuara në vendet dhe në trojet ku është rritur, nga Lunxhëria në Labëri, nga Gjirokastra në Tropojë, nga Saranda në Shkodër e pastaj, përtej kufijve, në botën globale të letërsisë.
Që nga muaji nëntor i vitit 2005, nisur nga një analizë analitike e veprave të tij, me nivel të lartë letrar, bashkëkohor dhe kontributit në letërsi, pranohet unanimisht si anëtar i IWA (Ohajo SHBA) midis 1289 poetëve, shkrimtarëve nga 112 vende të botës, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë, ku marrin pjesë krijues të talentuar, duke përfshirë shumë Nobelistë si, Teresinka Pereira, Presidente e IWA, Dimitri Kraniotis, Presidenti i WPS, Aristidh P. Kolja, Nadia Cella Pop, Panagiota Zaloni, Dinos Koubatis, Kuldeep K. Srivastava, Kurt F. Svatek, Giovanna Li Volti Guzzardi (ALIAS), Magna Aspasia Fontenelle (Brazil), Ajsa Zahirovi (Bosnjë Herzegovinë), Michael Rothenberg (Florida), Zhan Zhing (Kinë), Baek Han-Yi (Kore e Jugut), Begzad Baliu, Zymer Neziri (Kosovë), Xhevat Limani, Bexhet Asani (Maqedoni e Veriut), Hadaa Sendoo (Mongoli), Jan Erik Vold (Norvegji), Ethel David (Filipine), Dariusz Pacak (Poloni), Doc Pen Pen (Filipine), Luiz Aranzio (Kili), Arliete Piedade (Portugali), Adolf Shvedchikov (Rusi), Shi Ying (Singapor), Wendy Mary Lister (Skoci), Sllavica Pejovic (Serbi), Miguel Oscar Menasa (Spanjë- Argjentinë), Tomas Transtromer (Suedi), Derek Wolcott (St. Lucia), Coi Laisheung (Hong Kong), Tozan Alkan (Turqi), Florentin Smarandche (SHBA), Cynthia Atkins (SHBA), Patrick Sammut (Maltë), Ashok Chakravarthy Tholana (Indi), Leta Kucohera (Greqi) dhe shumë shkrimtarë dhe poetë të mëdhenj bashkëkohorë, nga mbi 120 vende të botës, kanë lidhje letrare të pandërprerë me të. Kristaq F. Shabani është i vetmi anëtar përfaqësues nga Shqipëria.
Lëvizja e letrare: ”POLEART, “PEGASI” Internacional, është një lëvizje e madhe problemore dhe gjithëpërfshirëse në trevat shqip-folëse. Gjithë kjo veprimtari është e shoqëruar me mjaft botimeve si: “Pegasiada”, “Ditari i Ëngjëjve kreativë”, “Sfilatë e mendimit kritik”, “Prozëpoetika Universale”, etj., pronë e mendimit intelektual të vet Prof. Kristaqit, por edhe nën idejimin dhe kujdesin e poetëve nga vendet e tjera, janë realizuar bashkëpunime letrare, duke sjellë shqipërime të kujdesshme, prej tyre. Në planin individual poeti dhe shkrimtari Kristaq F. Shabani ka marrë pjesë në dhjetarë antologji poetike të botuara në shumë vende të botës. Janë për t’u evidentuar dhe dy nisma të guximshme: Botimi i Antologjisë Poetike “Poetika në xixëtimë“ (Kalendari Poetik i vitit 2019) një trajtë e re antologjike, ku sillen në gjuhën shqipe poetë e poete nga shumë vende të botës. E rëndësishme është se, në këtë kalandar poetik, janë përfaqësuar gjithë poetët më me zë të Shqipërisë, duke filluar nga poetët e Rilindjes Shqiptare e deri në ditët tona, nëpërmjet një kombinimi të bukur në këtë prezantim të veçantë poetik. Paralelisht, ka filluar përgatitja e një Antologjia në gjuhën portugeze, “Korsi e Hapur” (“Open Lane” 5), në bashkëpunim të pandërprerë me Akademinë e Letrave dhe Arteve të Brazilit.
Ritheksojmë se Shoqata Letrare “PEGASI” Albania, me disa degë e nëndegë të trojet shqiptare dhe në disa vende, ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë, është embrionizuar qysh në vitin 1996, ku Kristaqi me krijuesit, poetët dhe shkrimtarët e emigruar në Greqi, organizoi mjaft veprimtari letrare, duke dhënë shkëndija të një vrulli të madh letrar. Në këtë kontekst, pati lidhësi me botuesin e Shtëpisë Botuese “Thamiras“ në Greqi, studiuesin Aristidh P. Kolja, ku botoi një sërë veprash në këtë ciklim si: “Pulsi i Dhimbjes”; “Seli në qiejt“, (shqip, greqisht); “I vij rrotull Pomonës”; “Kryefjala e fatales”, roman; “Virtyti i thyer”, shqip, greqisht dhe “Asfiksia e Shembsave”. Këto dy të fundit u ribotuan në vitin 2003 në “Virtyti i Gënjyer” Gjashtëtip, Antologji vetiake poetike, ku përmblidhen tetë libra: “Era e mënjanimit”, analitikë; ”Asfiksia e Shembsave”, skica dhe tregime; “Atje ku homazhojnë dallëndyshet”, skicim historik; “Gënjeshtra me Unazë”, kritikë; “Livadhi i Nuseve”, pragnovelë; “Virtyti i Thyer”, poezi; “Epigrami i mortuar” dhe “Kërcimi i ëndrrës”, vëllim poetik; “Gëzimi i vjeshtës”, poemë; “Autumn Joy” a poem; “Horoskopi sipas Shenjave zoodiakale të Yjeve të Dijes”, ese, etj. Duhet theksuar se Kristaqi ka krijuar gjini të reja e modele të reja si gjashtëtip, pragnovelë, hajk paradoksal e tjerë.
Prandaj ndjehemi të vështirësuar, që përpara një mali të tërë krijimtarie, dhe jo vetëm kaq, një valë organizimesh kombëtare e ndërkombëtare, një përfaqësim i një Shqiptari në nivele të larta të auditorëve dhe ambienteve prestigjioze vlerësuese ndërkombëtare, në bën të mbetemi “fillestar” në përpjekjet tona vlerësuese për Prof. Kristaq F. Shabanin.
E ndërsa mjaft institucione të posaçme të letërsisë, artit dhe kulturës shqiptare ngelen të heshtura, me të padrejtën e zakonshme, për mjaft personalitete dhe figura të tjera shqiptare, Prof. Kristaq F. Shabani është vlerësues, fitues dhe përfaqësues i Kombit tonë, i shumë çmimeve letrare dhe tituj jashtë vendit në konkurse ndërkombëtare. Po përmendim vetëm disa: Në vitin 2011 është shpallur “NJERIU I VITIT“, nga ABI (Instituti Biografik Amerikan); ndërsa në vitet pasardhëse jo vetëm nga ABI, por edhe nga IBC (Instituti Biografik i Kembrixhit) u nominua për tituj të mëdhenj botërorë; i ftuar ABI u ftua për të hyrë në Dhomën e Famës Amerikane, si dhe për t’u bërë pjesë e të dy instituteve këtij Instituti; në vitin 2014, është shpallur “Redaktori më i mirë i vitit”, nga IWA (Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë, USA, Ohajo SHBA); në vitin 2015 i është uruar nga IWA mirëseardhja në shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit, për veprën e tij “Lodrimi i madh i vdekjes”, neoroman; po në vitin 2015, Antologjia poetike Universale “Korsi e Hapur” 3 (“Open Lane” 3); në njëzet gjuhë, e cila përmbledh 396 poetë të mëdhenj nga afërsisht 100 vende, është konsideruar si një nga Antologjitë Poetike më të mira në botë.
Ndërsa më 15 janar të vitit 2017, nga IWA, iu propozua Institutit “NOBEL” për Paqen në Norvegji, Kristaq. F. Shabani si kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen, duke evidentuar kontributin e tij në plan global. Kandidimi i tij u përkrah nga qindra poetë e poete, shkrimtarë, artistë, botues, studiues, mendimtarë e kritikë arti nga mbi 120 vende të botës.
Përfundimish: ngelet një përmasor i niveleve kombëtare e ndërkombëtare, që me energjinë, zërin, krijimtarinë, krejtësisht të veçantë, herë të dallueshme e të “kuptueshme”, herë-herë jashtëzakonshmëria e tij shtrihet jashtë përmasave të kuptueshmërisë së zakonshme. Kristaq F. Shabani, një figurë aktuale krijuese: Krenari dhe Nderi i Kombit Shqiptar...!
Dhe pse jo: e meriton.

8Ti dhe 7 të tjerë
3 komente
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi