Dita e Poezisë, nis nga Zeniti
22nd March 2008, 11:58
Dita e Poezisë, nis nga Zeniti
• Dita e Poezisë dëshmohet se ka qenë e pranishme që prej vitit 1505.
Ajo është kujtuar në muaj të ndryshëm të vitit dhe në forma të larmishme organizimi, sipas veçorive, besimeve dhe parapëlqimeve të secilit komb. 21 marsi, si Dita Botërore e Poezisë, u cilësua dhe u shpall si e tillë nga UNESCO në vitin 1999. Në nder të kësaj dite, në Shqipëri do të organizohen një gjerdan veprimtarish në Tiranë, Durrës, Berat dhe Korçë. Do të nisin në galerinë "Zenit" me bashkëorganizatorë në këtë aktivitet "Poetekën", Krenar Zejnon dhe Artur Shkurtin. Në ambientet e kësaj galerie do të recitohen vargje të njohur, do të dhurohen papiruse me poezi, do të çelet ekspozitë me dorëshkrime të ilustruara të poezisë e do të promovohet numri i ri i revistës "Poeteka". Përveç krijimit të një dite të veçantë në nderim të poezisë dhe krijimtarisë poetike, qëllimi i Ditës Botërore të Poezisë është përkrahja e leximit të poezisë, nxitja e krijimtarisë poetike, botimi i saj si dhe krijimi i një atmosfere mikpritëse për praninë poetike kudo në botë. UNESCO e ka ndërmarrë këtë hap për t'i dhënë gjallëri, vlerësim dhe shtysë lëvizjeve poetike kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Duke e konceptuar këtë ditë si Ditë të Poezisë dhe jo të poetit, veprimtaritë ngulmojnë më shumë largimin nga klisheja dhe takimet rutinë ku ata që e "dinë" zejen e krijimit poetik, u flasin po atyre që e "dinë" apo kërkojnë ta mësojnë këtë zeje. Veprimtaritë këtë vit u drejtohen niveleve shkollore, universitare dhe lexuesve që besojnë ende në poezi.

Re: Dita e Poezisë, nis nga Zeniti
22nd March 2008, 12:06
Të gjithë për poezinë...
21/03/2008 "Mbretëresha" e ditës do të jetë poezia, ose të paktën synohet që me gjuhën e saj të flitet më shumë gjatë kësaj dite. Pasi pikërisht sot, më 21 mars, ka "festën" e saj botërore. Përkrahja e leximit të poezisë, nxitja e krijimtarisë poetike, botimi i saj si dhe krijimi i një atmosfere mikpritëse për praninë poetike kudo në botë, duket se është qëllimi i Ditës Botërore të Poezisë, e cila si kudo në botë, do të kujtohet edhe në Shqipëri. E pranishme që prej vitit 1505, Dita e Poezisë është kujtuar në muaj të ndryshëm të vitit dhe në forma të larmishme organizimi, sipas veçorive, besimeve dhe parapëlqimeve të secilit komb. 21 marsi, si Dita Botërore e Poezisë, u cilësua dhe u shpall si e tillë nga UNESCO, në vitin 1999. Përveç krijimit të një dite të veçantë në nderim të poezisë dhe krijimtarisë poetike, qëllimi i Ditës Botërore të Poezisë është përkrahja e leximit të poezisë, nxitja e krijimtarisë poetike, botimi i saj, si dhe krijimi i një atmosfere mikpritëse për praninë poetike kudo në botë. Në nder të kësaj dite, në Shqipëri do të organizohen një gjerdan veprimtarish në Tiranë, Durrës, Berat dhe Korçë.
Duke e konceptuar këtë ditë si Ditë të Poezisë dhe jo të poetit, veprimtaritë ngulmojnë më shumë largimin nga klisheja dhe takimet rutinë ku ata që e “dinë” zejen e krijimit poetik u flasin po atyre që e “dinë” apo kërkojnë ta mësojnë këtë zeje. Veprimtaritë këtë vit u drejtohen niveleve shkollore, universitare dhe lexuesve që besojnë ende në poezi.

22nd March 2008, 13:10
Pesë shekuj për Ditën e Poezisë
Krenar ZEJNO
Dita e Poezisë, dita jote. Sepse përjetësinë e poezisë e bën çdo ditë jetësia e saj, faqe më faqe, çdo penelatë e hedhur vargu, kur në fund ngjizur prej penelatash, shkruesi resht. Dhe heshtur thotë: e hatashme! Sigurisht që mund edhe të mos jetë hata, po ku ta dijë, e tek e fundit pak rëndësi ka. Dhe në fund të ditës ndien t’i thotë vetes: e fitova ditën! Me po atë sfidë loje kumari, ankthi rrëgjues e të hareshëm që provon nëse fut dorën në një thes plot me ditë të përziera përzishëm, të njëjta, të barabarta së jashtmi dhe për fat dora zë pikërisht pusullën me ditën fatlume që pasi hapet, lexohet: dita e jote! E kjo është një grimcë pluhuri nga përjetësia jote, përjetësia e përplotë: ajo anonime. Që i rri përjetësisë së gjithësisë në atë raport që çdo ditë mund t’i rijë ditëve të thjeshta njerëzore që kanë shkuar e do të vijnë nëpër gjithësi. Dhe që dita të bëhet grimcë, ka nevojë që ta zërë dora letrën. Dhe që të bëhen plot grimca, lypset që dora të tërheqë gjithherë pusullën që mbyll brenda saj shkrimin - dita jote. Ka aq nevojë poezia të ushqehet me kurbane si kjo lojë e jotja, sa çka ëndërrimi për iluzionin – bukën e tij. Mos u tut pse shumica e ka fare kollaj ta anulojë lojën tënde e të të kthejë në zhgjëndërr: të provojë, të vërtetojë e të thotë se letrat e thesit qenkëshin të gjitha me të njëjtin tekst të shkruar: dita jote. Porse copa e përjetësisë tënde poetike nuk akordohet me shumicë votash. Ia jep edhe ti vetë, vetes. Qoftë dhe vetëm pak lexues miqësorë, që më vonë mund të bëhen shumë, e që pasi lexojnë ca fleta të shkruara prej dorës tënde, i thonë vetes: e fitova ditën! Por edhe në s’do të thuhet e hatashme, poezisë do t’i mjaftonte vetëm hareja e saj, hareja përreth saj. Do t’i mjaftonte të thuhej për të: e hareshme! Si një ditë prej ditësh - Dita e Poezisë. Dita e Poezisë dëshmohet se ka qenë e pranishme që prej vitit 1505. Ajo është kujtuar në muaj të ndryshëm të vitit dhe në forma të larmishme organizimi, sipas veçorive, besimeve dhe parapëlqimeve të secilit komb. 21 marsi, si Dita Botërore e Poezisë, u cilësua dhe u shpall si e tillë nga UNESCO në vitin 1999. Përveç krijimit të një dite të veçantë në nderim të poezisë dhe krijimtarisë poetike, qëllimi i Ditës Botërore të Poezisë është përkrahja e leximit të poezisë, nxitja e krijimtarisë poetike, botimi i saj si dhe krijimi i një atmosfere mikpritëse për praninë poetike kudo në botë. UNESCO e ka ndërmarrë këtë hap për t’i dhënë gjallëri, vlerësim dhe shtysë lëvizjeve poetike kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Në nder të kësaj dite në Shqipëri do të organizohen një gjerdan veprimtarish në Tiranë, Durrës, Berat dhe Korçë. Duke e konceptuar këtë ditë si Ditë të Poezisë dhe jo të poetit, veprimtaritë ngulmojnë me shumë largimin nga klisheja dhe takimet rutinë ku ata që e “dinë” zejen e krijimit poetik u flasin po atyre qe e “dinë” apo kërkojnë ta mësojnë këtë zeje. Veprimtaritë këtë vit u drejtohen niveleve shkollore, universitare dhe lexuesve që besojnë ende në poezi.
Kalendari i veprimtarive
TIRANË
Bashkorganizatorë: POETEKA, Krenar Zejno, Artur Shkurti
1. Poeteka & Shkolla “Udha e Shkronjave” – ora 10:00 – 12:00
Takim me...: Nxënësve u janë shpërndarë që më parë fletë të printuara me fragmente poezish, strofa apo vargje të emrave tepër të njohur nga poezia shqipe dhe ajo botërore, por pa i shpallur emrat e autorëve, me grishjen për ta vazhduar dhe plotësuar modelin e krijimi poetik pa u stepur nga emrat, fama apo format e paraqitjes.
Shprehjen përmes formave të tjera të artit: Duke lexuar poezitë nxënësi i jep vetes liri krijuese për ta sjellë në formë eseje, duke e ilustruar me imazh apo duke e shoqëruar me instrument, poezinë e tij të përzgjedhur.
2. Poeteka & Zenit Art – ora 17:00, galeria “Zenit”
Të joshur nga poezia – kalimtarëve u dhurohen rrotulla me poezi.
EXPO e dorëshkrimeve të ilustruara të poezisë.
Promovim – numri i ri i revistës POETEKA 11
Spiritizmi poetik – lexim i krijimtarisë së poetëve që mungojnë.
BERAT
Bashkorganizatorë: POETEKA, Yzedin Hima, Balil Gjini, Namik Selmani, Drejtoria Arsimore Rajonale, Berat
pasdite poetike, ora 17:00
Miqtë në Poetekë:
Largësia mes nesh - lexim i krijimtarisë poetike të Fiona Sampson
Lexim autorial: krijimtari e poetëve beratas
Gur – vargje a thënie mbi poezinë, të shkruara mbi gurë lumi, të cilët do shërbejnë si shenja e themelimit të festivalit IV të Poezisë POETEKA (shtator 2008)
EXPOE – ekspozitë me poezi të ilustruara dhe veprimtari të poezisë
KORÇË
Bashkorganizatorë: POETEKA, Arian Kallço, & Universiteti Korçë - Pasdite poetike, ora 17:00
Miqtë në Poetekë
Projektim slide show dhe lexim i poezive miqve të Poetekës, Maria Luisa Spaziani dhe Fiona Sampson.
Lexim autorial: krijimtari e poetëve korçarë.
Pranvera – lexim i poezive mbi pranverën. Muzikë, Vivaldi “Pranvera”, shoqëruar me vargjet.
Fytyra e pranverës - projektim i veprës së Botticelli-t “Pranvera”, - detaje.
Shkolla e përkthimit – sprova dhe variante të përkthimit artistik nga studentë të katedrës së italishtes.
DURRËS
Bashkorganizatorë: POETEKA, Ruzhdi Gole, Enton Bido & Shkolla “Mihal Ekonomi” ora 12:00.
Miqtë e Poetekës – lexim nga nxënësit, pjesë nga krijimtaria e Fiona Sampson, Jevrem Brkoviq, Ali Podrimja, Otavio Paz (në përvjetor)
Lamtumirë fjalë - koment mbi tekstin kritik të autorit amerikan Hart Wagner - poezi vizuale, gjuha pa fjalë – trajtimi i poezisë me atë të shenjave, ilustrimit
Lexim autorial - krijimtari e poetëve durrsakë

- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Dita e Poezisë, nis nga Zeniti
22nd March 2008, 14:10
Mëpëlqeu shumë ky postim i juaj,mësova që shënoni një ditë të begatshme të poezisë,dhe Urime këtë ditë të madhe poetike
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi