Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 740
Points : 1451
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Apel qytetar     A mund ta lëmë të na “vdesë” ura  ?!...Dega e SHOQATËS ATDHETARE – KULTURORE “ ÇAJUPI” GJIROKASTËR  GJIROKASTËR , 29DHJETOR 2017 Empty Apel qytetar A mund ta lëmë të na “vdesë” ura ?!...Dega e SHOQATËS ATDHETARE – KULTURORE “ ÇAJUPI” GJIROKASTËR GJIROKASTËR , 29DHJETOR 2017

29th December 2017, 19:20
Apel qytetar
 
A mund ta lëmë të na “vdesë” ura  ?!...
 
A mund të lëmë të na vdesë historia  dhe dëshmitarët okularë të kësaj historie?
Kush është i interesuar të “vdesin” këto vepra arti, këto dëshmi të spikatura, të cilat tregojnë aftësinë ndërtuese mjeshtërore  të shqiptarit, të zagoritit?!
Gjendje kritike e Urës së Hoshtevë – Lliarit …
Ajo i ka rezistuar kohëve, indonatave, kushteve të ashpra klimatike, procesit malformuese të tokës. Ajo është   një urë dyshekullore, e cila ka hyrë në shekullin e saj të tretë  dhe është urë e ndërtuar me një veçanësi arkitekturore për ta pasur zili nga mjeshtër të mëdhenj.
Eh, kjo urë  e heroikës , e qëndresës, urë  duruese furtunash, e cila i ka shërbyer jo vetëm zagoritëve , por Botës !
Pse hesht Ministria e Kulturës ?
Pse hesht Instituti i Monumenteve të Kulturës?
Pse  hesht Bashkia e Libohovës?
Pse hesht Prefektura, Këshilli i Qarkut Gjirokastër ?
Dilni nga heshtja institucione  që ura të mos “vdesë”
Pse nuk mbrohet vlera  dhe dëshmia historike?
Duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë  të mos na bier Ura, sa nuk është vonë,të presim  urën  të shkallmohet .
Tunduni dhe shkunduni , gjeni fondin .
E meriton një urë e tillë,  e cila është në “koma” të dalë nga reaminacioni.
Ajo kërkon ndërhyrje të shpejtë nga pushteti vendor dhe qendror. Administratorin e Njësisë administrative të Zagorisë si e zë gjumi?
Krahas të gjitha të tjerave  ura është  dhe një vlerë e gjallë  e pasurisë turistike të trevës sonë inteligjente.
Mos u merrni me llafe dhe konstatime , të përveshim të gjithë mëngët  dhe ne zagoritët të bëjmë një aksion dhe të mbledhim një fond  për të shpëtuar nga “vdekja” URËN…
Është një obligim i madh yni.
Kemi aq forca sa të krijojmë një fond për të shpëtuar Urën… 
 
Ilustrim
Ndërtimet e Ali Pashë Tepelenës
U bënë për interesat e Pashait të Tepelenës dhe në shenjë mirënjohje ndaj ndihmës bujare që banorët e Zagorisë i dhanë në periudhën e ndjekjes nga pushtuesit osmanë dhe nga Kurt Pasha i Beratit. Ndërtimet u bënë në Ndëran, Sheper, Doshnicë, Zhej e tjerë. Gjithashtu kësaj periudhe i përkasin edhe  ngritja e dy urave mbi përroin e Hosit në Hoshtevë, mbi lumin e Zagorisë, ura e Manastirit të Nivanit dhe e Limarit. Këto ndërtime janë dëshmi e gjallë e zhvilllimit  social - ekonomik të Zagories dhe traditave të mjeshtrave të saj.
 
Ura Hoshtevë - Lliar
Ura është e ngritur me një hark të madh me hapësirë 15 m, në formë rrethore me qendër të dyfishtë, me lartësi 7 m mbi shtratin e lumit. Është e shtruar me kalldrëm, që kufizohet me një parapet 0,6m dhe është e gjerë 2,8 m; gjatësia e urës është 28m. Për ndërtimin e urës është përdorur guri i zi. Ura ka të njëjtën teknikë ndërtimi me atë të Limarit. Ura e Manastirit të Nivanit lidh Gjirokastrën me Përmetin nga itinerari tjetër: Çajup - Topovë - Ura e Nivanit – Sheper - Qafa e Dhëmbelit - Përmet. Urat kanë një lidhje të bazuar në strukturën gjeomorfologjike të terrenit, të kompozuara arkitektonikisht natyrshëm si dhe në mënyrë mjaft funksionale për të realizuar qëllimet në fushën tregtare në kulmin e lulëzimit të tyre. Ura Hoshtevë - Lliar solli dhe lulëzim të tregut si dhe zë një vend të rëndësishëm në historinë e artit të ndërtimit të mjeshtrave vendas. Ndërtimi i kësaj ure, sipas studiuesve, përkon me periudhën e lulëzimit të Pashallëkut të Janinës me sundimtar Ali Pashë Tepelenën. Dihet që krahina jonë kishte një vend të rëndësishëm në planet e Pashait tepelenas.
Evidentojmë këtu që edhe për lliariotët, si mjeshtra të përpunimit të strallit, kishin lidhje me pashain, i cili në veprimtarinë e tij tregtonte strallin lliariot. Nuk duhet lënë pa evidentuar edhe rrugët lidhëse jetësore midis fshatrave. Kjo dënduri rrjeti komunikacionit tregon për një veprimtari të dendur dhe intesive që e meritonte Zagoria.
Marrë nga libri “Perla , Profil i biskuar, Zagoria” i Kristaq F. Shabanit, faqe  55
Dega e SHOQATËS ATDHETARE – KULTURORE “ ÇAJUPI” GJIROKASTËR
GJIROKASTËR , 29DHJETOR 2017
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi