Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mërgimtari
Mërgimtari
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 07/03/2008
Postime : 17
Points : 1
Reputacioni : 0
Medalje2 Medalje3

NORA E HOTIT Empty NORA E HOTIT

7th March 2008, 21:59
NORA E HOTIT

<<...Po luftojne grate e malit,
Nora e Hotit , Tringa e Smajlit,
Me ato gra me ato cika,
Kund asqer ne Hot s`mujt hika<<
Populli

Nora e Hotit ose si u quajt ma vone Nora e Dede Gjo Lulit,lindi ne vitin 1880 ne katundin Pikale te Hotit.
Nga familja e saj kishin dale mjaft atdhetare, te cilet ishin rreshtuar me forcat e luftetareve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.
Te shumta ishin kuvendet qe zhvillonin atdhetaret e kesaj krahine ne shtepine prinderore te NOres.Tashti kjo sokoleshe e kishte te qarte se liria e Shqiperise i kishte ne gjak rrenjet e saj dhe vetem me gryken e pushkes clirohej atdheu, prandaj ajo u be nje qitese e dalluar ne mbare grate e malesise.
Nora vazhdimisht e pastronte dhe e ruante me kujdes pushken e te atit.Trimeria dhe zgjuaresia e kesaj sokoleshe ishte perhapur ne mbare vise te thepisura malore dhe sipas gojedhenave thone se luftetari i degjuar Dede Gjo Luli beri te pamunduren sa e mori per nuse tek djali i tij , Kola.>>E due nuse per Kolen kete sokoleshe, tha Dede Gjo Luli ,mbasi me shtohet edhe nje pushke ne shtepi, per Shqipni, or tungjatjeta.<Sipas vendimeve te marra neper kuvendet e asaj kohe per lufte kunder pushtuesve, Nora me shoqet e saj organizoi ne malesi detashmentin e grave luftarake per clirimin e atdheut. Ato nuk lane shtepi e kasolle pa shkelur per te nxjerre luftetare per liri.
Gra te shumta te drejtuara nga Nora futeshin nga pika te ndryshme fshehtas ne Shkoder, organizonin rrjeta zbulimi dhe mbasi mblidhnin informata per armikun, arme e municione, dilnin pa u diktuar nga qyteti,
me pushke te fshehura ne djepe dhe i ngjiteshin malesise.
Me iniciativen e atdhetarit Dede Gjo Lulit, gjate vitit 1910, ne vendin e quajtur>>Foljete e Perroit<<,u organizua nje kuvend i madh. Detyra te reja iu ngarkuan sokoleshes ore per krahinen e Hotit, ndersa per krahinen e Grudes do te interesohej trimeresha tjeter e degjuar e malesise Tringe Smajli.
Tani veprimtaria e Nores se Hotit ishte mjaft e gjere.Ate e shikoje sot ne Shkoder , ndersa neser e gjeje ne Podgorice.Patriotet e shquar Hil Mosi, Luigj Gurakuqi, Risto Siliqi etj. qe e kane njohur se afermi kete trimereshe , kane folur me admirim per shpirtin e saj te zjarrte patriotik.
Nora me qendrimin e saj plot vetemohim te ngjallte respekt,shpjegonin keta patriote te penes dhe te pushkes.
me 23 mars 1911 plasi gjeresisht ne keto ane kryengritja.Ne betejen e Traboinit trimat e trimereshat e malesise shkruan faqe te lavdishme ne historine e bukur te Shqiperise.Atje luftuan se bashku ne te njejten llogore gra dhe burra.Sipas tradites tregohet se Nora e Hotit nenave, motrave, grave dhe mbare popullit te mbledhurper varrimin e luftetareve shqiptare te rene ne fushen e luftes , u tha se keta deshmore e pacin te lehte dheun e Traboinit.Sot eshte dite zie, por trimat nuk qahen, pushka e tyre duhet te degjohet prape, ato le t´i marrin grate e tyre...Grate qe ja falen dheut burrat e vellezerit e tyre le te shterngojne armet si u ka hije bijavete malesise .
Jo te rralla jane aktet e trimerise plot vetemohim te grave hotiane te komanduar nga sokolesha Nore ne betejen e pergjakshme te Decicit.Ne keto luftime te egra kjo atdhetare printe e para. Megjithese u plagos rende , ajo jo vetem nuk u terhoq nga fronti , por me thirrjet e saj luftarake u jepte zemer luftetareve te marshonin perpara.
Nga kujtimet e veteraneve te moshuar te kesaj beteje ka mbetur i paharruar shpartllimi i prapavijes se ushtrise turke nga njesiti i grave te Hotit te drejtuara nga Nora.Ato u kthyen tek kryengritesit me kuaj te ngarkuar plot me ushqime, me arme e municione.Keto trimeresha u kishin rrembyer armiqve dhe krejt tufen e bagetive, duke i lene te uritur
ne mes te ketyre viseve te thepisura malore plot me kryengrites.
Nora hidhej neper beteja ku ndodhej rreziku me i madh.Ne luftimet rreth
Qafes se Ungles, ajo pa e peshuar veten per te shpetuar shoqet e saj nga rrethimi, u hodh si shqiponje mbi armiqte duke vrare kater prej tyre.Edhe ne Camaj teTraboines Nora u dallua per trimeri te rralle. Vlen
te permendet trimeria e rrale e grave hotiane ne Suken e Zeze.Ato me ne krye Noren, zune llogoret e para te turqve dhe me gjithe rezistencen e deshpruar te armikut, keto sokolesha nuk leviznin nga vendi derisa ua dorezuan malesoreve.
Me 28 nentor 1912 ne vloren heroike u ngrit flamuri kombetar i Shqiperise.Perpjekjet e sakrificat e panumerta te popullit shqipetar u kurorezuan me ne fund me Shpalljen e Pavaresise se atdheut. Por feudalet, kreret reaksionare te vendit nuk hoqen dore nga rruga e tradhtise.Ata kerkonin perseri te mbytnn ne gjak cdo levizje patriotike, cdo atdhedashes qe e donte dhe e mbronte me gjithe zemer Shqiperine, popullin e saj trim dhe liridashes.Por armiqte e betuar te atdheut nuk mbeten me kaq , ata u thelluan edhe me shume ne vazhden e tyre te tradhtise.Me 24 dhjetor 1918, Nores i helmuan dhe burrin e saj, Kolen.
Re te zeza pershkuan ne ate kohe Shqiperine, njera me e erret se tjetra.Regjimi gjakatar i Zogollit si te gjithe vegjelise ia rendoi edhe me shume mjerimet, skamjet e vuajtjet kesaj shqiponje te pamposhtur te Hotit.Megjithate armiqte nuk munden t`ia shkulnin kurre shpirtin e saj atdhedashes.Trimeresha Nora e Hotit gjeti mbeshtetjen nga mbare vegjelia e ketyre krahinave veriore te atdheut.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

NORA E HOTIT Empty Re: NORA E HOTIT

7th March 2008, 23:19
Shumë bukur Mërgimtari,por tema për Norën ka qenë e hapur dhe keni mundur të vazhdoni aty,në mënyrë që të mos hapen dy tema për nj♪ figurë.Lus për mirëkuptim,po rregulla ne forum e kërkon ashtu.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi