Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Mirush Kabashi: "Pagezimi Sokrat me miklon" Empty Re: Mirush Kabashi: "Pagezimi Sokrat me miklon"

2nd March 2008, 11:31
Mirush Kabashi: "Pagezimi Sokrat me miklon"
Anisa Ymeri
E Diele, 02 Mars 2008


Vit mbrapshte! Por, prej 1997-es, kur u shfaq edhe premiera e monodrames "Apologjia e vertete e Sokratit", kane shkuar me se 10 vjet. E ky jubile e gjen aktorin Mirush Kabashi, qe misheroi Sokratin, serish ne skenen e Teatrit Kombetar. Sokrati ka rrokur 100 shfaqjet e ngjitura ne skene! Aktori Kabashi, i cili tanime jo rralle cilesohet si "Sokrati shqiptar", rrefen per ndryshimet qe e kane shoqeruar Sokratin dhe ate si aktor pergjate ketyre viteve. Jo rralle, Kabashi ka paguar edhe faturat per kumtin e fjaleve te Sokratit, por ama ka marre edhe kenaqesi te pa mata. Ne festivale nderkombetare eshte nderuar jo rralle me cmime! Pos te tjerash, Kabashi rrefen: "Pagezimi Sokrat me miklon". Ndersa ka edhe te tjera projekte, te cilat preferon te mos i beje publike, pasi vetem kur cdo gje te jete e kryer do te flas edhe per nje tjeter shfaqje, qe me gjase do te kete jo pak impakt te shqiptaret.

Jemi 10 vjet pas premieres se pare te monodrames "Apologjia e vertete e Sokratit", cfare ka ndryshuar per ju, per shfaqjen, per Sokratin...?

Kane ndryshuar te gjithe keto! Ka ndryshime Shqiperia, dhe kjo eshte me e vlefshmja nder te gjitha. Ka ndryshime kultura, nuk eshte me teatri ne minorance, pasi spektatori tani ka nisur te afrohet dhe te mesohet me teatrin. Po ka ndryshuar edhe aktori, se tani eshte 10 a 11 vjet me i rritur, jo vetem nga vitet, por edhe ne pikepamjen e pjekurise se shikimit, te zberthimit edhe me te mire te mesazheve qe vepra ka, te cilat shpesh thuhen, por pa e kuptuar potencialin e madh qe kane ato. Pasi kjo eshte nje veper, e cila gjithmone fsheh, tek ajo ke perhere c'te germosh e te zbulosh gjera aktuale, te cilat i duhen edhe aktorit qe i percjell, e sidomos atij qe i percillen, pra publikut. Po edhe pse pak, e ndoshta ne e kemi veshtire ta veme re, po gjate ketyre viteve ka ndryshuar edhe klasa politike, e cila eshte ne tabelen e qitjes se mesazheve qe percjell vepra. Ajo tani eshte me e pergjegjshme dhe me e ndergjegjshme per rolin qe ka. Por, ka edhe nje ndryshim tjeter, objekti i dyte i drames, qe eshte opinioni publik dhe mendesia e shoqerise per te cilen flitet, e cila duhet te kuptoje se ne nje sistem, si ky qe po jetojme sot, ka pergjegjesite e veta. Ky sistem eshte superior nga te gjitha keto qe jane provuar, por qe ky te ruhet dhe te ece perpara, duhet qe cdokush prej nesh, duhet te marre pergjegjesine e vet. Edhe une, ne pikepamjen e tonizimit te atyre mesazheve qe percjell Sokrati, ne menyre edhe te pandergjegjshme, jam perpjekur te latoj dicka edhe ne pikepamjen teknike te tekstit.

Pra, nje shfaqje ka ndryshime te vazhdueshme nese ngjitet shpesh ne skene?

Mund te them me siguri se shfaqja ka qene ne ndryshim e siper. Jo vetem nga perzgjedhja e tekstit, por edhe ne pikepamjen e trajtimit dhe interpretimit.

Keni qene ne skene me se shumti me Sokratin e jane mesazhe teper aktuale ato qe percjell. Keni frike mos spektatori "merzitet" duke ju pare shpesh ne kete rol?

Po ne fakt, ne keto 10 vjet, une kam qene jo shpesh ne skene me Sokratin, jo nga mungesa e deshires sime. Ka qene nje vit 1997-1998, kur kane nisur sezonet artistike ne nje pjese te qyteteve shqiptare, dhe pastaj ne vitin 1998 shfaqja nuk u dha me per kater vjet. Por edhe pengesa te tjera te herepashershme! Eshte shfaqur ne skenen e Butrintit dhe udhet e Sokratit me shume kane qene neper aktivitete nderkombetare. E keshtu, dhe pse eshte e shtrire ne 10 vjet, Sokrati shfaqjen ne publik e ka pasur te kufizuar. Por ajo qe mua me ka gezuar, jane 12 shfaqjet qe kam dhene ne Kosove, ne qytetet kryesore, deri ne Mitrovicen e vitit 2003, qe dhe pse ishte nje moment i veshtire, 150 spektatore ishin ne salle duke me ndjekur. Aktori me rolin jep e merr! Fakti qe edhe ne keto shfaqje te fundit qe u dhane ne skene e vogel te Teatrit Kombetar, ka pasur mjaft spektatore, do te thote se publiku e do ende, dhe nuk eshte merzitur me te. Nga pikepamja e formimit eshte nje rol qe me ka dhene shume. E ndjej se do t'i mbetem borxhli ne aspektin e vleres qe ai percjell, edhe sikur ta luaj tere jeten, pasi ai me ka dhene sadisfaksion shume te madh, jo vetem per duartrokitjet. Por duke qene se spektatori ende vjen, duket se mesazhet dhe vlera e tij artistike ende nuk eshte e ezauruar. Edhe une do te gezohesha qe nje dite ai te behej i dale mode dhe konceptet e tij te mos i shkonin me per shtat shoqerise. Por, ja qe duket se gjate s'ka per te ndodhur kjo!

Sa mire i vjen aktorit te identifikohet me Sokratin?

Do tregohesha hipokrit nese them se s'me vjen mire! Tani e kane bere shume, jo vetem tituj gazetash ne Shqiperi, por edhe jashte saj. Kjo me miklon shume! Kam pasur fatin qe kam marre kete Sokrat. Keto me japin kenaqesi shume te medha.

Jeni i prirur te interpretoni pjese qe percjellin kesi mesazhesh, kujtoj nje poezi te Ali Asllanit, qe shpreh revolte...

Po gjykimi im eshte se ne keto periudha tranzicioni, arti dhe kultura duhet te marre pergjegjesi dhe te jete zedhenes i pjeses me te shendoshe te opinionit. Te mos kete misionin kryesor argetimin e te mos shkoje per kah komercializmi. Arti duhet te marre pergjegjesine te thote ato qe politika nuk mund ta thote!

I mbeteni ende besnik thenies: Sa te kem fryme do te jem Sokrati ne skene?

Ndiej se Sokrati ka ende per te thene! E me shume se kjo pritje qe i eshte bere shfaqjes, me obligon ta shpalos te te gjithe ata qe duan. Madje, kam provuar njehere te hyj edhe ne auditore. Kam vene re se edhe te vegjlit e perpijne shfaqjen, ndaj edhe pse jo, do te me pelqente te isha edhe neper shkolla. Per sa kohe njerezit do te duan te shohin, une do te jem me ta, per te percjelle idene qe me teper kjo shfaqje te jete e vlefshme sesa e bukur.

[b]
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi