Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

DUHANI - HELMUES I HESHTUR DHE VRASËS I ZGJEDHUR I NJERIUT - Faqe 2 Empty Re: DUHANI - HELMUES I HESHTUR DHE VRASËS I ZGJEDHUR I NJERIUT

23rd March 2008, 04:23
K ë s h i l l a


Materiali i paraqitur evidenton dukshëm rreziqet, dëmet dhe pasojat e rënda ,që sjelllë pirja e duhanit , duke na bërë më të ndërgjegjëshëm, më të arsyeshëm ,por edhe më të bindëshëm, për ta kuptuar më mirë, më qartë, drejtë dhe me vetdije nevojën ; që mos ta pijmë kurrën e kurrës dhe asnjëherë duhanin . Ndërsa duhanpirësit duhet të vet-ndergjegjësohen për ta lenë menjëherë dhe përgjithëmon, për të evituar ndikimin e tyre tek brezi i ri dhe për të shmangur rreziqet e mëtejshme në interesë të shëndetit të tyre dhe në emër të jetës.


Thirrja e jonë e përhereshme dhe përfundimtare është :


BEHUNI PROPOGANDUES TË ZELLSHËM PËR NDALIMIN E DUHANIT.


LUFTË TË PANDËRPRERË PIRJES SË DUHANIT ARMIKUT TONË TË PËRBASHKËT.

 
drinushi
drinushi
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 25/03/2008
Postime : 42
Points : 3
Reputacioni : 3
Medalje2 Medalje3

DUHANI - HELMUES I HESHTUR DHE VRASËS I ZGJEDHUR I NJERIUT - Faqe 2 Empty Re: DUHANI - HELMUES I HESHTUR DHE VRASËS I ZGJEDHUR I NJERIUT

5th April 2008, 15:39
Pas 34 vjetësh, jam ndarë me cigaren. Tash tre vjet jam rehat pa të. Më mirë më hahet ushqimi, më mirë flej, më lehtë eci e punoj...Nëse doni ta provoni a keni moral të fortë-thoni jo cigares. Duhani nuk është shok. Mos u mashtroni se ua heq ndonjë mërzi, mos ju raftë ta keni. Ai të ngulfatë e të mbytë dalëngadalë. Ikni prej tij se është në të mirën tuaj. Mos thoni se nuk MUNDENI!
H. Xani
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

DUHANI - HELMUES I HESHTUR DHE VRASËS I ZGJEDHUR I NJERIUT - Faqe 2 Empty Re: DUHANI - HELMUES I HESHTUR DHE VRASËS I ZGJEDHUR I NJERIUT

5th April 2008, 15:46
I nderuari Z.Xani,

te pershendes shume ngrohtesisht me deshire qe perhere te jeni i shendosh dhe sa me larg cigares, s'kam dyshim se duhani eshte armiku i njeriut andaj une e pi por me mend , hhahaha, e urrej veten kur e pi mirepo jeta keshtu ma kishte impunuar dhe kurr ne jete s'kam tentuar ta lë!

edhe nje here ju pershendes
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

DUHANI - HELMUES I HESHTUR DHE VRASËS I ZGJEDHUR I NJERIUT - Faqe 2 Empty Re: DUHANI - HELMUES I HESHTUR DHE VRASËS I ZGJEDHUR I NJERIUT

27th February 2014, 22:00
Duhani, armiku i shëndetit DUHANI - HELMUES I HESHTUR DHE VRASËS I ZGJEDHUR I NJERIUT - Faqe 2 D4b22f3323e85ee1234a6ae65e771e51_L

Është interesant fakti se cigaret nuk janë pjesë e sanksioneve ekonomike. Në kushtet kur pushtetarët amerikanë për të detyruar vendet e tjera të pranojnë diktatin e Uashingtonit ndalojnë eksportin e shumë mallrave të domosdoshme për këto vende, përsa i përket shitjes së cigareve ata nuk vendosin asnjë kufizim.

31 Maji është Dita botërore pa duhan dhe është shpallur nga vendet anëtarë të Organizatës botërore të shëndetësisë. Në vitin 1987, vendet anëtare të OBSH, duke përcaktur këtë ditë, u përpoqën të sensibilizojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit. Për këtë arsye, çdo vit propozohet një slogan mbi luftën kundër duhanit. Këtë vit, duke patur parasysh ndërhyrjet e industrisë së duhanit në trafikimin dhe shpërndarjen e cigareve në mbarë botën, slogani i zgjedhur ishte "Kujdes! Ndaloni ndërhyrjet e kompanive shumëkombëshe të prodhimit të duhanit." Me rastin e Ditës botërore pa duhan, kemi përgatitur një emision special të cilin ju ftojmë ta ndiqni.


Në prag të Ditës botërore pa duhan, zakonisht publikohen raporte dhe statistika të ndryshme mbi dëmet e shkaktuara nga konsumi i duhanit. Sipas OBSH, aktualisht çdo vit në mbarë botën vdesin mbi 5 milionë njerëz si pasojë e përdorimit të duhanit. Nëse nuk merren masa të nevojshme për ndaljen e këtij fenomeni, në vitin 2030 mbi 8 milionë njerëz do të vdesin vetëm nga përdorimi i duhanit. Pirja e duhanit  është shkaku kryesor i më shumë se gjysmës së duhanpirësve dhe mesatarisht u merr atyre 15 vjet nga jeta. Pirja e duhanit është shkaku kryesor i mbi 90 % të kancereve në mushkëri dhe faktor i rëndësishëm në infarktet e trurit dhe të zemrës.

Në botën e sotme moderne, kanceri është faktori i dytë vdekjeprurës në botë dhe cigarja është një nga shkaqet kryesore të kësaj sëmundjeje. Studiuesit janë të mendimit se kanceri në mushkëri dhe vdekja prej kësaj sëmundjeje është 23 herë më e mundshme tek burrat që pinë duhan dhe 13 herë më e mundshme tek femrat duhanpirëse. Cigarja luan rol direkt në formimin e kancereve të gojës, fytit, gjirit dhe të prostatit. Lëndët shkaktare të kancerit që ndodhen në cigare ndikojnë në qelizat e trupit dhe pengojnë rritjen normale të tyre dhe në këtë mënyrë bëhen shkak për prishjen e qelizave të trupin dhe në shndërrimin e tyre në qeliza kanceroze. Studimet tregojnë se duhanpirësit rrezikohen 4 herë më shumë nga kanceri në prostat, sesa ata që nuk e pinë duhanin. Konsumimi i cigares për një kohë të gjatë bëhet shkak për kanceret në veshka dhe pankreas.

Studimet tregojnë se përdorimi i duhanit ka ndikime dëmtuese tek aparati i qarkullimit të gjakut dhe duhani është faktori kryesor i sëmundjeve të zemrës dhe të infarktit në tru. Sipas studimeve, edhe konsumimi i disa cigareve në ditë ose ndeshja indirekte me tymin e duhanit mjaftojnë për shkaktimin e sëmundjeve të rënda të zemrës. Lëndët që ndodhen në tymin e duhanit si lënda oksiduese, nikotina, monoksid karboni dhe disa lëndë të tjera janë shkaktare të sëmundjeve të zemrës dhe të enëve të gjakut. Konsumi i duhanit bëhet shkak që trupi të rezistojë përballë insulinës dhe kjo shkakton dëme të shumta në enët e gjakut dhe çrregullime në funksionimin e veshkave.

Të nderuar dëgjues, dëmet e duhanit nuk rrezikojnë vetëm shëndetin e njerëzve, por kanë pasoja shumë të rënda ekonomike dhe ndikojnë shumë në rritjen e varfërisë. Qëllimi kryesor i kompanive shumëkombëshe të prodhimit të cigares është rritja e numrit të klientëve dhe forcimi i varësisë së tyre nga duhani dhe ky qëllim është plotësisht në kundërshtim me luftën kundër varfërisë. Në shumicën e vendeve, duhani konsumohet më shumë nga të varfërit sesa nga të pasurit Duke patur parasysh kufizimet e shumta dhe masat e ashpra të marra në vendet perëndimore e sidomos në SHBA kundër përdorimit të duhanit, konsumi i duhanit në këto vende është ulur. Si rrjedhim, kompanitë shumëkombëshe e sidomos kompanitë amerikane dhe sioniste me mënyrë të ndryshme ligjore dhe ilegale  janë përpjekur që tregun e tyre ta shtrijnë tek vendet e varfëra. Ata synojnë në veçanti gratë dhe të rinjtë e këtyre vendeve  duke propaganduar pirjen e duhanit nga kjo shtresë e shoqërisë. Kompanitë prodhuese të cigareve, duke reklamuar cigare të reja për femrat synojnë të shtojnë klientët dhe viktimat e tyre.


Kompanitë amerikane çdo vit prodhojnë 6 mijë miliardë cigare dhe afro 3% e tyre konsumohen në Amerikë ndërsa 97 % e kësaj sasie konsumohet në vendet e tjera dhe kryesisht në vendet e varfëra dhe në vendet në zhvillim. Çdo ditë, 80-100 mijë fëmijë i shtohen numrit të duhanpirësve në botë dhe gjysma e tyre jetojnë në Azi dhe në këtë mënyrë kompanitë amerikane fitojnë mbi 300 miliard $ në vit.  Është interesant fakti se cigaret nuk janë pjesë e sanksioneve ekonomike. Në kushtet kur pushtetarët amerikanë për të detyruar vendet e tjera të pranojnë diktatin e Uashingtonit ndalojnë eksportin e shumë mallrave të domosdoshme për këto vende, përsa i përket shitjes së cigareve ata nuk vendosin asnjë kufizim.

Ulja e moshës së përdorimit të cigares në vendet e botës së tretë të cilat kanë kryesisht popullsi të re, bëhet shkak për uljen e jetëgjatësisë së njerëzve në këto vende si dhe për probleme të tjera sociale dhe kulturore. Sipas studimeve, megjithëse jo çdo duhanpirës bëhet i varur nga cigarja, shumica e duhanpirësve shumë shpejt bëhen të varur nga cigarja dhe cigarja bëhet shkaku kryesor i varësisë nga droga të ndryshme. Është e qartë se ekzistenca e cigareve të lira dhe kontrabandë është një nga faktorët që shtyn njerëzit të përdorin më shumë duhanin dhe droga të tjera dhe kryesisht viktimat janë nga shtresa me të ardhura të pakta.

Në RII, përveçse përkujtohet Dita botërore pa duhan, është përcaktuar edhe Java kombëtare e luftës kundër duhanit. Caktimi i javës pa duhan është një rast i volitshëm për sensibilizimin e njerëzve mbi pasojat dhe rreziqet e shumta të përdorimit të duhanit që duhet të konsiderohen si një kërcënim real për shëndetin e shoqërisë. Në këtë javë që fillon më 25 Maj, diskutohen tema të ndryshme si rezistenca përballë metodave të industrisë së duhanit, industria e duhanit pengesë për realizimin e planeve të shëndetit të popullsisë, rreziqet që u kanosen adoleshentëve dhe të rinjve nga propagandimi i cigares, kontrolli i konsumit të duhanit përgjegjësi publike, ndërhyrjet e kompanive shumëkombëshe të prodhimit të cigareve dhe shumë tema të tjera që synojnë mbrojtjen e shoqërisë nga rreziqet dhe pasojat e duhanit. Është e qartë se vetëm me slogane nuk mund të rezistohet përballë kompanive shumëkombëshe të prodhimit të cigareve. Ata të cilët për shumë vite kanë nxjerrë fitime kolosale me anë të tregtisë dhe trafikut të cigareve, nuk kursejnë asnjë përpjekje për ruajtjen e interesave të tyre. Sensibilizimi i popujve të botës dhe sidomos i popujve të vendeve në zhvillim mbi rreziqet dhe pasojat e duhanit mund të ndikojë në uljen e nivelit të konsumit të duhanit në botë. Por në këtë mes një përgjegjësi të madhe kanë edhe funksionarët e vendeve të botës, sepse çdo përpjekje për uljen e konsumit të duhanit është një hap drejt mbrojtjes së shëndetit të shoqërisë.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

DUHANI - HELMUES I HESHTUR DHE VRASËS I ZGJEDHUR I NJERIUT - Faqe 2 Empty Re: DUHANI - HELMUES I HESHTUR DHE VRASËS I ZGJEDHUR I NJERIUT

27th February 2014, 22:02
Mjeku: Pirja e duhanit ndikon në potencën seksuale…
Shumica e njerëzve e dinë se pirja e duhanit mund të shkaktojë kancer të mushkërive, por duhani është gjithashtu shkaktar i kancereve dhe shumë sëmundjeve të tjera. Pirja e duhanit vret çdo vit në Britaninë e Madhe rreth 114000 njerëz. Prej këtyre rreth 42800 janë nga kanceri i mushkërive, 30600 janë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 29100 të tjerë vdesin ngadalë nga emfizema dhe sëmundje të tjera kronike të mushkërive.
Si i shkakton duhani dëmet në shëndetin e njeriut?
Cigaret përmbajnë më shumë se 4000 komponime kimike dhe ndër këto rreth 400 janë toksike (helmuese). Gjatë thithjes së një cigareje, temperatura e djegies në majë shkon rreth 700 gradë C, kurse në bazë rreth 60 gradë C. Si rezultat i këtyre temperaturave çlirohen mjaft substanca toksike. Ndër substancat më të dëmshme që çlirohen mund të përmendim: “Nikotina, e cila rrit nivelin e kolesterolit në organizmin tonë, një substancë e quajtur TAR me efekt kancerogjen mbi mushkëritë, monoksidi i karbonit që ul nivelin e oksigjenit në organizëm, komponentët e gazit që shkaktojnë dëmtime obstruktive në mushkëri, etj”. Dëmet e shkaktuara nga pirja e duhanit varen nga: numri i cigareve që pihen në ditë, nga filtri i duhanit (nëse ka apo jo) dhe mënyra se si duhani është përgatitur. Duhani ndikon përgjatë gjithë jetës tonë, në qoftë se pimë duhan ose qëndrojmë vazhdimisht në ambiente ku tymoset. Studimet kanë treguar se duhani e ul jetëgjatësinë nga shtatë deri në tetë vjet. Çdo cigare mesatarisht e shkurton jetën e duhanpirësit rreth 11 minuta. Çdo ditë në Britaninë e Madhe vdesin nga duhani rreth 300 vetë me moshë relativisht të re. Numri njerëzve nën moshën 70 vjeç që vdesin nga sëmundjet që shkakton pirja e duhanit e tejkalon numrin e atyre që vdesin nga kanceri i gjirit, SIDA, aksidentet në trafik dhe varësia e drogës.
Ja cilat janë dëmet madhore që shkaktohen nga pirja e duhanit

  • Së pari janë sëmundjet kardiovaskulare. Këto përbëjnë dhe shkakun kryesor të vdekjeve për arsye të pirjes së duhanit. Humbja e elasticitetit të arterieve dhe ngushtimi i tyre është një proces që zhvillohet me kalimin e viteve, si rezultat i depozitimit në to i kolesterolit dhe yndyrave të tjera. Kështu, shkaktohet ajo që shumica e dinë me emrin ateroskleroza e enëve të gjakut. Në këto enë të ngushtuara rritet edhe probabiliteti për tromboza (mpiksja e gjakut).
  • Sëmundjet koronare mund të marrin shumë forma, në varësi të enëve të gjakut që janë përfshirë dhe këto janë më të shpeshta te njerëzit që pinë duhan. Flasim për trombozë koronare kur kemi të bëjmë me mpiksje të enëve të gjakut që furnizojnë zemrën gjë e cila mund të çojë në një atak në zemër. Rreth 30 për qind e këtyre shkaktohen nga pirja e duhanit.
  • Trombozat cerebrale shkaktohen kur kemi bllo
  • kimin e enëve të ndryshme të trurit. Në këtë rast mund të shkaktohet kolaps ose paraliza të ndryshme.
  • Në qoftë se preken arteriet e veshkave atëherë kemi hipertension arterial dhe përfundimi më fatal i kësaj patologjie është dalja jashtë funksionit e veshkave (insuficiencat renale).
  • Bllokimi i arterieve që furnizojnë me gjak këmbët mund të çojnë në gangrenë e deri në amputim të këmbës (prerje). Duhanpirësit kanë tendencë për të zhvilluar sëmundje koronare 10 vjet më parë se jo-duhanpirësit dhe përbëjnë 9 nga 10 pacientët që kryejnë by-pas.
  • Lidhja midis kancerit të mushkërive dhe duhanit është mjaft e qartë. Rreth 90 për qind e atyre që vdesin nga kjo sëmundje janë duhanpirës. Në qoftë se askush nuk do të tymoste, kanceri i mushkërive do të ishte jashtëzakonisht i rrallë, vetëm 0.5 për qind e njerëzve që nuk kanë tymosur kurrë. Një në 10 duhanpirës të moderuar dhe pothuajse 1 në 5 duhanpirës të rëndë (mbi 15 cigare në ditë) vdesin nga kanceri i mushkërive. Kjo rritet edhe më shumë në qoftë se para se të keni filluar pirjen e duhanit, keni qëndruar në ambiente ku tymoset.
  • Gjithashtu i lartë është rreziku edhe për kancerin e fytit dhe të gojës. Një pasojë e rëndë është emfizema e mushkërive, një sëmundje kronike që shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje si rezultat i dëmtimit të alveolave (qeset e ajrit). Zakonisht fillon rreth moshës 35-45 vjeç, kur funksioni i mushkërive fillon të bjerë gradualisht. Mjaft të shpeshta për duhanpirësit janë edhe bronkitet kronike, shoqëruar me kollë me gëlbazë për mbi tre muaj.
     
    A ka rreziqe të tjera nga pirja e duhanit?
    Sigurisht që po, janë shumë. A e dini se një cigare e vetme mund të zvogëlojë furnizimin me gjak të lëkurës për më shumë se një orë? Kjo çon në pakësimin e vitaminës A , mjaft e domosdoshme për lëkurën dhe bën që lëkura të jetë e zbehtë e me rrudha. Çiftet që pinë duhan kanë më shumë probleme me fertilitetin (lindshmërinë) se ata që nuk pinë duhan.
    Gjithashtu sytë janë mjaft të ndjeshëm ndaj tymit të duhanit, gjë e cila manifestohet me skuqje dhe kruarje të shpeshta. Pirja e duhanit ndikon edhe te dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve, në erën e keqe të gojës dhe në sëmundjet ulceroze.
    A ndikon pirja e duhanit në potencën seksuale?
    Po, studimet kanë treguar se ndikon. Nikotina rrit nivelin e kolesterolit në enët e gjakut dhe bllokimi mund të ndodhë në enët e gjakut që furnizojnë penisin, për rrjedhojë shkaktohet impotenca seksuale. Ky efekt rritet me kalimin e kohës, kështu që nëse nuk keni probleme tani, mund të keni më vonë. Probleme të tilla mund të jenë sinjali i parë paralajmërues se duhani dëmton rëndë shëndetin.
  • A ndikon duhani tek ata që na rrethojnë?
    Vendimi për lënien e duhanit ka rëndësi jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit të atyre që pinë duhan, por edhe për ata që kanë rreth vetes. Fëmijët që lindin nga nëna që pinë duhan gjatë shtatzanisë kanë rreth dy herë më shumë prirje për të lindur para kohe e me peshë të ulët. Tymi që vjen nga një cigare, përbën një rrezik më të madh sesa tymi i thithur direkt. Fëmijët që rriten në një shtëpi ku njëri ose të dy prindërit pinë duhan, kanë një rrezit dy herë më të lartë për të vuajtur nga astma ose bronkiti astmatik. Foshnjat nën dy vjeç janë të prirura për infeksione të rënda respiratore, ku edhe vdekjet janë të shpeshta. Për të rriturit pirja pasive e duhanit rrit rrezikun e kancerit të mushkërive.
    A është e vështirë lënia e duhanit?
    Studimet thonë se është e vështirë, por është gjëja e vetme që mund të bëni për përmirësimin e shëndetit tuaj. Duhanpirësit mund të jenë të zhgënjyer se përse nuk ka një metodë të vetme që garanton sukses. Zakonisht vendoset një datë e caktuar për ta lënë përfundimisht. Këtu hyjnë njerëzit me vullnet të fortë. Ka të dhëna se zakonisht tentohet 4-5 herë për ta lënë, por edhe mund të dështojnë. Gjithashtu, ka edhe një sërë mekanizmash që ndihmojnë në lënien e duhanit p.sh. marrja e nikotinës në formë çamçakëzi, peçe të lëkurës ose spraje nazale (nga hunda) duke bërë të mundur heqjen e vesit, refleksit dhe ritualit të pirjes. Mjaft të përhapura janë edhe terapi të tilla, si akupunktura apo hipnoza.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

DUHANI - HELMUES I HESHTUR DHE VRASËS I ZGJEDHUR I NJERIUT - Faqe 2 Empty Re: DUHANI - HELMUES I HESHTUR DHE VRASËS I ZGJEDHUR I NJERIUT

27th February 2014, 22:05
Duhani edhe kjo nje dukuri e rrezikeshme per shendetin... !!
Kudo që të shkojmë , kudo që të jemi, duhani është bërë prezent, permanent dhe i pranishëm në shoqërinë tonë, një shok i keq , i bezdisshëm, por mbi të gjitha i rrezikshëm. Jo rrallë ndodhë me ata që shkojnë në punë, ta fillojnë ditën me kafe dhe cigare. Njerëz të punësuar, apo jo, të vjetër ose të rinj mbushin lokalet ndërkohë që duhani është shoqëruesi i përhershëm. Dhe ç`është më e keqja deri dje, ky ves ishte përgjithësisht pronë e meshkujve, por që pas viteve të `90, përdorimi i duhanit nga femrat filloi të rritej në mënyrë të frikëshme, sa sot në vendin tonë, ashtu edhe në botë statistikat flasin për një barazim të përdorimit midis dy gjinive . Po t`i pyesësh njerëzit për dëmet që sjell pirja e duhanit në përgjithësi ata të përgjigjen, se i dinë dëmet, por prapë vazhdojnë të pijnë duhan.

Njerëzit e mësojnë ta pijnë duhanin, kryesisht në moshë fare të re, në adoleshencë, në ato vite ku çdo gjë fluturon, hahet, pranohet dhe besohet se bëhet. Ata fillojnë t’a pijnë për qejf e teke, për kuriozitet, për tu bërë i pranishëm në shoqëri, për tu dukur i rritur, i pjekur,burrë. Për humor. Për tu futurë në lojë, në garë. Për ta bërë provë. Ndonjë e pi edhe kot së koti, pa ndonjë arsye, apo nevojë. Të tjerë e pijnë kur janë të mërzitur, kur kanë halle ,ose janë të shqetësuar dhe u duket se këshillohen me një “shok” që ja largon mendjen dhe e ngushëllon. Ata nuk e peshojnë mirë dhe nuk e çmojnë siç duhet pirjen e duhanit ;irritimet, neveritjen dhe shqetësimin , që i shfaq organizmi qysh në pirjen e cigares së parë; që është një sinjal mjaft domethenës dhe më shumë rëndësi ; për ta kuptuar , vlerësuar edhe për ta lenë.Vazhdojnë me qejf ta pijnë atë ku më pas u bëhet rutinë, u kthehet në zakon, krijohet ves, joshen, ambientohen , u trasformohet në një vetkënaqësi të padurueshme dhe pa e kuptuar drogohen, bëhen skllevër dhe molepsen prej tij.
Duhani merret, pihet, rrezikon dhe dëmton organizmin e njeriut në dy forma kryesore të përdorimit të tij.Në mënyrë direkte apo aktive , kur personi e pi vet duhanin dhe në formë indirekte ose pasive, kur personi nuk e pi vet por e merr tymin të shkaktuar nga duhanpirësit. Dëmtimi i organizmit llogaritet të jetë gati i njejtë nga përdorimi i të dy formave ,në mos më i rrezikshëm , në formën pasive, sepse dëmet janë edhe më masive.


Duhani shkakton mjaft dëme, rreziqe dhe pasoja të shumëllojshme, të shumëfishta dhe me efekte dhe rreze veprimi të gjithëanshme; më të tmerrshme se mikrobi apo bakteria, që prek një organ .Kjo bimë vlerësohet dhe konsiderohet si një fatkeqësi madhore që po njeh njerëzimi në historinë e vet, duke ja kaluar luftërave dhe epidemive infeksioze të kohrave , sepse ato kanë pas një veprim të kufizuar dhe një mbarim; kurse duhani po merr përpjestimet e një pandemije, që nuk po njeh mbarim dhe po korrë miliona jetë njerëzish dhe është transformuar në një sëmundje shoqërore kronike duke patur një propabilitet rrezikshmërie më të përhapur dhe më të rrezikshëm , se favorizon dhe ndikon në një kohë , shfaqjen e mbi 50 sëmundjeve të ndryshme në organizmin e njeriut. Supozohet të konsiderohet ”simbol “ i murtajës dhe i koleres së kohës moderne.
Anketat dhe studimet epidemiologjike po dokumentojnë me bindje dhe me fakte të shumta pasojat e rreziqet e pirjes së duhanit; në plakjen e parakohshme të njeriut, në rrudhosjen e shprehur të fytyrës dhe të lekurës së trupit të njeriut, në humbjen mesatarisht 22 vjet jetë. Në botë nga duhani vdesin ç’do ditë 11 mijë njerëz dhe gjatë një viti 4 milion njerëz, d.m.th. një vdekje ç’do 8 sekonda.Ky numër mendohet të rritet dhe të arrijë deri në 10-12 milion në vitin 2025.
Pirja e duhanit arrinë të shkaktojë në botë më tepër viktima se SIDA, T.B.C., aksidentet rrugore, vetëvrasjet ,vrasjet, si dhe vdekjet e nënave gjatë lindjes; të marra sëbashku. Tek duhanxhinjtë vërehen edhe një serë problemesh të tjera. Kanë tendencë rritje , receptivteti më të madh ndaj sëmundjeve të ndryshme, për shkak të uljes së rezistencës së organizmit dhe rënies së imunitetit ; duke shtuar frekuencën e mortalitetit në një shkallë më të lartë. Aktiviteti i tyre ditor bëhet më i kufizuar. Ata u shmangen ushtrimeve fizike dhe veprimtarive të tjera të jetës.
Nikotina si përbërës kryesor i duhanit ka preferencë të veçantë, të dëmtojë një serë sistemesh dhe organesh të njeriut.Ajo shfaq ndikimin e vet fillimisht në sistemin nervor qendror, qysh me marrjen e cigares së parë. Më pas , me pirjen e mëtejshme të duhanit , rreziqet bëhen më të dukëshme në tru, në palcën e kockave , në nervat dhe me gjerë; të shoqëruara me çrregullime përkatëse, të shprehura me sëmundje të ndryshme kronike, nervore dhe psiqike. Ata ankohen se kanë dhembje të kokës, pagjumësi, ulje të koncentrimit të të menduarit, të kujtesës, të aftësisë për punë.Tek duhanpirësit janë konstatuar sindrom –shënjash, që kanë simuluar tumorin e trurit. Kjo shpjegon edhe faktin pse psikoanalistët e konsiderojnë duhanin ,armikun më të tmerrshëm të trurit dhe aftësisë mendore të njeriut.
Një prej sistemeve te organizmit te njeriut i cili te themi është “i preferuari” për nikotinën është sistemi i organeve të frymëmarrjes,që shkakton një sërë çrregullimesh,por mbi të gjitha shkakton kancerin e mushkërive,që zë vendin e parë të vdekjeve nga sëmundjet kancerogjene.
Gjithashtu te prekur nga ky helm janë edhe sistemi i organeve të gjakut,të tretjes,urogjenital etj.
Lista s’ka të mbaruar por njerëzimi ende vazhdon ta pijë duhanin.


Pirja e duhanit paraqitet me rrezikshmëri të lartë edhe për ndotjen e mjedisit publik, për ambientet shkollore, biblotekat , institucionet kulturore dhe për vendet e banuara, mbasi helmimi me tymin e dorës së dytë, që përmban CO,katran,nikotinë e lëndë të tjera, rrezikon njerëzit edhe me rëndë në këto mjedise.
Me tymin e duhanit ndoten rrobat, sendet e ndryshme që ndodhen për rreth; të cilat u vjen era dhe sjellin neveritje. Këto fakte e bëjne edhe më të domosdoshme dhe shqetësuese ndalimin e pirjes së duhanit, ku ka grumbullim njerëzish, fëmijë dhe të sëmurë.

Sot, bota aplikon lloj-lloj strategjish për të luftuar përdorimin e duhanit. Shpenzojnë sasi të mëdha parash për reklama kundër tyre, nxjerrin ligje për mospërdorimin e duhanit në vende publike, shkolla, restaurante, në institucione shëndetësore dhe administrative. Një vlerësim maksimal dhe tepër të veçant i ka kushtuar ndalimit të pirjes së duhanit, O.K.B.(Organizata e Kombeve të Bashkuara), forumi më i lartë drejtues, organizativ dhe më autoritar në botë. Për të realizuar këtë mision, kjo organizatë shpalli një ditë ndërkombetare për ndalimin e duhanit, ditën 31 Maj, duke patur si moto parrullën “ luftë kundër duhanit” dhe “mos të pihet duhan”.
Për ndalimin e pirjes së duhanit luan rol sqarimi dhe argumentimi shkencor i rreziqeve dhe i dëmeve që shkaktohen nga duhani. Vend të veçantë në këtë drejtim ka edukimi shëndetësor dhe bisedat shkencore popullore nga personeli mjekësor e sidomos nga mjekët dhe nga institucionet shëndetësore. Ata mund të organizojnë biseda me seanca të veçanta individuale ose kolektive. Në këto raste ka rëndësi edhe shembulli personal, sidomos i mjekut.Shumica prej mjekëve në botë e konsumojnë duhanin duke lënë një shembull jo të mirë për të tjerët.


Një metodë tjetër për ndërprerjen apo lënien e duhanit është metoda e mjekimit farmakologjik apo terapia zëvendësimit të nikotinës ku duhanpirësit kanë mundësi ta marrin nikotinën e pastër në forma të ndryshme, gjë që është më e shëndetëshme pasi nuk marrin edhe lëndët e tjera helmuese. Kjo metodë ndikon në pakësimin e shenjave adaptuese , që shoqërojnë nikotinën , ul koncentrimin e saj , largon dëshirën për të pirë duhan dhe të shpëton nga ndjenja e kënaqësisë që të jep nikotina dhe mbas një periudhe 3 mujore nikotina fillon të pakësohet dhe organizmi arrinë të mësohet pa të.
Lufta për ndalimin e pirjes së duhanit duhet të bëhet mjaft e organizuar, ku të marri pjesë e gjithë shoqëria, shteti, publiku, mjekësia, mjekët, profesorët, studentët , të gjithë intelektualet dhe mbarë populli.
Për ndërprerjen e pirjes së duhanit , ilaçi magjik nuk ekziston; por krijohen mundësi të tjera që ndikojnë dukshëm në lënien e tij. Vullneti, dëshira dhe pasioni , si kategori filozofike; përfaqësojnë dhe ndikojnë në karakterin, durimin dhe qëndrimin e individit, për të realizuar qëllimin dhe misionet e tij në jetë; siç mund të ndodh edhe me pirjen e duhanit. ”Me vullnet të çelikt, dëshirë të zjarrtë dhe pasion të fortë , mund të fitosh ç’do betejë” thotë një fjalë e urtë popullore.Prandaj shumë persona i’a kanë arritur qëllimit ta ndërpresin shkatërrimin e mëtutjeshëm të organizmit të tyre,por ka edhe të tjerë që prap më të njejtin vullnet e pasion vazhdojnë ta konsumojnë këtë “vrasëse”.

Duhanin mund ta lësh në ç’do kohë dhe në ç’do moshë , por lënia dhe përfitimi do të jetë më i madh , më i shpejtë, më i suksesshëm dhe më i plotë; në se lihet sa më heret , sidomos në momentin e fillimit të pirjes.

Rreziqet, dëmet dhe pasojat e rënda që sjellë pirja e duhanit na bërë më të ndërgjegjëshëm, më të arsyeshëm ,por edhe më të bindëshëm, për ta kuptuar më mirë, më qartë, drejtë dhe me vetëdije nevojën; që mos ta pijmë kurrë dhe asnjëherë duhanin.Ndërsa duhanpirësit duhet të vet-ndërgjegjësohen për ta lënë menjëherë dhe përgjithmonë, për të evituar ndikimin e tyre tek brezi i ri dhe për të shmangur rreziqet e mëtejshme në interes të shëndetit të tyre dhe në emër të jetës. Suksese ne ket luftë... !!!


Disa metoda per lenjen e Duhanit ...
Ekzistojne disa metoda per lenien e duhanit, te cilat do ti parashtroj me poshte, por dua te theksoj nje fakt qe duhani lihet shume me lehte nga vullneti dhe deshira e vete personit sesa cdo lloj metodollogjie shkencore e perdorur. Njeriu eshte nje specie teper e forte dhe arrin te mbijetoje ndaj cdo lloj eksperience sado e veshtire dhe rrasakpitese qofte ajo: guximi, kureshtja, forca, vullneti dhe deshira jane armet kryesore dhe triumfuese ne duart e tij.
Metoda per lenien e duhanit

1. Metoda e ftohte turke
Kjo eshte metoda me e preferuar dhe perdoret nga te ashtequajturit njerez ne ndryshim, eshte nje metode qe arrihet nga vete personat pa patur nevojen e perdorimit te zevendesuesve te nikotines ne forme cimcakezi, patch apo spray ne rruge nazale. Shume pak njihet rreth kesaj metodollogjie, dhe per vete faktin se studimet kerkimore mund te influencojne rezultatet dhe nuk mund te jete me nje proces spontan. Faktore te forte motivues mendohet te jene, kushtet e nje klime malore, te pasur me oksigjen, ambjent i pandotur, mjedis i qete, shoqeri e distancuar nga faktore riskante duhanpiresish; ne efekshmerine e kesaj metode.

2. Terapia me zevendesuesit e nikotines
(Patch, cimcakez, spray nazale)
Ne kete metode, nikotina e tejcuar nepermjet cigares zevendesohet nga nikotina e trasmetuar apo tejcuar nepermjet lekures (nikotine transdermale ose patch nikotinik); mukozes se hundes (nikotina e dhene ne rruge nazale me spray) ose muzokes se gojes (nikotine e dhene nepermjet cimcakezeve).

a. Patch Nikotinik Transdermal (i dhene nepermjet lekures)
Patch-i nikotinik ne pergjithesi tolerohet, dhe arrin te siguroje sasine e kerkuar te nikotines ne gjak, dhe e mban ate ne nivele konstante gjate dites dhe gjate nates kur je veshur mire. Ato jane shume te thjeshta ne perdorim, ndihmojne ne parandalimin e mbipeshes, deshires per duhan si dhe simptomes se mbingarkeses me nikotine, dhe mbi te gjitha jane te pranueshem ne shoqeri.

Efektet anesore te patch-eve
Patch-et mund te shkaktojne reaksion lokal te lekures, pagjumesi si dhe endrra teper te frikshme. Nje mbidoze nikotinike eshte e mundur, vecanerisht kur personi pi ndersa ka vendosur ne lekure dhe patchin. Te pish duhan, ndersa ju keni vendosur patchin eshte teper e rrezikshme dhe mund te coje ne kriza apo infarkte miokardi. Perdorimi i patchit kerkon mungese totale te produkteve te duhanit, dmth: mos pirje cigaresh apo perdorim te cimcakezeve me duhan.
Cmimi i tyre

Patch-et kushtojne shume dhe arrin vleren e 100$ ne nje muaj perdorim.
Tipe patch-esh nikotinike:
DUHANI - HELMUES I HESHTUR DHE VRASËS I ZGJEDHUR I NJERIUT - Faqe 2 Duhani_01
Nicotrol 15,10,5 mg 16 oreshe patch, teper efikase per personat qe kane pagjumesi me ndonjerin nga llojet e tjera te patcheve, per shkak te mungeses se tejcimit nikotinik gjate nates.
- Habitrol 21,14,7 mg 24 oreshe patch
- Prostep 22,11 mg 24 oreshe patch
- Nicoderm 21,14,7 mg 24 oreshe patch

b. Nikotine polacrilex nepermjet cimcakezeve.
Eshte nje metode teper e volitshme dhe efikase ne reduktimin e deshires per te pire duhan, si dhe ne lenien e tij, megjithate per fat te keq nuk eshte shume praktike, pasi kerkon qe nje person te mbaje cimcakezin ne nje kend te gojes, dhe ta kafshoje ate nje ose dy here per te ndalur nje deshire intensive per duhan. Disa institucione e rekomandojne perdorimin e tij ne mungese te patcheve ose mbas nderprerjes se patcheve individualisht nga persona te vecante per shkak te mos kontrollit gjithnje e ne rritje te kerkesave per duhan ne ta. Ka nje shije pak te hidhur dhe mund te shkaktoje dhe dhimbje stomaku. Eshte i mjaftueshem ne dozat 2 dhe 4 mg.

c. Nikotine e dhene ne rruge nazale me spray
Ka treguar te jete po aq efikase sa dhe perdorimi i cimcakezit ne reduktimin e deshires per te pire duhan si dhe ne lenien e tij, nese perdoret te pakten per nje periudhe me shume se 6 jave. Nje doze e vetme tejcohet nepermjet mukozes se hundes, kur fillon te shfaqet deshira per te pire.

3. Terapia e sjelljes
Strategjite e terapise te sjelljes per ndalimin e duhan pirjes:
a. Ekzaminimi i faktoreve ambjentale qe predispozojne sjelljen e duhan pirjes:
- Hiqni nga qarkullimi elemente riskante ( hi, shkrepse, postera, etj ) dhe vendos rregull qe ne shtepine tuaj te mos pihet duhan, ne makinen tuaj po ashtu, si dhe mbaj nje qendrim te rrepte ndaj atyre qe e pine.
- identifikoni situata apo ndjenja qe riforcojne tek ju deshiren per te pire duhan ... orale, manuale, deshira respiratore ... shoqerizimi me persona duhan pires ose partner duhan pires.
- matni dhe monitorizoni sjelljen tuaj prej duhan pirese, e cila do tju ndihmoje te identifikoni reagimin tuaj kur bini ne kontakt me faktore apo situata qe ju sjellin ne mend deshiren per te pire ... mbani nje bllok shenimesh lidhur mbi keto situata apo faktore!!!

b. Tentoni ne gjetjen e menyrave per te ndryshuar sjelljen tuaj duhan pirese:
- Taktika vonimi:
. prisni nje kohe te gjate perpara se ta ndizni cakmakun apo shkrepsen, kini parasysh qe te mbani shenim, kur ju lindi deshira dhe sa kohe zgjati ajo, sa kohe arritet te duronit perpara se ta ndiznit shkrepsen apo cakmakun.
. praktika te lenies se duhanit per 1 dite vetem.

- Teknika venitjeje:
. pakesoni sasine e nikotines duke perdorur patch, cimcakez ose duke realizuar nje ulje graduale te sasise se tar/nikotines ne cigaret qe pini, me kujdes qe te mos e alternoni me teknika duhan pirese, si thithje e tepruar e cigares, apo mbajtje e stergjatur e tymit brenda jush ... ndryshimi i vendbanimit gjithashtu jep nje reduktim te deshires per te pire duhan, dhe mund te jete ndihmese ...
- Zevendesoni nje sjellje me nje tjeter:
. hani karrota
. cimcakeza, kokoshka
. kruajtese dhembesh
. stervitje, sport, palester
Per te bere dicka nje zakon, beje ate
Per te mos e bere nje zakon, mos e bej ate
Per te cbere nje zakon, bej dicka tjeter ne vend te tij
Epictetus 60-110 AD

c. Situata neverie
bazuar ne dhenien e stimujve negative (sjellje ose mendime) ne sjelljen te cilen personi do te ndryshoje ...
- Pirje e shpeshte dhe e shpejte ne distanca te shkurtra e duhanit derisa tju vije per te vjelle...
kjo eshte nje metode teper efikase, por duhet te perseritet derisa vetem ideja se deshironi te pini apo te vini duhan ne goje tu shkaktoje nauza, dhe te vjellat mund te jene te rrezikshme ne rast gjakderdhjesh apo aspirime.
- Pirje duhani ne fokusim te plote
ndersa pini ju imagjinoni efektet e keqija te duhani si probleme te renda ne gjendjen tuaj fizike dhe mendore, i beni keq te tjereve, hasni ne mosperkrahje shoqerore, ju ka kthyer ne nje skllav dhe vartes te tij, mendoni per duhanin si nje i barazvlefshem me vetvrasjen ...
- Prova kohezgjatjesh
beni nje marrveshje me veten tuaj per te arritur kohezgjatjen me te gjate te qenies suaj pa pire duhan, sa i afte jeni te duroni, ne kete sprove tuajen, vini perpara vetes suaj nje kusht, qe nese nuk arrini te duroni pa pire per nje periudhe kohe te paracaktuar nga ju, do te jeni te detyruar te beni dicka qe e keni shume inat, apo dicka qe ju ben qesharak ne syte e te tjereve.
d. Mbeshtetje pozitive
bazuar ne krahasimin e mendimeve apo sjelljeve pozitive me ate qe ju vertet deshironi te arrini.
- Fokusohuni ne qellimin tuaj:
. identifikoni dhe mbani shenim te gjitha perpjekjet tuaj per ta lene duhanin, fokusohuni dhe riprovojini ato sa me shume te jete e mundur!!!

- Fokusohuni ne nje shperblim personal
. Planifikoni se nese arrini ta lini duhanin ju mund te fitoni dicka, imagjinoni se cfare mund te beni me gjithe ato para te fituara ... mendoni rreth te mirave qe ka lenia e duhanit, si mund te jetoni me gjate, te merrni fryme me lireshem, etj...

- Fokusohuni ne nje shperblim shoqeror
. Mbeshtetja shoqerore; imagjinoni veten ndersa u thoni te tjereve qe nuk jeni duhan pires, te kerkoni nje tavoline apo ambjent jo duhanpires ne nje restorant, te ndihmoni te tjeret se si ta lene duhanin, enderroni momentet kur te tjeret do te cuditen nga aftesia dhe suksesi juaj ne lenien e duhanit, ne theniet e tyre UAU! Si arrite tja dalesh mbane? Si arrite te mos e vesh me ne goje! Si arrite ta mposhtes deshiren?!

e. Pune aktive
- Vetevleresim i aftesive tuaj konceptuale
- Kopjoni stile trajnimi nga te tjeret, stile trajnimi shoqerore qe kane treguar efikasitet.
- teknika relaksimi dhe qetesimi.

Teknikat mbajtese mujoreshe, do tju ndihmojne ne konsolidimin e zakoneve te reja ... cfare do qe te te ndodhi, cfare do qe te behet, ju nuk duhet ne asnje menyre qe ta ribeni gabimin qe keni bere me pare ...
4. Teknikat e terapise njohese
Perdor konceptin e marrjes se pergjegjesive per mendimet personale, duke ndihmuar ne ndryshimin e menyres se si nje person mendon, duke shtuar shpresen dhe bindjen ne suksesin e kapercimit te barrierave, si dhe ne identifikimin e disa mendimeve irracionale dhe bindjeve te gabuara te brumosura ne mendjen e duhanpiresve.

Njohja (sipas modeleve) mund te rimenaxhohet dhe te ristrukturohet ... se pari duhet kujdes ne analizimin e bindjeve te tanishme, sipas modeleve, dhe me pas te identifikohen ndjenjat dhe sjelljet qe i shoqerojne keto mendime ... se dyti eshte zevendesimi i mendimit me nje tjeter, duke prezantuar shembuj teper bindes, mundesisht nga eksperienca juaj personale.

Per shembull, dikush qe thote "Une gjithmone kam deshtuar ..." shpesh fjala "gjithmone" eshte teper e forte dhe ul shpresen dhe bindjen tek personi qe mund tja dali, keshtu qe ne kete shembull, mendimi duhet zevendesuar me "Disa here kam deshtuar, ose me mire, Kam patur shume suksese ne jeten time!!!"

a. Detyra shtepie
Shkruani keto ne nje vend dhe mbajini me vete, dhe lexojini kur ju shfaqet deshira per te pire duhan...
- rendisni 5 arsye perse ju duhet ta lini duhanin.
- rendisni 5 arsye perse ju doni te pini duhan.
- beni nje liste te te gjitha gjerave qe do beni kur ju lind deshira per te pire nje cigare.
- prioritet dates suaj te lenies se cigares, shkruani cdo cigare qe ju keni pire, kohen dhe vendin ne te cilen e keni pire, ka qene thjesht qetesues stresi apo shuarje e nje deshire per qejf ...

b. Shkalla e vetkontrollit, bindja dhe deshira
Perdorni nje shkalle nga 1-10 ... shkruani nje numer nga 1 ne 10 duke reflektuar sesa jeni ne gjendje te kontrolloni ndjenjat dhe deshirat tuaja, sa bindes jeni per vetveten apo sa e madhe eshte deshira qe ju zoteron...

kjo do tju ndihmoje per te fokusuar mendimet tuaja ne keto ceshtje, dhe ju mund te identifikoni ne kete menyre kohet ne te cilat ju jeni me shume apo me pak vulnerable (i dobet), dhe keto do te jene informacione teper te vlefshme per ecurine tuaj ... krijoni grafike ditore me keto te dhena, duke filluar nga dita prioritet i lenies deri disa jave mbas lenies.
c. Prova njohese te riperseritjes
...psh: praktikoni te perballeni me situata te rrezikshme riperseritjesh te gjendjes tuaj te meparshme ...
Per shembull, ju mund te perseritni se cfare do te thoni kur dikush ju ofron nje cigare ne nje ambjent shoqeror ...
"Jo faleminderit, une nuk e pi duhanin!!!"

d. Bindjet e zakonshme dhe barrierat:
- "Do te dhjamosem ..." Perse mendime te tilla, kur mbipesha mund te kontrollet me dieta dhe aktivitete sportive.
- "Une do te vdes nga nje gje ..." askush nuk e meriton te kete nje vdekje te parakoshme, duhanpiresit jane rreth 1 here e gjysem me shume te predispozuar per te vdekur vitin qe vjen ne krahasim me nje ish-duhanpires te se njejtes moshe apo gjini.
- "Nuk arrij dot ta shijoj jeten pa pire duhan ..." me pak kolle, frymarrje me e qete, imunitet me i forte, jete me e gjate ... sdo tju ndihmonin per ta shijuar jeten me shume?
- "Do ta le ..." nese ju mund ta beni ate, do tju ndihmoje, por perse te predispozoheni nga nje rrisk me i madh nga ai qe tashme e keni?
- "Jo te gjithe duhanpiresit vdesin te rinj ..." e vertete, ka disa individe me fat, dhe jeni ju ai qe vendosni nese fati eshte me ju apo kunder jush.
- "Kam deshtuar ne te kaluaren ..." shumica e atyre qe kane arritur ta lene duhanin kane deshtuar 4 deri ne 5 here perpara se te arrinin sukses ne perpjekjet e tyre ...
- "Eshte teper vone, tashme jam i semure ..." ka avantazhe ne lenien e duhanit ne cfaredolloj moshe. Mbas nje infarkti te miokardit, ata qe vazhdojne te pijne duhan jane 10 here me te predizpozuar te vdesin sesa ata qe kane qene duhanpires dhe e kane lene.
- "Do ta le me vone, nese do te kem simptoma ..." rrisku grumbullohet dhe do disa vite qe te zhvillohet dhe te reduktohet mbas lenies.
- "Une po demtoj veten time ..." GABIM!!! Personat e tjere qe nuk e pijne duhanin, por jane shoket apo shoqet tuaja, por ngaqe duan te te respektojne te rrine afer, e pijne duhani tuaj pasivisht, dhe jane te ekspozuar ndaj duhanit sikurse dhe ju, dhe do te influencoje ne shendetin dhe mireqenien e tyre.
5. Metoda te tjera
a. Akupunkture
b. Hipnoza
c. Suplementare famakologjik
- clonidine
Ky eshte nje ilac per presionin e gjakut, eshte perdorur ne trajtimin e mbidozes me heroine ne saje te veprimin te saj ne sistemin nervor qendror si pre-sinaptik alfa2 adrenergjik agonist. Me fjale te tjera, ai inhibon sistemin e adrenalines dhe redukton deshiren per pirje te duhanit ne disa individe.

- bupropion
Nje antidepresiv i perdorur per te reduktuar deshiren per te pire duhan dhe ne mbidoze dhe ka marre aprovimin e FDAs per tu perdorur si suplementar ne trajtimin e lenies se duhanit. Ai mund te ndihmoje ne rritjen e shkalles se qendrimit larg duhanit, me shume sesa perdorimi i patchit dhe ndihmon ne zbutjen e shqetesimit dhe simptomave te depresionit, te cilat jane te zakonshme ne personat qe jane ne procesin e lenies se duhanit. Doza fillestare eshte 75 mg dy here ne dite dhe me pas doza rritet gradualisht deri ne nivelet maksimale 300 mg ne dite ne doza te ndara.

- Mecamylamine
Kjo molekule vepron si nje antagonist i receptoreve nikotinike ne sistemin qendror nervor, dhe ekzistojne disa mendime me baza klinike qe sygjerojne se perdorimi i saj mund te coje ne lenien e duhanit, si pasoje e bllokimit te efekteve euforike te nikotines, ndersa perdoret i shoqeruar me patchin: Mecamylamine e kombinuar me patchin nikotinik e lehteson procesin e lenies se duhanit shume me teper sesa perdorimi i vetem i patch-it.

6. Faktore te cilet influencojne ne shkallen e rifillimit
Njohja e ketyre faktoreve mund tju ndihmojne qe te ndermerrni nje program ne parandalimin e rifillimit ... planifikimi dhe dhenia e disa mendimeve se si mund te perballeni me keto situata dhe leksione te cilat i keni mesuar nga e kaluara mund tju ndihmojne ne ndermarrjen e hapave te suksesshme ne nje lenie perfundimtare!!!

- stresi dhe nje gjendje negative emocionale
Identifikoni se cfare eshte stresuese ne jeten tuaj ... mendoni menyra se si perballeni me to duke perdorur strategjite e sjelljes njohese te mesiperme, duke u mbeshtetur dhe ne sukseset e meparshme tuajat ndaj stresit dhe te dini se cila eshte me efikase per ju. Dobesite qe ju mund te keni gjate periudhave te merzitjes, nevrikosjes, zhgenjimit, irritimit, qendrimeve tuaja "e kujt ju be vone", keto jane faktore te rrezikshem dhe teper riskant, qe mund te jene te perhereshem ose te perkohesshem, dhe nese ju gjeni menyra per ti shmangur apo per ti vene nen kontroll atehere do te ndieni me te vertete kenaqesine dhe suksesin e fitores ne kete lufte.

- deshira per te pire duhan ndersa bini ne kontakt me objekte te tilla si: hi duhani, bishta cigaresh, shkrepse, paketa duhani, postera reklamimi duhani etj.
Deshira per te pire mund te jete teper intensive nga kontakte me objekte te tilla apo ne situata te tjera ... nese ju arrini te kuptoni se jane pikerisht ato shkaktaret qe ju nxisin ne pirjen e duhanit atehere ju mund tja arrini te distancoheni nga to ..., per disa kjo gje ndodh kur jane te frikesuar, pas nje ushqimi, ose kur jeni te nxehur, ose kur jeni ne shoqerine e disa njerezve te vecante... punoni ne shmangien e situatave te ketilla dhe/ose mbani veten tuaj te zene me pune ndersa jeni mes tyre ...

- simptoma te mbylljes ne vetvete, mbipesha
Kjo ju ben qe ju te reflektoni ne ate sesa ju kushton lenia sesa shperblimi qe mund te fitoni nese e lini ... perpiquni ti kujtoni vetes se duhet lene, dhe se per kete gje do te shperbleheni!!!

- partneri, shoqeria duhanpirese, presioni i turmes
Nese arrihet mundohuni ta lini ne te njejten kohe me partnerin tuaj, dhe te shmangni situata ku presioni i shoqerise eshte i forte dhe rezistent ... mesoni te kundershtoni me miresjellje oferten e ndezjes se nje cigare te bere nga ndonje miku juaj, kerkoju miqve tuaj qe te perkrahin dhe te japin kurajo ne iniciativen tuaj te lenies se duhanit.

- perdorim alkoli
Pirja e alkolit eshte nje nga shkaqet me frekuente ne ecurine e riperseritjes ... ka shume arsyje perse kjo ndikon ne kete drejtim, por e fundit fare e tyre eshte qe ju duhet te keshilloheni qe te mos pini alkol te pakten gjate muajve te pare mbasi e keni lene duhanin ...
7. Prezantimi i rasteve te sukssshme te lenies se duhanit
- perpjekje te meparshme per ta lene
dicka eshte mesuar nga cdo perpjekje e meparshme per ta lene duhanin ... sa me shume te mesoni prej tyre aq me te medhaja jane shanset per te qene te suksesshem heres tjeter!!!

- vetbesimi ne aftesine per ta lene
kjo reflekton motivacionin e personit ne arritjen e suksesit ... vetem pak me shume besim ne aftesite tuaja perbejne nje diference te madhe!!!

- nje sistem te mire suportues
ndersa perpiqeni ta lini, ju mund te mos jeni shume i shoqerueshem, por ta dini se kjo nuk eshte koha ne te cilen ju duhet te mendoni per kete gje ... nje grup i gjere miqsh e shokesh qe ju perkrahin, ju kurajojne, ju mbeshtesin me te gjithe forcat e tyre, ju bejne te ndiheni me te forte dhe me te bindur qe ajo qe po beni eshte e mire dhe eshte per te miren tuaj, ne kete menyre cdo dyshim dhe mosbesim humbet ne syte e se kaluares.
Sponsored content

DUHANI - HELMUES I HESHTUR DHE VRASËS I ZGJEDHUR I NJERIUT - Faqe 2 Empty Re: DUHANI - HELMUES I HESHTUR DHE VRASËS I ZGJEDHUR I NJERIUT

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi