Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Iu shitën punimet para se ti ekspozojë Empty Iu shitën punimet para se ti ekspozojë

25th March 2008, 03:41
Anila LIMANI


Grafisti nga Gostivari, Burhan Ahmeti prezanton Maqedoninë në ekspozitën e artistëve figurativ evropian. Ekspozita me titull “Anti Thesis”, çelet të martën në mbrëmje në “Trigono gallery Athine”. Punimet e Ahmeti janë shitur me një çmim të volitshëm para se të hapet ekspozita, por do t’i jepen blerësve pas përfundimit të saj. Kuratori i ekspozitës, piktori i njohur grek, Vassilis Karakatsanis, pasi ka parë në web faqe punimet e Burhan Ahmetit, i është lutur atij, që brenda mundësive të bëhet pjesë e ekspozitës madhështore që ka qenë duke përgatitur. “Piktori Karakatsanis, kish vizituar web faqen time dhe sipas emailit që ma dërgoi, i kishin lënë përshtypje punimet e mia (grafikat), dhe më kish dhënë një vlerësim pozitiv. Ai më tregonte për një ekspozitë madhështore, të cilën ishte duke e organizuar në Athinë me artistë figurativë Evropian”, tregon artisti për “Lajm”. Ahmeti sqaron, se piktori grek, po ashtu i ka shkruar që brenda mundësive, për një periudhë të përshpejtuar kohore të dërgoj disa punime përmes postës me qëllim që edhe ai të mund të jetë pjesë e kësaj ekspozite. “Kërkesën e tij e pranova me gjithë qejf dhe të nesërmen i dërgova me postë të shpejtë tre grafika duke ua dhënë edhe vlerën e tyre, dhe për disa ditë, kuratori i ekspozitës mu lajmërua se kishin arritur”. Punimet e Burhanit të realizuara në teknikën e akuatintës i kishin pëlqyer edhe më tepër kuratorit Karakatsanis, kur i kish parë origjinale. “Më befasoi fakti kur më tha se, jo vetëm që i kishin pëlqyer pa masë punimet e mia kur i kishin parë drejtpërsëdrejti, por edhe se të tria grafikat janë të shitura para hapjes së ekspozitës, edhe atë me çmim të volitshëm”, thotë Ahmeti. Ndërkaq, në web faqen e galerisë “Trigono”, gjenden emrat e të gjithë pjesëmarrësve të ekspozitës “Anti Thesis” dhe ato janë: Athina Antoniadou ( Cyprus / Germany ), Rea Afantitou ( Cyprus ), Burhan Ahmeti (Former Yugoslavian Republic of Macedonia ), Marianna Constanti (Cyprus), Luís Deza (Perú / Sweden), Genti Korini (Albania), Iseult Labote (Switzerland), Juanjo Oliva (Spain), Frixos Papantoniou ( Cyprus / United Kingdom ), Alain Pette (France), Olga Popescu (Romania), Daniel Stancu (Romania), Ina Katarina Strömberg (Sweden), ‘Two Four Two’ Costas Mantzalos & Constantinos Kounnis (Cyprus). Ekspozita e çelur më 18 mars do të jetë e hapur për vizitorët deri më 19 prill.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi